A KEMI NE SHQIPTARET PROGRAM PER BASHKIMIN KOMBETAR? |
Publikuar më 28 dhjetor, 2012 në orën 00:51 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
Kohëve të fundit, pas hapjes së debatit pro dhe kundër ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike, shpesh herë na ka rastisur që, nëpër debatet televizive, siç ishte edhe debati i mbremshëm (19 dhjetor 2002) te emisioni i Alban Dudushit te Top Channel, të titulluar: "Bashkim, pse jo?", ku ishin edhe z. Lisien Bashkurti i AKZ (Aleanca Kuqezi), Visar Imeri i LVV (Lëvizja Vetëvendosje!) dhe Adri Nurellari i PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet) të popullsisë shqiptare nga Camëria në Republikën e Shqipërisë, të dëgjojmë pyetjen: A e kemi ne shqiptarët programin e bashkimit kombëtar?
Pikërisht kjo pyetje, e bërë disa herë, jo vetëm nga udhëheqësi i emisionit, z. Alban Dudushi, por edhe nga Kim Memeti nga Shkupi dhe..., të cilës nuk arritën t'i japin përgjigje asnjëri nga tre eksponentët e lartë të tri forcave politike (AKZ, LVV dhe PDIU), më nxitën që të shkruaj këtë shkrim, përmes të cilit dua që, më përgjegjesinë më të lartë morale e politike, ta sqaroj gjithë opinionin publik kombëtar shqiptar, si më poshtë vijon:
I. Asnjëra nga të tri forcat politike, as AKZ (Aleanca Kuqezi), as LVV (Lëvizja Vetëvendosje) dhe as PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), në programet e tyre nuk e kanë të sanksionuar ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike. Madje AKZ (Aleanca Kuqezi) ende nuk ka program politik, por ka vetëm një Deklaratë Programore, përmes së cilës e njeh sovranitetin shtetëror të IRJM mbi trojet e Shqipërisë Lindore, dhe të mos flasim më për trojet e tjera shqiptare nën Serbi, nën Mal të Zi dhe.....
Le të dalë dikush nga liderët e këtyre tri forcave poltike të sipërcekura (AKZ, LVV dhe PDIU) dhe le të më tregojë se ku mundemi t'i lexojmë programet e tyre politike, të cilët programe poltike nuk i kanë të publikuar as në web-faqet zyrtare të partive të tyre.
Dhe, pse nuk i publikojnë programet, por i mbajnë të fshehur edhe nga anëtarësitë e partive të tyre?!
II. Aktualisht, në hapsirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, vetëm tri forca poltiko-patriotike në programet apo platformat e tyre politike e kanë të sanksionuar ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike, dhe ata janë:
1. LB (Lëvizja për Bashkim), me Seli Qendrore në Prishtinë dhe me kryetar z. Avni Klinaku, e cila është vazhdimësi e ish LCKK (Lëvizja Kombëtare për Clirimin e Kosovës) të themeluar në vitin 1993 dhe të udhëhequr nga Deshmori Bahri FAZLI;
2. LSHN (Lista për Shqipërinë Natyrale), me Seli Qendrore në Tiranë dhe me kryetar z. Koco Danaj;
3. FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar), me Seli Qendrore në Tiranë, vazhdimësi e ish-FBKSH (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar), të themeluar në korrik 2002 në Pallatin e Kongreseve të Tiranës, aktualisht i ligjeruar (regjistruar), jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë dhe në mërgatën (diasporën) shqiptare, si dhe me struktura organizative (këshilla dhe celula) të fshehta (klandestine) edhe në të gjitha trojet e pushtuara e te kolonizuara nga sllavo-grekët, jo vetëm në Shqipërinë Lindore (ILIRIDA) nën IRJM (FYROM), në Shqipërinë Veri-Lindore (KOSOVA LINDORE) nën Serbi dhe në Shqipërinë Veriore (MALESIA) nën Malin e Zi, por edhe në Shqipërinë Jugore (CAMERIA) nën Greqi dhe Krahinën e Sanxhakut nën Serbi dhe Mal të Zi.
Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 20 dhjetor 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
Lexuar:
1,018 herë
|
|
|
|
|
|
|