Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Katedralja e Ibrahimit (Abrahamit) dhe Xhamia e Isasë (Jezusit)
Publikuar më 14 korrik, 2012 në orën 06:53 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prishtina! Qyteti Universitar i Kosovës me “Universitetin e Prishtinës”, qyteti kulturor me “Teatrin e Kukllave”, “Galerinë e Arteve”, ish-kino “Vlaznimin” e ish-kino “Rinia”, qyteti i informimit me ish-“Rilindjen” e ish-“RTP”, qyteti sportiv i “KF Prishtina”, qyteti i rekreacionit nga parku “Gërmia” e tek patinazhi i dikurshnëm i ish-”Boro dhe Ramizi”, qyteti i historisë që nga zona historike “Ulpiana” e Xhamitë qindra vjeçare Hamamit të qytetit e deri tek ish-hotel “Unioni”, qyteti romantik i ish-“Korzo”-së e i këngës “Pranvera në Prishtinë”, e shumë e shumë epitete tjera, të cilat secili prishtinas do t’i identifikonte me lehtësi (por pa “ish-a”).

Gjithsesi, këto epitete nuk ishin arritur lehtësisht. Të gjitha këto ishin arritur nga një punë e palodhshme e shumë qytetarëve të këtij vendi dhe të ardhur në këtë vend, me idenë e edukimit, emancipimit dhe zhvillimit të përgjithshëm. Mësuesit, Inxhinierët, Arkitektët, Mjekët, Ekonomistët, Juristët, Artistët e shumë të tjerë arritën që ta ngrisin një kryeqytet të denjë për qyteratët e saj. Krijuan një identitet të veçantë të kryeqytetit të tyre, në aspektin Urbanistik e Arkitektonik, duke ngritur godina e hapësira për aktivitete kulturore, arsimore, shëndetësore, informative e rekreative. Pra u krijua një identitet në funksion të qytetarëve, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe se bëhej idenditet i secilit qytetar të ri në këtë qytet. Ekzistonte një dëshirë e madhe e përshtatjes së individëve dhe grupeve të ardhura me këtë identitet të qytetit, sepse ishte identitet emancipues.
Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit, ndryshoi plotësisht në vitet e 90-ta e tutje. Filloi me ndërtimet e pakompromisa të objekteve sakrale nga pushteti serb, mu në mes të oborrit universitar, të cilat ishin në shpërputhje me identitetin e këtij qyteti .
Me këtë, ndryshoi filozofia e përshtatjes së të ardhurit në këtë qytet, në filozofinë e ndryshimit të qytetit, sipas të të ardhurit. Nuk do të kishte asgjë negative nga prurjet e cilësisë, bashkimit dhe progresit, mbi atë që ishte krijar në këtë qytet, ndwr vite. Negative ishte filozofia e ndryshimit rrënjësor të filozofisë dhe identitetit të këtij qyteti dhe qytetarevë të saj. Ishte filozofia e përqarjes dhe regresit. Fatkeqësisht, kjo u vazhdua edhe pas vitit ’99. Rasti konkret dhe më i veçantë ishte, rrënimi i ndërtesës së gjimnazit “Xhevdet Doda”, për ngritjen e një Katedraleje Katolike në zemër të qytetit,, me një arkitekturë mesjetare. Kjo ndërtesë historike, njëherë kishte qenë spital, burg, por edhe ndërtesa e vetme e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në këtë zonë. Ishte e mjaftueshme arsye e një katedraleje, që të rrënohet e tërë kjo histori dhe lënia jashtë e nxënësve të kësaj shkolle. Ndaj kësaj ngjarjeje për çudi, nuk pati ndonjë reagim nga arkitektet, shoqëria civile apo edhe nga vetë qytetarët, përpos një mini-proteste të nxënësve të kësaj shkolle, të cilët ishin shumë “të vegjël” karshi presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova dhe Ipeshkvisë së Kosovës.
Me kalimin e kohës, kjo akumuloi një pezmatim tek një pjesë tjetër e përfaqësuesve religjioz, Bashkësisë Islame, të cilët filluan të kërkojnë rrënimin e kopshtit të fëmijëve në lagjen Ulpiana, për ndërtimin e Xhamisë pak më lartë së Katedralja Katolike. Situata u tensionua deri në pikën, ku disa qytetarë filluan hapjen e themeleve për Xhaminë, në oborrin e Fakultetit Filologjik.
Sipas këndvështrimit tim, pas 2 dekadave të zhvillimit të qytetit të Prishtinës, si qytet Universitar, modern e kulturor, u kthye në një fushëbetejë të religjioneve e si pasojë shkatrrimi i identitetit shumëvjeçarë të tij.
Jo shumë kohë pas ditës së sotit, do të vehet edhe gurthemeli i Xhamisë së re, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa (rastësisht apo jo, pasardhësi i personit që veu gurthemelin e Katedralës). Lokacioni për këtë Xhami, është caktuar hapësira në mes të ndërtesës së Posës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe ndërtesës së Qendrës për Mjekim Familjar. Pra këtu kemi një uzorpim të hapësirës publike, me “Aminin” e Kryetarit Mustafa e pa asnjë diskutim me qytetarët e këtij qyteti.
Duke mos i diskutuar nevojat për këto dy ndërtesa të rëndësisë së tyre specifike, të gjithë jemi dëshmitarë të vendosjes së tyre në hapësirat më të papërshtatshme të këtij qyteti të vogël. I ngulfatur deri në një pikë kritike, kësaj hapësire të vogël i shtohen edhe dy ndërtesa kolosale, nga z. Rugova dhe z. Mustafa.
Me siguri, që faji për shkatërrim të shpëjtë dhe me nguti nuk mund ti bie vetëm udhëheqësve të qytetit të Prishtinës që nga pas lufta, e grupeve të interest, të cilët prioret kanë vetëm interesin e tyre, por faji duhet të rëndojë edhe mbi ata të cilët e lejuan këtë degradim. Ky faj duhet të rëndoj edhe mbi arkitektët e këtij qyteti, mbi asociacionet e Arkitektëve dhe Planerëve, mbi Fakultetin e Arkitekturës, shoqërinë civile dhe mbi secilin qytetar të këtij qyteti të dhunuar. Në këtë realitet të hidhur, më rri mendja vetëm te një thënie e shkenctari Einstein ku thotë: "Bota është një vend i rrezikshëm. Jo për shkak të njerëzve të cilët janë të këqinjë, por për shkak të njerëzve të cilët nuk bëjnë asgjë në lidhje me të ".
“The world is a dangerous place. Not because of the people who are evil; but because of the people who don't do anything about it.”

Petrit Ahmeti
Arkitekt MSc

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 1,868 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi