Lufta kundër lapsit, inspektoriati policor i Kosovës dhe mediet si pararojë e krimit dhe korrupsionit |
Publikuar më 10 maj, 2012 në orën 21:30 ( ) |
Isa Mulaj | Opinion | |
|
|
Ky shkrim është vazhdim i raportit me titull: “Krimi dhe korrupsioni në Kosovë qenka i koorinuar nga MEDIET dhe POLICIA”, botuar në
http://www.albaniapress.com/lajme/16247/Krimi-dhe-korrupsioni-ne-Kosove-qenka-i-koordinuar-nga-MEDIET-dhe-POLICIA.html
"E vërteta është e paprekshme. Keqdashësit mund ta sulmojnë atë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund ajo ekziston” -- Winston Churchill.
Fakte plotësuese rreth bashkërendimit të krimit dhe korrupsionit nga policia dhe mediet e Kosovës
Përpos rasteve që kanë të bëjnë me emra, mbiemra, kohë, ngjarje konkrete, dhe evidencë, në këtë shkrim ka qenë e nevojshme të hulumtohet më në detaje mentaliteti i shumicës së shqiptarëve të Kosovës, në të tashmen dhe në të kaluarën. Ka qenë po ashtu e nevojshme të bëhen krahasime me mentalitetin e popujve tjerë në mënyrë që deri-diku të japin një sqarim dhe arsyetim rreth konstatimit që ju e hasni shpesh herë nga gjykimi i shumë shqiptarëve që thonë se “ne jemi popull i çuditshëm”. Kush është ky popull i çuditshëm me emra e mbiemra dhe me vepra?
Shkova në inspektoriatin policor të Kosovës, aty në ndërtesën që gjendet në Lagjen e Muhaxherëve (emigrantëve shqiptarë nga Serbia e sotme) për ta marrë raportin që e kishte përgatitur rreshterja Ismeta Gashi. Fillimisht kisha vendosur të botoj një reagim ndaj ftesës së saj për këtë raport, dhe arsyeja ishte kjo: Njoftimi i rreshteres vjen përmes telefonit me datën 24 prill në ora 15:02 nga numri 038 246 776. Dy ditë më parë, pra më 22 prill që ishte ditë e diel, gazeta ‘Bota Sot’ boton një editorial rreth korrupsionit në Kosovë, duke përfshirë edhe deklarimet e mia rreth korrupsionit dhe krimit në policinë e Kosovës. Ndaj deklarimeve dhe një raporti të organizatës “ÇOHU” se nga buxheti i Kosovës 2011 janë korruptuar rreth 100 milionë euro ose një shumë 10 herë më madhe se ajo që e raporton Agjencioni i shpifur kundër korrupsionit, reagon menjëherë të hënën (të nesërmen ose ditën e parë të punës) Qeveria e Kosovës duke e kërcënuar organizatën “ÇOHU” se do ta padisë për shpifje, internoj, apo kushedi se çfarë masash do të ndërmerr kundër saj për ceninimin e integritetit të korrupsionit dhe krimit të organizuar qeveritar. Ndaj deklaratave të mia reagon inspektoriati policor, do të thotë, vetëm tani u bie ndërmend të përgatisin një kinse raport hetues kundër policisë së Kosovës si përgjigje ndaj lajmit në ‘Bota Sot’. Inspktoriati i shpifur policor nuk mund të thoshte në publik për deklaratat e mia se nuk qëndrojnë, përkundër se e kishte ndërmend t’i heshtte ato dhe t’i fsheh ose shkatërroj faktet aq sa kishte mundësi. Por faktet mbesin fakte. Ky është një tregues i qartë se sa të pafytyrë e të ndyrë janë policia e Kosovës. Ju mund t’i harroni krimet e Millosheviqit po që se arrini të njihemi me gatishmërinë e polic-milicëve analfabeta të Kosovës se çka janë në gjendje të bëjnë kundër qytetarëve të vet kur munden. Nuk e lënë pse nuk duan, por vetëm pse frikësohen se merret vesh në opinionin vendor dhe ndërkombëtar se çfarë bërllogu janë.
Ish-shefi i inspetoriatit policor të Kosovës, Valdet Hoxha, në një intervistë pasi e kishin detyruar të jap dorëheqje nga ai post shkaku i përkatësisë politike, tregonte edhe për vizitën e tij në Shqipëri dhe takimin me zyrtarët e policisë së Shqipërisë, më duket se e ka përmendur edhe takimin me Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani, për bashkëpunimin ndërmjet dy policive. Rezultati i atyre takimeve për marrëveshje bashkëpunimi, siç deklaroj Hoxha në një intervistë në RTK vitin e kaluar sapo ishte shkarkuar, ishte se “marrëveshja më e mirë ishte se nuk u morëm vesh”. Pse nuk ka mundur Hoxha të arrijë marrëveshje me ata të Shqipërisë, duhet të kthehemi prapa tek krimet e kosovarëve në Shqipëri gjatë viteve 1990-ta.
Pasojat e luftës kundër lapsit dhe inteligjencës
Bisedo thuajse me secilin shqiptar rreth shtetndërtimit, organizimit të shqoqërisë dhe shqiptarët që kanë dhënë kontribut gjatë historisë për kombet tjera. Ju të dy, apo të tre e më shumë, vini në këtë përfundim: “Shqiptarët gjithmonë kishin qenë e mira e kombeve tjera dhe e zeza e kombit të vet; kurrë për popull të vetin nuk kishin punuar”. Kjo është pjesërisht e vërtetë, sidomos prej epokës së re e deri në ditët e sotme. Para epokës së re situata ka qenë ndryshe, por në bazë të asaj se sa janë degjeneruar shqiptarët sot, shumica ende mendojnë se edhe para-ardhësit e shqiptarëve duhen të kenë qenë bërrloga ose një lloj i maxhupëve sikurse që i kemi sot nëpër institucione (dhe bukur shumë edhe në mesin e popullsisë), pra një lloj populli dhe individësh cuba, llaskuca, tradhtarë, të epur pas dobisë së çastit, frikacakë për sakrificë, rrenca, çpifana, e të ngjashme. Në fakt nuk ka qenë ashtu as para epokës se re e deri-diku as në kohën moderne. Sot dihet se çfarë janë shumica e shqiptarëve sepse jemi të pranishëm në mesin e tyre.
Të bëjmë së pari një vështrim të shkurt historik dhe t’i identifikojmë shkaqet pse shqiptarët e zot i kanë bërë çirak kombet tjera dhe e kanë lënë kombin e vetë të përbuzur. Për kohën para erës së re, nuk mund të themi kështu për para-ardhësit e shqiptarëve. Aleksandri i Madh dhe Greqia Antike ishin Ilirë, siç ishte edhe Pirro i Epirit. Koha e asaj që sot shqiptarët po e quajnë servilizëm ose luftë me mish e me shpirt për interesin e të huajve, duket se fillon me perandorin ilir Konstantini i Madh, por jo. Perandoria Romake atëherë nuk është identifikuar me kombe por si tërësi territoriale. Të tilla kanë qenë shtetet deri në mesjetë kur fillon themelimi i shteteve në baza kombëtare të cilat shpesh identifikoheshin edhe me religjionin kryesor që mbretëronte në popull.
Përpos Skënderbeut që luftoj për themelimin e një shteti (apo mbretërie) në baza kombëtare, shumë shqiptarë të mëdhenj do ta gjëjnë veten duke luftuar dhe shërbyer për kombet tjera. Ballaban Pasha, njëri prej udhëheqësve më të mëdhenj ushtarak të Pernadorisë Osmane, ishte me prejardhje shqiptare. Muhamed Ali Pasha, guvernatori i Egjiptit nën sundimin otoman, po ashtu i të njëjtit komb (shqiptar). Ndryshon sistuata në perudhën e Rilindjes Kombëtare kur edhe bëhet riaktualizimi i kauzës të filluar nga Skënderbeu, por edhe pas asaj periudhe shqiptarët e mëdhenj do të vazhdojnë ta gjejnë veten më mirë në mesin e kombeve tjera. E kaluara dhe e tashmja vërteton se ekzistenca e kombeve tjera gjithmonë ka qenë përparësi për shqiptarët, se përndryshe shqiptarët do ta hanin njëri-tjetrin! Do ta vëretojmë me faktet e rrethanave dhe njerëzve të sotëm se çfarë harbutësh dhe kanibalësh kemi nëpër institucione të Kosovës, me theks të posaqëm në polici dhe gjykata.
Shqiptarët kanë kontribuar në rritjen dhe zgjerimin e Perandorisë Osmane, kanë themeluar dhe udhëhequr Egjiptin, Sirinë, Turqinë e shtete tjera, por për vete dhe vendin e tyre është dashur të ftojnë sundimtarë të huaj si Vilhelm Vidin, e tash EULEX-in. Për çudi, Turqia e sotme e quan themeluesin e saj shqiptar Ataturk (Babai i Turqisë). Himni i sotëm i Turqisë i shkruar më 1921 po ashtu është i shqiptarit (Mehmet Akifi), të cilin, sipas disa burimeve të pakonfirmuara, Sulltan Abdyl Hamiti e kishte ndjekur për ta vrarë pasi i kishte thënë “bene arnaut” (unë jam shqiptar). “Tash të tregoj unë ty se çfarë arnauti je ti”, thuhet ta ketë kërcënuar sulltani M. Akifin. Meqenëse rryma e Ataturkut fitoj dhe u krijua një Turqi tjetër nga ajo që e donin sulltanët, mbeten veprat e M.Akifit, porse vetë autorin do ta përzëjnë për në Egjipt gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij deri më 1936. Kjo ka rëndësi të madhe të mbahet mend, sepse turqit edhe sot nuk e duan vetëm pse ka qenë shqiptar, por veprën e tij e ruajnë dhe shfrytëzojnë me fanatizëm. Duke qenë me prejardhje nga familja ime, shumë shqiptarë më kanë pyetur nëse ne kemi dhe mbajmi kontakte me pasardhësit e tij në Turqi. Nuk kemi ide as për një pasardhës të tij edhe pse i ka disa. Kur unë postova një koment rreth tij në Facebook, një shqiptar nga Mitrovica i quajtur Shefki Voca, më tregoj se një studiues nga ky qytet i Kosovës kishte shkuar në Turqi pikërisht me qëllim që ta hulumtoj trungun e M. Akifit prej shqiptari, por ishte ndarë shumë i zhgënjyer nga neglizhenca e turqve. Edhe kjo ka rëndësi të madhe të mbahet mend se si popujt tjerë nuk i duan shqiptarët për arsyet që janë të pranishme në mesin e shqiptarëve edhe sot si popull, por ata popuj, cilët do qofshin, i çmojnë veprat dhe punën e lapsit. Çuditërisht, sot armiku më i madh i shqiptarëve inteligjent janë shqiptarët, dhe askush tjetër në botë. Paska qenë kjo veti edhe më herët kur e ka theksuar Konica se armiku i shqiptarit është vetë shqiptari.
Civilizimit dhe humanizmit bashkëkohor ia kanë dhënë këtë formë puna e lapsit dhe inteligjencës. Formën më të përparuar në lashtësi me laps e kishin zhvilluar çifutët nepërmjet Moisiut kur kishte shkruar pesë librat e para të Biblës (Zanafilla, Dalja, Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Ripërtërirë) të njohura si Tora. Këto do të bëhen udhëzime të rëndësishme për shumicën e njerëzimit (botën e krishterë dhe islame) deri në ditët e sotme, pavarësisht bindjeve të shumë popujve që kishin dhe kanë për çifutët si popull “përdreq”. Kanë vazhduar çifutët me punën e lapsit, duke nxjerrë shumë njerëz me ndikim në rrjedhat e historisë njerëzore. E veçanta e këtyre njerëzve dhe shumë shkencëtarëve të tyre ka qenë se, përkundër bindjeve diametralisht të kundërta dhe shpesh herë armike me njëra-tjetrën, të gjitha i mbajnë si thesarë jo vetëm ata por edhe shumë popuj tjerë nëpër botë. Për shembull, David Rikardo si ekonomist klasik çifut nga Anglia ka zhvilluar teori për zhvillimin e kapitalizmit, ndërsa Karl Marksi si ekonomist çifut nga Gjermania ka qenë ideatori i socializmit shkencor dhe armiku më i madh i argumentuar kundër kapitalizmit (edhe pse shumë çifutë ishin kapitalistë të mëdhenj). A dolën çifutët, anglezët, apo gjermanët ta vrasin ndonjërin prej tyre? Po të ishin Rikardo dhe Marksi shqiptarë nga Kosova, policia e Kosovës dhe një numër harbutësh sikur këta do t’i akuzonin të dy për krime në Bosnjë nëse Rikardo dhe Marksi do të shkruanin kundër korrupsionit dhe kriminalitetit primitiv e hajnisë në Kosovë.
Lapsi në kuptimin bashkëkohor e ka kuptimin e inteligjencës dhe mjetet që i përdorim në përparimin e saj. Nëse dikur njerëzimi ka shkruar e vizatuar me mejte të ndryshme nëpër shkëmbinjë e shpella, e dikur me makinë shkrimi, sot është e njëjta filozofi kur shkruajmë me kompjuter duke i përdorur duart, e në të ardhmen edhe zërin që transformohet automatikisht në tekst.
Ekzistojnë disa teori në sqarimin e shkaqeve pse shqiptarët u kanë shërbyer aq shumë kombeve tjera dhe kanë dhënë kontribut të madh historik për to. Kudo në popull e hasni botëkuptimin se shqiptarët gjithmonë ishin kanë krysisht për të huajt. A është ky problem gjenetik i shqiptarëve të ndritur, apo e ka burimin tek populli me të cilin janë zhgënjyer ata intelektualë shqiptarë sikur Gjergj Fishta? Përgjigjen e gjëjmë në dy grupe shkaqesh. I pari është se në mesin e vetë shqiptarëve si popull ekziston një kod mental i xhelozisë dhe smirës shkurtpamëse. Janë përbuzës të sakrificës për kauzën e drejtë. Nga askush nuk mund të merrni kundërshtime dhe përbuzje për luftimin e së keqes se nga shqiptarët. Këta parapëlqejnë të jetojnë si të gatshëm në ombrellën e tjetërkujt, më së shumti duke përfituar në kurrizin tuaj, qoftë edhe në raste tragjike. Kemi fatin t’u ofrojmë dëshmi të bollshme nga realiteti i sotëm, të cilat vërtetojnë se armiku i lapsit dhe inteligjencës nuk është aq shumë diktatura politike dhe kriminaliteti i saj sa është mentaliteti i popullsisë. Për shembull, shumë njerëz që kishin dëgjuar se kam bërë një shkrim për “Kamishin”, u dridhej toka nën këmbë nga frika. “Kukuuu! A e din ti kush o Kamishi? Ai ka mytë njerz e ja u ka gjujt eshtnat n’prru! Veç mos e marrtë vesh që ke shkru kundër tij se vjen qetu me bandë t’vet e na e gjun bumën, e na mytë edhe neve shkaku yt. Edhe mos u dok kaq shpesh n’lokal (kafeteri/restaurant) tonë se po ta shohim sherrin e na myt kush me gjithë ty”! Këtë bindje të qytetarëve nuk e kanë as pushtetarët banditesk. Kur i përmendin “eshtnat n’prru”, unë u kërkoj atyre dëshmi që t’i botoj, dhe nuk do të dukem më në lokalet e tyre për kafe. “A don me shkru edhe për kto a? Definitivisht je shumë i krisun! Veç kur t’mysin ni ditë”. Unë u përgjigjem: “Ekziston vetëm një jetë, ajo duhet të rrezikohet 24 orë në luftimin e së keqes. Vdekja është ligj i natyrës, duhet të vdesin të gjithë. Vetëm veprat jetojnë. Edhe kombi jeton me veprat e të tjerëve, e jo me njerëzit në kohë të caktuara. Njerëzit janë qenie që vijnë e shkojnë”.
Kështu, armikun më të madh kundër lapsit shqiptarët e kanë në mesin e vetë shqiptarëve. Kjo do të thotë se populli shqiptar në masë po bëhet edhe armik i njerëzimit, prandaj njerëzimi duhet të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për të, ndoshta edhe “zgidhje përfundimtare”. Shqiptarët, nëse e pengojnë dhe janë armiq të njëri tjetrit, nuk kanë të drejtë ta pengojnë njerëzimin. Ka qenë lapsi i të huajve që ka raportuar më së shumti se çka po ndodh me shqiptarët. Gjatë luftërave ballkanike kanë humbur jetën më shumë se 200 000 shqptarë. Tmerret e atyre luftërave i raportojnë të huajt, Trocki nga Rusia dhe reporteri Riget nga Danimarka. Po të tetonte ndonjë shqiptar nga ato vise të bënte të njëjtën gjë nga vendi, reagimet e popullsisë do të ishin sikur që janë sot kur ju shkruani për “Kamishin”, “Gjarpërin”, “Zekën”, LDK-bë, korrupsionin dhe kriminalitetin e përditshëm. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet shkaku kryesor pse shqiptarët zhduken në masë pa ndonjë reagim të madh, sepse janë armiq të lapsit.
Nga rajoni dikur i banuar me shqiptarë i Serbisë jugore, pjesë e vilajetit të Kosovës, janë përndjekur mbi 90,000 shqiptarë dhe shkretuar mbi 400 fshatra. Vetë Novi Pazari i sotëm në Serbi ka qenë pothuajse një qytet tërësisht shqiptar, që mund të vërtetohet edhe nga pamjet e vitit 1904 nga kjo adresë: http://www.youtube.com/watch?v=bSbYr9fz96o.
Në atë kohë, vilajeti i kosovës ka qenë pjesa më e zhvilluar e Ballkanit. Nuk ka pasur Jeni Pazar (Tregu i Ri) në asnjë pjesë të sunduar nga otomanët pos në Kosovë me kufijtë e atëhershëm ku zhvillohej tregtia më së shumti, dhe ndërtimi i hekurudhës Shkup – Mitrovicë në vitin 1874. Shqiptarëve në atë kohë me gjasë u kanë interesuar gjërat me të cilat merren kryesisht edhe sot – me hangër, me pi, t’i përzihen në jetën private tjetërkujt, të gënjejnë, të vjedhin dhe jetojnë duke i bërë keq bashkëkombasve të vet, e të ngjashme, dhe shumë pak siguria kolektive e integriteti i përgjithshëm. Fakti se sot dalin dëshmi nga të huajt se Novi Pazari ka qenë i shqiptarëve, duket të jetë për shkaqe të njëta sikur sot. Me gjasë edhe atëherë ka pasur shumë shqiptarë të atillë që u kanë penguar, madje edhe kërcënuar nëse i keni kritikuar dukuritë negative në mesin e tyre. Janë frikësuar se po ua hedh kush ndonjë bombë kur keni hyrë në lokalin e tyre siç po frikësohen sot në Prishtinë. Duke menduar orë e çast dhe ditë e natë se si të “mbrohen” nga njerëzit e vet që shkruajnë, armiku i jashtëm gjithmonë i kishte zënë në befasi shqiptarët si kolektiv duke përgatitur intriga kundër njëri-tjetrit. Historia kundër laspit në mesin e shqiptarëve vazhdon edhe në shekullin XXI. Ata i jepin me shkrim Mitrovicën armikut, miratojnë ligje kundër vendit dhe kombit të tyre në Kuvendin e Kosovës, shfrytëzojnë institucionet publike dhe shtetërore për luftë kundër lapsit (në rast se ta bënin të kundërtën si çdo komb i botës), dhe shumë krime tjera kundër qytetarëve të vet.
Simbolika e lapsit, arma e ndërtimit të kombeve të civilizuara dhe përparimit njerëzor, është bërë arma më e urryer e policisë, shumicës së medieve dhe popullsisë në Kosovë.
Ofenziva e madhe serbe gjatë vitit 1999 kur brenda javëve e zbrazi Kosovën nga gjysma e shqiptarëve, nuk u ka dhënë kurrfarë mësimi këtyre se sa të brishtë janë në organizim, dinjitet dhe karakter, por vetëm ka qenë një ngjarje që i ka ndaluar këta nga rutina e tyre e ekzistencës pa qëllim në këtë botë pos orekseve personale e familjare siç e kanë zakon vetëm këta. Edhe atëherë sikurse sot kishte mjaft të atillë që i kishin bërë milionat dhe vetura luksoze që qonin pluhur. Çka i duhej lapsi atyre? Kur filloj lufta, shumicën e pasurisë së tyre ia morën ose shkatërruan serbët, ua vranë disa anëtarë të familjeve, dhe vetë ikën për strehim në Shqipëri ose vendin ku shkonin më herët për t’ia futur tavolinave nga 1 000 marka gjermane nën këmbë për t’ua mbajtur drejtpeshimin dhe i linin vajzat e reja shtatzënë. Ankohen atëherë, e disa edhe sot, se kanë paguar qëra për strehim në familjet e shqiptarëve të varfër në Shqipëri të cilët edhe vetë i kishin kushtet e vështira ekonomike.
Gjersa puna e mercedesit, objekteve, kapitalit dhe njerëzve krijohet e zhduket, puna e lapsit, ndonëse duket si abstrakte, mbetet e përjetshme me ndikimin më të madh afatgjatë. Njeriu ose individi është objekt fizik i përkohshëm, si Isak Njutoni, Karl Marksi, Albert Ajnshtajni, të gjithë ishin objekte të përkohshme, por me vepra të lapsit që mbesin të përjetshme. Vetëm këto e mbajnë gjallë dhe të përjetshëm kombin. Objektet dhe njerëzit mund të shkatërrohen e shfarosen në masë, por kombi përsëri ngritet dhe zhvillohet mbi bazën e lapsit. Para se të sjellim shembuj konkret kur kombet gati rrënohen por ringriten në bazë të lapsit, shikoni me vëmendje këtë fotografi më poshtë.
Pasojat e përbuzjes së lapsit dhe inteligjencës. Policët e Kosovës me 5 javë shkollë të punësuar nëpërmjet lidhjeve e me t’njofshëm, të shtrirë përtoke dhe me kry n’dukshk. Ky është një mësim i mirë për të gjithë ata që profesionin e vet e shohin vetëm me lidhje familjare e klanore si tek popujt primitiv.
Në raportin e zhvillimit botëror të vitit 1993, që e boton për çdo vit Banka Botërore, hasi diku ku shkruan se Gjermani Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) ka qenë aq e shkatërruar, sa që ekonomistët kishin vlerësuar se një gjermani mesatar do t’i duhen 5 vite punë për t’i siguruar dy palë këpucë. Në realitet, me punën e madhe dhe të mundimshme, ishin nevojitur 3 vite për të arritur në atë nivel të zhvillimit (për vlerë të dy palë këpucëve për secilin gjermano-perëndimor). Pra, gjermanët jo vetëm që ishin në minus dhe me obligime të mëdha për riparimin e dëmëve të luftës të tjerëve që mendohej se do të merrnin dekada ose shekuj për pagimin e tyre, por u duheshin vite vetëm për ta spastruar terrenin nga bërllogu. Sot Gjermania është një prej kreditorëve më të mëdhenj në botë. Dhjetë vite pas LDB-së ka filluar me normë dyshifrore të rritjes ekonomike. Si ka qenë e mundur të arrihet ky përparim? Mos ka pikur nga qielli? Jo. E tëra është bazuar në punën e lapsit dhe mendjes. Ndërtesat shumëkatëshe, pallatet e luksit, infrastruktura ishin shkatërruar dhe bërë rrënoja gjatë luftës. Por ajo që kishin gjermanët, ishte puna e lapsit dhe inteligjencës që rron në shpirtin e popullit e jo në objekte. Lapsi gjerman ka zbuluar veturën, mjetin më të popullarizuar të udhëtimit gjerë në ditët e sotme. Gjermanët kanë dhënë filozofët më të mëdhenj një Evropë. Ata filozofë janë kalbur diku nën tokë (siç do të kalbemi edhe ne), për dallim nga objektet e shkatërruara gjatë luftës të cilat ende qëndronin mbi tokë si mbeturina. Mirëpo, gjermanët e bazuan ringritjen si komb në vlera që nuk zhduken – në punën e lapsit. Treguan se kemi qenë dikushi, dhe shkatërrimi e shkretimi i tokës nuk na thyen.
Edhe kombet tjera shpesh janë rrëzuar përtoke dhe janë ringritur, si Japonia, Bashkimi Sovjetik që kishte humbur afër 26 milionë njerëz gjatë LDB-së dhe nga hiri ishte ngritur në superfuqi. Në fushatën Blitzkrieg kundër qyteteve të mëdha britanike, Luftwaffe kishte shkatërruar aq shumë qytetin industrial të Kaventrit (Coventry) aq shumë sa ministri i propagandës në qeverinë e Hitlerit e kishte emërtuar këtë qytet si Coventriert, që në përkthim përafërsisht do të thotë “I Koventredhuri”. Shtrohet pyetja si arrijnë vendet, kombet dhe qytetet të ringriten nga pluhuri?
Po që se bisedoni me qytetarë të zakonshëm shqiptarë në Kosovë të cilët janë të informuar se çka po ngjet në politikën kosovare, shumë syresh nuk u tregojnë tjetërgjë pos jetës private të mëhershme të politikanëve. “Po a e din kush janë kanë këta, bre? Unë e maj men Hashim Thaçin kur bajke tallë me ni pelë e kerr me kanata. Tash a pe din pse Kosova është zhytur në këtë katrahurë dhe po përjeton degjenerim kaq të madh”? Tjetri i kontribuon diskutimit duke na treguar për Xhavit Halitin me motorrin e tij duke çuar pluhur. Ndërhyjë në debatin e tyre dhe i pyes: “Po çka ka lidhje a e ka pasë Hashim Thaçi ni pelë e kerr me kanata? Me mbarimin e luftës gjermanët mesatar nuk i kanë pasë as pelat, bile as në Shtutgardin e shkatërruar emri i të cilit në shqip do të thotë Fusha e Pelave”. Jo po, po du me thanë se këta që janë msu mos me pasë, kur t’bajnë (kapital) sillen qishtu si kapadai e kriminela, fryhen, vjedhin, e 100 t’zeza i bajnë, se qashtu janë shqiptart, përgjigjet bashkëbiseduesi. “Pse nuk po sillen gjermanët kështu që janë që janë më të pasur, së paku ndaj neve, se ndaj qytetarëve të vet nuk sillen hiq se hiq? Ata as pelën nuk e kanë pasur dhe u është dashur të punojnë tri vite për dy palë këpucë. Ku ka qenë sekreti i ngritjes së tyre? Në Fushën e Pelave (Shtutgard) ishte shkatërruar edhe industria dhe 68% e ndërtesave. Mirëpo, gjermanët shfrytëzuan lapsin dhe mendjen për ta rikthyer Shtutgardin në bazën e riprodhimit të Mercedesit. Ajo bazë ka ekzistuar në mendjen dhe shpirtin e gjermanëve”. Qyqy, lej ti gjermant se ata janë gjermanë e jo shqiptarë, ndërhyn bashkëbiseduesi. I treti thotë se ne e dijmë që në Kuvendin dhe politikën e Kosovës punohet kryesisht zi kundër shumicës së popullsisë dhe kombit. Çka ish kanë shtos me hi në Kuvend me ni kallash e bomba, e me t’i korrë krejt ata deputetë, i provokoj me një pyetje. “Po valla, e meritojnë 100 për qind, jo vetëm ata po edhe familjet e tyne, e qatëherë ish bind populli se atë pasuri që e kanë vjedh këta hajna për me ja u siguru ekzistencën edhe nipave, s’i vyn gja dreqin ma. Po kush me ba se”!
M’u dasht t’iu jap kurajo pak bashkëbiseduesve me këtë porosi: “Kur po munden afganët e arabët me u mbush eksploziv dhe me hudh edhe vetën në ajër, atëherë pse nuk munden shqiptarët pët t’i luftuar të këqijat që po ia shkaktojnë njerëzisë”? E po, s’ka n’mesin e shqiptarëve sikur atje; për qata ata e kanë emrin ndryshe, pason reagimi. “Atëherë, përfundimisht po del qe shqiptarët pasi nuk janë as gjermanë, as afganë, e as arabë, nuk janë qenie normale që meritojmë lirinë! Jooooo! Gabim e ki. Krejt problemi është të vetëdijësimi i popullsisë, ndërhyjnë të dy bashkëbiseduesit njëkohësisht. “Shumë bukur e cekët vetëdijësimin e popullsisë. Unë dhe ju të dy jemi popullsia. Hajde po vetëdijësohemi ne të tre së pari se vetëm ne kemi mbetur të pavetëdijësuar. Po qysh? Juve po u dridhet toka nën këmbë këtu kur po lexoni se çka kam shkruar për Kamishin edhe pse po thuani se këto që i ke shkruar nuk janë kurgja në krahasim me ato që i dijmë ne. Kur unë po u lus të më sjellni dëshmi, qoftë edhe përmes personave tjerë me konfidencialitet të garantuar, ju dy po insistoni që edhe këto që i kam në dispozicion të mos bëhen publike. Atëherë si të vetëdijësohet popullsia kur ne këtu nuk jemi të vetëdijësuar për luftimin e së keqes. Ja, unë po e ndërroj profesionin me policinë e Kosovës. Ata le të merren me rastet e denonicimit të korrupsionit dhe hulumtime ekonomike, e unë me punën e tyre. Ata 8 000 pjesëtarë në njërën anë, unë vetëm në anën tjetër. Vetëm se, kur ta udhëheq unë policinë, policët e Kosovës nuk kanë me patrullu duke u sillur vërdallë si në dasëm e të përfundojnë me kry n’dushk e duke u pshurrur në kry nga policia e Serbsë, por duhet të vdesin në detyrë ashtu siç e kanë dhënë betimin. Ky është çmimi i kësaj detyre. Dhe më mirë është të vdesësh njëherë me dinjitet, se të vijë shumica e popullsisë e t’iu pshur mbi varr nësër në shenjë mllefi për të zezat që ia kanë lënë kombit në këtë botë. Ditën e mirë se ika! Desha vetëm t’iu njoftoj se më shumë po marrë kërcënime e presione për shkrimet e mia nga qytetarët e zakonshëm si ju, se nga cilëtdo kriminelë më në zë të Kosovës”!
Si mund ta testoni të ashtuquajturin vetëdijësim kolektiv të domosdoshëm për shqiptarët? Pothuajse secili qytetar e ka jo vëtëm në mendje, por ka gjasa t’ua përmend sa herë hyni në bisedë me të. Mënyra për ta testuar gatishmërinë e popullsisë për vetëdijësim kolektiv, është duke u bazuar në gatishmërinë e vetëm një personi, sepse popullsia përbëhet nga personat fizik veç e veç. Filloni vetëm me një dhe identifikoni atë me tërë popullsinë, dhe do ta shihni gatishmërinë e vetëdijësimit të përgjithshëm. Mos u bazoni shumë në atë se çka u filozofojnë, por në atë se çka janë në gjendje të ndërmarrin dhe bëjnë në luftën kundër së keqes të përgjithshme, dhe a kanë ndërmarrë ndonjëherë diçka në këtë drejtim. Mos t’u bëjnë përshtypje as vlerësimet e përgjithshme të tyre se “në Kosovë ka korrupsion, imazhi i Kosovës në Evropë është shtrirë përtoke, metodat që duhet të ndërmerren për ta përmirësuar këtë imazh janë këto (në mes tjerash edhe “vetëdijësimi” kolektiv!). Jo, jo. Jemi rrasur me këto. Ai/ajo që nuk është në gjendje t’u sjell emra e mbiemra konkret dhe veprat e keqbërësve, lirisht futeni në thes me të papërgjegjshmit që e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe shqiptarëve. Shumë prej këtyre keqbërësve e kriminelëve u tregojnë për domosdoshmërinë e vetëdijësimit kolektiv, ndërkohë ju më së shpeshti e gjeni pengesën e vetëdijësimit dhe dëmtimit të imazhit kolektiv pikërisht te këta njerëz.
Policia e rregullt dhe speciale e Kosovës, speciale vetëm për luftë kundër femrave dhe motiveve të ultëta!
Forcat speciale në çdo shtet kanë mision edhe më të përgjegjshëm se policia. Ato nuk llogarisin të ndërmarrin misione të lehta apo të vështira ku jeta e tyre nuk është qind për qind e rrezikuar dhe duhet të vdesin në aksione. Gjatë trajnimit dhe përzgjedhjes, varësisht prej vendeve, shumica edhe vdesin. Për shembull, gjatë përzgjedhjes së forcave speciale të Rusisë (Specnaz), deri në 80 për qind e kandidatëve vdesin në kushtet e ashpra të trajimit për shkak të lëndimeve të rënda. Këtu mund t’i shikoni vetëm disa teknika trajimi të Specnazit: http://www.youtube.com/watch?v=LAyDdxa3cTM.
Gjatë testimit të aeroplanëve luftarakë më modern, ndodh që në SHBA humbin jetën pilotët më të talentuar në të cilët janë shpenzuar shumë resurse. Në mungesë të kësaj sakrifice duke i humbur njerëzit më të mirë, nuk do të kishte aq përparim teknik. Atyre u ndalohen, por edhe vetë nuk janë të atillë, të futen nëpër diskoteka për t’ua treguar forcën të tjerëve.
Forcat speciale në kohë paqeje e kanë të ndaluar të përzihen në punët e përditshme të njerëzve tjerë ose rrahen me ta. Në Kosovë kjo duket të jetë një rregull përjashtuese. Me siguri jeni të njohur me rastin e vrasjes së policit Triumf Riza, ish i dashuri i këngëtares Adelina Ismajli. Triumfi kishte rrahur në diskotekë Enver Sekiraqën, për motive që nuk na janë të njohura. Ka dashur të tregoj se sa i fortë është privatisht në një sektor tjetër – atë të diskotekave. Mirëpo, Enver Sekiraqa shrytëzon mendjen dhe me plan strategjik eliminon Triumfin. Triumfi “triumfoj” me plumba në shpinë, ndërsa Sekiraqa mbetet e lirë. Ekzekutuesi i Triumfit dyshohet se është Arben Berisha.
Policia e Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tyre keqpërdorë telefonin tim celular gjatë mbajtjes kur nëpërmjet tij i shkruan SMS një shqiptarje në Gjermani, emrin e të cilës po e shënojmë si F-15 C/D, dhe i kërkon ryshfete me identifikimin si kushërëri i Isa-s. Më herët, policia kishte përgjuar një bisedë të gjatë telefonike timen me F-15 C/D, dhe me gjasë ka ardhur në përfundim se nëse ekziston dikush që bënë çmos për Isën, duhet të jetë kjo.
“F-15 C/D” të cilës polic-milicët qena të Kosovës me bashkëpunëtorët e tyre i kërkojnë ryshfet nga telefoni im celular duke u paraqitur si kushëriri im pa emër.
Vazhdon veprimtarinë e vetë policia e Kosovës në gjahun kundër femrave tjera këtu në Kosovë, ndaj atyre që këta mendojnë se unë jam i lidhur fort me to. Njërën prej tyre, të quajtur Alba Sh. ose “F-15 A” nga Mitrovica, e mbajnë në qeli për 24 orë. Interesohem për arsyet e mbajtjes së saj, për shkak se shpesh herë më shkruante në profil publik (e më shpesh në atë privat). Prej asaj kohe ka humbur diku. Numri i saj i telefonit ka qenë: 045 410 288. Tani nuk ekziston as ky numër, e as ajo në Facebook. Polic-milicët e Kosovës tani e kanë në shënjetër njërën të quajtur “F-15 E” për të cilën këta mendojnë se unë jam i lidhur fort me të. Policia konfirmonte se kontrollon çka shkruaj në Facebook, duke harruar se ato janë gjëra publike. Nuk kanë faj. Niveli i analfabetizmit dhe primitivizmit të tyre është i tmerrshëm. Tani kuptohet se policia e Millosheviqit, duke i krahasuar me këta, duket se na paska mbrojtur!. Ato që kanë ndodhur gjatë luftës kundër shqiptarëve në Kosovë, i adresohen kushteve të luftës dhe serbët thonë: “Rata je bio to” (Ajo ishte luftë). Në kohë paqeje, kriminelët serbë nuk ishin “Schwein hund” dhe të flliqt sikurse është sot policia e Kosovës.
Edhe më herët u kam treguar se si një hetues i policisë me thoshte: “Ooo s’kem na gja n’dorë. Na shqiptart s’vyjmë gja, veç me femra n’mujshim me ba diçka n’Evropë”. Evropë është edhe Serbia. Ja vizioni i këtij hetuesi se çka mund të bëhet me femra: www.vajzat.com. Përveç kësaj, çfarë dinjiteti në Evropë ka fituar Moldavia nga e cila raportohet se vijnë femra për prostitucion? Me këtë vërtetohet se Millosheviqi i paska mbrojtur shqiptarët nga shqiptarët, me fjalë tjera, ua ka mbrojtur nënën, gruan, motrën nga shumë shqiptarë sikur këta të policisë së Kosovës. Emrin e këtij qeni në policinë e Kosovës nuk e di, por gjendet shumë shpejt. Atë dhe komandantin e stacionit policor në Prishtinë e njeh toger Adnan Mehmeti që ishte me ta kur më merrnin mua në pyetje. Do të kthehemi përsëri tek polic-milicët e Kosovës më vonë në këtë shkrim. Po kalojmë pak tek një grup tjetër në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). Kjo ka rëndësi shumë të madhe për qytetarët.
A është Behxhet Shala zagar i Hashim Thaçit?
Behxhet Shala është Drejtor Ekzekutiv i KMDLNJ-së. Vendosa t’i raportoj rastet e krimeve nëpër gjykatat dhe policinë e Kosovës në KMDLNJ. Nëse duhet të jetë ndonjë organizatë e cila, nëse nuk mund të merret me mbrojtjen e të drejtave njerëzore por së paku mund ta ngris zërin sa për sy e faqe, duhet të jetë kjo. Një koleg i imi (s’po ia përmend emrin, por mos u brengosni se keni plot emra tjerë në këtë shkrim), shpërthen menjëherë në gaz kur i them se do t’i raportoj rastet në KMDLNJ. “Hahahahah! Po KMDLNJ është e Hashim Thaçit? Krejt bota e di këtë, e ti s’po don me marrë vesh”. Nuk më bëri përshtypje paralajmërimi i tij edhe nëse KMDLNJ të jetë vegël e Hashimit më shumë se që më thoshte ai, sepse nuk u besoj gjërave pa i vërtetuar. Në diskutim me Avni Zogianin (tash e keni emrin, e njihni se kush është) rreth raportimit të këtyre rasteve, ky më thotë: “Çfarë Këshilli, o Isë? Këshilli (KMDLNJ) është i Hashimit”! Edhe ky paralajmërim nuk më bëri përshtypje, sepse gjërat duhet vërtetuar. Dhe natyrisht se unë i vërtetoj. Nuk ka rëndësi a thonë edhe 7 miliardë banorë të botës kështu e ashtu. Me rëndësi janë gjërat që vërtetohen.
Kam dorëzuar dokumente dhe prova të konsiderueshme në KMDLNJ prej kohësh. Kam qenë disa herë në zyrat e tyre. Vazhdimisht më premtonin reagime, jo nesër, jo pasnesër. Goja nuk u dhemb të flasin dhe duhet ta arsyetojnë ekzistencën për të cilën thirren. Pas disa vizitave, kam insistuar takim me Behxhet Shalën. Më në fund takimi ishte i mundur. Po shkëputi disa pjesë kyçe nga bashkëbisedimi që e kam pasur me Behxhetin. Behxheti ma tërhiqte vërejtjen:
- A ti po don me m’kallxu mu çka me ba unë, a?
- O njeri, s’po t’kallxoj çka me ba, por dua ta dijë për çka ekziston ky Këshill. Për t’i lajthitur qytetarët, apo? Nuk janë këto raste private e individuale por krime të institucioneve shtetërore dhe publike kundër qytetarëve.
- N’Amerikë edhe njerëzit e pafajshëm vdesin n’karriga eleketrike. Tek mas 100 viteve merret vesh se viktimat kanë qenë të pafajshme.
- Nime! Me këtë ti po don me thanë që dikush paska të drejtë të më ekzekutojë mua edhe me karrigë elektrike edhe pse ti qenke i vetëdijshëm se jam 100 për qind i pafajshëm dhe po e kërkoj të drejtën time ndaj së cilës kam 100 qind për qind të drejtë!
- Unë nuk jam gjykatës këtu...
- Jo ti je gjykatës derisa del me deklarata rreth ngjarjeve tjera të policisë dhe gjykatave, se protestuesit kanë qenë paqësorë dhe policia është përgjegjëse për shkaktimin e incidenteve dhe dhunës...
- More ti s’munesh me m’kallxu mu çka me ba. Unë kam shkru shpesh kundër ambasadorit Dell, Tina Kaidanout e USAID-it. E di unë kush o USAID-i e çka bon n’Kosovë. Ai as pare s’po na jep (neve si KMDLNJ).
- Çka bre ke shkru ti? Nuk është problemi këtu se a t’jep apo jo pare USAID-i ty apo tjetërkujt. Problemi është se USAID-i po na i merr paratë neve dhe po na mohon të drejtën për të ekzistuar duke i keqpërdorur institucionet publike të Kosovës. Ti duhet t’i mbrosh të drejtat e qytetarëve. Nuk po kërkon kërkush nga ti t’i marrësh armët dhe të më mbrosh mua nga USAID-i, por vetëm shprehe qëndrimin tuaj si KMDLNJ. Evidencën e ke, nëse ke ndonjë pyetje rreth saj, bëje, e mos më thuaj se n’Amerikë vdesin nerëzit e pafajshëm n’karriga elektrike. Dil me deklaratë rreth rasteve që t’i kam dorëzuar, qoftë edhe në favor të USAID-it apo kujtdoqftë, por së paku shpërlaju nga përgjegjësia që e ke si institucion, e mos i lajthit qytetarët. Së paku më trego që s’është kjo në kompetencën tuaj, dhe më trego që s’do merresh me këto raste, dhe kështu e liron edhe veten, e më shumë mua.
- Mirë, dalim ne me deklraratë posa t’i shqyrtojmë rastet dhe pas mbledhjes së Bordit.
Prej atëherë, asnjë deklaratë nga KMDLNJ, ose çele gur gojën. Kjo bindja e Bixhetit të Shalakatun se në Amerikë vdesin njerëz të pafajshëm edhe në karriga elektrike, e mas 100 viteve merret vesh se personi i ekzekutuar paska qenë i pafajshëm, meriton një sqarim për opinionin. Ka raste kur mbyten ose dënohen njerëzit e pafajshëm, por kjo ndodh në rastet kur nuk gjinden prova për fajtorin e vërtetë të krimeve të rënda. Në rast se Behxheti, unë, apo kushdo qoftë, ka prova se dikush që do të ekzekutohet në karrige elektrike është i pafajshëm dhe ofrojnë fakte për fajtorin tjetër të vërtetë, atëherë ju e shpëtoni personin nga karrika elektrike edhe në sekondat e fundit. E njëjta situatë është në Kosovë. Për shumë vrasje që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë nuk dihej se kush i ka bërë edhe pse arrestoheshin dhe dënoheshin shumë veta. Nazim Bllaca lëvizte i lirë, por kur dolën dëshmitë se kur, si, dhe kë e ka vrarë dhe ka ndihmuar në vrasje tjera, atëherë nuk ka arsye pse të mbahen nën arrest të tjerët që nuk ishin të përfshirë. Provat vërtetohen shumë lehtë. Nëse bëhet fjalë për filan personin e rrëmbyer me datën e caktuar në ora 9 të mbremjes i cili më vonë është gjetur i ekzekutuar, atëherë vërtetohen të dhënat si të bashkëshortes së atij të rrëmbyerit se ka ardhur dikush e ka biseduar me të në ora 9, ashtu edhe të Nazim Bllacës se ka biseduar më atë grua në ora 9-të. Përmbajtja e të dy dëshmive përputhet. Fakt tjetër është se personi i rrëmbyer atë natë nuk ekziston më. Mule Behxhet dhe ekzekuto njerëz tjerë me karrige elektrike dhe mas 100 viteve shpalli të pafajshëm!
Kur Behxhetit i tregoja, ja ku i ke dëshmitë me emra, mbiemra, data, prandaj urdhëro ti, USAID-i, gjykatat, policia le t’i sfidojnë, përgenjështrojnë ose ofrojnë alternativa, ky reagonte: “Qyqy, a ti po don me m’kallxu mu çka me ba, a”? Flitet se Behxhet fantazeri po e ndërton një villë në truallin e lagjes së Hashim Thaçit, dhe se një ari truall e ka blerë për 18,000 euro. Në anën tjetër ankohet se USAID-i nuk po i jep para. Po këto nga po i merr Behxheti? Sipas të gjitha gjasave nga USAID-i dhe organizatat e ngjashme por në mënyrë të tërthortë nëpërmjet pushtetit.
Shqiptarët e Kosovës, për dallim nga gjermanët, pas luftës i kishin shumë fonde të huaja në dispozicion. Rreth keqpërdorimit të tyre janë të njoftuar shumica e shteteve prej nga kanë ardhur ato fonde, sidomos nga Amerika. Amerika është e vetëdijshme se përmasat e defekteve të ndihmës së saj në Kosovë janë alarmante, dhe ka ardhur në përfundim se në vend të ndërmarrjes së ndonjë mase korrigjuese ose ndëshkuese kundër keqpërdoruesve që janë të shumtë, më mirë është të shtypen disa disidentë që numërohen në gishta për ta legalizuar krimin dhe korrupsionin alarmant. Unë nuk po ankohem si Bexheti se Amerika s’po na jep pare. Po ankohem dhe nuk heqi dorë nga kërkesa se Amerika po na i vjedh paratë, pasuritë, dhe po e financon krimin dhe korrupsionin. Amerika në Serbi ka investuar 7 miliardë dollarë, ndësa në Kosovë duket se i ka keqpërdorur 7 miliardë dollarë. Shkaku: serbët ia qesin tymin dhe flakën ambasadës së SHBA-së në Beograd, ndërsa në Kosovë këta polic-milicët thonë “Amelika, Amelika”, e shqiptarët me mentalitet të ultë detyrohen të shkruajnë parulla “Thank You USA”, e i ngrisin statuja Bill Klintonit. Kur shqiptarët t’ia qesin tymin dhe flakën ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, pritni 7 miliardë dollarë investime nga Amerika në Kosovë!
Kodi i ri penal i Kosovës me të cilin parashihet kufizim i ashpër i raportimit të ngjarjeve (lexo: krimeve) në institucionet e Kosovës, nuk ka asgjë të bëjë me qeverinë. Është propozim personal dhe ekskluziv i ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, dhe i askujt tjetër. Ky propozim vjen pas serive të akuzave të rënda nga ky ambasador ndaj disa mediave se çka po raportojnë, anipse shumica e atyre raportimeve ishin fakte nga realiteti. Dhe tani ambasadori po i druhet se do të shpërthejnë skandale tjera, prandaj paralajmërimi për mediet e “padëgjueshme” është shumë i qartë. Le ta lënë anash mediet vetëm për një rast ambasadën e SHBA-së dhe le të provojnë të raportojnë për rolin e USAID-it në korrupsion.
Është e vërtetë se në mesin e shumë medieve kryesore në Kosovë ka raportime dhe lajme selektive, ose kujt t’i teken. Kjo duhet të sanksinohet, sepse krijon bindjen tek opinioni se mediet po gënjejnë shumë. Gënje policia, gënje gjykatat e shpifura, gënje qytetarët, gënje ambasada e SHBA-së dhe USAID-i, atëherë nuk na ka mbetur tjetërgje pos të konkurrojmë në librin e Ginisit si Kosovë kur praktikohet më së shumti gënjështrat!
Shqiptarët mendojnë se Amelika i ka shpëtuar. Kjo është një rrenë e kulluar. Si ishte e mundur afër 900,000 shqiptarë të kalojnë nëpër duart e serbëve në Shqipëri, Maqedoni, dhe Mal të Zi? Të tjerët mendojnë se merita e Amelikës është që i ka kthyer shqiptarët në Kosovë. Hapjani derën tani 900,000 shqiptarëve dhe shihni se as mëngjesi nuk do t’i presë për të ikur nga Kosova. Këtu qytetari (po flas për shumicën) është kafshë në raport me shtetin. Po u sjell edhe befasinë e një amerikani që punonte në EULEX, quhej Richard Stephen. Ja çfarë më thoshte në bashkëbisedim me mua: “E vetmja gjë që më çudit më së shumti këtu me njerëzit e Kosovës, është se nuk kanë ide se cilat janë të drejtat e qytetarit kundër shtetit”. E çfarë të drejtash kundër shtetit kanë qytetarët kur institucionet që do të duhej t’i përfaqësonin qytetarët si policia dhe KMDLNJ udhëhiqen nga jonjerëzorët si Agim Hajrizi dhe Behxhet Shala?
Inspektoriati policor i Kosovës si bastion i krimit
Më herët, në një shkrim kam treguar për inspektoriatin e shqpifur policor të Kosovës, dhe një inspektorje të quajtur Ismeta Gashi (boshnjake). Kam sqaruar edhe arsyen pse më është dashur ta informoj opinionin paraprakisht rreth punës së saj të pakuptimtë në inspektoriatin e shpifur policor të Kosovës. Ajo ishte e brengosur më tepër rreth vendit të saj të punës, çka ma krijoj përshtypjen dhe në mënyrë të tërthortë më tregonte: “Aiii bre djalë, po dojshe me m’marrë n’qafë me këtë kërkesë se mua ma bajnë bythën menjëherë prej këtuhit, kështu mos prit raport neutral nga hetimi”. U kujtohet fort mirë se ajo as që e kishte ndërmend të përgatis ndonjë raport hetimi, por policinë e Kosovës e paska brengosur shumë një lajm në ‘Bota Sot’ se unë kam fakte të forta rreth korrupsionit dhe krimeve të tyre. Kushedi se kush e ka detyruar këtë Ismeten, e cila ishte rreth mesit të viteve 50-ta me trupin “shtapiq”, të më përgjigjet pas tre muajve në vend të 15 ditëve nga dita e raportimit të rasteve. Shkaku është shumë i qartë – përgjigja ndaj lajmit në ‘Bota Sot’. Tani kam fakte shtesë se krimi dhe keqpërdorimet në policinë e Kosovës janë trashur edhe më tepër. Ajo nuk kishte ndërmarrë absolutisht kurrfarë hetimi dhe nuk kishte përgatitur kurrfarë raporti. E tëra çfarë kishte bërë, ishte një fletushkë me njoftimin se “prentendimet ankimore kanë rezultuar të pabazuara”. A mund të quhet dikush qenie normale njerëzore nëse është i/e thirrur për të bërë hetime dhe raporte të pavarura, dhe a duhet të qëndroj në atë vend pune nëse raporti i tij/saj është i pavërtetë ose i trilluar? Po u sjelli vetëm dy shembuj më të njohur. I pari ka të bëjë me raportin e kryeinspktorit të armëve të shkatërrimit masiv në Irak, Hans Blix. Ashtu si e raportoj, ashtu edhe ishte, pavarësisht se pretendimeve të administratës së George W. Bush-it për të gjetur arsyetime për luftën në Iraq. Iu kërkua një komisioni në SHBA të hetoj raport të pavarur nëse Iraku i kishte ato armë, lidhjet me Al-Kaidën dhe sulmet e 11 shtatorit. Të gjithë anëtarët e komisionit erdhën në përfundim se nuk kishte lidhje ndërmjet këtyre. Hetuesit jetonin në shtetin gjysmë-diktatorial të udhëhequr nga George W. Bush, por kjo nuk i frikësonte aspak ata nga përgatitja e raportit të pavarur i cili doli shumë i pafavorshëm për politikën e jashtme të SHBA-së. Po doni raport të pavarur? Ja ky është. Kushdo mund të bëjë pyetje rreth tij, ose siç thoshte Churchil, e vërteta ekziston. Ajo ekziston edhe në Kosovë, dhe përkundër se po mundohen ta fshehin ose shtrembërojnë, ajo përsëri ekziston.
Për atë amerikanin e panjohur (nëse ishte amerikan) që e kishte sjellë në gjykatë komandanti i stacionit policor në Prishtinë, kjo Ismetja thoshte se ai nuk ka qenë nga policia e Kosovës, por një polic që punonte aty në gjykatë, dhe se e paska sjellë atë të më marrë në pyetje me lejen e gjyqtares Naime Krasniqi – Jashanica. Dhe shihet tash absurdin; kur unë i thosha asaj gjyqtares së shpifur se mos është ky emër i shpifur Christopher Hardy (apo “Christopher the son of the bitch”) ai që e ka sjellë komandanti i policisë aty të më marrë në marrë në pyetje, ajo reagonte: “Kush është ai? Kush guxon me sjellë njerëz të panjohur në gjykatë me t’marrë në pyetje ty? Hajt se e hetojmë ne këtë rast dhe u tregojmë policisë qysh guxojnë ata me sjellë njerëz të panjohur në gjykatë”. Pat reaguar edhe avokatja e shpifur Fetije Uka – Islami: “Shihe! E pse s’ke kallxu deri tani për të? Ku guxon ai me t’marrë n’pyetje”. Avokatja ishte pjesë e komplotit. Ajo ka flokë të verdha dhe sy të kaltër (çubardhake me sy t’verdhë). T’iu them të drejtën, nuk e kam ditur se çubardhaket ishin kaq trullajka. Edhe me këtë rast, unë nuk bazohem në atë se çfarë thonë shumë njerëz për çubardhaket, por i vërtetoj gjërat praktikisht. Pra, nuk e kam ditur se çubardhaket ishin aq të budallta, dhe tash u binda me fakte. Edhe kjo Ismeta “shtapiqi” ish çubardhake.
Në “raportin” e Ismetes që nuk përmban gjë, nuk figurojnë as emrat e dëshmitarëve Remzi Gashi nga Prishtina dhe Shpëtim Manaj nga Shqipëria. E mbajnë sekret edhe emrin e komandantit të stacionit policor të Prishtinës (Agim Hajrizi), edhe pse unë e njoh. Atë e njeh edhe togeri Adnan Mehmeti, motra e të cilit punonte aty në inspektoriatin e shpifur policor të Kosovës. E njeh edhe rreshter Qazim Halimi. E njohin të gjithë. Çka po munohen të fshehin polic-milicët e Kosovës?
Më thotë Ismetja e shpifur se mund të konsultohesh edhe eprorin e saj, Blerim Hasani rreth “hetimit” të këtij rasti. Hyra në zyrën e këtij togeri (më 30.04.2012), ishte një kokëtrashë me sy t’verdhë prej hajni. Në tavolinën e tij kishte qenë e ulur edhe një inspektore me emrin Valentina Mitrovic. Togeri fillon të më tregoj se i ka lexuar të gjitha ato që i kam dorëzuar në inspektoriatin policor, dhe shton se është e vërtetë që ai polici (komandanti) ka qenë nga stacioni policor i qendrës, dhe ai e ka sjellë një amrikan (nuk ia përmend emrin) të më marrë në pyetje në mua në qeli, “dhe ti ke pranuar që ai t’iu merr në pyetje, pra është bërë me lejen tuaj”. Shumë bukur, i them unë. “Kjo rreshterja këtu (në letër, Ismeta Gashi), ja ku është në korridor duke na dëgjuar (dera ishte e hapur), le të hyjë brenda, thotë se ai polici nuk ka qenë nga policia e Kosovës, por nga gjykata. Ja ku jemi këtu, ftoje le të hyjë brenda dhe ta sqarojmë se cili prej jush nuk po e tregon të vërtetën, edhe të dyja palët po i thuani dy të pavërteta të cilat edhe ashtu nuk po përputhen. Si mund të pajtohem unë duarlidhur të më marrë në pyetje njeri i panjohur nën prezencën e komandantit të armatosur”? Asaj serbes Valentina Mitrovic (nëse është serbe) që ishte ulur me neve, befas u çua dhe shkoj të kompjuteri i saj, sepse me gjasë duhet t’i ketë ardhur për të vjellë nga budallaqet e shqiptar togerit të budallt dhe boshnjake shtapiqit. Ajo u largua nga tavolina ku ishte ulur posa unë i thashë togerit: “Qysh doli tash ai polici apo komandanti paska qenë nga stacioni policor ‘qendra’, e para pak sekondave kjo Ismeta Gashi thotë ‘jo, ai ka qenë polic i gjykatës’? Qe ku është në korridor kjo Ismeta, thirre le të vijë këtu, etë shohim sa po përputhen këto që thuani ju me ato që po i thotë ajo”. Sigurisht, inspektorja serbe e vërejti se me çfarë qenash e bushtrash është duke punuar, dhe u bind se paska në mesin e qytetarëve që interesohen për ato që thoshte Richard Stephen “të drejtat e qytetarit kundër (pu)shtetit kriminal”. Serbët kanë pak moral kudo, dhe turpërohen pak kur çështja është e pastër si loti. Shqiptarët jo.
Kur unë i thashë togerit, “po de qaj idioti i policisë së Kosovës që e ka sjellë atë të panjohurin”, togeri reagoj: “kujdes me ofendime”. Për çfarë ofendime e kishte fjalën ky togeri i shpifur Blerim Hasani? Është fakt shkencor dhe ligj i natyrës se shumica e shqiptarëve në policinë e Kosovës janë qenë për kah karakteri dhe inteligjenca. Pse e kanë formën e njeriut, inteligjencën, sjelljen dhe karakterin e kanë më të zezë se të qenëve. Kush i vë pikëpyetje kësaj, le të sjellë argumente për të kundërtën, ndërsa unë u sjelli fakte shkencore se janë qenë. Profesioni i tyre kryesor është gënjështra. Vetëm në gjuhën shqipe ekziston shprehja mjaft e përhapur “po rren si qeni”. Pse nuk është togeri Blerim Hasani qen? Pse nuk është Ismeta Gashi bushtër? Kur të dy rrejnë si qeni, pse nuk janë qen? Këta janë rrezik për përparimin e njerëzimit dhe humanizmit. Këta i shërbejnë vetëm të këqijave, prandaj qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë më së paku nevojë për këta qena dhe kriminela. Policia e Millosheviqit nuk ka kidnapuar njerëz e t’u thotë grave, të dashurave, shoqeve, ose bashkëpunëtoreve të tyre: “Hajde, qit pare për të”. Policia e e sotme e Kosovës po. Gjykoni vetë tash se cila polici ka qenë më e poshtër kundër qytetarëve të Kosovës. Shikoni dallimin qenësor ndërmjet rrenave të serbëve dhe shqiptarëve: Serbët në pushtet shpesh gënjejnë në nivel kombëtar kundër popujve tjerë për interesin e kombit të tyre; shqiptarët shfrytëzojnë pushtetin për të gënjyer e shpifur kundër qytetarëve të zakonshëm të tyre.
Kur shtetet tjera kidnapojnë ose arrestojnë edhe forca speciale të vendeve të huaja, siç ishte rasti nga Irani të pjesëtarëve të njësive elite britanike SAS, gjatë mbajtjes dhe marrjes në pyetje këta pjesëtarë shfaqen në uniformë, madje duke ngrënë pite. Edhe pas lirimit të tyre, raportimi për kushtet e mbajtjes nuk ndryshojnë. E këtu në Kosovë, ta sjellin lloj-lloj qeni këta polic-milicët shqiptarë, dhe vetë hyjnë të armatosur duke u zgërdhirë. Njërëz më të poshtër dhe më të ligj në planet nuk ka. Secili prej këtyre polic-milicëve i ka edhe gradat e shpifura si rreshter, toger, major, gjeneral, por në fakt nuk kanë karakter dhe profesioni i vërtetë i tyre është i njëllojtë, kurse rezultati vetëm krimi dhe korrupsioni. Një plakë në Isniq të Deçanit, u kishte thënë gjeneralëve të ri të UÇK-së: “Ju tek jeni shumë të zot bre! Na e kemi pasë n’katun ni kapetan, e dhet vjet s’ka mujt me u ba major, e ju për dy ditë n’mal u bat generalla”! Ka emërtime të ndryshme “major, nënkolonel, sekretar i shtetit, tana qeshtu kapak” siç thotë Vedati i stupcave, por derisa rrejnë si qeni, janë qenë në kuptimin më real dhe të pranueshëm. Këtu e keni një simbolikë të pezentimit pozitiv të policëve kosovarë nga Vedati i Stupcave: http://www.youtube.com/watch?v=XqlLrDgWork.
Po them pozitiv, sepse për kah mendja janë më të zi se që mund ta mendoni. Shqyrtoni pak rastet dhe do të bindeni. Nëse keni ndonjë pyetje rreth këtij shkrimi dhe fakteve të referuara e të prezentuara, interesohuni për ballafaqimin e dëshmive e të gjitha palëve; të mia, të policisë, të KMDLNJ-së, e të tjera, por me një kusht: Që të jemi të gjithë ballë për ballë, e jo pyet këtu, shko dëgjo se çka po rren ai tjeri, mos transmeto përgjigjet dhe argumentet e këtij apo atij. Ballafaqim publik i të gjithëve. Pikë! A jeni për ndonjë formë tjetër të zgjidhjes pos kësaj.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 77 vizitorë |
Lexuar:
2,989 herë
|
|
|
|
|
|
|