PSE VV TË MOS FRESKOHET ME KUADRO TË REJA?! |
Publikuar më 12 maj, 2014 në orën 22:27 ( ) |
Xhemil ZEQIRI | Opinion | |
|
|
Lëvizja Vetëvendosje është organizatë, e cila dyert e saj i ka të hapura për të gjithë ata dhe ato që duart nuk i kishin as nuk i kanë të lara me gjak të popullit, për të gjithë ata dhe ato që duart nuk i kishin as nuk i kanë të pista, duke vjedhur djersën e popullit; - pra që nuk ishin as nuk janë të korruptuar.
Të gjithë ata që, vullnetarisht e pranojnë programin e kësaj Lëvizjeje atdhetare dhe përparimtare, mund të anëtarësohen në këtë Lëvizje.
- Në VV, për çështje të rëndësishme të brendshme të VV dhe për çështje me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, kurrë nuk ka vendosur apriori ky apo ai individ; - personalitet udhëheqës i saj.
- Në gjirin e VV kurdoherë kishte dhe ka frymë të vërtetë demokratike, gjithnjë për propozimet nga baza, qendrat e VV, brenda dhe jashtë atdheut, ka vendosur, vendosë dhe do të vendosë; Këshilli i lartë drejtues, Kryesia e saj, e cila me shumicë të votave, sjellë vendime për këto çështje.
VV drejtohet nga njerëz të zgjuar, guximtarë, të panënshtruar dhe të përkushtuar që janë të pa korruptuar dhe të vendosur që Kosovën ta bëjnë vërtet sovrane, të barabartë dhe krenare që, pastaj ta ribashkojnë me shtetin amë - Shqipërinë.
-Tashmë, kur jemi në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, në Republikën e Kosovës, me të madhe ka filluar një lëvizje e natyrshme me freskime të reja në VV.
- Kohë më parë kësaj Lëvizjeje i u bashkua një aktivist i devotshëm i shoqërisë civile në Tiranë, Yll Hoxha. Karvanit të bashkimit, iu bashkëngjit një aktivist i dëshmuar nga një organizatë jo qeveritare në Prishtinë, Ani Zogiani. Këtë e kanë bërë edhe ca deputetë/ te, të ish-Kuvendit të Kosovës, që dikur vepronin në nga parti të tjera…
- Po këtë rrugë të drejtë këto ditë e mori edhe Ilir Deda , njëri nga këshilltarët e presidentit,-gjegjësisht presidentes së Kosovës.
- Ashtu si një peme që duhet hequr disa degë disa të pavlera; apo disa degë jo shumë frytdhënëse, ashtu kurdoherë kërkohet të freskohet një organizatë apo një parti politike.
Të gjithë udhëheqësit dhe anëtarët e saj, kërkohet të jenë realistë dhe tepër gjakftohtë përballë këtyre ndryshimeve të drejta në gjirin e organizatës apo partisë.
Ata dhe ato të jenë kurdoherë të devotshëm dhe të devotshme, të jenë kritikë dhe auto-kritikë për sukseset dhe dështimet e tyre dhe të organizatës apo partisë në përgjithësi.
- Përballë sukseseve të subjektit që i takojnë, fjala vjen VV.
Është krejt e natyrshme që, sukseset vetjake janë ato që u sjellin kënaqësi atyre, por njëkohësisht pa harruar të theksoj që, edhe mossukseset krijojnë anasjelltas këtë klimë që nuk sjellin kënaqësi vetjake jo se jo; - por natyrisht as kolektive.
- Prandaj, freskimi i kuadrove të reja nga personalitete të njohura dhe të panjohura, por të afta që me punën e tyre do ta shpijnë përpara zhvillimin e organizatës, gjegjësisht partisë, në shërbim të shtet-ndërtimit, përparimit dhe ribashkimit të atdheut, si domosdoshmëri.
Plotësimi dhe zëvendësimi i tyre me këto kuadro të reja, nga individë të shoqërisë civile e të tjerë shtresa të shoqërisë shqiptare aspak nuk do të thotë degradim as mohim i punës së kuadrove të mëhershme që kanë bërë gjer më sot.
Pa këto kuadro udhëheqëse që po transformohen, me lirime nga detyrat e tyre komunale, në bazë – por në rast se kjo është e dobishme, kjo të zbatohet edhe në qendër, VV nuk do të kishte arritur këtu ku është dhe të shkojë më tej; - me gjithë sukseset tona të mëdha në fushëbetejat politike, por edhe me mossukseset tona pjesërisht të dukshme e të padukshme…
Mirëpo, një gjë të gjithë dhe kurdoherë duhet ta kemi të qartë: në çdo orë, në çdo ditë, muaj dhe vite, - kurdoherë dhe pandërprerë ta forcojmë lidhjen me masat e gjëra popullore; duke qenë pranë tyre në gëzime dhe hidhërime – siç thotë populli ynë; në ditë të mira dhe të vështira, me aksione dhe alternativa konkrete të prekshme, të mundshme, në veçanti t´u qasemi atyre me alternativa konkrete në zgjidhjen e çështjeve ekonomike, politike, sociale, kulturore e të tjera…
Pa harruar që detyrë mbi detyrat thelbësore është zgjidhja e çështjes kombëtare si tepër me rëndësi parësore ribashkimi i Mitrovicës, Kosova Lindore, dhe Viset tjera shqiptare.
Veprimtarëve të rinj të cekur më lart dhe të gjithë atyre që në të ardhmen e afërt do t´i bashkohen VV, iu dëshiroj mirëseardhje, shëndet dhe suksese në punën e tyre të devotshme.
Kopenhagë, 11 Maj 2014
(Autori i këtij shkrimi është veprimtar i VV-së, jeton dhe vepron në Danimarkë).
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
Lexuar:
549 herë
|
|
|
|
|
|
|