Kështu duke u dënuar rinia shqiptare nga kjo krahinë po krijon efekte të frikës dhe pasigurisë psikologjike për të futur indinjatë të thellë. Sa më shumë të dënohen dhe dëbohen shqiptarë, në anënë tjetër është duke e mbushur dhe plotësuar me forca të ushtrisë, armatim dhe të hapë baza ushtarake do të mbillet një psikozë te vendasit. Beogradi me këto burgime që nuk është i ndalur do të jetë një shtet policoro-ushtarak. Kështu nga këto tri Komuna të banuara me shqiptarë për një dekada do të përgjysmohet numri i banorëve vendas shqiptarë. Dënimet e inskenuara të regjimit të Beogradit kan prapavijën e vetë të futjes së frikës dhe panikut ndër popullatën vendase të Luginës së Preshevë. Këtë Rajon duan të mbajnë të lidhur në pranga sa më shumë banorë vendas nga kjo Krahinë shqiptare duhet të dëbohen dhe burgosen. Opinioni nga e gjithë hapsira jonë etnike duhet të alarmohet. Mas mediat tona duhet të tregojnë interesim më shumë se herave të tjera për zhvillimet e fundit që po rrjedhin lidhur ndarjen drakonike, 101 vite burgje të rënda për të rinjt shqiptarë.
Ne shqiptarët duhet të ngrisim zërin tonë të arsyes e të denoncojmë dhe të denojmë të gjithë veprimet, veqmas rol të posaqëm kan diplomacia e Tiranës dhe politika e zyrtare e Prishtinës së bashku me dy akademitë tona për këtë denim duhet të mbrohen të drejtat që na takojnë si ato idividula e dhe kolektive në të gjitha instancat ndërkombëtare. Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana dhe Prishtina për një reagim institucional. Asnjëherë në vija insitucionale nuk është debatuar në parlamentë të Kosovës për Luginën e Preshevës me një pikë të rendit të punës. Që nga viti 1999 e deri më sot asnjë Kryeministër, President apo Kryetar i Kuvendi të Kosovës apo i Shqipërisë nuk e ka ngritë këtë çështje para ndërkombëtarëve, por as para opinionit të gjërë. Burgosjet e fundit edhe më shumë na forcojn propozimin tonë të para disa viteve që shumë shpejtë dhe sa me më ngulmë duhet të ftohet një mision mbykqyrës, faktëmbledhës dhe i përhershëm të jetë prezent në këtë krahinë por i mandatuar nga NATO apo OKB-ja. Me detyra të caktuar për vëzhgim dhe krijimin e lirisë së lëvizjes nëse ato pakë banorë që kanë pranuar të jetojnë edhe nën psikozën e frikës apo të kthehet dikush nga të zhvendosurit. Nëse vazhdohet kështu jo se do të kthehet dikush, por edhe ato që janë duke jetuar me njëqind zore do të dëtyrohen t'i lëshojnë trojet e tyre. Duke u bindur thellë në pafajësinë e nëntë shqiptarëve nga Presheva, kërkojmë anulimin e këtij vendimi si dhe lirimin e menjëhershëm të tyre, dënimet e fundit ishin drakonike ndaj të rinjve shqiptarë nga gjykata serbe për krime lufte në Beograd. Burgosjet kanë shkaktuar shqetësime dhe reagime të ashpra. Është momenti i fundit që të ndërtohet një qëndrim, platformë a strategji afatëshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si ti artikulojn kërkesat e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës. Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të na japin instruksione të qarta.
Të protestohet në të njëjtën ditë dhe koh në më shumë qytete
Të shikohet mundësia që mbrenda një kohe të shkurtër të njëjtën ditë dhe kohë të bëhet një orë proteste për lirimin e këtyre të rinjëve shqiptarë. Protesta është mirë të organizohet si në: Tiranë, Prishtinë, Shkup, Medvegjë Bujanoc, Preshevë, Gjilan, por edhe në tri qytete të jashtme si në Nju-jork, Bruksel dhe në Starsburg .
Në këtë krahinë me shumicë shqiptare në Serbi , situata është e tejet e keqësuar, kundruall tensioneve që pas qershorit 1999 e këndej. Banorët atje, ende janë duke u përballuar me shumë të papritura, përveq udhëheqësve të tyre të ndarë e përqarë në tetë subjekte politike, që është shqetësuese e mbi të gjitha është e papritur me bartësit e institucioneve të Prishtinës dhe Tiranës me qëndrimin ndaj çështjes së pazgjidhur. Për nëntë të rinjë shqiptarë drejtësia serbë mesatarisht ju ndau me mbi 11 vjet heqje lirie. Këto burgosje duhet të trondisin si Medvegjën, Bujanocin e Preshevën ashtu edhe Tiranën, Prishtinën e Shkupin. Ky është një proces i montuar politik në vazhdën e shumë veprimeve të tjera të cilat shteti i Serbisë po ndërmerr ndaj shqiptarëve me qëllim të futjes së frikës dhe pasigurisë, si dhe tendencën për barazimin e viktimës dhe krimeve të kryera në Kosovë dhe hapsirat tjera të ish Jugosllavisë nga forcat paramilitare dhe ushtarako-policore serbe.
Beogradi nuk mërzitetë për arsimin e lartë dhe hapjen e një Universitetei publikë në gjuhën shqipe fare nuk lodhet për lejimin e përdorimit të Flamurit shqiptar që ende është çështje e pazgjidhur në tri Komunat e cekura. Beogradit nuk është duke i mjaftuar vetëm mohimi i të drejtave të shqiptarëve nga kjo Krahinë shqiptare, por don t'i nënshtrojë, denojë, burgosë, denoncojë dhe të ndihemi të pasigurtë në trojet e të parëve tanë.
24.01.2011
|