Unë po ua them një gjë që jam i bindur tani: LVV- prej ditës së diel,17 nëntor 2017 është më e fortë se sa ka qenë para kësaj date: Në Mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm (KP-së) të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u pa qartë, fuqishëm UNITETI I PATHYESHËM INSTITUCIONAL i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Aty asnjë përfaqësues zyrtar, qoftë nga diaspora qoftë nga viset shqiptare (Kosova,Shqipëria, Maqedonia) nuk qe kundër Vendimit të Këshillit të Përgjithshëm (KP-së) që, sipas normave, rregullave në fuqi,në afatin ligjor të mbahen zgjedhjet për kryetar të LVV-së, ku mund të konkurrojë kush ka kaçik për këtë funksion dhe ku as themeluesit të LVV-së Albin Kurtit TANI nuk mund t'i mohohet kjo e drejtë statutore dhe legjitime. Unë jam i bindur që edhe vet Albini nëse nuk është i interesuar që të konkurrojë për këtë funksion, anëtarësia e gjerë e LVV-së ka vullnetin e pathyeshëm, prandaj edhe do të kërkoj, që në këtë mandat, aq të rëndësishëm për LVV-në dhe Republikën e Kosovës, është e domosdoshme që Albin Kurti të jetë i pari në krye të LVV-së, ngase u pa qartë se ata që u munduan ta pengojnë këtë të drejtë legjitime të Albinit dhe tonën, jo vetëm që nuk janë të aftë dhe të sinqertë e të denjë për ta udhëhequr një organizatë apo subjekt të tillë gjithëqytetar dhe gjithëkombëtar, siç është Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por janë edhe bllokues të procesit demokratik të brendshëm të LVV-së, edhe pse ankoheshin për shantazh e insinuata ndaj tyre, kur në fakt, ata bënin gjëra të tilla jo vetëm ndaj elementit më përparimtar në LVV, por edhe ndaj vet ALBINIT. Tani është situatë e re. Siç tha edhe Sekretari organizativ Ismail Kurteshi, TANI në LVV-së, është kthyer normaliteti. Unë po shtoj se tani në LVV është kthyer RENDI INSTUTUCIONAL JURIDIK, i forcuar, unik, pra edhe i pathyeshëm, gjë që nuk është i dëshirueshëm për ata që na quajnë me epitete të ndryshme nënçmuese, qofshin ato ideologjike, politike, mediatike apo parulla bajate të opionistëve mediokër të pushtetit aktual apo edhe të pushteteve tjera të marrëzisë shqiptare apo të huaj.
19 nëntor 2017
|