Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FDBK: GREQIA SHOVINISTE SYNON ANEKSIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË..!
Publikuar më 16 maj, 2012 në orën 12:02 ( ) Kristina Rasi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
DREJTUAR:
- ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE: OKB, KOMISIONIT EVROPIAN TË BE DHE DEPARTAMENTIT TË SHBA
- LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE
- MASMEDIAS SHQIPTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Ekstremistët grekë si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në Greqi, po shtojnë veprimtaritë e tyre antishqiptare.
Ministra të qeverisë së Tiranës, kryetarë të partive greke të legalizuara në Shqipëri, të mbështetur edhe nga deputetë të Parlamentit grek, si ato të partisë ultra të djathtë LAOS, përpiqen të mbledhin fonde në mbështetje të pretendimeve mesjetare greke ndaj territorit të Shqipërisë së Jugut. Ata dëshirojnë të kremtojnë edhe të ashtuquajturin "Vorio-Epir".
Tani, më në fund, edhe një farë mitropoliti Andreas që ka nxitur në Korcë për luftë dhe rezistencë të armatosur kundër Shqipërisë për marrjen e "Vorio-Epirit". “Me bashkim dhe luftë do të ndriçojmë qiellin e Epirit të Veriut".
Nën këtë parullë janë zhvilluar në Delivnaqi festimet në përkujtim të 98-vjetorit të "Protokollit të Korfuzit", në bazë të të cilës Prefektura e Korçës dhe ajo e Gjirokastrës do të ishin praktikisht autonome nga pjesa tjetër e shtetit shqiptar, shkruan "Gazeta Shqiptare" (http://ina-online.net/shqiperia/17265.html, më 14 maj 2012)
E kush qenka ky spiun gjoja "mitropolit" që kryen akte antikushtetuese ndaj rendit në Republikën e Shqipërisë, dhe asnjë prej politikanëve shqipfolës (të gjunëzuar para Greqisë e Serbisë) nuk ndërmerr masa për ndalimin e tij?!
Historia e pretendimeve greke për jugun e Shqipërisë është shumë e gjatë. Meqë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës shovenistët grekë nuk u kënaqen vec me grabitjen e Camërisë shqiptare, ata kërkonin të vjedhin edhe jugun e Shqipërisë aktuale. Ata organizuan, në mbërshtetje të planit të tyre “Megali Idheja” banda kriminale paraushtarake që kryenin masakra të shumta dhe terror ndaj popullsisë shqiptare, duke u përpjekur që të mashtrojnë edhe Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit që ishte në terren për caktimin e kufirit shqiptaro-grek, duke i detyruar shqiptarët të deklarohen si grekë, apo madje edhe duke i detyruar të lyejnë shtëpitë e tyre në ngjyrat e flamurit grek (!).
Tanimë janë të njohura shumë barbari antishqiptare greke në Shqipëri, të dokumentuara në dokumentet e kohës.
Këtu do të përmendim vetëm disa, si vijon:
1. Njësiti i komanduar nga kapiten Cipuros në prill 1914 grabiti e dogji 32 fshatra në krahinën e Kolonjës.
2. Njësiti ushtarak i komanduar nga nëntogëri Stratos më 10.7.1914 në fshatrin Panarit të Korcës vrau 450 vetë: burra, gra e fëmije dhe dogji 27 fshatra rreth e qark atij fshati. Kurse në shtator të po atij viti grabiti e shkatërroi Corrovodën dhe tërë fshatrat në afërsi të saj; grabiti dhe shkatërroi të 45 fshatrat e krahinës së Tomorricës.
3. Njësitët e komanduara nga Pandazopullos dhe nëntogerët Drellas e Viktoratos më 20.8.1914 grabitën dhe dogjën 15 fshatra të krahinës së Oparit.
4. Njësitet e drejtuara nga kolonel Canco Vardhas më 20.9.1914 grabitën, dogjën dhe shkatërruan 45 fshatra të krahinës së Gorës. Po ai kolonel me bashkëfajtorët e vet në Korcë plackitën 35 shitore dhe 1000 banesa. Grabitjet de shkatërrimet e C. Vardhës në Korcë dhe në shumë fshatra u cmuan në 500 mijë fr. ari (Ibrahim D. Hoxha – Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek).

Zonja dhe zotërinj!
Vitet kanë kaluar, por planet grekomëdha kanë mbetur në vlerë të politikave antishqiptare të shtetit dhe bandave kriminale greke.
Sulmet grekomëdha janë shfaqur madje hapur, si në rastin e masakrës së Peshkëpisë (Gjirokastër), të ndodhur më 10 prill 1994, kur një komando prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi dhe vrau në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Farmir Shehu dhe plagosi tre shqiptarë.
Gazeta “Elefterotipia” ka publikuar lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Clirimin e Epirit) që financohet nga Nikolas Geixh *Nikos Gaxojanis). Ky Nikollas Geixh, shumë më vonë, edhe pse fillimisht u deklarua “non grata”, në 2003 ka ushtruar ndikimin e tij në politikën shqiptare, duke ardhur në Shqipëri për të ndalur votimin e rezolutës së Parlamentit Shqiptar për gjenocidin në Camëri, duke gjunëzuar kështu tërësisht deputetët shqiptare…
Provokimet janë shtuar në atë që ishte “kryengritja e vitit 1997”, kur më shumë incidente janë ndodhur, gjë që e ka bërë gazetën italiane “Corriere della Sera” të akuzojë drejtpërdrejtë një avokat i njohur grek, me emrin e mbiemrin e tij Aleksandros Lykourezos për koordinimin e trazirave, për të cilin gazeta ishte informuar se ishte një nga udhëheqësit e të ashtuquajturës “Lëvizje për Clirimin e Vorio Epirit”. Janë ndodhur gjëra të papranueshme në atë vit 1997 në trojet shqiptare të Jugut të Shqipërisë të shkaktuara nga grekomëdhenjtë.
Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Sipas gazetës greke “Stohos” (5 mars 1997), “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”. Gazetarët grekë jepnin gjithashtu pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”, pohonin ata. Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënte thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”. Është ndodhur edhe një incident atë kohë, konkretisht më 11 gusht 1997, kur dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.
Ishin edhe raste kur politika zyrtare greke deklarohej hapur për të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, si në situatën e deklaratës së ekstremistëve grekë të partisë LAOS që kërkoi shpalljen e autonomisë së “Vorio-Epirit” (shih gazetën shqiptare Tema) Në kërkesën e saj grupi i deputetëve të LAOS bënte krahasimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës para tre vitesh me shpalljen e autonomisë së “Vorio-Epirit” të shpallur 97 vite më parë. Këto fakte janë të pakrahasueshme, sepse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një riparim parcial i një padrejtësië të shkaktuar shqiptarëve me pushtimin e kësaj treve shqiptare nga Serbia nacertaniste, kurse autonomia e “Vorio-Epirit” ishte vec një kërkësë shoveniste të një shteti i pangopur me pushtimet territoriale të tokave shqiptare të Camërisë, d.m.th. shteti grek. Deklarata nënshkruhej nga 16 deputetë të partisë LAOS, si më poshtë vijon: Jorgos Kraxhaferis, Konstandinos Aivalotis, Jorgos Anatolaqis, Vacos Apostolatos, Qiriakos Velopulos, Voridhis Mavrudhis, Spiridon Gjeorgjiadhis, Kostandinos Kiltidhis, Angjel Kolokotronis, John Korantis, Paul Markaqis, Urania Papadhaqis-Papandreu, Athanasios Plevris, Elias Polatidhis, Asterios Rontulis dhe Aleksander Krisanthakopulos.
Për fat të keq, qeveria shqiptare dëshmohet e pafuqishme të mbrojë shtetin e vet nga sulmet grekomëdha, është tepër e butë në marrëdhëniet e saj me kriminelët grekë dhe nuk merr masat e duhura penale kur ata kryejnë vepra antikushtetuese në Shqipëri. Kur konsuli grek në Korcë deklaroi se “ka grekë në Korcë” dhe “vllehët janë grekë”, duke i shtyrë të deklarohen grekë në census, nuk u shpallte person “non grata” këtë personazh të urryer antishqiptar! Ai tha: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir ekzistojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”.
Edhe kryetari i MEGA Kristaq Kiços tha në fshatin Krania, përpara përmendores së njërit nga adartët grek, Thimos Lolis, i cili ka bërë masakra kundër popullsisë shqiptare në vitin 1914: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar... Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. “ (!) Dhe askush nuk e lidhi atë me pranga, sic do të ndodhej në cdo shtet të botës, kur dikush bën deklarata të tilla secesioniste….

Zonja dhe zotërinj!
Sic e dini, Greqia ndodhet me një këmbë në varr, d.m.th. që shumë kohë është përpara falimentit. Ajo është si një rahmetali, që Evropa e ka shpëtuar shumë herë nga vdekja, duke e mbajtur artificialisht me oksigjen.
Por ajo, në vend të demokratizohet, përdor nacionalizmin ekstrem si surogat për të hedhur në gjumë popullin e vet dhe jep shënja se sillet si gjarperi, i cilit bisht u pre: bëhet gjithnjë më agresive kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Dëshmi për këtë është ardhja e partisë neonaziste në parlament me 21 deputetë, gjë që paraqet një rrezik për paqen dhe sigurinë e Evropës!!
Nuk është cudi që edhe në të ardhmen të vazhdojë me provokacionet të hapura apo të fshehura kundër Shqipërisë.
Ju duhet të vëzhgoni që shteti grek të respektojë të drejtat e shtetit shqiptar, jo vetëm për të zotëruar trojet e Shqipërisë së Jugut, që grekët e pretendojnë për vete, por edhe të rikthejë të drejtat e popullsisë came (të Camërisë) për të shfrytëzuar pronat e veta, të detyrojë Greqinë për të dëmshpërblyer këtë popullatë dhe për t’i garantuar se nuk do të kryejë më një gjenocid të ngjashëm.
Përkundrazi nuk do të jetë kurrë paqe dhe stabilitet në Ballkan!

Në emër të Kryesisë Qendrore të FDBK (Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar);
Zëdhënësia e FDBK,

Kristina RRASI (d.v.)

(www.fdbk.eu)
Tiranë, më 15 maj 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,328 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi