Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kundër hungarezit Tamas Bajzath
Publikuar më 30 shtator, 2012 në orën 15:28 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot meritë e rrëzoi për tre herë me radhë kundërshtarin e tij, duke ja bërë me dije, se do ta ketë të vështirë kësaj here për të qëndruar deri në raundin e gjashtë.

Siç ishin të njoftuar sportëdashësit dhe lexuesit tanë, se Sevdail Sherifi, kishte për të boksuar po sonte më 29 shtator në Friburg, kundër hungarezit të pamposhtur Tamas Bajzath, i cili ishte 90.4 kg dhe pa asnjë humbje, i cili kundërshtarin e tij, e kishte rrëzuar pa u përfunduar raundi i tretë, kësaj here, nuk i doli ashtu si ka menduar, por u grushtua shumë, nga bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi. Kishin ardhur bashkatdhetarë nga katër anët e Zvicrës, kishte bashkëkombas edhe nga Belgjika, Austria e Gjermania, për të përcjellur Sevdailin, i cili, po dëshmon, se në një të ardhme të shpejtë do të jetë atje ku dëshirojmë të gjithë. Përveç shumë miqëve që kishin ardhur për ta përcjellur e mbështetur, ishte edhe familja e tij e ngushtë, babai, nëna, vëllezërit e motra, por edhe bashkëshortja e Sebvdailit, i cili, verën që kaloi, kishte bërë dasëm të madhe në Preshevë. Edhe pse i mungoi ringut për 11 muaj me radhë, me që ishte në shërbimin ushtarak në Zvicër, Sevdaili, kishte punuar shumë, që të jetë në formë. Para Sevdailit në Boxe Club Villars-sur Glane në Friburg, u zhvilluan shumë meçe, por meçi kryesor ishte i Sevdailit. Atëherë, kur pritej të del në ring Sevdaili, ishin ngritur në këmbë të gjithë, për të pritur Sevdailin, e kundërshtari i tij, që kishte dalur më herët në ring, e pa, se kishin ardhur shumë tifozë për të përcjellur Sevdailin dhe nuk e ka të lehtë. Para se të del në ring, ne bashkëbiseduam me Sevdailin dhe ai, pa u zgjatur shumë, tha, ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe do të shihni një meç shumë të fortë, ku do ta rrëzoj për toke, dhe do ta ketë për kujtim hungarezi, sepse ende nuk ka hëngër grushta shqiptari. Ishte përgaditur, jo më pak se dy muaj, edhe ate gjithnjë me të gjitha ushtrimet e duhura, Sevdaili, me të dalur në ring, ishte i shoqëruar nga stafi i tij, e për të ndihmuar moralisht, ishte edhe veprimtari, afaristi e sportëdashësi i madh Lulzim Zhaku Aliu, i cili, me plot emocione e përcolli këtë meç dhe sigurisht, se nga përvoja e tij e madhe, ka dhënë, disa fjalë të mira, që për Sevdailin ishin si xhevahir. Këngë e Preshevës, e kënduar nga Ilir Shaqiri, ishte shoqëruese e Sevdailit, ose hymni i këtij dueli të fuqishëm. Sevdaili, me të rrahur gongu i sekondit të parë, përcolli se si po lëviz kundërshtari i tij, e hungarezi ishte i përgaditur si në shtat, por edhe në aspektin psiqik dhe fizik, por me të filluar grushtat, që ja nisi i pari Sevdaili, hungarezi, disa herëu mundua me dorën e djathtë që ta godas Sevdailin, por i vëmendshëm Sevdaili, e studioi mirë dhe në sekondat e fundit të rundit të parë, me një goditje të fuqishme me të djathtën e rrëzoi për toke, ku mezi se u ngrit në këmbë hungarezi, ose më mirë, e shpëtoi sekondi i fundit i rundit të parë. Kur filloi rundi i dytë, u pa në ofanzivë të madhe e Sevdailit, me të majtë dhe përnjëherë u rrëzua, por hungarezi u ngrit në këmbë edhe pse i numëroi gjygjtari kryesor, por me të ngritur në këmbë, shihej se hungarezi, mundohej të fitoj ndonjë moment, por Sevdaili i pamëshirshëm, iu afrua dhe me dy tre goditje të herë pas hershme e rrëzoi, për të mos u mundur të zgjohet hungarezi dhe tranjeri, e pa, se e humbi këtë meç dhe ia bëri me dije, gjygjtarit, se fitoi me meritë Sevdaili. Menjëherë, filluan edhe brohoritjet e mëdha të publikut: "Sevdail, kampion. Sevdail, Presheva, Shqipëria". Pas meçit ne siguruam edhe një prononcim special dhe ja se çka na tha Sevdaili: "Këtë fitore ia dhuroj 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ja bëj me dije të gjithë vëllezërve të një gjaku e gjuhe, në Vlorë, e Prishtinë, se edhe Presheva, është në mes të flamurit kombëtarë. Është fitore e rëndësishme e imja, por këtë fitore e ndaj me të gjithë ata që më përkrahin. Unë, vërtet disa muaj nuk jam marrur me boks, por me zemër dhe shpirt kam qenë te boksi, tash pas këtij meçi kam plane tjera, por me kujdes dhe me ndihmën e miqëve të mijë, të atyre që e duan këtë sport dhe të familjes, do të eci te para. Pash shumë bashkatdhetarë që kishin ardhur enkas për mua, kjo më gëzoi shumë dhe padyshim se më dha edhe më shumë zemër. Përmes portalit tuaj, përshëndes të gjithë bashkëvendasit e mi dhe vëllezërit kudo që janë".
Sevdaili, i cili vlerësohet me nofkën "Shqiponja e rrezikshme", kishte ushtruar dhe ka menduar gjithnjë, se së shpejti, do të vazhdoj karrierën e tij në boks dhe padyshim, se do ti kaloj të gjitha vështirësit e krijuara dhe të jetë aty ku e ka vendin, aty ku e presin me mijëra e mijëra dashamirës të sportit, e mbrëmja e sontme, tregoi, ose më mirë, vulosi, se Sevdaili do të shkëlqejë. Suksesin që e tregoi sonte, Sevdaili do të jetë së shpejti edhe në meçe tjera dhe do të radhitet ndër më të mirët e botës. Për këtë meç folën edhe disa zviceranë që i takuam edhe ata vlerësuan shumë përgaditjet që kishte bërë Sevdaili. Edhe babai i Sevdailit me shumë emocione, iu gëzua këtij meçi. Ndërsa afaristi e veprimtari Lulzim Zhaku Aliu, ndër të tjera tha: "Se Sevdaili vërtet ka shkëlqyer sonte dhe ka me çka të krenohet tash e tutje Presheva, me këtë sportist të madh, që po shkëlqen dhe që do ta ngrejë zërin e Preshevës dhe gjithë shqiptarisë". Sevdail Sherifi, i buzëqeshur dhe me plot plane, tash e tutje, do ta ketë edhe më të lehtë, sepse rruga e tij, është e çelur në profesionalizëm dhe ai që mendon me i dal në "mejdan", nuk do ta ketë të lehtë, sepse vërtet është i pamëshirshëm në ring, shihej si "Shqiponjë në aksion". Suksese Sevdail.

Dashnim Hebibi, Cyrih

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 9 vizitorë
Lexuar: 3,248 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tÃ...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e meÃ...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi