I NDERUAR KOMANDANT, RAMUSH HARADINAJ!
TË NDERUAR USHTARË DHE USHTARE TË UÇK-së HEROIKE!
(Më 24 Mars, rastin e Epopesë së Dukagjinit).
JU UROJ NGA ZEMRA 24 MARSIN DITËN E QËNDRESËS SË MADHE HEROIKE NË DUKAGJININ E HISTORISË SË LUFTËRAVE SHEKULLORE ÇLIRIMTARE!
Më 24 Mars 1998, ushtria fashiste e Serbisë millosheviqjane, kujtoi se do të mundet ta thyejë lehtë qëndresën e asaj pjese të Shqipërisë!
-Pasi serbo--çetnikët, kishin marrë turrin si derrat e egër duke sulmuar Qirezin e Drenicës Kreshnike, bijtë e saj guerilas, nipat kreshnikë të familjes Rexhep Gjelit-njërit nga komandantët e tribunit popullor, Shaban Palluzhës; ata luftuan me heroizëm, derisa ranë dëshmorë në altarin e lirisë; makineria fashiste aty bëri masakrat e para mbi familjet liridashëse shqiptare; për të vazhduar krimet e tyre monstruoze në Prekaz;-pas luftës heroike që bëri i madhi Adem Jashari me familjen e tij legjendare, -e cila ia dha kushtrimin Atmëdheut të fillonte lufën çlirimtare; këto banda shtetërore kriminale ia mësynë Dukagjinit , për të mposhtur Komandantin, Ramush Haradinaj me trimat e tij!
-Por, a mposhten LISAT SHEKULLORË PELLAZGO-ILIRIANO-ARBËRORË, ORE?!!!
-Pra, si duket asaj radhe armiqtë i kishin bërë "hesapet pa hanxhinë";-me t´u parë forcat serbe; familja haradinaj u mobilizua bashkë me shumë bashkëfshatarë të tyre besnikë.
-Krismat e para të fillimit të kësaj beteje ngadhënjimtare, ishin nga kasneci i UÇKsë, Daut Haradinaj i cili në Llaushën e Drenicës së Kuqe, bashkë me heroin e kombit, Mujë Krasniqin dhe luftëtarin e madh gjeneral, Rexhep Selimin, më 28 Nëntor 1997 e kishin dhënë sihariqin e madh -se: UÇK-ja, është shqiptare, kjo ushtri do të merr përsipër fillimin e luftës çlirimtare dhe fitoren për lirinë e Atmëmëdheut dhe ribashkimin kombëtar.
-Pas atyre krismave rreze-diellore të revolverit të Dautit, mbi xhandarmërinë e Serbisë, këlyshët e millosheviqëve do të binin të tmerruar përtokë, ata pastaj morën edhe goditje të tjera të merituara...
-Beteja do të vazhdonte, me rënien dëshmorëve të tjerë, me plagosjen e Komandant Ramushit, pro QËNDRESA do të kurorëzohej me FITORE.
Beteja të tjera do të vazhdonin që nga Maji i vitit 1996-të, kur ra dëshmori i parë, Luan Haradinaj, gjer më 1999 -do të binin pastaj si yjet me armë në dorë dhe vëllezërit e Ramushit;- Shkëlzeni dhe pas luftës,-Enveri; -por në fushëbeteja luftonin SHQIPOT Ramushi, Nasimi, Agroni, e të tjerë për t´i sjellë ATMËMËDHEUT lirinë, barazinë dhe nderin!
RROFTË FAMILJA E HARADINËVE LEGJENDARË!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!
24. Mars. 2015
|