Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin |
Publikuar më 10 tetor, 2011 në orën 11:56 ( ) |
Sport | |
|
|
Edhe një fitore e madhe, edhe një gëzim i madh i bashkëkombasit tonë Sevdail Sherifi, i cili gëzoi me mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe padyshim, do ti gëzojë të gjithë ata që do ta marrin këtë lajm, por ata që patën mundësi të jenë aty brenda në sallë, ku u zhvillua meçi, nuk do ta harrojnë këtë fitore të madhe, me që përjetuan emocione të papërshkrueshme.
Për të përkrahur bashkëkombasin tonë Sevdail Sherifi nga Tërnava e Preshevës, kishin shkuar shumë bashkatdhetarë nga katër anët e atdheut, por kishte të pranishëm edhe bashkatdhetarë nga shtetet tjera, si Franca, Austria, Italia dhe Gjermania. Sevdailit, iu deshtën disa muaj që të përgatitet për këtë meç të rëndësishëm kundër hunagrezit Gyorgy Cselovszky. Flamuri ynë kombëtarë, valonte në sallë dhe nuk mungonin edhe brohiritjet: Sevdail, Sevdail, Tërnava, Presheva, Kosova, Tetova është me Ty". Me të filluar ky meç, shihej se Sevdaili ishte në gjendje të mirë shpirtërore dhe e shikonte në sy kundërshtarin e tij dhe ia bëri me dije, se nuk do ta ketë të lehtë. Edhe pse hungarezi ishte me pesh pak më të rëndë se bashkëkombasi ynë, Sevdaili i tregoi atij, se pesha e grushtit është më e rëndësishmja kësaj radhe. Në raundin e parë e të dytë, Sevdaili e grushtoi disa herë hungarezin në kokë dhe mbrohej me mjeshtëri që të mos merr grushta nga kundërshtari i tij 89.2 kg dhe me një trup më të madh se sa ai. Raundi që ia "gërditi" boksin kësaj here hungarezit Sevdaili, ishte i treti, kur me disa goditje të fuqishme me dorë të majtë e herë pas here edhe me të djathtën dhe me një shikim të fuqishëm, bëri që hungarezin ta nakautoj, pra ai pranoi nokaut klassik. Por, hungarezi mendoi, se do të përballojë përsëri grushtat e Sevdailit, por e pat të kotë, sepse Sevdaili ishte i pamëshirshëm, grushtonte e grushtonte dhe referi kryesorë Fabian Guggenheim e ndali meçin, kur e pa, se hungarezit i fluturoi mbrojtësja e dhëmbëve në publikë. Gjatë tërë meçit, bashkatdhetarët tanë, brohoritnin, duke e përkrahur Sevdailin dhe duke u kënaqur me përgatitjen e tij taktike e fizike dhe padyshim edhe ate psiqike. Ishte një mbrëmje vërtetë e madhe sportive. Ne me Sevdailin patëm mundësi të bashkëbisedojmë shkurtimisht dhe ti marrim një prononcim dhe ai ndër të tjera tha: "Falënderoj perendinë, falënderoj prindërit e mij, familjen time, të dashurën time, tranjerin, të gjithë ata që më përkrahën dhe po më përkrahin, që unë të dal fitues. Padyshim, se kur e kam këtë përkrahje, unë do të dal fitues përgjithmonë. Nuk guxoj të anashkaloj edhe portalin tuaj që më ka përkrahur dhe po më përkrah dhe të gjithë ata gazetarë që vërtetë duan të shkruajnë për suksesin tim. Unë me vullnet të madh po luftoj dhe shpresoj shumë, se suksesi im veçse ka filluar, nuk do të ndalem dhe do të jem edhe më i fortë dhe atje ku keni dëshirë të gjithë. Kur shikoja sytë e babit tim, të nënës sime, zemra më vlonte nga vullneti e flamurin tonë kombëtarë, sinqerisht, shpirti më shtynte që të forcohem edhe më shumë dhe kundërshtari më dukej i vogël, edhe pse ishte me trup më i madh se sa unë. Do ta respektoj punën, respektoj mikun, familjen padyshim, e të gjithë ata që do më flasin drejt e do të më ndihmojnë. Natyrisht, se do të kem nevojë për përkrahje edhe më të madhe, sepse vetëm nuk mundesh të bësh asnjëherë aq sa duhet, por me të gjithë. E di, se do të gëzohej e tërë Tërnava, Presheva, Medvegja, Bujanoci, Tetova, e tërë Kosova dhe e gjithë shqiptaria. Falënderoj edhe publikun e shumtë, që më ka përkrahur dhe që po më përkrah. Ka qenë publikë fantastikë dhe ka qenë një atmosferë shumë e mirë e me këtë, fitore desha ta bëj barazimin e kalur, që e pata me kroatin Toni Visiç, po edhe me atë, do të vije revanshimi e do ta nokautoj. Së shpejti, do më shihni atje, ku do të duhej të jem, në kategoritë më të forta". Pa këtij meçi Sevdaili do ta ketë një meç tjetër në prill të vitit 2012 dhe më pastaj do të rangohet në kategorinë e mirënjohur me karakter botëror IBF, aty ku kanë qenë Tyson, Holyfield, Lewis, Abraham dhe tash Klitschko, e kampiona tjetë botërorë.Sevdail Sherifi me këtë fitore, po ecë sigurt drejt sukseseve tjera, ku ne e përgëzojmë dhe padyshim, se një ditë, të gjitha medaljet do ti sjell në Tërnavë e Preshevë, nga ai vend, ku e ka prejardhjen.
Dashnim HEBIBI
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 23 vizitorë |
Lexuar:
2,884 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|