Largimi i pothuajse i të të gjithë politikanëve, pushtetarëve dhe gjyqtarëve të tranzicionit do të ishte realisht VETTING-u i vërtetë në Shqipëri ashtu sikurse duhet edhe në Kosovë.
Ky do të ishte kryeligji i cili do ta shpëtonte Shqipërinë dhe shqiptarët nga kriminelët, hajdutët, nga korrupsioni ,nga varfëria, papunësia, nga eksodi dhe që do të mundësonte integrimin e Shqipërisë për në BE.
Ky është edhe opinion dhe konkluzion edhe i diplomatëve dhe i shteteve perendimorealeate të shqptarëve, por i shprehur me delikatesë, me maturi dhe me fjalor diplomatik demokracie e parimor, por ama edhe hapur dhe drejtpërdrejtë, pasi ata u janë drejtuar shqiptarëve që: mos i votoni politikanët me rekorde kriminale; se politikanët shqiptarë kanë kryer krime të tmerrshme; se politikanët shqiptarë e shesin atdheun për interesa personale; se duhen shkarkuar të 400 prokurorët dhe të 400 gjyqtarët; se këta janë ata të cilët nuk e duan as ndërtimin e shtetit ligjor, as VETTING-un e as integrimin etj. etj.
Duhet një VETTING i tillë pasi më mirë është të largohen nga politika dhe nga drejtësia këta politikanë e gjyqtarë apo është më i mirë largimi apo braktisja e atdheut prej qindra mijra shqiptarëve të cilët ikin dhe largohen nga Shqipëria prej krimit, korrupsionit dhe të tradhëtive e të pasdrejtësive që atyre u vijnë nga kjo politikë dhe po nga ky sistem gjyqësor.
Duhet një VETTING i tillë për t’i shfonësuar ata nga parajsa e pushtetit pasi ata kanë mbërthyer e kapur gjithçka: politikën, drejtësinë, ligjin,paranë, ekonominë, demokracinë, shtetin dhe shoqërinë, e deri edhe moralin e patriotizmin.
Shqiptarët ,të gjithë i dinë të gjitha këto. Kudo ata bisedojnë për këto, por duhet tashmë një konsensus i madh publik dhe reagimor qytetar e demokratik për një VETTING të tillë.
Duhet një VETTING real i tillë i shprehur dhe shkruar në titullin e këtij shkrimi ,pasi motivimi për ta shkruar këtë pavarësisht se duket titull radikal, por në të vërtetë, a nuk janë radikalizuar dhe fanatizuar nga këta politikanë, pushtetarë e gjyqtarë: krimi, hajdutëria, korrupsioni dhe rrënimi i shtetit dhe i drejtësisë? Dhe ky titull shkrimi a nuk është konform dhe në përputhje me atë se te shqiptarët, shkalla e pabesueshmërisë së tyre te Drejtësia është mbi 90%, dhe po kaq edhe te politika e kësaj elite politike të keqe, të kriminalizuar dhe të korruptuar e këtij tranzicioni?
Skënder S. KAPITI
|