Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka ururar boksierin Kreshnik Qato për fitoren e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, fitore që i dhuroi atij titullin Kampion i Evropës për Vendet Ekstrakomunitare.
Kryetari i shtetit vuri në dukje se ka ndjekur me emocion të veçantë dhe dëshirë për fitore çdo minutë të ndeshjes historike që.Qato zhvilloi me një tjetër boksier profesionist e me përvojë dhe vlerësoi mjeshtërinë, talentin dhe forcën me të cilën ai përballoi të gjitha raundet e lojës së vështirë.
Presidenti Moisiu nënvizoi se triumfi i boksierit Qato është jo vetëm një meritë dhe nder për të, por edhe një ndjenjë krenarie për ne shqiptarët për përfaqësimin me vlera dhe nivele kaq të larta në arenën sportive botërore.
|