Bill Clinton dhe George W.Bush, të shpallën heronjë të Kosovës së pavarur |
Publikuar më 18 shkurt, 2018 në orën 12:00 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Kush ta shpëton jetën dhe të sjellë lirinë dhe pavarësinë, ai është vëlla, mik dhe hero. Prandaj, të mos i ndajmë, të mos i injorojmë dhe të mos i harrojmë heronjtë e Kosovës, qofshin kombëtarë apo ndërkombëtarë.
*** Lufta e përbashkë, liria dhe pavarësia e Kosovës na bashkoi me Amerikën. Prandaj, këtë bashkim dhe këtë miqësi jemi të obliguar ta ruajmë me sjellje, me vepra dhe me vlera konkrete, jo vetëm me fjalë boshe, me mashtrime, me devijime dhe me hipokrizi të ndryshme, që dëmtojnë interesin e përgjithshëm strategjik dhe bashkëpunimin afatgjatë shqiptaro-amerikan.
Pra, ta shikojmë të vërtetën në sy se liria dhe pavarësia e Kosovës, është vepër historike e përbashkët e UÇK-së së Adem Jasharit, të mbështetur dhe të legalizuar nga Amerika e Bill Clintonit dhe e George W. Bush. Kjo është arsyeja dhe argumenti i qëndrueshëm, që mbështesin vendimin e ligjshëm të Kosovës për njohjen e statusit hero të presidentëve Bill Clinton dhe George W.Bush.
- Ata që pavarësuan Kosovën, janë heronjë të Kosovës. Nuk kanë emër tjetër. Mirëpo, këtë duhet zyrtarizuar edhe de jure Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke i nderuar me mirënjohje të veçantë-heronjë të Kosovës, presidentët e SHBA-së, Bill Clinton dhe George W. Bush.
Pra, krahas heronjve kombëtarë shqiptarë, Adem Demaçi dhe Adem Jashari, edhe ish-presidentët e Amerikës Bill Clinton dhe George W.Bush janë heronjë të Kosovës, sepse me luftë dhe me paqe ia sollën lirinë Kosovës (1999 – 2008).
-Vetë Bill Clintoni dhe Amerika mbështetën dhe ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, si dhe legalizuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Konferencën e Rambujesë (shkurt 1999).
Së këndejmi, kryekomandanti legjendar (truri dhe zemra e Kosovës) së bashku me trimat e tij të UÇK-së, të parët filluan luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, kurse presidenti amerikan Bill Clinton e përfundoi me sukses, duke e mposhtur me forcë Serbinë (78 ditë bombardim nga NATO-ja). Kjo ishte fitorja historike e Adem Jasharit dhe e Bill Clintonit, sepse Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë (1999).
Këta janë heronjtë më të merituar historikë për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Ndryshe Kosova, edhe sot, do të kishte qenë nën tutelën kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë gjenocidale.
Duke qenë se lirinë Kosovës ia solli Amerika, atëherë është e logjikshme dhe e njerëzishme që ish-presidentët e saj të merituar, Bill Clinton dhe George W. Bush, të shpallën heronj të Kosovës, sepse vetëm ngritja e lapidarëve të tyre nuk është satisfaksion i mjaftueshëm për historinë e re të Kosovës së pavarur.
Në Prishtinë, në vend të Trekëndshit serbo-jugosllav komunist “bratstvo-jedinstvo”, të ngritet në formë pirgu Shtatorja e lartë e lirisë së Kosovës me heronjtë e saj: Adem Demaçi, Adem Jashari, Bill Clinton dhe George W.Bush
Këto katër personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, që i përkasin shekujve XX dhe XXI, pa dyhsim se janë FLAMURI-SIMBOLI i përjetshëm i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).
Pikërisht, ndërtimi i Shtatores së Katërshes heroike të pavarësimit të Kosovës (Demaçi, Jashari, Clinton dhe Bush) midis Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, duhet të jetë kujtimi i përjetshëm i brezave të sotëm dhe të nesërm shqiptarë, jo Trekëndshi “bashkim-vëllazërim” çetniko-partizan serbo-jugosllav, i cili, fatkeqësisht, edhe pas ndryshimit të faqes historike dhe politike të Kosovës (1999-2018) po qëndron si “gogol” i pamposhtuar për t’iu kujtuar shqiptarëve mizoritë, masakrat dhe gjenocidin serbo-jugosllav të bërë në Kosovë, gjatë LDB dhe pas përfundimit të saj (1945-1999).
-Mbijetesa e Trekëndshit “bratsvo-jedinstvo” në qendër të Prishtinës, është turpi më i madh i politikës dhe i ligjvënësve të Repulikës së Kosovës, sepse simbolizon pushtimin kolonizues të Kosovës me dhunë, me forcë dhe me gjenocid nga bandat ushtarake, pramilitare dhe policore vrastare pushteuse serbo-jugosllave dhe të kuislingëve-mbështetësve të tyre shqipfolës.
-Përmendorja në formë trekëndshi “bashkim-vëllazërim”, e vendosur midis Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nuk është vlerë simbolike kombëtare shqiptare e as vlerë e demokracisë evropiane perëndimore, por vetëm simbol famëkeq i “bashkim-vëllazërimit” me dhunë, me terror dhe me gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky ishte trekëndshi “vullnetar” i “bashkim-vëllazërimit” serbo-jugosllav shqiptar (1945-1999).
-Ruajtja dhe përkujdesja e kësaj përmendoreje antiliri, antipavarësi dhe antivetëvendosje Kosovës shqiptare, nuk është aspak njerëzore, humane, kombëtare e as e drejtë, sepse bie ndesh me kërkesën historike dhe me luftërat njëqindvjeçare të shqiptarëve për lirinë, për pavarësinë e Kosovës dhe për ribashkimin e saj me Shqipërinë.
Prandaj, është e domosdoshme dhe imediate, që ligjëvënësit e Kosovës, të miratojnë vendimin përkatës për shembjen e asaj përmendoreje famëkeqe partizane komuniste serbo-jugosllave, dhe në vend të saj, të ngritet shtatorja historike me katër simbolet e saj heorike dhe të lavdisë: ADME DEMAÇI, ADEM JASHARI, BILL CLINTON DHE GEORG W. BUSH, sepse këta kanë meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), jo çetnikët komunistë serbo-jugosllavë, që më 1945 me forcë, me reprezalje dhe me gjenocid e RIPUSHTUAN dhe e RIKOLONIZUAN KOSOVËN e Shqipërisë etnike.
Këto katër personalitete shqiptare dhe amerikane (kombëtare dhe ndërkombëtare) përbëjnë kuintesencën e kuptimit dhe të domethënies së përmbajtjes së historisë, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Pa këtë histori, mirëfilli nuk mund të kuptohet, të shpjegohet e as të justifikohet e vërteta mbi lirinë dhe mbi pavarësinë e Kosovës (2008).
Si në çdo vend të botës, ata që sjellin lirinë dhe pavarësinë një populli kanë vetëm një emër, quhen heronjë, ashtu sikurse Adem Demaçi, Adem Jashari, Bill Clinton dhe George W. Bush, të cilët janë flamurtarët e merituar- kurora e lulediellit dhe e luledritës së Kosovës së lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.
Ndaj presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (edhe pse me vonesë të madhe) ka rastin historik, që krahas heronjve të kombit dhe të Kosovës, Adem Demaçi dhe Adem Jashari, t’i shpallë heronjë të Kosovës, edhe presidentët historikë të SHBA-së., Bill Clinton dhe George W.Bush, se janë pjesë e pandashme e frytit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Nolens volens, duhet pranuar të vërtetën se vepra e tyre politike, humanitare dhe ushtarake ka karakter historik, kombëtar dhe ndërkombëtar për Kosovën, sepse Amerika e bëri të pavarur dhe sovrane, të cilën sot e njohin 140 shtete të Kombeve të Bashkuara.
Heroizmi i Bill Clintonit dhe vulsja e pavarësisë nga George W. Bush , janë përligjja dhe justifikimi i luftës së UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës
Njohja ligjore e statusit hero Bill Clinton-it dhe George W. Bush-it, në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohimin dhe zhvlerësimin e betejave, të kryengritjeve, të luftërave dhe të sakrificave të dëshmorëve dhe të heronjve shqiptarë, që me qindra e me mijëra kanë derdhur gjak dhe kanë flijuar jetët e tyre për ta bërë Kosovën e lirë dhe të pavarur (1878-1999), por, është vërtetim dhe kurorëzim historik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar i veprës së tyre heroike ngase Amerika për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, ia arriti t’ia sjellë lirinë dhe pavarësinë Kosovës së Shqipërisë etnike, duke e shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
Pra, Amerika (superfuqi botërore) me presidentët e saj Bill Clinton dhe George W. Bush, ishte ajo që me luftë, me politikë dhe me diplomaci ia doli, që ta realizojë ëndrrën dhe aspiratën shekullore të dëshmorëve dhe të heronjve shqiptarë të Kosovës, që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Ndaj, shpallja dhe nderimi heronj të Kosovës e presidentëve historikë të Amerikës, Bill Clinton dhe George W.Bush, në asnjë segment nuk e konteston, nuk e zbeh, nuk e hijeson e as nuk e mohon meritën e heronjve dhe të dëshmorëve të UÇK-së me heroin Adem Jashari në krye, që flijuan jetën e tyre për ta çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese gjenocidale, por de fakto dhe de jure është kurorëzim dhe njohje e drejtpërdrejtë e luftës çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së për çlirimin dhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste, ekspansioniste, hegjemoniste, militariste dhe gjenocidale (1912-1999).
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
764 herë
|
|
|
|
|
|
|