Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prof.Dr. Muhamet Pirraku: GJENEALOGJIA E HASAN PRISHTINËS
Publikuar më 09 tetor, 2013 në orën 00:37 ( ) Prof. Dr. Muhamet Pirraku | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(“Në jetë je i detyruar të shkelësh shumë rrugë, por nga njëra nuk guxon të largohesh, kurrë! Ajo është rruga e shqiptarisë që na vie nga Skënderbeu te Hasan Prishtina...!”- Stak Mark Mirdita).

Për prejardhjen dhe për Gjenealogjinë e Veprën e HASAN PRISHTINËS kam filluar të interesohem nga fundi i viteve të 60- ta të shekullit të 20-të, në të gjitha Arkivat shtetërore të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës e të Shkodrës.

E kam shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës,në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe si në burime, ashtu edhe në Kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIQI të Palacit të DRENICËS.

Gjurmëve të këtyre burimeve më 24 prill 1977,duke i pasur me vete pleqtë më në zë të Palacit shkova në “Varret e Katunit” te “Likeni”, ku janë të varrosur Barqet e fisit Berishë nga “Paganizmi”, të varrosur në drejtimin jug –lindje. Aty i hyra leximit të “Nishaneve”, dhe në vendin “Krye vorreve” afër një lisi shekullor e gjeta të vdekurin që ma diktonte Kujtesën historike, Katragjyshin dhe Pestagjyshin e Hasan Prishtinës. Për fatin e problemit që dallkaukët në fushë të historiografisë e bënë Çështje për marre të Zotit, u ruajt Blloku Nr. 5 i shënimeve të 24 prillit 1977. Në Gurin e Varrit shkruan: “El-mehrum vel- magfur Abdull-llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798.

Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha del se e trashëgoi emrin e Gjyshit të vet -Ali Veliqit.
Sipas kujtesës historike të ndjekur me kujdes një familje nga Vëllazëria e Veliqëve shkoi në Mikushnicë (fshatë i afërm),e cila me kohë do të quhet Manxholl (nga turqishtja bijtë e MAN-it- ardhacak)

Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha u shkëput nga Manxhollët e shkoi në qëndren e “Nahisë” në Vushtrri. Kujtesa historike në Palac e shënuar më 28 e më 29 qershor të vitit 1977 e saktëson pa asnjë dilemë se Rizah Manxholli i Mikushnicës Hasan Prishtinën, e ka një shokë (brez), më afër se sa Veliqët e Palacit.

Sipas shumë gjasave, Ali Veliqi, Gyshi i Hasan Prishtinës shkoi në Vushtrri i pa martuar, pak vite pasi i kishte vdekur i ati Abdullahu (1798)

Shikimi i fakteve me analizë shkencore tregon se sikur Aliu të kishte qenë i martuar do të ishte ruajtur kujtesa për të bijtë e Haxhi Aliut, si nipa të dikujt në Drenicë. Edhe për faktin se Ata u bënë alamet burra të rëndësisë pushtetore e kombëtare, e veçantë tre nipat e Haxhi Ali Berishës: Syleman Aga (pashë më 1898), Zejnullah Begu, Vuçiterrni e Hasan beg Prishtina, të cilët famën e arritën me mbështetje në lidhje gjaku me Drenicën e jo në lidhje krushqie. Këtu duhet të konstatojmëedhe faktin se së paku nga vitet e 90-ta të shekullit të 19-të pasardhësit e Haxhi Ali Veliqit në burimet konsullore serbe janë quajtur “Shishkoviç”, nga turqishtja “Shishko”( i trashë).

Lexuesin tim kam nderin ta informoj saktësisht se: Nëna e Hasan Prishtinës, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishës ishte Vushtrriase e pikërisht: Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z.Fahri Buçinca është quajtur edhe Salih).

Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimë nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem që kanë pasur trashëgimtarë. Të bijtë e Haxhi Ali Veliqit, kishin miqësi e krushqi: me Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën(Mitrovicë) me Zia pashë Gjinollin (Prishtinë) me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës (Sllatinë e Moravës së Epërme), me Begollët e Pejës, me Shaban Pashën e Shkupit.

Djali i madh i Haxhi Ali Veliqit, Mehmeti (nuk ishte i martuar me Drenicase), ishte haxhí me autoritet, në vitet e 70-ta të shekullit të 19-të pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë ishte Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Vushtrri dhe përfaqësues i kësaj Dege në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkruar herë “Haxhiu” e here Haxhi Mehmet. Sipas kujtesës zymtë të ruajtur në Vushtrri i la djemtë: Sylejman Agën (i cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq në Vushtrri më 1918), Abdurramanin dhe Jusufin (ishte pashë proturkë jetoi e vdiq në Stambol) dhe Nefisën e martuar në Vushtrri për haxhi Hysen haxhi Aliun).

As djali I Dytë i Haxhi Ali Veliqit, Mahmuti (nuk ishte i martuar me Drenicase) ,ishte kontraktorë në projektin të hekurudhës Mitrovicë-Shkup-Selanik, e përfunduar më 1873 Mahmuti e la Zejnullah beg Vuçitërnën,( ishte rreth shtatë vjet para: Hasan Prishtinës), e mbështetja kryesore e Hasanit, lidhja e parë e Tij me vendlindjen stërgjyshore, Drenicën.

Djali i tretë i Haxhi Ali Veliqit, Ahmeti,(1848- 1919), ishte intelektual, ekonomist. Nga vitet e ’60-ta të shekullit XIX e gjejmë furnizues të garnizonit të Selanikut. Ahmeti Haxhi Ali Veliqit, tashti e di se i pati tre djem: Hasanin dhe Ymerin dhe Jakupin (e evidencojmë për të parën herë).

Këtu vlen të shtrohet edhe një pyetje kruciale: Sikur Haxhi Ali Veliqi - Berisha të kishte ardhur në Vushtrri më 1871, siç është futur në historiografi, si një katundar, që mund ta fliste vetëm shqipen, si të gjithë drenicasit, a do të mund të arrinte ti shkollonte djemtë,të lidhte miqësi (krushqi) me haxhinjë “sheherli”, me bejlerë, e me pashallarë. E të bijtë e një katundari a do të arrinin pozitat shoqërore,ekonomike e pushtetore që i kishin së paku nga fillimi i viteve të 70-ta të shekullit të 19-të!!??

Të ndjekim gjenealogjinë e brezit të Hasan Prishtinës e tutje: Sylejman, pasha e la: Ibrahim begun, e Ky i la: Besimen,Xhemilen, e Minirën.
Abdurraman beu e la Sabit begun, e Ky: Abdurramanin, Masharin e Isanin.Zejnullah beg Vuçitërna i la: Qemajlin,Ismetin,Abullahun,BesiminShykrijen, e Nazirën.

Qemajl Zejnullah beg Vuçitërna e la Muazezen.
Ismet beg Zejnullah beg Vuçitërna, (vdiq më1977, në moshën 75 vjeç). Ismeti, i la: Abullahun, Besimin, Shukrije, Naziren, e Hakanin (i lindur më 2 dhjetor 1930 në Vushtrri), jeton në Mitrovicë me mbiemrin Berisha

Të bijtë e Ahmet Haxhi Ali Veliqit- Berishës, Hasani, Ymeri e Jakupi

Hasani ishte i martuar me Ikballën (çerkeze), nuk patën Fëmijë, ndaj thuhet se e birësuan një vajzë, shkodrane e quajtur Sadaka, por e cila nuk pati fat të rritej në prehrin e Hasan Prishtinës.
Ymer beg Ahmeti Haxhi Ali Veliqit Berisha, e la vajzën Allma (vdiq në Tiranë në durtë e Behixhës,motra e Iljaz Agushit,në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të. Më 1 maj 1993 në ”Varre të Sharrës” , së bashku me Ali Agushin, mbi Varrin, e Allmës, e vendosëm një “Dorë Lula”

Për Jakup beg Ahmet Haxhi Ali Berishën, nuk kam të dhëna, se a ishte i martuar.

Këtu për hir të realitetit shkencor duhet të konstatojmë: Para se të botohej Libri “Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinë, 1990,ka qenë njëdorëshkrim- “gjenealogjia e Mehmet Ali Beut”. Këtë gjenealogji e hartuar nga Izet Pertef Badivuku(i lindur në Vushtrri në vitin 1931), nip i Besime Ibrahim beg Syleman pashës. Këtë “gjenealogji e ka plotësuar, hartuar, vushtrriasi Dilshat Bytyqi, stërnip i Nefise Haxhi Mehmet Haxhi Aliut. Këtë dorëshkrim e kam prej datës 24 dhjetor 2011.

Në këtë dorëshkrim nuk thuhet se Mehmeti ishte Haxhi as përmendet fama e tij. Madje Ahmeti i ati i Hasan Prishtinës tregohet si biri i “Mehmet Ali Beut, e Nefise Haxhi Mehmeti tregohet si “Halla e Hasan Prishtinës”. Se nuk ishte Halla e Hasan Prishtinës”, e vëtetojmë me dokumentin që pason:

Në dorëshkrim gjenealogjia e Mehmet Ali Beut” nuk është emri i Nënës së Hasan Prishtinës, aty e kemi emrin e të vëllait të tij Jakupit dhe emrat e vajzave, të Derës së Haxhi Ali Velqit-Bershësi.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 1,601 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi