VETËM FEDERALIZIMI, SIPAS MODELIT TË BELGJIKËS, E SHPËTON MAQEDONINË! |
Publikuar më 14 maj, 2015 në orën 00:39 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
Zoti Zoran Zaev!
Intervistën tuaj, në TV A1 REPORT të Tiranës, e ndoqa (para disa ditësh) me vëmendje, dhe me këtë rast vendosa t'iu drejtohem me këtë LETER TE HAPUR, përmes së cilës dua t'iu shpreh vetëm disa nga pikëpamjet e mia, s'i vijon:
1. Nuk dua të flas për historinë tragjike të shqiptarëve dhe as edhe për aneksimin e trojeve etnike të Shqipërisë, por dua t'iu rikujtoj diskriminimin permanent të shqiptarëve nga sllavo-maqedonasit, jo vetëm gjatë periudhës së ish RSFJ-së, kur Maqedonia ishte republikë e saj, por edhe gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ku s'i atëherë (gjatë ish RSFJ-së), njëlloj s'i serbët, edhe sllavo-maqedonët janë udhëhequr e po udhëhiqen nga filozofia e pushtuesit e të kolonizatorit ndaj shqiptarëve. Edhe ju sllavo-maqedonët shqiptarët i keni konsideruar dhe vazhdoni t'i konsideroni s'i shërbëtorë dhe jo s'i të barabartë e shtetformues të Maqedonisë, qoftë të asaj Maqedonie të AVNOJ-it, në Kushtetutën e së cilës (1974) thuhej kështu: "Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet i maqedonëve, shqiptarëve dhe të tjerëve".
2. Kur Maqedonia shpalli pavarësinë e saj (1992) ishte Kiro Gligorov i LSDM-së tuaj që, përmes Nevzat Halilit të PPD-së, duke iu premtuar shqiptarëve barazi me sllavo-maqedonët, që jo vetëm i tradhëtoi shqiptarët, por edhe i vrau dhe i burgosi sistematikisht. Gjithashtu, edhe më vonë, pas luftës së vitit 2001, ishte Branko Crvenkovski i LSDM-së tuaj ai që, gjithashtu në emër të barazisë, përmes "Marrëveshjes së Ohrit", të cilën unë qysh atëherë (2001) e kam quajtur mosmarrëveshje, përmes Ali Ahmetit të BDI-së, jo vetëm që i tradhëtoi shqiptarët, por edhe i vrau dhe i burgosi sistematikisht, ku për pasojë burgjet e IRJM-së aktualisht janë të stërmbushur me shqiptarë, shumica dërrmuese e tyre ish ushtarë të UCK-ombëtare, të udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm i UCK-ombëtare, zoti Ali Ahmeti.
3. Rrjedhimisht, pas gjithë këtyre pabesive e tradhëtive ndaj shqiptarëve, të sipërcekura shumë shkurt më lart, shtrohet pyetja se, kush do të mundet, apo do të guxojë, të jetë "lideri" i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën IRJM, përmes të cilit edhe ju zoti Zoran Zaev do të mundeni që, për të tretën herë, fillimisht t'i përdorni dhe më pas edhe t'i tradhëtoni shqiptarët...?! Askush, asnjë shqiptar me dy kokrra mend në kokë, nuk e beson një gjë të tillë, se ju jeni ndryshe nga parardhësit tuaj. Dhe, nëse vërtetë jeni i interesuar ta shpëtoni të sëmurën e Ballkanit nga skërmoqja e saj, këshilla ime do të ishte që, IRJM-në ta mendoni, madje edhe të filloni ta projektoni, duke e sanksionuar fillimisht në Programin e LSDM-së tuaj, s'i një shtet federativ, sipas modelit të Belgjikës, në Kushtetutën e së cilës thuhet: "Belgjika është shtet i flamanëve dhe i valonëve".
Pra, vetëm federalizimi, sipas modelit të Belgjikës, e shpëton Maqedoninë nga skërmoqja e saj. Prandej, edhe në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, Maqedonia do të duhet të sanksionohet: "Republika e Maqedonisë është shtet i maqedonëve dhe i shqiptarëve". Rrugëzgjidhje apo mundësi tjetër për ta shpëtuar Maqedoninë nga skërmoqka e saj nuk ka. Sa më shpejt të binden liderët e partive politike sllavo-maqedonase, ndër të cilët edhe ju zoti Zoran Zaev, aq më mirë do të ishte, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin e Ballkanit dhe edhe më gjërë.
(*) Autori është me origjinë nga Kërcova, prej më shumë se një dekadë jeton e vepron në Tiranë.
Tiranë, maj 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 40 vizitorë |
Lexuar:
572 herë
|
|
|
|
|
|
|