PUNËTORË TË TË GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI NË NJË LËVIZJE TË RE PUNËTORE PËR MBROJTJE NGA SISTEMI I RI I MODERUAR SKLLAVOPRONAR I FEUDALISTËVE GLOBALISTË!
REPUBLIKA E KOSOVËS KA NEVOJË URGJENTE PËR ORGANIZIMIN E NJË LËVIZJE TË RE PUNËTORE!
NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, ME PRIVATIZMIN E NDËRMARRJEVE ËSHTË LIKUIDUA EDHE KLASA PUËNTORE DHE STATUSI LIGJOR I PUNËTORIT SI SUBJEKT!
Me vendosjen, në 1999, të Sundimit të Diktaturës Globaliste të BE, përmes UNMIK-ut në Republikën e Kosovës, ndërmarrjet prodhuese, fabrikat dhe kooperativat janë privatizua dhe janë shkatërrua në mënyrë të qëllimshme e sistematike si pjesë strategjisë djallëzore politike që të shkatërrohet baza themelore e ekonomisë tone nacionale!
Ati vendi që i pamundësohet pavarësia ekonomike, ati vendi i pamundësohet edhe pavarësia politike e ushtarake. Duke veprua kështu, pjese e kësaj strategjie është edhe kjo që duke i mbyll fabrikat e duke e krijua armatën e të pa punëve krijohet edhe një kaosi social i brendshëm si dhe duke shtuar konkurrencën në tregun e punës të nxitet edhe ulja e pagave dhe ulja e të drejtave edhe për të punësuarit e pakt.
Duke i privatizua ndërmarrjet dhe duke i hedhur punëtorët në rrugë është likuidua klasa punëtore e Kosovës dhe vet organizata e saj sindikale. Njerëzit e pa punë nuk kane organizata sindikale, kështu që ata nuk kanë as kushte për vet organizim, sepse nuk ka as kush t'i organizon as ata as protestat punëtore për kërkimin e të drejtave në punë.
Në Republikën e Kosovës sot nuk ka klasë punëtore dhe as punëtorë në kuptimi e një subjekti me të drejta të mbrojtura ligjore, sepse edhe punëtorët e paket të punësuar në sektorin shtetëror edhe ata që janë e të punësuar me sektorin modest privat, nuk kanë kontrata pune të pa afatizuara, por punojnë si punëtor me mëditje të cilët punëdhënësit munden ti trajtojnë si të donë vet: me orare të stërzgjatura, me paga të ulëta, pa pushime dhe pa siguri në punë e duke i hedh nga puna në rrugë kur të duan pronarët.
Pos, mungesës të një Organizate Sindikale të mirëfillte, në Republikën e Kosovës sot mungon edhe ndonjë Parti Politike e majtë që do të merrej me mbrojtjen e të drejtave sociale të popullsisë. Kështu që populli i Republikën e Kosovës sot, është në duar të partive politike teoretikishtë të pa profilizuara qartë, por praktikisht të profilizuara si parti profashiste, sepse ato të gjitha bashkë e pa përjashtim i shijojnë beneficionet gllabëruese të pushtetit qe i kanë caktua ata vet për vete me u pasurua sa donë vet!
Andaj, është urgjenten nevoja për organizimin e një Shoqate të Papunëve që do të regjistronte çdo të pa punë dhe që do t'i i vente ata në lëvizje për organizimin e tyre në një Lëvizje të re Punëtore e cila do të luftonte për të drejtat e punëtorëve në Republikën e Kosovës!
|