Sinqerisht na kanë lodh këta sllavo-grekët (ruso-serbët dhe grekët) me këtë sajesën e tyre, të gatuar në kuzhinat e tyre në Moskë, në Beograd dhe në Athinë. Por, lodhje më të madhe se vetë sllavo-grekët, gjatë kësaj dekadës së fundit të qëndrimit e të veprimtarisë t'ime në Tiranë, më kanë shkaktuar edhe disa nga masmediat e shkruara e vizive të Tiranës dhe ndonjë politikan shqipfolës i llojit të Ali Ahmetit, të cilat, njëlloj s'i sllavo-grekët, Shqipërinë Etnike e quajnë, "Shqipëri e Madhe". Turp! Gjatë kësaj dekade, përmes shkrimeve dhe intervistave të mia, disa herë kam kërkuar që, jo vetëm politikanët, por edhe gazetarët shqiptar, të mos e përdorin dhe ta heqin nga fjalori i tyre nocionin "Shqipëri e Madhe", sepse është një sajesë sllavo-greke e gatuar në kuzhinat e Moskës, të Beogradit dhe të Athinës, por....
Gjithashtu, gjatë kësaj dekade, disa herë kam deklaruar, s'i më vijon: 1. Nuk ka patur dhe as nuk ka "Shqipëri të Madhe" dhe as "Shqipëri të Vogël", por ka patur, ka dhe do të ketë vetëm Shqipëri Etnike. Dhe, Shqipëri Etnike quhet cdo pëllëmbë e tokës ku tokës i thuhet tokë dhe jo "zemlja", dhe kudo ku bukës i thuhet bukë e ujit i thuhet ujë. 2. Edhe sikur shqiptarët t'i kishin kërkuar apo edhe tash t'i kërkojnë trojet e Ilirisë, nga Artë-Preveza në Greqi (në Jug) dhe deri në Ilirska Bistrica në Slloveni (në Veri), gjë që nuk e kanë bërë kurrë, përsëri nuk do të duhej të akuzoheshin se po kërkojnë "Shqipërinë e Madhe". Gjithashtu, gjatë kësaj dekade, rregullisht e kam shtruar këtë pyetje: Pse Serbia asnjëherë nuk e përdor nocionin "Serbia Etnike"?! Sepse, Serbia e din fare mirë se, Serbia Etnike është aty ku dikur ishte Pashallëku i Beogradit, dhe jo edhe ku shtrihet e ku sundon sot, në trojet e huaja.
Pra, putanat (Putinat) e lavrat (Lavrovat) e Rusisë, vicat e Serbisë dhe jargat (Jorgot) e Greqisë, përmes shpifjeve të tyre bajate se gjoja ne shqiptarët duam e kërkojmë që ta krijojmë "Shqipërinë e Madhe", po përpiqen që ne shqiptarët, përballë botës demokratike euro-atlantike (BE dhe SHBA), të na akuzojnë sikur ne shqiptarët duam të marrim (të pushtojmë) toka të huaja, tokat e sllavo-grekëve. Prandej, publikisht edhe një herë kërkoj që, cdo shqiptar, qoftë ky shqiptar i rëndomt, që në damarët e tij i rrjedh vetëm gjak shqiptari, apo qoftë edhe politikan dhe edhe gazetar, nga fjalori ta heqë shpikjen dhe shpifjen e sllavo-grekëve të trekëndëshit Moskë-Beograd-Athinë: "Shqipëri e Madhe", dhe të përdorë vetëm nocionin e bukur gjeografik të trekëndëshit: Tiranë-Shkup-Prishtinë: Shqipëria Etnike.
Rroftë Shqipëria Etnike....!
Rrugëtim të mbarë Shqipëria Ime Etnike...!
Tiranë, më 24 maj 2015
|