Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pa pardon!
Publikuar më 31 janar, 2016 në orën 16:01 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur flet dhe shkruan nuk ka dhunë, fundja kështu zhvillohet mendimi, dhe fjala e lirë, i ndihmon edhe “hyçmetliut” që të korigjohet, përndryshe do të gjobitet nga votuesi. Atëherë kur votuesi fillon të dënojë për fjalën e thënë pa mbështetje, por edhe për mos realizimin e premtimit të shprehur publikisht, aty fillon demokracia, atëherë rritet përgjegjësia, dobia pra është e shumëfishtë, nëse kjo nuk funksionon lind anarkia, nuk është pra përgjegjës vetëm i zgjedhuri por edhe zgjedhësi.

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli
Kosova veç ka hyrë në shtatëmbëdhjetë vjetë paqe, aq iu deshën shumë shqiptarëve të harrojnë tmerret e luftës (aty-këtu i "rikujtojnë" gjykatat, në ndonjë nga seancat gjyqësore në Beograd si rasti i tre shqiptaro-amerikanëve, ende i papërfunduar, shumë pak në Kosovë, gati aspak...), të harrojnë se nga “kufomat e gjalla” u ringritën për të jetuar. Aq u dashtë per tu venitur kujtesa historike dhe për të sharruar në valën e krimit dhe korrupsionit (shih: raportin e "Transparency International" ), jo për të rindërtuar vendin ashtu siq bëri Konrad Adenhaueri i cili ringriti Gjermaninë pasHitleriane të rrënuar. Shumë nga bashkombasit e mi e kanë kuptuar gabimisht rindërtimin kjo ndoshta edhe për shkak të mos kuptuarit gjuhësor të fjalës ndërtimtar, kjo më është e freskët sidomos nga një mik imi: “Ndërtimtar është ai që ndërton por edhe ai që rrënon” kjo mbase e ka kuptimin e rrënimit pa plan për të ndërtuar diçka me plan. Por ç’ti bëshë që të kuptuarit e një fenomeni në shoqëri ku shkelet ligji është i ndryshëm ngase edhe po që se rrënon je ndërtimtar. Këtë për më tepër e fuqizonte një tezak imi perndryshe ish inxhinier me karrierë e tash botues dhe shitës i librit duke ma rikujtuar të madhin Fan Nolin dhe poezine e tij “Krishti me kamçikun” ku thoshte “Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”.

"Made in Kosova"
Fenomenologjia e korrupsionit dhe e krimit të organizuar është më e shprehur sidomos kur klasa politike qëllim parësor e ka fitimin me çdo kusht, meqë edhe ashtu Kosova është me strukturë ekonomike tërsishtë të shkatërruar, ku nuk din kush është ministër e kush hajn, ku nuk kupton kush eshte" i/e ndershme" e kush "prostitut/e", por që të gjithë i rëndon vetëm një fjalë “zotëri të lutem une dua punë”. Askend nuk e brengos ky apel i “rrogëtarit” që lyp punë nga zotëriu (zotëri janë të gjithëdijshmit dhe të paprekshmit politikanët, të cilët për çdo ditë na servojnë daljen jasht shtetit pa viza, për të ngritur flamurin e bardhë -zona e bardhë Shëngen e vizave dhe me anëtarësim në strukturat integruese, duke na ëmbëlsuar jetën me pekmeze “Made in Kosova”.

Njerëzitë të hutuar pas punëve të veta ekzistenciale i ndërruan partitë më shpesh se rrobet e leckosura, duke shpresuar që do t’i afrohet kreut në parti atëherë më shpesh do të shifet “surrati” i tij në ekran dhe të tjerët do të kuptojnë se është gjallë, kështu do ta siguron ekzistencën e familiareve me rëndësi është që jeta vazhdon dhe të jesh sa më afër zyreve partiake do të thotë të kesh mirëqenie, me një fjalë të kesh biznis rentabi, ngase je i pushtetshëm. Këto ditë po reshtohen partitë me oferta të reja, me anëtarë të rinjë, me tubime partiake, të shkon mendja se kanë hyr në fushatë elektorale, na lodhën bythën du përsëritur shumë herë të njëjtin sllogan Thaçi do të bëhet president, se ashtu janë marrë vesh, kush me kend, Mustafa e Thaçi, akoma nuk i hargjuan rrenët, rritje rrogash, ndarje dekoratash, oferta milionëshe për ndërtim e rindërtim, investime kapitale, por edhe pranime të reja, rivalitet joinstitucional-institucional. Nuk po lë të kuptohet as në cilin kontinent po jetojmë, retorikë e pakuptimtë, aspak e logjikshme.

Me at të huaj nuk dilet në ygdyl
Nuk do të thotë gjë për votuesit nëse u ofron vetëm prognoza, se edhe ashtu në Kosovë ka mjaft bastore, është diçka që nuk preket. Qytetarët mund të joshen me vende të reja pune, me investime kapitale, me biznese të imëta, jo vetëm me kompani sigurimesh, dhe me banka që japin kredi me interes të lart, se edhe ashtu vjelet paraja. Populli ka thënë se “me at të huaj nuk dilet në ygdyl”, e kanë shumë gabim nëse mendojnë, së pari mandati pastaj buxheti hargjues-"investimet" në rritje rrogash, pensione-asistencë sociale..., se votuesi shqiptar deri më tash mjaft është ushqyer me pekmeze e marmeladë të paqelur. Nuk kontestohet aspak angazhimi i tillë në garë partiake zgjedhore, jo për shkak të mungesës së reputacionit politik të "heronjëve" partiakë, por për atë që Kosova paska kaq shumë ndërtimtarë të rrugëve, të universiteve... Pse nuk ka hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë, jo në Afrikë, apo të pranohet fabula e autostradës si kantier pune, ku një vend i punës Kosovës do t'i kushton jo më pak se 0.5 milionë, pse muk u investua kapitali privat, por ai publik? A është kjo logjika e ekonomisë së tregut, dhe pse aq shumë flitet për ndërtim të univerziteteve, e aq pak investohet në shkencë...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,094 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi