«DOSJE AKUZE» KOLABORACIONISTËVE SHQIPFOLËS |
Publikuar më 03 qershor, 2007 në orën 09:38 ( ) |
Opinion | |
|
|
Mbyllja e gojës para ofanzivës së gjithanshme sllavo-greke është bashkëfajësi e “feudalëve” pakurrizorë shqipfolës në krim dhe terrorizëm kundër kombit shqiptar.
Shkruajnë:Xhemil Zeqiri- Fadil Shyti- Mona Agrigoroaiei
Kolonialistët sllavo-grekë janë në ofanzivë kundër-shqiptare sipas devizës “sulmi është mbrojtja më e mirë”.
Beogradi tenton të ripushtojë Kosovën e ngushtë e të ndërtojë një “Republikë Srpska” brenda saj për të lënë në errësirë e saj mesjetare-pushtuese trojet shqiptare, nga Lugina e Preshevës deri tek Molla e Kuqe dhe Sanxhakun e Tregut të Ri.
Sllavo-maqedonët gjithashtu pushtuan copa të tjera të Kosovës së ngushtë – një vije 2400 km2 në pjesën jugore e kufirit artificial që e ndan nga Lugina e Vardarit, pikërisht për ta mbajtur shqiptarët në qetësi e “multietnicitet” në grackat e tyre vrasëse.
Edhe Greqia po e shtrinë njëkohësisht rrjetin i saj agjenturor në jug të Shqipërisë për t'u mos folur më fare, kurrë për Trojën e lashtë të Çamërisë, prej nga e dëbuan, jashtë çdo norme të së drejtës ndërkombëtare popullatën shqiptare, që ishte autoktone në trojet e veta.
Peizazhi përplotësohet në nivel sipëror nga sllavët të ndihmuar nga Nëna Rusi, që pandërprerë po hedh shantazhe ndaj Amerikës, duke i paraqitur si “konfidenca” të “burimeve gjysmëzyrtare” para Gazetës kroate “Jutarnji List” për arritjen e një “marrëveshjeje” midis palëve “të kundërta” për statusin e Kosovës. Në fakt, Rusia ka hapur një kanal mediatik negociatash më Amerikën, pozita e së cilës rrëzohet edhe më shumë në rajon me pranimin e bisedimeve për statusin në takimin e Posdamit të G-8-it. Ofanziva e Rusisë është e përbërë pra nga dy etapa: cirkusi rreth kinse “papranueshmërisë” së Pakos së Ahtisaarit (kur kjo pako po i leverdiste shumë mirë Serbisë) dhe sulmi për të “pushtuar” edhe më shumë në sfera të e saj të ndikimit në rajonin ballkanik, me “koncesione” të tipit “trupa ruse në enklavat serbe” (që të referohemi vetëm në rajonin e jo më tutje). Kjo, padyshim është, humbje e madhe të politikës perëndimore para carit e oligarkut rus Vladimir Putin.
E shqiptarët?!
A duhet të heshtin?!
A duhet t´ia lidhin vetvetes sytë më tej para ofensivës (luftës) së hapur politike, propagandistike, agjenturore, diplomatike sllavo-greke?!
A është e arsyeshme që politikanët shqipfolës të mos e ngritin zërin dhe të mos marrin të gjitha masat parandaluese operacionale për t´i mënjanuar rreziqet që po i kanosen kombin shqiptar, jetën dhe esencën e tij kombëtare?!
JO! JO! JO!
Nëse bashkëpunon me kriminelin, je bashkëfajtor në krim.
Nëse bashkëvepron ai që ushtron represion dhe terror shtetëror mbi popullatën civile, je bashkëfajtor për pasojat e kësaj praktike aspak demokratike, aspak e pranueshme.
E kështu, politikanët shqipfolës janë bashkëfajtorë për politikën antishqiptare e cila po synon zhdukjen e qenies kombëtare të popullit shqiptar, që shkojnë në marshim politik së bashku me pushtuesit e kolonizatorët.
Se armiku e dimë se është armik, prandaj kjo nuk na befason aspak; por, më e rëndë është se nepërka të shumta po fshihen në gjirin e Nënës Shqipëri dhe po bëjnë plane afatgjata ta kafshojë sa me thellë me helme të shpikura në laboratorët kundër-shqiptare të Beogradit, Shkupit, Podgoricës, Athinës dhe Moskës.
Satrapët, sheikët, pashallarët, veqilët dhe gjithë soji i urryer pakurrizorësh të korruptuar deri mbi hundët, janë të futur nëpër karrige të bukura e të renditura, nëpër poste të mira, duke u bërë servilë te¨mjerë që i dëgjojnë të gjitha urdhrat e “aleatëve”, apo të armiqve të maskuar nën petkun e demokracisë, sllavo-grekë; duke i mbyllur sytë nga përgjegjësia që e kanë para kësaj lufte. Në situata luftarake, pra në fushëbeteja, këta do të shpalleshin dezertorë që ikën nga fronti si tradhtarë, prandaj, me siguri do meritonin dënimin më të ashpër: pushkatimin! Kurse në “demokracinë” e interpretuar keq, sipas formulës së Ludovikut XIV – “SHTETI JAM UNË”! - po bëhen ministra, deputetë, partiakë me xhipa të shtrenjta dhe veshje të modës së fundit. Janë të tillë sepse jo vetëm nuk ngrisin zërin para krimeve dhe represionit terrorist të pushtuesve dhe ekspansionistëve serbo-sllavo-maqedonas, malazezë e grekë dhe aleatëve të tyre nëpër botë, por i mbështesin ata, duke sabotuar veprimtarinë e lëvizjes kombëtare në çdo aspekt politik.
Imazh i bukur...
Retorikë perfekte...
E garantuar vota!...
Në shpinën e kësaj politike bastarde po fshihet tragjedia kombëtare e mijërave shqiptarëve, të popullit të thjeshtë që po i cenohen të drejtat më themelore – e drejta e jetesës, e drejta e lirisë dhe sigurisë, sepse akoma jeton i ndarë, i pushtuar, nën terrorin në rritje, para djallit ekspansionist të “demokratëve” kolonialistë.
Po deklarohen për pavarësi (e çdo muaj po emërohet muajin e ardhshëm si “muaj i mjaltë” të “pavarësisë”, por akoma paraushtarakët serbë agjitojnë armët në Lazarecë apo tregojnë “fuqinë” ndaj civilëve shqiptarë, në fshatrat shqiptare rreth kufijve dhe thellë zemrën e territorit të e Kosovës, kurse “institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes” nuk janë në gjendje të sigurojnë mbrojtjen më thjeshtë të popullatës civile, sepse ta bëjnë këtë as nuk duan, sepse kapitulluan para politikës armiqësore “demokratike” me trup, në mënyrë të qëllimshme, duke organizuar “negociata” dhe “dialogje” nën kornizën e hekurt të “bashkim vëllazërimit”.
Po flitet për “sundim të ligjit”, por nuk po thuhet për të cilën ligj. Ka mjaft ligje që janë miratuar por nuk po vihen në zbatim, kurse në fakt po zbatohen edhe pas 8 vitesh në “Kosovën e lirë” vetëm ligjet e ish-Jugosllavisë dhe normat “morale” të Evropës së vjetër!
Po flitet për shtet, në mungesë të plotësimit të kritereve minimale që një organizim të tillë e ka: sovranitet dhe ushtrim të kontrollit në tërë hapësirën e tij nga autoritetet e jo ndarje në pashallëqe “jugosllave” “multietnike” alla Republika Srbska. Të gjitha këto po bëhen për një objektivë të caktuar: për të serbizuar Kosovën sa më thellësisht, e nëse munden edhe tërësisht.
“Feudalët” po heshtin edhe para greqizmit të jugut të Shqipërisë Londineze. Kjo sjellje e tyre shumë “skandale” ku është përfshirë agjentura greke dhe që vetëm opinioni publik i ka nxjerrë në sipërfaqe. Që prej shumë vitesh kryespiuni Anastasios Janullatos ka “strehë të sigurt” në një vend që nuk e meriton, që e ka uzurpuar për fundamentalizëm politik e aspak për fe. Në bashkëfajësi janë pashallarët kolaboracionistë, të cilët u pajtuan që Kisha Ortodokse Shqiptare të udhëhiqet nga një shovinist i tillë që kurdoherë merr instruksione dhe ia lëpinë Athinës gishtat e këmbëve. Si mund të mos e dinte një Ministër i Arsimit dhe stafi i tij administrativ se një “shkollë private” (lexo: çerdhe e spiunazhit grek dhe të propagandës së tij antishqiptare) po edukohen qindra mijëra fëmije shqiptarësh që po “edukohen” në frymën e urrejtjes shoviniste greke se gjoja jugu i Shqipërisë është territor grek, duke iu ofruar “mirësinë” e ç´kombëtarizimit të tërë?!! Tani po u “zgjuan” formalisht, sa për sy e faqe të opinionit publik. Ashtu siç vepruan në rastin e kufomave shqiptare që Greqia po i quante “ushtarë grekë”, asnjëri prej tyre nuk trazoi detin e qetë “të marrëdhënieve miqësore” të “ndërsjella”: nëse do të ishte ashtu, ç'tartakut kërkonin në trojet e lashta arbërore pushtuesit helenë?! Këtu duhet theksuar se Greqia është shtet anëtar i organizatës së Këshillit të Evropës. Në Protokollin nr. 4 (1952) të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, aty shkruhet qartazi: “Askush nuk mund të dëbohet individualisht apo kolektivisht prej territorit të së cilit qytetar është.” Në vend që Ahtisaari & co të na llomotis për “kthimin” e “refugjatëve serbe” (që jo vetëm se nuk janë refugjatë, por shumë të tyre janë kolonë e pastaj gjatë luftës u dëshmuan si paraushtarakë apo kriminelë ordinerë të çerdheve shoviniste serbe), ata do të duheshin të pyesnin vetën pse një shtet që ka nënshkruar këtë Konventë vazhdon ta shkelë pa ndërprerë duke mos pranuar të drejtën e shqiptarëve të dëbuar prej Çamërisë për t'u rikthyer në trojet e lashta stërgjyshore e njëkohësisht të drejtën për të marrë dëmshpërblim sipas përcaktimeve të së njëjtës Konventë?! Greqia duhet hedhur në gjyq në Tribunalin Evropian të të Drejtave të Njeriut për këtë krime të rënda kundër- njerëzore, me pretekst aspak real dhe me karakter aspak proporcional me “rrezikun” (p.sh. çfarë rrezik po paraqitnin fëmijët e vegjël apo gratë shqiptare që u detyruan të largoheshin?). Nëse qeveria shqiptare nuk bën një gjë të tillë sa më shpejt, do të mund të dyshojmë se ekziston kokëçarje kolaboracioniste me Greqinë dhe se ajo ndan fajin (shkeljen e Konventës) me Athinën.
Aspak gjendja nuk paraqitet e mirë andej nga viset shqiptare të Malësisë së madhe, atje malësorët e atyre viseve po përballen me dhunën e egër të ushtruar nga shovinistët malazezë, atyre u kontrollohen shtëpitë dhe po u terrorizohen familjet nën pretekstin se paskan organizuar dhe përgatitur sulme të armatosura mbi shtetin e Malit të Zi. Kjo, sipas “modernistëve” të politikës pacifiste prite të verifikohet me gjyqe etj...
Pse nuk u bë asnjë reagim nga politikanët shqiptarë që tani po krekosen se i përfaqësojnë dhe i mbrojnë interesat shqiptare në Shqipërinë Natyrore?!
Heshtja dhe pajtimi me dhunën e ushtruar nga armiqtë aspak nuk është sjellje demokratike; mos të harrojnë zotërinjtë e sotëm “modernistë” se demokratët e parë shqiptarë të cilët ia vunë themelet demokracisë shqiptare në baza shtetërore ishin Fan S.Noli, Ismail Qemaili Hasan Prishtina, Avni Rustemi dhe Luigj Gurakuqi, Mihajl Grameno e të tjerë, por këta burra të mëdhenj të kombit kurrë nuk ranë pre e politikave mashtruese ballkanike as evropiane. Këta, dishepuj të shqiptarizmës u ndeshën flakë për flakë me tradhtinë dhe me pushtuesit e të gjitha ngjyrave, këta kurrë nuk do të pajtoheshin që nën hundët e tyre të vepronin falangat e huaja dhe t´i copëtonin trojet shqiptare, por në vend të heshtjes do t´ia thoshin popullit të vërtetën siç thoshte i madhi Luigj Gurakuqi në një poezi kushtrimi:
Nga të gjithë anët jemi rrethue,
Armiqtë këqyrin me na avitë,
Tokat tona me i pushtue,
Donë krejt fare me na qitë!
Bini djem me gjithë fuqi,
Pret prej jush Shqipëria liri!
Ky kushtrim i atdhetarit dhe demokratit të vërtetë, vlen sot dhe do të vlen kurdoherë si paralajmërim brezash deri atëherë kur Shqipëria Natyrore do të bëhet ashtu siç ishte dikur në kohët e arta të krijimit të saj nga Nëna Natyrë, pra e ribashkuar dhe e përparuar ashtu siç janë të bashkuara dhe të përparuara vendet e lira.
Danimarkë- Suedi- Rumani.
Më 3 qershor 2007 |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,910 herë
|
|
|
|
|
|
|