PSE PO NGJANË KËSHTU?!!! |
Publikuar më 16 qershor, 2013 në orën 23:46 ( ) |
Xhemil ZEQIRI | Opinion | |
|
|
Më kujtohet që, dikur udbashët e Tito-Rankoviqit thoshin se, “Politika është kurvë”, këtë nuk e besoja as dua ta besoj!
Kujtoj, politika është shkencë që merret me zgjidhjen e problemeve njerëzore, mirëpo, ka mendimtarë që politikën e konsiderojnë me të drejtë edhe si art.
-Mendoj gjithashtu se, të gjithë ata që e imponojnë me dhunë e mashtrime politikën e tyre janë me moral të dyfishtë, janë mashtrues, thurin intriga prapa perdeve kundër popujve të shtypur.
-Unë, gjatë veprimtarisë sime ilegale në atdhe dhe gjysmë ilegale nëpër Evropë i kam njohur Ibrahim Kelmendin, Muhamet Kelmendin, Bardhyl Mamutin, Hydajet Hysenin, Fazli Veliun, Xhevat Bislimin, Sheradin Berishën e shumë të tjerë që kanë vepruar në kuadër të LPK-së dhe si Kryetarë të Shoqatave atdhetare shqiptare nëpër Evropë.
- Por me habit rasti sesi prej gjithë kësaj plejade veprimtarësh të devotshëm të çështjes shqiptare, sot askush prej tyre nuk ka ndonjë pozitë në qeveri ose prej këtyre që i ceka më lart; - kam lexuar shkrime artikuj, komente intervista libra etj. etj; madje, me këta jam takuar në protesta e demonstrata.
Kohëve të fundit, jam shumë i shqetësuar që si ka mundësi të vijnë në pushtet, - pra në hierarkinë më të lartë shtetërore të Kosovës (sikur pikën prej qiellit, Hashim Thaçi, Agim Ceku, Behexhet Pacolli, Atifete Jahjaga e të tjerë , të cilët kurrë nuk i kam takuar në veprimtarinë atdhetare për më tepër se 20 vjet.
- Madje, jo vetëm në veprimtari, por as nuk kam lexuar ndonjë shkrim, intervistë apo diçka të ngjashme; prandaj shtroj pyetjen; si u bë e mundur këta dhe kjo (Jahjaga), të arrijnë të kapin majat e pushtetit në Kosovë?!!!
Që prej kur u shpallë Pavarësia e Kosovës diçka po më mundon se këta njerëz të ardhur si “politikanë parashutistë” aspak nuk janë seriozë dhe nuk kanë merita, mirëpo “veprimtaria e tyre atdhetare” po përkrahet e po lavdërohet nga të huajt, sepse janë kthyer në marioneta të tyre.
Këtu po e ceku një shembull konkret; me numrin e telefonit të Ibrahim Kelmendit, dikur pata kontaktuar Hashim Thaçin, ish-Kryeministër i Përkohshëm i Kosovës. Unë, pandërprerë kërkoja nga Kryeministri danez Paul N. Rasmussen, që ai ta ftonte në takim zyrtar Kryeministrin e Kosovës.
-Takimi u bë, por si për ironi të fatit, më vonë lëvdatat apo si të themi, pikët politike i shkuan Ibrahim Xhemajlit, i shkuan atij, që as e kishte idenë se do të vinte një delegacion i Kosovës në kryeministrinë daneze.
Unë, si veprimtar politik i LPK-së, jam në gjendje të argumentoj disa nga aktivitet e mia, të cilat fatkeqësisht Këshilli i LPK-së, më ka penguar gjithmonë, megjithatë ia kam dalë të njoftoj kënaqshëm e besa edhe bujshëm për gjendjen tonë, opinionin danez.
Për këto, që po i shkruaj në këtë përsiatje evokuese, jam përpjekur dhe pjesërisht ia kam paraqitur në 3 librat e mia:
"Kosova Jonë",
"Në mbrojtje diplomatike të çështjes shqiptare"
dhe në librin, ”Intervista debate dhe letra".
Librat janë pritur mirë nga lexuesit, prandaj 2 librat e fundit janë përuruar në Prishtinë nga simboli i rezistencës sonë, Adem Demaçi dhe e treta në Universitetin e Tetovës, nga Grupi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Shumë e habitshme dhe cinik është fakti, se nga Hashim Thaçi - dhe nga fondi “Vendlindja Thërret”, këtu në Danimarkë, shumë njerëz kanë marrë letra falënderuese, ndërsa ata që kanë kontribuar shumë vite dhe pakursyer as shëndetin e tyre, janë përpjekur deri në pikën e fundit me djersën e tyre; janë lënë padrejtësisht në harresë.
Më 13 qershor 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
802 herë
|
|
|
|
|
|
|