Në atletikë, Muhamet Rama më i miri në Evropë. Driton Haliti i treti në dhjetëgarësh. Në saje të tij Kosovës i ngrihet nami sportiv. Viti 2011 për Dubovasin Muhamet Rama(atlet), është viti më i suksesshëm në karrierën sportive të tij. Fitues i medaljes së artë në 21 km, respektivisht në gjysmë maratonë. Për nëntë vitet e fundit gjithë here është shpallur fitues, deri tash shtatë here është shpallur kampion i Ballkanit, ndërkaq në turnirin “European Masters Games 20011 në Lignano Sabbiadoro të Italisë, që u mbajt më 10-20 shtator të këtij viti, Muhamet Rama shpallet kampion i Evropës. Sikur ta kisha mbështetjen e ndonjë firme të suksesshme sigurisht që akoma më shumë rezultate do të kisha pasur.
Më njoftuan zyrtarët e Federatës së atletikës se unë Muhamet Rama duhet të bëhem gati për të udhëtuar në Slloveni për të garuar pre 2-4 shtator në turnirin e XXI të Veteranve të Ballkanit në Domzale të Sllovenisë. Unë sigurisht që ju gëzova këtij lajmi, sepse sportisti kur është në formë dhe ka kondicion, ka dëshirë që të garojë në mënyrë që ti tregojë aftësitë e veta. Edhe unë meqë kisha kondicion dhe isha në formë, njoftimi se do të shkojë për të garuar jashtë shteti më gëzoi pa masë, ndonëse mjerisht nuk e kisha përkrahjen e ndonjë biznesi të Kosovës, ashtu siç kanë kolegët e mi gjithandej botës sportive. Në Slloveni e zura vendin e parë dhe për së shti herë u bëra kampion i Ballkanit. Derisa ishim në Slloveni z. Driton Haliti i kishte bërë përgatitjet e duhura për të shkuar në Itali për të garuar për titull të kampionit të Evropës. Nga Sllovenia u kthyem në vend dhe fill pas disa ditësh ne udhëtuam në Itali. Në Itali në mesin e shumë emrave të njohur të Atletikës unë zura vendin e parë, ndërkaq Driton Haliti zuri vendin e tretë në dhjetëgarësh. Unë edhe me këtë rast i falënderohem zyrtarëve të ministrisë si edhe shokëve të mi në federatën e atletikës që për çdo garë serioze më bëjnë thirrje për ta prezantuar kosovën. Dëshira ime hëpërhë është të bëhem kampion i botës dhe me këtë dëshirojë ti them botës sportive se Shqipëria Etnike ka sportista kulmor nga më të ndryshmit. Tashmë disa shqiptar i kanë pasur, i kanë vendet e para në fusha të ndryshme të sportit. Më lejoni që ti bëjë thirrje firmave të suksesshme që të më sponzorojnë qysh tash në mënyrë që të bëhem gati për turnirin botëror që do të mbahet më 2013 në Torino të Italisë. Për të garuar në gara të tilla, pra për vendin e parë në botë qysh tash ma kanë bërë me dije zyrtarët e atletikës nga Italia.
Cenë Pushkolli
|