Kosova nuk krahasohet me monstrumin gjenocidal-Republika serbe! |
Publikuar më 06 dhjetor, 2016 në orën 02:42 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Ata që krahasojnë (ose duan t'i bëjnë ndonjë koncesion Serbisë dhe Rusisë në kurrizin e Kosovës së Shqipërisë Etnike) shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës me entitetin “Republika srpska”, janë kundër lirisë dhe pavarësimit të Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
*** Kosova është territor i Shqipërisë Etnike-Dardanisë ilire, kushtu që, rrjedhimisht, Serbia nuk ka humbur kurrfarë Kosove, sepse kjo kurrë nuk ka qenë “pronë” legale e as legjitime e saj, por vetëm një koloni 100-vjeçare, e pushtuar dhe e aneksuar me forcë (1912-1999), të cilën e humbi për shkak të kryerjes së gjenocidit të saj të fundit (1989-1999).
Prandaj, as qeveria e Kosovës, as ajo e Shqipërisë nuk do të duhej të bënin pazare me Beogradin dhe me Moskën, duke e krahasuar shtetin e pavarur të Kosovës me “ Republika srpska” ashtu si u konevnon interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike Serbisë dhe Rusisë për ta “leopardizuar lëkurën” e Kosovës sipas modelit të tri entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës ngaqë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, (që përbëhet nga 92% të popullsisë shqiptare), tanimë, i njohur nga 113 shtete të Kombeve të Bashkuara.
Duke qenë se Kosova është krijuar si shtet në mënyrë paqësore dhe legale në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara (gjë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010 në Hagë të Holandës) , është shtet i pavarur dhe sovran, të cilën deri tani e kanë njohur 113 shtete të Kombeve të Bashkuara (17 shkurt 2008 – dhjetor 2016).
Prandaj, në asnjë kuptim (qoftë historik, moral apo juridik), Kosova nuk mund të krahasohet me “Republika srpska”, sepse pikësëpari nuk është krijuar me Gjenocid sikurse “Republika srpska”, e cila në aspektin juridik ndërkombëtar, është vetëm një ZERO e madhe, pa asnjë element të vlefshëm, që do ta justifikonte ndërtimin e saj të ligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar.
Konferenca e Dejtonit (1995), do të duhej ta nxirrte jashtë përdorimin e emërtimit fiktiv të “Srspska republika”!
Mbase “Republika srspka” është vetëm një fiksion politik në letër, i “fabrikuar” me gjenocid. Kjo sintagmë politike nuk ka kurrfarë baze ligjore, që të cilësohet si kategori juridike e së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, si e tillë nuk duhet të figurojë as në Kushtetutën e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës ngaqë e vetëquajtura “ Republika srpska” nuk është kurrfarë “shteti serb”, por vetëm një entitet sikurse entiteti boshnjak mysliman dhe entiteti kroat. Mirëpo, për çudi, emërtimi “Srpska republika” figuron në Kushtetutën e shtetit të përbashkët-Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, edhe pse ajo nuk është kurrfarë shteti: “" Bosnia and Herzegovina consists of two entities of the Federation of Bosnia and Herzegovina and the Serb Republic (hereinafter referred to as "entities").”( http://www.mpr.gov.ba/biblioteka/USTAV_BOSNE_I_HERCEGOVINE_bos.pdf).
Si më lart, vështruar në retrospektivën historike, “Republika srpska” nuk ka ekzistuar kurrë në territorin e Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, as historikisht e as në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare, “Republika srpska” nuk përbën kurrfarë shteti, por një ngrehinë artificiale, e sajuar me forcë dhe me gjenocid të forcave barbare paramilitare dhe militare çetniko-serbe, të ndihmuara nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1992-1995). Këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike, e provoi edhe Gjenocidi serb, i kryer ndaj Srebrenicës, ku forcat serbe me në krye gjeneralin famëkeq serb Ratko Maldiq masakruan mbi 8000 mijë myslimanë boshnjakë.
Ky është argument kryesor, pse deri më sot, “Republika srpska” nuk është njohur nga asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare ngase është krijuar me gjenocid, gjëqë kjo është në kundërshtim flagrant me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, “Republika srpska” kurrë nuk do njihet si shtet nga bashkësia ndërkombëtare, sepse në Bosnjë e Hercegovinë de fakto e as de jure nuk ekziston kurrfarë shteti “Republika srspka”, por vetëm një shtet, që quhet Federata e Bosnjë-Herecegovinës.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 44 vizitorë |
Lexuar:
518 herë
|
|
|
|
|
|
|