Sheshi i mikut të Miliq Kërstës |
Publikuar më 06 prill, 2013 në orën 02:40 ( ) |
Isa Mulaj | Opinion | |
|
|
Ndalohet ribotimi, shpërndarja, dhe përkthimi në gjuhë të huaja pa lejen e autorit dhe të botuesit
Secili komb ose popull bënë emërtime të rrugëve, shesheve, aeroporteve dhe vendeve tjera në bazë të ndonjë personaliteti që ka lënë vepra domethënëse për atë popull. Shpeshherë, kemi raste kur emërtimet bëhen me emra personalitetesh të huaja të cilët kanë dhënë ndonjë kontribut të çmuar për popujt tjerë, ose edhe rastet kur veprat e personaliteteve të tilla vlerësohen si e mirë e përbashkët dhe e përgjithshme. Kështu në rastin e parë hasim rrugën “Gjenerali Wesley Clark” në Pejë, për rolin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës, Gustav Mejer (albanolog) në Prishtinë, sheshi “Adem Jashari” në Stamboll në shenjë respekti për sakrificën e tij në Kosovë. Në rastin e dytë emërtimet mund të jenë të karakterit më të përgjithshëm si “Universiteti Amerikan” në Bullgari, Kuvajt, Kosovë, Shqipëri; “Universiteti Mehmet Akif Ersoj” në Burdur, kolegji me të njëjtin emër në Tiranë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren; BMW-së në Mynhen, SHBA, Kinë, Indi, Kanadë, e kështu me radhë.
Toponimet dhe emërtimet më të shpeshta që e dallojnë një komb nga tjetri, janë ato të heronjve si “Rruga Ismail Qemali” në lagjen Arbëria të Prishtinës, “Gjimnazi Sami Frashëri”, “Shkolla Fillore Gjergj Fishta”, “Rruga Ilir Konushevci”, “Sheshi Zahir Pajaziti”. Emërtimet zakonisht nuk mund të bëhen me emrin e ndonjë personi ose dukurie që është njohur për vepra të këqija, qoftë edhe kundër popujve tjerë. Për shembull, në Serbi nuk ka ndonjë rrugë apo shesh me emrin “Arkan” ose “Miliq Kërsta”. Aq më të papranueshme janë emërtimet në bazë të personaliteteve vendore që i kanë shkaktuar dëme në masë popullit të tyre. Nëse kjo ndodhë si rezultat i pushtetit, pas rënies së tij korrigjohet dhe dënohet një veprim i tillë, pra është emërtim i mbajtur me zor derisa arsyeja e shëndoshë të fitoj kundër së keqes.
A shkojnë bashkë vepra e Zahir Pajazitit dhe Miliq Kërstës?
Siç mund të jeni në dijeni, Kuvendi Komunal i Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka emërtuar sheshin kryesor te Hoteli Grand nga Zahir Pajaziti në Ibrahim Rugova. Bustin e Zahir Pajazitit e kanë lënë në një mini-shesh të eklipsuar nga, ose në kuadër të, sheshit Ibrahim Rugova. Ata që më së paku kanë qenë afër njëri tjetrit me vepra sa ishin gjallë, të cilat kurrfarë ligji i natyrës dhe i shoqërisë nuk mund t’i bashkonte, po i bashkon me dhunë për së vdekuri perfidët e LDK-së. A ka gjë më tmerr? Është një cinizëm dhe përdhosje e pashembullt që i bëhet Zahir Pajazitit si një ndër arkitektët më të spikatur dhe profesionistë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilën Ibrahim Rugova e ka quajtur pjellë dhe dorë të zgjatur të Serbisë. Mirëpo, kur fitoj e vërteta e veprës së Zahir Pajazitit që solli largimin e regjimit të Millosheviqit nga Kosova, LDK-ja ka aso fytyre që t’i “nderoj” ata që i luftonte në bashkëpunim me regjimin e kryekasapit të Ballkanit. Bashkim-vëllazërimi i Rugovës dhe familjes së tij me serbë dhe UDB daton prej para fillimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB), pjesëmarrjes së vetë Rugovës në strukturat udhëheqëse serbo-komuniste, sheshin e “vëllazërim-bashkimit” me serbë dhe malazez mu para ndërtesës së tanishme të Kuvendit Komunal të Prishtinës (përmendorja me tri shtylla që tregon se si shqiptarët, serbët, dhe malazezët lindin ndaras por bashkohen diku më vonë kah maja ose pushteti), i biri i axhës së Rugovës (Rrustemi) ishte një UDB-ash zyrtar dhe i mirënjohur që punonte edhe me revole në redaksinë e “Rilindjes”, e deri në ditët e sotme ku filozofinë rugoviane e vazhdojnë faqezinjtë dhe anti-kombëtarët e LDK-së, përfshirë këtu edhe të birin e Rugovës Ukën i cili në Kuvendin e Kosovës voton kundër femrave të dhunuara shqiptare nga kriminelët serbë. Mos u befasoni aspak në këtë pjellë të Rugovës sepse prej kohësh këta kanë qenë dhe mbetet vegël të serbo-çetnikëve kundër shqiptare, në të kaluarën krejt haptas, e tash kinse po mundohen të veprojnë fshehtas kur Ukës ia merrte mendja se nuk bëhen publike votimet e fshehta të tij pro-çetnike.
Këtu në Prishtinë dhe aty-këtu në diasporë, ata shqiptarë që e shohin këtë botë vetëm me t’nime e jo në bazë të ngjarjeve dhe fakteve nga realiteti, nuk duan ta kuptojnë se miku i Ibrahim Rugovës, Ramë Vuthaj, ka mbytur me sëpatë heroin shqiptar Selman Kadria. Selmani ishte nipi ose djali i motrës së Ramës. Emri i Miliq Kërstës si kriminel në zë është i njohur në tërë Kosovën dhe shqiptarinë. Megjithatë, krimet e ekspeditës së tij të tmerrshme i njohin më së miri shqiptarët e Istogut dhe fshatrave përreth. Ja përshkrimi i shkurtë i disa krimeve: grumbullimi i shqiptarëve, lidhja rreth sanave dhe djegia e tyre për së gjalli; izolimi i familjeve brenda shtëpive, mbushja e shtëpive me kashtë dhe djegia e të gjithë anëtarëve për së gjalli; torturimi i shqiptarëve në Kullën e Popit në Istog (aty ku sot është vetëshërbimi “Jaffa”) me djegie në fytyrë, damkosje në trup me zhegër (shufër metalike e skuqur); therje të fëmijëve në djep; therje të grave shtatzëna dhe nxjerrja e fëmijëve; dhe krime tjera të papërshkrueshme. Miliq Kërstën më në fund e likuidon Selman Kadria. Lajmit për eliminimin e Miliqit i janë gëzuar të gjithë shqiptarët me përjashtim të miqve të familjes së Rugovës. Filluan shqiptarët të marrin frymë pak më lirshëm, por brenda ditëve do të marrin vesh se trimin që tronditi Serbinë, do ta mbysë me sëpatë në mënyrë tinëzare miku i Ibrahim Rugovës, Ramë Vuthaj në shenjë hakmarrje për Miliq Kërstën. Ja, kështu i “nderon” rugovizmi heronjtë shqiptarë. Ku është ai Naser Rugova, i biri axhës ose çka do qoftë, të dalë e të komentoj në Facebook se Ibrahim Rugova rrjedh nga familja e Zhujë Selmanit? Ku është ky Naseri të na vërtetoj se Ukën (babain e Rugovës) nuk e kanë likuiduar LNDSh-ja (Lëvizja Nacional-demokratike Shqiptare) për shkak të lidhjeve të forta të këtij Klani me OZNA-n dhe likuidimin e heroit Selman Kadria? E ju që lexoni nga distanca dhe e njihni historinë e rugovizmit me t’nime e shpifje, dilni e demantojeni këtë?
Ku jeni? Mos u fshihni prapa rrenave dhe shpifjeve me të cilat jeni indoktrinuar. Dilni e demantoni se Rrustem Rugova nuk ka qenë UDB-ash gjakatar. Naser, Rrusta është ende gjallë. Merre me vete dhe po dalim në debat publik. A mundesh ti Naser të na vërtetosh se çka ka bërë Rrusta yt dhe i Ibrahim Rugovës për UDB-në kundër shqiptarëve? Mos harro Naser se gjatë epokës së artë të UDB-së Ibra ka qenë edhe më i devotshëm se Rrusta. Të dy ishin në një sistem dhe i shërbenin me zell atij, kuptohet, kundër interesave nacionaliste shqiptare. Kjo dokumentohet me kontributet “shkencore” të Ibrës gjatë sundimit serbo-komunist dhe më vonë deri në vdekjen e tij të shkaktuar me anë të helmimit nga amerikanët për ta hequr qafe këtë pengesë dhe t’i hapet rruga shpalljes së pavarësisë së Kosovës siç duhet, e jo siç e pat shpallur Ibra në fillim vitet 1990-ta me qëllim që realitetin në terren ta kontrolloj regjimi i aleatit të tij – Millosheviqit. I patë hangër amerikanët këto fore të Rugovës njëherë, por në fund ia kthyen me meritë. Lidhur me reagimin e Naserit kundër asaj se Rugova nuk është gjenetikisht shqiptar (se praktikisht ose me vepra nuk ka qenë, nuk është, dhe as që do të jetë në këtë botë dhe botën tjetër), në vijim do t’u sjellim disa të dhëna interesante.
SRCG Radunović!
Gjatë verës së vitit 2012, por shkonim nga Istogu ne një të pame në një fshat të Deçanit, më duket se në Llukë të Epërme, edhe nëse nuk është kjo s’ka rëndësi; kryesorja ishim. Gjatë rrugës, shoferi i veturës Opel Meriva bojë qielli, të cilit po ia vëmë emrin Afrim, pyet axhën e tij ulur prapa midis meje dhe dikujt tjetër të cilit nuk po ia di emrin. Përpara ishte ulur edhe një mesoburrë i cili më dukej se quhej Rifat. Shoferi pyet axhën e tij:
- Kah i ka dajt Ibrahim Rugova?
- Pej Llukafci.
- Tjetërkah a ka naj lidhje, me Mal t’Zi diçka?
- Jo more s’ka lidhje hiq.
Mbet shoferi disi i heshtur dhe vazhdonte të ngiste veturën, edhe pse na e kishte ngadalësuar rendi i gjatë i automjeteve të shkaktuar nga një autokombajnë që shkonte si breshka dhe ne po vonoheshim për në të pame. Afrimi, Rifati, shumë të tjerë por edhe unë kishim dëgjuar se nëna e Ibrahim Rugovës ka prejardhje nga Mali i Zi, se quhej Savka Radulloviq, dhe në Cerrcë (vendlindjen e I. Rugovës) njihej si nëna Sofë, sikurse gruaja e Sali Berishës, serbja nga Mali i Zi Sllobodanka Bullatoviq që e ka përkthyer drejtpërdrejtë emrin e saj në shqip si Lirije. Shumica e shqiptarëve në Kosovë çarteshin kur dikush u thoshte se Sali Berisha e ka gruan shkinë. Disa prej tyre që nuk i besonin këtij realiteti, gjatë një kontrolli në librat amzë dhe të martesës në Shkodër, e gjejnë dëshmitë se Sali Ramë Berisha është kurorëzuar me Sllobodankën, e cila pas martesës ka marrë (përkthyer) emrin Lirije. Gjejnë edhe emrin e nënës së Sllobodankës, Milica, dhe kur gjurmojnë se me çka është marrë kjo dhe çfarë funksioni ushtronte, befasohen për të keq – Milica kishte qenë oficere e OZNA-s. Ka ende shqiptarë të shumtë të cilët nga smira dhe indoktrinimi ende nuk duan t’u besojnë dëshmive por formësojnë me vetëdije bindjet e rrejshme të tyre, kush e di se për çfarë shkaku dhe sëmundje.
Edhe axha i Afrimit na tha diçka, por nuk kishte dëshmi që ne të bindemi. Rastësisht duke shfletuar një libër në serbokroatisht që më duhej për një punim për sektorin e bujqësisë, i cili titullohej “Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941)” (më duket se gjendet i përkthyer edhe në shqip), të autorit Milovan Obradoviq, botim i Institutit të Kosovës për Histori, Prishtinë, 1981, po shikoj me radhë emrat e kryefamiljarëve të kolonizatorëve serbë dhe malazezë në rajonin e Istogut, sipas çdo fshati. Në faqe 264, te fshati Suvi Lukavac (Llukafci i thatë) po e hasi një emër dhe të vetmin për këtë fshat, Radunović Mile. Mbishkrimi i tij mban shkurtesën “SRCG”, domethënien e së cilës e gjeta në pjesën e më përparme të librit si “Srbi iz Crne Gore” (Serbët nga Mali i Zi).
Burimi: Obradović, Milovan (1981), Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Priština: Institut za istoriju Kosova, f. 264. Recensentë të këtij libri janë Ali Hadri dhe Tahir Abduli.
Ueh! Radunoviq dhe Radulloviq duhet të jetë i njëjti mbiemër; vetëm një po ndryshuaka! Situatë e ngjashme sikur në rastin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxha që ia ka shtuar vetes një “j” për t’u dalluar nga Enver Hoxha i Shqipërisë. Përndryshe, kushërinjtë e ministrit nga Theranda e kanë mbiemrin origjinal Hoxha, ashtu siç e kanë thuajse të gjithë këtë mbiemër nëpër Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Bishtin “j” ia ka shtuar që të duket si shumica e mbiemrave nga Rrafshi i Dukagjinit që mbarojnë me “aj”. Prandaj, mos u brengosni se a është Radunoviq apo Radulloviq. Axha i Afrimit kishte të drejtë kur na tha se nëna e I. Rugovës ishte nga Llukafci, por mund të ketë gabuar ose nuk ishte në dijeni për Malin e Zi dhe SRCG. Ata që kanë thënë se dajët e I. Rugovës janë me origjinë nga Mali i Zi prej mbiemrit Radulloviq pa e përmendur fare Llukafcin, po ashtu mund të kenë të drejtë. Milovan Obradoviq i përmbledh këto së bashku: Radunoviq Mile në Llukafc ishte serb i ardhur nga Mali i Zi. A ka diçka të paqartë këtu? Nëse Obradoviqi është gjallë, mund t’iu ofroj më shumë dëshmi. Edhe shqiptarët që ishin në komision kur ai mbrojti doktoraturën, po ashtu mund t’u ofrojnë dëshmi, megjithëse mentori i Obradoviqit, akademik Ali Hadri tashmë është i ndjerë. Savka Radunoviq ose nëna Sofë nga Llukafci logjikisht mund të ketë qenë e bija e Miles. Dihet se Mali i Zi në vitin 1913 e pat okupuar tërë rajonin e Pejës. Obradoviqi e regjistron Milen si kryefamiljar ndërmjet viteve 1918 dhe 1941. Edhe pse nuk jep ndonjë vit të fiksuar, mund të supozojmë se çfarë moshe mund të ketë qenë ai kryefamiljar serb. Nëse I. Rugova ka lindur në vitin 1944 ose 1945, atëherë nëna e tij mund të ketë qenë ndërmjet viteve 20 dhe 27 vjeçare nëse ka lindur më 1918, por mund të ketë qenë pak më vjetër meqenëse Mile ishte kryefamiljar. Sidoqoftë, data dhe viti i saktë i lindjes së saj ekziston. Hulumtojeni kush të doni nëse u intereson diçka, sikur atyre të Shqipërisë donin të na vrisnin kur u thoshim se Sali Berisha e ka gruan shkinë, dhe kur e vërtetuan, shpreheshin: “Uh n...n e demokratit; po ky i paska pas shkel sanksionet e OKB-së kundër Serbisë e Malit të Zi me naftë se i paska miq Bullatoviqët”.
Po u sjelli edhe diçka interesante për krahasim nga Istogu rreth infiltrimeve serbe dhe çetnike në gjakun e shqiptarëve. Më kujtohet gruaja e një kushëriri (dezertor sepse e kanë pas ndërruar mbiemrin) e quajtur Serbez. Vishej në veshë t’katunit siç njihet në rajonin e Istogut veshja tradicionale shqiptare e asaj ane me hotoz, marhamë, pshollak, këmishë të gjatë, çorapë të zeza të gjata. Gjithmonë e bartte atë lloj veshje dhe dukej më shqiptare se shumica e grave shqiptare. Ne e njihnim si Serbezi i Danit. Edhe pasi kishte vdekur diku në fillim të viteve 1980-ta, gjenerata e re mendonim se Serbezi rrjedh nga ndonjë familje patriotike shqiptare. Vetëm me rastin e përkujtimit të saj në gazetën “Rilindja” nga djali i saj Qerimi me titullin “Serbeze Demaj – Vuliqi”, atëherë pyesja kushërinjtë më të moshuar:
- Çka është ky emër Vuliqi ktu?
- Është mbiemri i gjinisë së Serbezit! Vuliqt e Lugut t’shkive n’Istog! E qatyhit është Serbezi. E krye-çetnikëve të Istogut. Ral Vuliqin e ka pasë mixhë, a t’birin e mixhës. Rala e ka zëvëndësu Miliq Kërstën!
- Qyre, qyreee! A shkinë u kanë Serbezi, a?
- Shkinë de. Emrin e ka pasë Cenka (në fakt e kishte pasur Spasenka – shënim plotësues).
- E çka e ka qu Danin me u miqasu me çetnikë? Ky koxha patriot doket?
- Dani nuk e ka marrë Serbezin pej shkive, po pej Ahmet Nuhit. Ahmeti u kanë xhanar, n’kohë t’Shipnisë, tani SS i gjermanëve. Cenkën ia kanë dhanë vetë shkijet, e ma s’shumti u kanë kajl nana e saj se ka menu që e bajnë Ahmetin për veti, po Ahmeti ka vazhdu me i vra shkitë sa ka mujt. Tani masi e patën gri Ahmetin partizant e çetnikt vetë t’13-in a t’14-in n’Skeneraj natë e Bozhiqit n’[19]45-ën, Dani e pat marrë Serbezin se kjo s’guxojke me u kthy ma te shkijet mas gjithë atyne vrasjeve qe ja u ka pas ba Ahmeti. Bile nanën e Serbezit e patën gri partizant sebet që ja pat dhanë qikën Ahmet Nuhit për gru. Ahmeti e ka pas keq me Danin, e m’kujtohet kur i ka pas thanë Serbezi Ahmetit: “A ma jep pushkën e dal te vras Danin”, e Ahmeti ia kthen: “O vallahi me ba me dekë unë, ti del e merr Danin meniher”. Nime bash qashtu dul; masi e grinë Ahmetin, Serbezi e mur Danin!
Për një kohë të gjatë dëgjoja një kushëri tek e quante njërin djalë të Serbezit dhe Danit “Ismet Pera”.
- E çka është Pera?
- Pera i Lugut t’Shkive; vllau i Serbezit! Qe, ky ja ka kput kryt krejt!
Mbase historia e Ahmet Nuhit dhe Serbezit ishte dashur të jetë një mësim i mirë se si shqiptarët duhet të ruhen nga përzierja e gjakut, sidomos me serbë, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi meqenëse disa funksionarë komunistë shqiptarë u martuan me serbe dhe dihet se si vepruan kundër shqiptarëve në masë. Dikush nga këta shqiptarë i quante shqiptarët “plehu i Kosovës”, dikush tjetër thoshte se “shqiptarëve duhet me ja u ndal bukën”, e shumë të tjerë të martuar me serbe që e përdornin retorikën e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. A mund ta përgënjeshtroni këtë. Edhe në këto duket të ketë pasur iniciativa sikur të nënës së Serbezit për ta bërë Ahmet Nuhin në anën e tyre, por fatmirësisht ndodhi e kundërta.
Kjo thënie popullore “me ia kput kryt” të cilën e cekëm më lartë e që përdoret si sinonim kur dikush i përngjet dikujt fort, është i rëndësisë së veçantë për t’u marrë parasysh në rastin e Ibrahim Rugovës të cilin në opinionin publik po e reklamojnë se është nga fisi i Kelmendit. Në bazë të kësaj, lind pyetja:
A është Kelmendi fis i “maxhup-shkive” siç na bëjnë rugovistët të besojmë?
Njerëzit e një kombi shpesh herë mund të identifikohen lehtë në bazë të pamjes fizike, sidomos racat. Për shembull, kinezët dallohen shumë lehtë nga popujt evropianë dhe afrikanë. Shpeshherë jemi në gjendje t’i dallojmë nga pamja edhe njerëzit brenda të njëjtin komb se nga cili rajon vijnë, pavarësisht lëvizjeve të popullsisë. Ta zëmë, njerëzit nga rrafshi i Dukagjinit, sipas një mesatareje të përgjithshme, duken të gjatë, të bardhë, dhe me flokë të zeza. Kelemendi është rajon gjeografik, bjeshkë dhe komunë në Shqipërinë veriore. Emri Kelmend rrjedh nga “Kliment” dhe mendohet se është bërë në bazë të Papa Klimentit të parë (90-101). Është po ashtu një prej fiseve më të mëdha të shqiptarëve, jo në Shqipëri – por këtu në Kosovë. Për I. Rugovën thonë se është i fisit Kelmend. Si duken shumica e njerëzve nga ky fis? Shikoni disa fotografi më poshtë. Shikojeni Nexhat Dacin që thuhet se i përket këtij fisi. Në realitet (jo në TV) Nexhat Daci është diku 2 metra i gjatë. Kështu duken përafërsisht edhe Muhamet Kelmendi, Ibrahim Kelmendi, Qerim Kelmendi e shumë të tjerë nga ky fis.
Disa njerëz nga fisi Kelmendi –meshkuj
Marrë në përgjithësi, edhe femrat duken të gjata dhe kryesisht me flokë të zeza, sikurse shumica e femrave nga Dukagjini. Më tipike janë këto në dy fotografitë e para. Rajoni gjeografik dhe kushtet klimatike, madje edhe uji, ndikojnë edhe në dukjen fizike te njerëzve për një kohë të gjatë. Kjo dukje mund të mbahet për 2-3 gjenerata edhe nëse bëhet rivendosja e popullsisë në rajone tjera, por nuk mund ta ndryshoj aq shumë pamjen. I vëreni tri fotografitë e para të atyre që kanë thithur ajër të Pejës dhe kanë konsumuar më rregullisht uji natyral të Pejës si ndryshojnë më shumë nga këto dy të fundit që janë më të zbehta, pak më të shkurta me shtat, kanë gjokse më të vogla si rezultat i ajrit të ndotur në Prishtinë? Ajri i ndotur në një qytet nuk mund të ndikoj shpejt në dukjen fizike, por kur ai thithet me dekada, atëherë mund të ndikoj pak në transformimin fizik, pavarësisht se a rrini brenda në zyre apo në ambient të hapur të Prishtinës.
Disa njerëz nga fisi Kelmend - femra
Ja një këngë e Shaqir Cërvadikut që përshkruan se si duken femrat nga rajoni prej të cilit gabimisht spekulohet se e ka prejardhjen jo-shqiptari dhe anti-kombëtari Ibrahim Rugova: http://www.youtube.com/watch?v=56B4RcGyIXI (“Moj e mira bregut Cemit, bardh si bora e Kelmendit”. Cemi është vendbanim kryesisht shqiptar në Podgoricë. Është po ashtu lum 64,7 kilometra i gjatë që rrjedh nga Kelmendi dhe bashkohet me lumin e Moraçës në jug të Podgoricës në Mal të Zi).
Nëse brenda familjes dhe farefisit shfaqet ndonjë ndryshim shumë i madh ndërmjet anëtarëve, ose fëmijëve dhe prindërve, atëherë këtu kemi të bëjmë me ndryshime gjenetike për shkak të martesave me raca tjera. Fëmijët nga raca e bardhë dhe e zezë dalin melezë ose laramana.
Kam pasur rastin ta vizitoj I. Rugovën në vilën e tij në Velani pas luftës në Kosovë. Ishim me një irlandez të quajtur Gerald Fritzpatrick (kishte ardhur si këshilltarë i USAID-it për investime të jashtme dhe të marrë pjesë në një konferencë përkatëse). Rugova dukej i vogël me shtat, skilipec, dhe kur ma dha dorën ajo ishte më e hollë se e femrave. Me gjasë nuk i kishte 50 killa me gjithë krevat! Bisedonte në frëngjisht me atë irlandezin. Pasi përfundoj biseda, filloj turneu nëpër zyrën e tij. Së pari, prezantimi i gurëve të kristaltë. Rugova theu një copë të gurit dhe ia dha irlandezit. Kaluam në zyrën e ekspozitave të personaliteteve “historike dhe kombëtare të shqiptarëve” që i kishte zgjedhur Rugova. “Ky është Pjetër Bogdani” (në fakt ka qenë Petar Bogdanoviq – ashtu siç e ka identifikuar veten Bogdani – lexoni librin e Noel Malkolmit ‘Kosova: Një histori e shkurtër’). Vazhdoj t’i tregoj Rugova irlandezit për Papa Gjon Palin e II-të që dukej në fotografinë e radhës. Pas “personalitetit më të shquar kombëtar” (Papës), Rugova po i tregonte diçka irlandezit duke bërë me dorë kah fotografia e Nënë Terezës. Unë që isha i pranishëm me irlandezin aty, me brengosur një heshtje e habitshme dhe si e frikshme e irlandezit gjatë kohës sa Rugova po ia prezantonte duke u zgërdhirë “figurat e vetme kombëtare të Kosovës”. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: Irlandezi si katolik por jo religjioz dhe ekspert i ekonomisë, u gërdit nga filozofia “kombëtare” e Rugovës. E tërë historia “shqiptare” e Kosovës sipas Rugovës gravitonte në këta tre jo-shqiptarë (me përjashtim të Nënë-Terezës e cila për kah gjaku ishte shqiptare por për kah veprat hinduse, bashkëpunëtore e Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës – shih më tepër dëshminë e publicistit Britanik me renome Xhejms Pettifer “Ekspresi i Kosovës: Udhëtim në kohë lufte”). Vetë Ibrahim Rugova kishte shkuar në Vatikan më 1994 ku e ka ndërruar fenë dhe emrin në Pjetër Rugova. Pettifer dhe shumë studiues e shihnin Rugovën si vegël në trekëndëshin Vatikan – Millosheviq – Nënë Tereza, misioni i të cilëve ishte kundër mbi 90 për qind të popullsisë shqiptare që ata i shihnin si myslimanë pa kurrfarë dallimi, pavarësisht se çfarë race, kombi, dhe orientimi religjioz apo sekular ishin.
Filozofia rugoviane i ka shumë zili emrat e heronjve shqiptarë si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Sami, Naim e Avdyl Frashëri, sepse me urdhër të Vatikanit dhe Millosheviqit, Pjetër Rugova nuk ka mundur të mbajë ndonjë fotografi të tyre në vilën e tij. Ju e dini se cilat fotografi i mbante, dhe shumica prej jush i keni këto informata nga të tjerët ose i keni parë në televizion ose gazeta, por unë i kam parë drejtpërdrejtë kur isha në vilën e tij. Nuk është problem se Rugova nuk i ka mbajtur figurat kombëtare në zyre, por problemi ishte se heronjtë shqiptarë me plotë të drejtë ishin të huaj për Rugovën. Petar Bogdanoviqi i përshtatej si pararendje e Radunoviqit, Nënë Tereza për hallkat e zinxhirit të racës së tij në Indi, dhe Vatikani me Millosheviqin për kombin të cilit Rugova gjenetikisht dhe me vepra i përkiste dhe shërbente – serbëve. Kush është qenie normale njerëzore le të shikoj pak realitetin. Sot, vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbajnë një qëndrim negativ ndaj saj, janë të njëjtat si në kohën e Rugovës ashtu edhe sot – Serbia, Vatikani, dhe India. Sikur pavarësia e Kosovës çfarë e mendonte Rugova të ishte shpallur sa ishte ai gjallë pas luftës, atë pavarësi së pari do ta kishin njohur së pari (dhe ndoshta të vetmit) Vatikani, Serbia, dhe India.
Ç’faj i kishin Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frashëri, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, Ibrahim Rugovës që i kishte iri? Vetëm një faj – ata ishin shqiptarë që nuk përputheshin me përkatësinë krejt tjetër I. Rugovës. Prandaj, ata që identifikohen me fisin e Kelmendit, le të na sjellin më të voglën dëshmi se I. Rugova ishte i fisit të tyre. Po ashtu, le të na sjellin dëshmi se a e helmuan amerikanët I. Rugovën shkaku se ishte i fisit Kelmend, apo se deshën t’ua hapin sytë kelmendasve për intrigat dhe vuajtjet që po u shkaktonte shumicës së shqiptarëve kjo dorë e zgjatur e UDB-së dhe Millosheviqit në fushatën e spastrimit etnik, masakrave dhe dhunimeve.
Ibrahim Rugova nga shumë këndvështrime dhe dukja e tij si provë nga fisi “Kelmendi”
Ç’lidhje kanë këto dukje me fisin e Kelmendit? A është e mundur që Nexhat Daci i bardhë të jetë i të njëjtit fis me Ibrahim Rugovën e vrugt? A është I. Rugova “bardh si bora e Kelmendit”? Po thoni se është nga fisi Kelmend, atëherë na tregoni si? Po t’ia lëni Shaqir Cërvadikut, do t’ia këndonte këtë këngë:
More Ibro zi si futa,
I ke gjenet nga Kalkuta.
Nga Kalkuta e Indisë,
Në ty rrjedh gjak i Serbisë.
Gjak i serbit n’zemër t’Cerrcës,
Për kauzë të Miliq Kërstës.
Meqenëse I. Rugova ishte nga komuna e Istogut, atëherë në vijim po shfaqim disa dukje personash të caktuar shqiptarë, ose nga raca e bardhë sepse shqiptarët kudo në botë njihen si e tillë edhe pse mund të ketë tylifare në mesin e tyre, por nuk ka devijimet mëdha pos në rastet e infiltrimit të racave tjera. Së pari meshkujt:
Disa njerëz nga Istogu (pavarësisht se nga cili fis janë) - meshkuj
Mund të thuani se dikush nga këta është i të njëjtës racë me atë të I. Rugovës? Analizoni të dy grupet e fotografive; nga fisi i Kelmendit dhe këta nga Istogu. Në vijim,
Disa njerëz nga Istogu (pavarësisht se nga cili fis janë) - femra
Edhe këto duken përafrisht të njëjta me ato të fisit Kelmendi (edhe në Istog ka me mbiemrin Kelmendi).
Burgosja e Zahir Pajazitit dhe elitës së UÇK-së nga regjimi i Sali Berishës me urdhër të binomit Rugova – Millosheviq
Kush prej jush mund të dalë e të demantoj burgosjen e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ramush Haradinajt dhe shumë luftëtarëve tjerë të UÇK-së në Shqipëri sa herë ka qenë e mundur t’i kapë regjimi i Sali Berishës? Burgosjen e tyre e dëshironte Millosheviqi, ndërsa e urdhëronte I. Rugova si dorë e zgjatur e tij. Këtë do ta dëshmoj edhe vetë Rugova kur në takimin gjysmë-sekret me kryetarin e SHBA-së Bill Klinton të mbajtur në maj 1998 i ankohej shumë këtij të fundit për grupet e armatosura që po i përkrah Shqipëria në Kosovë. I thoshte Klintonit se sa ishte Berisha në pushtet i kemi pasur punët fort mirë (duke i burgosur luftëtarët e UÇK-së), por tash me ardhjen e socialistëve është keq se po na e destabilizojnë situatën. Nuk ishin të papeshë sulmet e Rugovës kundër UÇK-së. Ne mendonim se në Kosovë etiketimet dhe njollosjet e Rugovës kundër UÇK-së nuk bëjnë punë në terren pos që i shërbejnë Millosheviqit, por nga regjimi i Berishës në Tiranë fjala e Rugovës respektohej aty për aty kur ishte në pyetje ndjekja dhe burgosja e udhëheqësve të UÇK-së. E kam shtjelluar njëherë atë dokumentin sekret të CIA-s rreth shqetësimeve dhe sulmeve të Rugovës kundër UÇK-së, dhe tani nuk ka nevojë të komentoj më shumë rreth atij dokumenti. Vetëm nëse Naser Rugova e kërkon do të isha në gjendje t’ia ofroj “in person” dhe t’ia përplasi turinjve me këto fjalë: “Ja, kjo është filozofia rugoviane”.
Kur ra regjimi i Berishës I pasi e kishte mjelë mirë dhe mashtruar popullin me skema piramidale nëpërmjet mafisë greke dhe italiane, Rugova nuk kishte kë ta urdhëroj në Tiranë për burgosjen e elitës së UÇK-së që gjendej në Shqipëri. Pos dokumentit të CIA-s të cilin duhet t’ia përplasim turinjve, i bëjmë këtë thirrje Naser Rugovës: Klintoni, Bujar Bukoshi, de Veton Surroi që ishin të pranishëm në atë takim, janë ende gjallë. Insisto t’i bëjmë bashkë dhe t’iu takojmë me juve që t’iu tregojnë se kush në të vërtetë ka qenë I. Rugova dhe filozofia e tij.
Përfundim
Ibrahim Rugova e ka burgosur Zahir Pajazitin. A ka më turp që këta të dy të bashkëjetojnë në sheshin kryesor të Prishtinës? Zahir Pajazitin e kanë vrarë forcat serbe në pritë, ndërsa forcat e të njëjtit regjim i bënin roje I. Rugovës të dera e vilës së tij në Velani. Derisa këto janë dukuri krejtësisht të kundërta, I. Rugovën gjenetikisht dhe praktikisht nuk e ka lidhur asgjë me shqiptarë në kuptimin e duhur të fjalës, e aq më pak me fisin e Kelmendit. Njësoj si është “lidhur” me fisin e Kelmendit, ashtu po synon të lidhet për së vdekuri më njërin nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij – Zahir Pajazitin. Vetë Zahiri sa ishte gjallë kishte planifikuar ta takojë dhe t’ia thotë Rugovës në katër sy disa gjëra të forta shkurtimisht rreth luftës për liri të Kosovës. I. Rugova vazhdimisht ishte i zënë me punën e tij të palodhshme me lidhje të forta dhe të natyrshme me Millosheviqin, ato të ndërtuara në mënyrë artificiale me Vatikanin, Shën Exhidion dhe udhëheqësinë pro-serbe të Italisë. Asnjë ligj i natyrës nuk ka mundur ta natyralizoj lidhjen e I. Rugovës me shqiptarë të denjë. Lidhjet dhe filozofia natyrale e tij i ka rrënjët te Miliq Kërsta, Radunoviqët, UDB-ja, Millosheviqi, Petar Bogdanoviqi, Pjetër Rugova, Vatikani, dhe disa bishta të tyre që flasin shqip. Ju po befasoheni se si pasardhësi i këtij gjakprishuri, Ukë Rugova, voton kundër femrave të dhunuara shqiptare nga kriminelët serbë. Unë (dhe shumica e shqiptarëve) aspak nuk po befasohemi. Dhunimet në kohë lufte janë të kategorizuara si krime kundër njerëzimit, dhe nëse marrin përmasa të mëdha, janë gjenocid. Kjo është e sanksionuar me Rezolutën 1820 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prezantimin e kësaj Rezolute para se të aprovohet, siç e pashë diku, e kishte bërë sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs më 2008. Ajo e ka ditur se në Kosovë ka pasur shumë dhunime dhe herë do kurdo, ky krim kundër njerëzimit do të gjykohet dhe ndëshkohet. A po shihni se kush është kundër ndëshkimit të këtyre krimeve? Është i biri i I. Rugovës, Uka. A nuk është ky fakt se Uka është fiks baras me kriminelët çetnikë vetëm se është i fshehtë si babai i tij? Sa për dijeninë tuaj, të jesh kundër gjykimit të këtyre krimeve dhe të tallesh me viktimat, është krim i dyfishtë, sepse këtu kemi të bëjmë me vlerësimin e njerëzimit (OKB-së). E ju të nderuar që e identifikoni veten si Kelmend, mbajeni I. Rugovën si tuajin, ose mbajeni edhe në gji po deshët.
Urdhëroni, sillni dëshmi që të mund ta vërtetojmë të kundërtën ose ta demantojmë se filozofia nuk është degjenerim dhe poshtërimi më i madh kolektiv i shqiptarëve nga pikëpamja racore, kulturore dhe kombëtare.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 107 vizitorë |
Lexuar:
4,864 herë
|
|
|
|
|
|
|