Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve të mëdha |
Publikuar më 21 nntor, 2013 në orën 01:45 ( ) |
Sport | |
|
|
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e meçit të 16 nëntorit dhe gjithë ata, që e përkrahën dhe, që po e përkrahin në vazhdimësi. Mbrëmja e madhe e së shtunës së 16 nëntorit, në një arenë të madhe të sportit të boksit në New York, ishte përplot me emocione nga shumë dashamirës të sportit të boksit që patën mundësi ta përcjellin edhe pse, nuk i doli ashtu siç dëshiruan të gjithë, por edhe vet Sevdailit. Ndoshta, ndonjëhere, paska mundësi, që të mos shkojnë punët mirë ashtu siç je përgaditur, apo faji mundet të jetë tek dikushi.
Sido që të jetë, Sevdail Sherifi, ishte përgaditur në maksimum dhe ai mori fjalë të mira nga shumë boksierë që ishin prezent, nga organizatori dhe nga sportëdashës të boksit. Sevdail Sherifi, ashtu edhe si herave të tjera, edhe pse shihej, se ishte lodhur nga fluturimi i largët për në Cyrih, ai ndër të tjera tha enkas për portalin tonë: "Meçi me amerikanin që e pata Quantis Graves, i cili në karrierën profesioniste kishte 9 fitore, 4 prej të cilave me nokaut, ishte i fortë, por fitues dola unë, por gjyqtarët vendosën ndryshe, për një barazim. Ta them shumë sinqerisht, se nuk pajtohesha me ate vendim, sepse isha më i fortë dhe shihej edhe gjendja e boksierit amerikan se si ishte, por do ta shihni edhe në youtube dhe do të bindeni. Por, çka ti bësh, edhe kështu ndonjëherë, nuk të shkon ashtu, si ke dashur, por me rëndësi, se isha super mirë i përgaditur dhe i tregova, se me mua nuk do ta kesh të lehtë. Meçi u zhvillua në Turning Stone Casino në Verona të Neu York-ut. Për gjashtë raunde isha më i fortë.
Në raundën e dytë, me një goditje të fortë, që ia bëra, ja qajta buzën dhe menjëherë, prita, se do të dorëzohej, sepse filloi edhe ti rrjedh gjaku. Nuk ka shkuar shumë gjatë, me një goditje tjetër, me të majtë dhe dy të tjera me të djathtë, ia qajta edhe vetullën dhe përnjëherë shihej gjaku i madh dhe më erdhi keq, edhe pse jemi boksier, mendova ti jap edhe ca grushta të tjerë e ta nokautoj, por mendova, se do të rrëzohej vet, por ai qëndroi dhe kështu shkuam në gjashtë raunde.
Pastaj, nuk e di, se si u motivoke kundërshtari, im sepse ishte në shtëpi të tij, pra në vendin e tij dhe qëndroi mezi deri në sekondën e fundit. Nuk them, se unë nuk mora goditje nga ai, por, goditjet e tija nuk ishin aq të forta, sa që të më dëmtoj. Në fund, me të kryer meçi, vendosën gjyqtarët për barazim, sa që u vërejt nga të gjithë, se diçka nuk ishte në rregull, por sido që të jetë, shikuesit e shumtë që ishin, tranjeri, promotori dhe menaxheri im, e panë se fitorja ishte në anën tonë. Më kryesorja, zhvillova një meç të mirë të diciplinuar, ashtu si kërkohej me rregulla dhe i rashë në sy edhe shumë ekspertëve të boksit dhe mu afruan disa kontrata për meçe të tjera shumë të forta për të ardhmen në SHBA. Për këto ndoshta është herët të flas, por shumë shpejt, do ju njoftoj, sepse e di, se i gëzoj të gjithë ata që më duan dhe që e duan sportin e boksit.
Për ata, që nuk kanë mundur ta shohin këtë meç dhe sidomos për vendasit e mi kudo që janë, munden ta shohin në në youtube.com (http://www.youtube.com/watch?v=YLjaedIXDWU&feature=youtu.be). Edhe njëherë falënderoj të gjithë, që më përkrahën, do ta shihni Sevdailin së shpejti me fitore të tjera. Për këtë meç ka zgjatur shumë, sepse dy here më ndërruan kundërshtarin mbrenda dy javëve dhe sido që të jetë, tek sportisti shihen ato shqetësimet, sepse mezi pritsha të dal në ring për të fituar dhe për tu kënaqur të gjithë sportëdashësit.
Dua të ju njoftoj gjithashtu, se kundërshtari im, pra që e pata me 16 nëntor, e pat mundur boksierin Joshua Harris, ky boksier, që pata humbur para ca muajve në SHBA. E këtu pra shihet, se sa jam përgaditur për këtë meç që e pata. Nuk shkonë gjithmonë me fitore. Falënderoj tranjerin tim, organizatorët dhe gjithë vëllezërit në SHBA, që më kanë pritur mirë dhe që po më presin jashtëzakonisht mirë".
Boksieri i shpresës së madhe Sevdail Sherifi, dita ditës, po tregon, se në një të ardhme të shpejt, do ta shohim, aty ku të gjithë duam, të jetë i pari në boksin profesionist. Enkas për lexuesit tanë, Sevdaili, na ofroi disa foto, që shihet qartë, gjaku i kundërshtarit, në momentet, kur përfundoi meçi, pra nga gëzimi, kundërshtari i tij e ka përqafuar dhe e ka bërë me gjakë. E kështu e ka boksi, nuk fitohet lehtë. Sevdail Sherifit, i urojmë suksese në të ardhmen. Krejt në fund, Sevdaili, nuk harroi pa falënderuar nga zemra, ato media, që e kanë përkrahur.
Përgatiti: Dashnim Hebibi
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 16 vizitorë |
Lexuar:
3,393 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|