SËMUNDJET FOSHNJORE TË LËVIZJËS PATROTIKE…! |
Publikuar më 20 shkurt, 2012 në orën 00:44 ( ) |
Kristina Rasi | Opinion | |
|
|
Lëvizja patriotike shqiptare, pjesë të së cilës janë edhe: Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), organizata e parë mbarëkombëtare shqiptare (themeluar në korrik 2002), me Seli Qëndrore në Tiranë; LV (Lëvizja për Bashkim), me Seli Qëndrore në Prishtinë; LV (Lëvizja Vetëvendosje!) me Seli Qëndorore në Prishtinë; LSHN (Lista për Shqiperinë Natyrale), me Seli Qëndore në Tiranë, dhe edhe AK (Aleanca Kuqezi), me Seli Qëndrore në Tiranë, edhe sot e kësaj dite, si çdo fëmijë i posalindur…
Lëvizja patriotike shqiptare, pjesë të së cilës janë edhe: Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), organizata e parë mbarëkombëtare shqiptare (themeluar në korrik 2002), me Seli Qëndrore në Tiranë; LV (Lëvizja për Bashkim), me Seli Qëndrore në Prishtinë; LV (Lëvizja Vetëvendosje!) me Seli Qëndorore në Prishtinë; LSHN (Lista për Shqiperinë Natyrale), me Seli Qëndore në Tiranë, dhe edhe AK (Aleanca Kuqezi), me Seli Qëndrore në Tiranë, edhe sot e kësaj dite, si çdo fëmijë i posalindur…, vazhdojnë të vuajnë nga sëmundjet e saj foshnjore. Nëse, çdo studjues i vëmendshëm do të merrej me studimin e programëve dhe të statuteve, si dhe edhe të deklaratave dhe …, të të gjitha oranizatave dhe lëvizjeve patriotike, jam shumë e bindur se, nuk do të gjejë asnjë ndryshim, përveç se një përshkrim të modifikuar të Platformës Politike të Frontit…(ish FBKSH dhe tani FDBK), të miratuar në Pallatin e Kongresëve të Tiranës (më 13-14 korrik 2002) , në Kuvendin Themelues të Frontit…(ish FBKSH, tani FDBK), që gjithashtu, nuk është as më shumë dhe as më pak se sa një modifikim dhe një përshtatje e Programit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Shtrohet pyetja, pse vallë ndodh kjo gjë edhe me ne forcat patriotike shqiptare ?! Pse kemi më shumë dëshirë të jemi të përçarë se sa të jemi të bashkuar, qoftë edhe vetëm përmes një koordinimi të aktivitetëve tona, përmes një Këshilli Koordinues të Forcave Patriotike Shqiptare… ?! Përderisa të gjitha organizatat dhe lëvizjet patriotike, dhe në veçanti LV (Lëvizja Vetëvendosje!), flasim për reciprocitet politik me Serbinë dhe, nga ana tjetër, nuk marrin as guximin më të vogël që, edhe ne Serbisë t` i kundërpërgjigjemi me të njejtën monedhë, dhe ashtu siç Serbia vepron në Kosovën Veriore, me barrikada, referendume dhe…, njejtë të veprojnë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit).
Gjithashtu, në forcat patriotike shqiptare rregullisht e kemi kritikuar politikën zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe…, për poltikën e saj defansive dhe servile përballë sllavo-grekëve dhe të huajve, në forcat patriotike shqiptare nuk do të duhej kurrë që, ashtu siç politika zyrtare (servile) e Tiranës, Prishtinës dhe…, që udhëhiqet, jo vetëm nga filozefia e mbrapsht: „Më mirë i pari i lagjës së dyti i katundit…!“, por edhe nga politika defansive dhe tepër servile përballë politikës ofansive të sllavo-grekëve, të infektohemi, jo vetëm me virusin: „Më mirë i pari i lagjës së dyti i katundit…!“, por as me virusin e politikës defansive përballë armiqve sllavo-greke. Frocat patriotike shqiptare nuk arrijnë që, ashtu si armiqtë tanë shekullorë (sllavo-greket), të cilët kundër ne shqiptarëve historikisht e kanë zbatuar dhe edhe tani e zbatojnë parimin: „Sulmi është mbrojtja më e mirë!“ të fillojmë të zbatojmë këtë politikë edhe këtë parim edhe ne shqiptarët dhe armiqëve tanë shekullor (sllavo-grekëve) , t` iu kundërpërgjigjemi me të njejtën monedhë dhe…
Të deklarohesh pro bashkim (ribashkimit) kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë Historike, dhe nga ana tjetër të deklarohesh kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nuk është as më shumë dhe as më pak se, jo pro parimit të OESBE për mosndryshim të kufijve dhe edhe për shtete multietnike, çka do të thotë se, me apo pa vetëdije, je në unsion me politikën zyrtare (servile) të Tiranës, të Prishtinës dhe…; si dhe je kundër ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërsië Historike.
Përfundimisht, çdo organizatë dhe lëvizje patriotike shqiptare, duhet të bindet se, ribashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe i trojëve etnike të Shqipërisë Historike nuk mundet të arrihet për sa kohë në arenën ndërkombëtare në fuqi do të qëndrojnë vendimet e Konferencës së Dejton-it (1994), vendime që , ndër të tjerat lejuan shpërberjen e ish RSFJ-së, por jo edhe ndryshimin e kufijve të ish republikave të ish RSFJ-së, dhe në Ballkan u rimodeluan, siç dikur ishte ish RSFJ, shtetet multietnike, siç janë Bosnjë e Hercegovina, IRJM dhe…. Ribashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe i trojëve etnike të Shqipërisë Historike do të mundet të arrihet vetëm kur në Ballkan të hapet „Kutia e Pandorës“ dhe edhe të vihet në zbatim parimi Wilsionian i të drejtës së vetëvendosjës së popujve, që nënkupton krijimin e komb-shtetëve etnike, si Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe…
Autorja është Zëdhënëse e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
1,802 herë
|
|
|
|
|
|
|