Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
„MIQTË“ E KOMBIT SHQIPTAR ZBULOJNË KOKËN E VET…!
Publikuar më 22 mars, 2012 në orën 00:56 ( ) Kristina Rasi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zonj. Lunaçek dhe z. Lehne na dolën hapur dhe kështu i njohëm edhe persona ta rëndësishme që punojnë kundër shqiptarëve. Është mirë ta njohim „mikun“ dhe ta denoncojmë!

Kohët e fundit, „miqtë“ e kombit shqiptar, shumë të përafërt Serbisë dhe interesave të saja antishqiptare, kanë zbuluar kokën e vet dhe kanë treguar botës së janë miq të Beogradit…
Konkretisht, ish përfaqësuesi i BE-së, Stefan Lehne dhe eurodeputetja zonj. Lunacek kanë shprehur mendime që favorizojnë Serbinë.
Z. Lehne kishte shkruar, në një raport të Carnegie Endowment, se veriu i Kosovës duhet të ketë autonomi, kurse eurodeputetja zonj. Lunçek, shumë kontradiktore në deklaratat e saj, kishte bërë një prononcim se do të duheshin të mbaheshin zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, me pranimin e Prishtinës.
Këta burokratë të Europës plakë në veshje moderne “europiane” kanë shfaqur kështu fytyrën e vet antishqiptare. Nuk përjashtoj mundësinë që ata të jenë paguar drejtpërdrejt nga lobet serbe. Kjo mund të interpretohet më shumë në rastin e zonj.Lunacekut, që një herë deklaron se nuk duhet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, sepse kjo favorizon strukturat paralele serbe, pastaj ndryshon mendjen dhe deklaron se duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dhe Prishtina të pranojë këtë gjë. D.m.th. Kosova të pranojë mbajtjen e një shteti armik të saj dhe kështu të legalizojë strukturat paralele serbe!!

Deklarata e saj po jep qartësi se si trajton BE-ja Kosovën: si pjesë të Serbisë, se “pavarësia” është veç kripë në ujë, gjë aspak e çuditshme, pasi Bashkimi Evropian ishte ai që detyroi Prishtinën zyrtare të pranojë “fusnotën” e varësisë së Kosovës nga Beogradi!
Edhe raporti i z. Stefan Lehne për Carnegie Endowment jep paralajmërime për një kompromis të ri që BE do ta detyronte regjimin shqipfolës së Prishtinës ta pranojë.
Edhe pse autori duket i preokupuar çfarë do të fitonte Prishtina nga Serbia nëse pranon autonominë e veriut të Kosovës, ai është në thelb i përcaktuar për dobësimin e “republikës” nëpërmjet krijimit të një Republike Srbska brenda saj, në Veri.
Më shumë, autori kërkon “një kornizë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim […], i modeluar sipas marrëveshjes gjemano-gjermane të 1972” me Serbinë
Kjo krijon edhe më shumë premisat e një konfederatë shqiptaro-serbe dhe e largon Kosovën prej lidhjeve normale që do të duhej t’i kishte me Shqipërinë.

Shtrohen disa pyetje:
Pse z. Lehne nuk kërkon autonominë e Luginës së Preshevës në kuadrin e Serbisë me të drejtë ribashkimi me Kosovën?
Ky është territor shqiptar, ndërsa veriu i Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kurrë territor serb…

Pse z. Lehne nuk kërkon “një kornizë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim, i modeluar sipas marrëveshjes gjermano-gjermane të 1972” me Shqipërinë, por kërkon këtë më Serbinë?
Të dyja janë pjesë të trungut të përbashkët të Shqipërisë Etnike dhe kanë të njëjtën gjuhë, kulturë dhe komb shqiptar, por kanë qenë të ndarë dhe lënë në mëshirë të fatit nga Europa plakë, që ka pranuar pushtimin dhe kolonizimin e Kosovës nga Serbia në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913…

Pse zonj. Lunaçek nuk kërkon pranimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të SERBISË, e cila është pikërisht një shtet armik antishqiptar që ka bërë më shumë së 100 vjet gjenocid dhe masakra, dëbime dhe helmime, arrestime të panumërta, në një regjim apartheidi të pastër kundër shqiptarëve të Kosovës?!
Nuk duhet lejuar që askush të luhet me fatin e Kosovës dhe të gjithë trojeve shqiptare. Shqiptarët duhet të ngrihen kundër këtyre padrejtësive dhe kundër armiqve të tyre të vetdeklaruar, nëpërmjet gojës apo dorës së vet.
Është koha për vetëvendosje kombëtare të shqiptarëve në trojet e veta të kolonizuara dhe të pushtuara. Është koha për Shqipëri Etnike! Kjo do të ndodh edhe nëse duan, edhe nëse nuk duan armiqtë të deklaruar apo të padeklaruar të shqiptarëve!

*Autorja është zëdhënëse e FDBK-së

Më 20 mars, 2012



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 2,004 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi