Referendumi në Skoci për pavarësinë e saj nga Britania e Madhe dëshmon se epoka e shteteve etnike ka ardhur në Evropë dhe, në vallën e komb-shteteve qe do të krijohen duhet të përfshihet edhe kombi shqiptar i cili duhet të ribashkohet në një shtet etnik kombëtar.
Sot mbahet në Skoci referendumin për pavarësi e kësaj zone nga Britania e Madhe. Referendumi për pavarësinë e Skocisë është në kuadër e ushtrimit të së drejtës së popullit skocëz për të vendosur për fatin e vet.
Analistët ndërkombëtarë frikësohen se valla e krijuar nga ky referendum do të përfshijë edhe shtete të tjera që kanë probleme etnike, si Spanja, etj. Por, vet ky referendum dëshmon së në Evropë epoka e komb-shteteve ka ardhur prapë.dhe se super-strukturës mamuth e quajtur Bashkimi Evropian i ka ardhur fundi.
Ashtu siç teoricieni amerikan Samuel Huntington kishte shkruar në librin “Përplasja e qyteterimeve?”, “politika lokale është politikë e etnicitetit…” (f.18), që do të thotë se edhe në nivelin e Evropës, fenomeni multietnik është dhe do të jetë i dështuar.
Sidomos Ballkani do të pësojë ndryshime thelbsore.
Në vallën e komb-shteteve që do të krijohen në Evropë, duke filluar nga shembulli skocez, duhet patjetër që kombi shqiptar, kombi më i lashtë i kontinentit, të fitojë dekolonizimin dhe të drejtën e vetëvendosjen. Shqiptarët akoma jetojnë nën sundim dhe kolonizim sllavo-grek, jetojnë të ndarë, si asnjë popull tjetër i kontinentit. Në këtë kuadër, edhe populli shqiptar që akoma jeton nën sundim dhe kolonizim të huaj ka të drejtë të ribashkohet në një shtet të vetëm kombëtar, nëpërmjet një referendumi, ku do të vendoset, a do të ribashkohet apo jo me shtetin-amë, Shqipërinë.
Kjo do të thotë se të gjithë shqiptarët nga Shqipëria londineze, nga Kosova, nga trevat nën sundimin e IRJM-së (Shqipëria lindore apo Lugina e Vardarit), Serbisë (Kosova lindore – Presheva, Medvegja, Bujanoc), Mali i Zi (Plavë, Guci, Ulqin, Tivar, etj. etj.) dhe Greqi (Camëria dhe zona Kostur – Konicë – Follorinë) duhet të vendosin o sot, o kurrë në një referendum për krijimin e komb-shtetit të vetëm, Shqipëria Etnike.
Vet valla e krijuar nga referendumi në Skoci do të imponojë këtë alternativë dhe këtë rrugë e vetme dhe unike për krijimin e komb-shtetit shqiptar, Shqipëria Etnike.
Mona AGRIGOROAIEI
Rumani, 17. 09. 2009
|