KARRABISHTI I UJD-it (8) |
Publikuar më 13 gusht, 2014 në orën 00:08 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
ENVER HOXHA, NA MËSONTE QARTË DHE DREJTË
As kudra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito!
II.
Tash po vërtetohet fort thënia ime e para pesëmbëdhjetë viteve: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito!... E, si çka po e shihni ju Vetonin e murrmë të racës së Surrojve&Co, pas botimit të librit pamflet politik, “Këmbët e Gjarprit”?... Një libër pamfletist politik kundër UÇK-së, kundër popullit shqiptar dhe kundër Shqipërisë Etnike.
E, çka do duhej shkruar për babanë e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, Rexhain e surmë të racës së Murrojve dhe baxhanakun e tij të racës së larojve e laraskave, Fadil Hoxhën? Çfarë antishqiptarësh është dashur të jenë dhe në ç‘përmasa antishiptare është dashur të dëshmohen për të arritur të rangohen në hierarkinë më të lartë të pushtuesit serbo-jugosllav? Po, ju, tash, a po i shihni përmasat antishqiptare të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co?...
Këtu, do ta themi një të vërtetë të hidhur, “patriotike” e “shqiptare”. Sa e mbajti Pashiqi Ahmet Zogun, si pëllumbin, për ta dërguar pas gjashtë muajve për ta pushtuar Shqipërinë? E ka mbajtur plot gjashtë muaj dhe e ka dërguar për ta pushtuar Shqipërinë. Po, Titoja, sa i mbajti dhe specializoi shqiptaro-titistët Fadil Hoxhën e Raxhi Surroin&Co? I mbajti për një gjysmë shekulli dhe i specializoi për ta pushtuar e copëtuar Shqipërinë, në përmasat e kësaj çmendie që po e shohim e përjetojmë tash e pesëmbëshjëtë vjetë. Apo, nuk e nisi FARK-un Bukoshi për ta pushtuar Tiranën, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, kur Kudusi Lame ishte detyruar t’u tregonte forcave pushtuese e ushtarake të Bukoshit se fronti ishte në të kundërtën që ishin nisur, andej, nga Prishtina, andej ishte fronti i luftimeve e jo në drejtim të Tiranës!...
Dhe, që këtu shihet se oficerët e preferuar të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve ishin oficerët e FARK-ut dhe të kamufluarit e tjerë FARK-istë e LDK-istë në radhët e UÇK-së, sepse, vetëm ashtu, kështjella do të merrej nga brenda. Dhe, kjo ishte një taktikë e tjerrur dhe përfeksionuar në Beograd. Pikërisht, për ato qëllime qe dërguar në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, një muaj para përfundimit të luftës së UÇK-së.
E vërteta është, se, ne, enveristët, nuk kishim as patëm gjë të përbashkët me shqiptaro-titistët, gjatë gjithë rrugëtimit tonë puro shqiptar, sepse, tek Xhaxhi Enver Hoxha shihnim shqiptarin dhe nacionalistin e burrështetarin e madh të Shqipërisë e të popullit shqiptar, pavarësisht copëtimit që kishte pësuar Shqipëria e populli shqiptar me vendimet antishqiptare të Fuqive të Mëdha të Evropës, të cilat vendime plotësuan apetitet dhe orekset e shteteve pushtuese fqinje, si Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia.
Enver Hoxha, na mësonte qartë dhe drejtë:
“Për një Shqipëri më të mirë!”
“Për bashkimin e vërtetë të kombit!”
“Për mbarëvajtjen e atdheut!”
ENVER HOXHA
Ndërkaq, shqiptaro-titistët me Fadil Hoxhën dhe Rexhai Surroin&Co, në krye, shqiptarëve ua mësonin dhe ua fusnin në gjak përherë e më shumë Jugosllavinë e Titos dhe kalitjen e “bashkim-vëllazërimit”. Ne, asokohe, kishim vetëm dy rrugë për të zgjedhur: 1. Rrugën e Shqipërisë dhe të udhëheqësit të saj mendjendritur, Xhaxhit Enver Hoxha dhe, 2. Rrugën e Jugosllavisë pushtuese të Titos dhe atë të renegatëve antishqiptarë, me në krye Fadil Hoxhën. Ne, zgjodhëm të parën dhe përgatitëm politikisht e kombëtarisht luftën për liri e bashkim kombëtar. Por, realisht, na mungoi faktori para (faktori financiar), për ta kontrolluar atë në përpikëri. Pala kundërshtare, pala e shqiptaro-titistëve vetosurroistë diti ta shfrytëzojë këtë epërsi të sajën dhe futi paranë si element përçarës të luftës dhe të krahut të saj “politik” e “ushtarak”, hiç këtu një kategori “të të burgosurve politikë shqiptarë”, krahun që mëse shumti e ndihmoi paci(t)fizmin ibrahimrugovist, si antishqiptarizmin më të kulluar, që futi paranë dhe njerëzit e saj për ta përçarë luftën dhe për ta shkelur me të dyja (katër) këmbët Betimin e UÇK-së.
Këtu, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve kishte përparësinë ta zgjedhë rrugën e babait të tij, Raxhai Surroit. “Nuk kishte faj”, Vetoni! E pëlqente jashtë çdo mase kostumin serbojugosllav, ngjyrat dhe disenjin e atij kostumi. Pastaj, e pëlqeu edhe sofrën e madhe artificiale, që joshte dhe mashtronte renegatët e të gjitha ngjyrave e ngjyrimeve “politike”, “patriotike” e “shqiptare”. Vetoni, ishte i previlegjuari! Vetoni u bë, nga “Jozha i vogël”, “Titoja i madh”(!) Vrante e kthjellte. Në “Kosovë e Metohi”(!)! Po vranë e po kthjell edhe sot! Serbisht mendonte e fliste atëbotë në shtëpi, e, për ta mashtuar publikun shqiptar, në publik fliste shqip dhe rrahte gjoks për “patriotizëm” e “shqiptarësi”, siç po rrahë edhe sot me pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”. Por, nuk e sqaroi se ç‘gjarpër është Vetoni i murrmë i racës së Surrojve brenda pamfletit heretik e hermetik, “Këmbët e Gjarprit”. Po, kokën e Gjarprit me bisht, ku e ka fshehur me aq mjeshtri?!...
(Vijon)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 61 vizitorë |
Lexuar:
1,343 herë
|
|
|
|
|
|
|