Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës |
Publikuar më 15 gusht, 2018 në orën 00:37 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
Interviste e imagjinuar
Samuel Langhorne Clemens, Florida, SHBA, 1835 - Redding, id., 1910) Shkrimtar amerikan. Aventurier i palodhur, ai gjeti në jetë, frymëzimin për veprat letrare. U rrit në Hannibal, të lumit Misisipi. Kur ishte dymbëdhjetë vjeç, mbeti jetim, braktisi shkollën dhe hyri si nxënës tipografie, në një shtëpi botuese, në të njëjtën kohë, kur filloi të shkruante artikujt e parë, të gazetave, në redaksitë e Filadelfias dhe Saint Louis. Mark Twain, pastaj shkoi në New Orleans dhe u regjistrua si pilot në stërvitjeje. Lufta Civile e vitit 1861, ndërpreu trafikun e lumit, duke i dhënë fund karrierës së tij si pilot. Shkon në malet e Nevadës, në kërkimin e ari, por pa sukses. Punon si gazetar, duke shkruar artikuj që menjëherë morën një stil personal. Suksesi i parë letrar, në 1865, me tregimin e shkurtër Calaveras, me pseudonimin Mark Twain, që do të thotë «shënoni dy hetime».
Mark Twain (Samuel Langhorne Clemens) Në San Francisko, u takua me shkrimtarin Bret Harte, i cili e inkurajoi të vazhdonte karrierën e tij letrare. Në vitin 1870 me Olivia Langdon, botoi romanin e parë, që do t'i jepte famë, Aventurat e Tom Sawyer. Në vitin 1882 boton The Adventures of Huckleberry Finn,
Një shkrimtar, që ia vlenë të lexohet dhe të merren mendimet e Tij, si udhëprrëfyese për gjeneratat e reja, që pak ka të tillë, në trajtimin e temeve, në dukje aventuriste, por në thelb, janë pasqyra e kojhës së tij. Mu për këtë vendosa të bëjë këtë bashkëbisedim.
Morina:- Për sukses, çfarë duhet bërë?
Twain:- Për të pasur sukses në jetë, nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
Morina:- Parajsa dhe ferri, sipas Jush?
Twain:- Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
Morina:- Të ka borxh bota?
Twain:- Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishe më parë këtu.
Morina:- Po, pleqëria?
Twain:- Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen, nuk është me rëndësi.
Morina:- Ku është sekreti i ecjes përpara?
Twain:- Sekreti i të ecurit përpara, është të fillosh.
Morina:- Për të shformuar diçka, si duhet vepruar?
Twain:- I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash.
Morina:- Dallimi në mes syrit dhe imagjinatës?
Twain:- Nuk mund të varesh nga sytë, kur imagjinata është jashtë përqendrimit.
Morina:- Kur duhet hapur gojën?
Twain:- Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë, se je budalla dhe pastaj, t’i hapësh, e t’i largosh të gjitha dyshimet.
Morina:- Për shurdhëmemecët, cila është mirësia?
Twain:- Mirësia është gjuha, të cilën, të shurdhëtit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin.
Morina:- Kush nuk i frigohet vdekjes?
Twain:- Të frikuarit nga vdekja, pason nga të frikuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi, është i përgatitur të vdes në çdo kohë.
Morina:- Kur duhet të pushosh?
Twain:- Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim dhe për reflektim.
Morina:- Kur duhet të reformohesh?
Twain:- Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
Morina:- Cila është jeta ideale?
Twain:- Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
Morina:- Cila është mënyra më e mirë për të gëzuar vetën?
Twain:- Mënyra më e mirë, të gëzosh veten, është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
Morina:- Cila është rruga e të gjitha të ligave?
Twain:- Mungesa e parasë, është rruga e të gjitha të ligave.
Morina:- Për ditën e sotme?
Twain:- Me sa duket, nuk ka asgjë, që nuk mund të ndodhë sot.
Morina:- Kur nuk duhet të mbash asgjë në mend?
Twain:- Nëse e thua të vërtetën, nuk duhet të mbash asgjë në mend.
Morina:- Përgjithësimet?
Twain:- Të gjitha përgjithësimet janë gabim, duke përfshirë edhe këtë.
Morina:- Çka është patriotizëm?
Twain:- Patriotizmi, mbështetë shtetin tuaj, gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj, kur ajo e meriton.
Morina:- Çka është guximi?
Twain:- Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
Morina:- Cila është puna më e lehtë?
Twain:- Të heqësh dorë nga duhani, është puna më e lehtë në botë. E di, sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
Morina:- Plaku?
Twain:- Kur isha djalosh me 14, babai im ishte aq injorant, sa që mezi mund të duroja, ta kisha plakun rreth meje. Por kur i bëra 21, isha i befasuar, se sa plaku më kishte mësuar për shtatë vite.
Morina:- Ku është dallimi në mes atij që nuk lexon dhe atij që nuk mund të lexojë?
Twain:- Njeriu, i cili nuk lexon libra të mirë, nuk ka përparësi mbi njeriun, i cili nuk mund t’i lexojë ato.
Morina:- Për premtimin?
Twain:- Më mirë një premtim i thyer, se asnjë premtim.
Morina:- E vërteta duhet thënë, kur?
Twain:- Kur je në dyshim, thuaje të vërtetën.
Morina:- Pas gjithë kësaj jete, jeni merakosur?
Twain:- Kam kaluar shumicën e jetës, duke u merakosur mbi gjërat, të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
Morina:- Kur ndalet prodhimi?
Twain:- Blejë tokë, nuk po prodhojnë më.
Morina:- Cilat gjëra bëhen më të njohura?
Twain:- Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
Morina:- Çka nuk duhet lejuar shkollimit?
Twain:- Mos i lejoni shkollimit, të pengojë edukimit tuaj.
Morina:- Kur nuk kuptohen gjërat?
Twain:- Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
Morina:- Në cilën mosh mbahen gjërat në mend?
Twain:- Kur isha më i ri, mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.
Morina:- Kur është sinqeriteti, politik e mirë?
Twain:- Sinqeriteti është politika më e mirë – kur ka para në të.
Morina:- Në dyluftimin e qenëve, kur është madhësia?
Twain:- Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
Morina:- Kur është suksesi i sigurtë?
Twain:- E gjitha, që të duhet, është injoranca dhe vetëbesimi, suksesi është i sigurtë.
Morina:- Sa mund të jetoni nga një kompëliment i mirë?
Twain:- Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
Morina:- Supozimi për një njeri?
Twain:- Le të supozojmë, se je një idiot dhe le të supozojmë, se je një anëtarë i Kongresit; por po përsëritëm.
Morina:- Dallimi në mes klimës dhe motit?
Twain:- Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
Morina:- Mund të mësojë njeriu edhe nga kapja e maces për bishti?
Twain:- Njeriu i cili kapë macen për bishti, mëson diçka, që në asnjë mënyrë tjetër, nuk mund të e mësojë.
Morina:- Çka nuk keni lejuar për vete?
Twain:- Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im t’i ndërhyjë edukimit tim.
Morina:- Çka të tha Tomi, kur e pyete për shtetin?
Twain:- E pyeta Tomin, nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje, kur bëjnë gabime, dhe ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”
Morina:- Cili është informacioni më i sakt, kur e merr nga dikush?
Twain:- Informacioni më interesant vije nga fëmijë, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.
Morina:- Cili është bekimi më i madh i njerëzimit?
Twain:- Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
Morina:- Cila është mirësia e Zotit?
Twain:- Është nga mirësitë e Zotit, që në shtetin tonë, ne kemi këto tri gjëra të pa thëna, të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë, për të mos praktikuar asnjërën nga këto.
Morina:- Si duhet të joshësh?
Twain:- Kur gjuan për dashuri, josh me zemër, jo me tru.
Morina:- Çka mendoni për marketingun?
Twain:- Shumë gjëra të vogla, janë bërë të mëdha, përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
Morina:- Respektimin nga të tjerët dhe vetëvetja?
Twain:- Kur njerëzit nuk na respektojnë, jemi ashpër të dëshpëruar; ndërsa në zemrën private, asnjë njeri, nuk e respekton veten, edhe aq.
Morina:- Cila është arma efektive e njerëzimit?
Twain:- Raca njerëzore, ka një armë, vërtetë efektive dhe kjo është e qeshura.
Morina:- Dallimi në mes atyre që nuk lexon dhe atyre që nuk mundet të lexojë?
Twain:- Personi, i cili nuk lexon, nuk ka përparësi, mbi personin i cili nuk mund të lexojë.
Morina:- Dallimi në mes fjalës së duhur dhe asaj të përafërtë?
Twain:- Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur, është, sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
Morina:- Një nga karakteristikat e dukjes së njeriut?
Twain:- Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur, kanë pak ose aspak ndikim, në shoqëri.
Morina:- Si duhet jetuar?
Twain:- Le të jetojmë, ashtu që, kur të vdesim edhe sipërmarrësit t’i vije keq.
Morina:- Çka duhet bërë kur je nervozë?
Twain:- Kur nevrikosesh, numëro deri në katër; kur je shumë nervoz, betohu.
Morina:- Si duhet lexuar librat, që flasin për shëndetin?
Twain:- Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
Morina:- Kur nuk merrni pjesë në varrim, çfarë bëni?
Twain:- Nuk mora pjesë në varrim, por dërgova një letër lajmërimi, duke thënë se kam miratuar atë.
Morina:- Me eprorët?
Twain:- Gjithmonë respekto eprorët, nëse ke ndonjë.
Morina:- Çka ka dallim njeriu prej kafshës?
Twain:- Njeriu është kafsha e vetme e cila skuqet.
Morina:- Nëse je i mirë?
Twain:- Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.
Morina:- Duhet bërë detyrat?
Twain:- Bëje detyrën tënde sot dhe pendohu nesër.
Morina:- Libri dhe shoku?
Twain:- Nëse librat nuk janë shoqëri e mirë, ku do ta gjejë atë?
Morina:- E ndryshojnë rrobat njeriun?
Twain:- Rrobat nuk e bëjnë thjeshtë njeriun, rrobat janë njeriu.
Morina:- Ushqimi dhe tretja?
Twain:- Të hash është njerëzore … të tretësh, hyjnore..
Morina:- Po, për reformën?
Twain:- Asgjë nuk ka nevojë, për aq shumë reformë, se sa sjelljet e njerëzve tjerë.
Morina:- Çka është karakteri?
Twain:- Karakteri është arkitekti i të arriturave.
Morina:- Idet e njeriut?
Twain:- Njeriu me ide të re, është maniak, deri kur ideja ka sukses.
Morina:- Natyra ka nevojë për mësues?
Twain:- Arkitektët nuk mund t’i mësojnë natyrës asgjë.
Morina:- Dallimi në mes pesimistit të ri dhe optimistit të vjetër?
Twain:- Nuk ka gjë më të pikëlluar, se një pesimist i ri, përveç një optimist i vjetër.
Morina:- Kur mund të rehatohet njeriu?
Twain:- Njeriu nuk mund të rehatohet pa miratimin e vetë.
Morina:- Kur keni lindur?
Twain:- Kam lindur modest, por nuk zgjati.
Morina:- Kush e mbron principin?
Twain:- Përparimi është mbrojtësi më i mirë i principit.
Morina:- Sa mud të eci gënjeshtra, derisa e vërteta mbath këpucët?
Twain:- Gënjeshtra, mund të kalojë gjysmën e rrugës, përreth botës, përderisa e vërteta i veshë këpucët.
Morina:- Për patriotin?
Twain:- Patrioti: personi i cili mund të bërtasë përreth, pa e ditur për çfarë është duke bërtitur.
Morina:- Çka mund të na thuani për të vërtetën dhe trillimin?
Twain:- Nuk është për habi, se e vërteta, është më e huaj se trillim. Trillimi duhet të ketë kuptim.
Morina:- Cila është më e mirë, bubullima apo rrufeja?
Twain:- Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por është rrufeja që e bën punën.
Morina:- Nëse bënë një gjë të duhur?
Twain:- Bëje gjënë e duhur. Do të kënaqësh disa njerëz dhe do të mahnitësh të tjerët.
Morina:- Për kufirin?
Twain:- Gjithçka ka kufirin e vetë – minerali i hekurit nuk mund të edukohet në ari.
Morina:- Në sa grupe ndahen njerëzit dhe cili nga grupet është më i vogël?
Twain:- Parimisht, janë dy lloje njerëzish. Njerëzit të cilët kryejnë punët dhe njerëzit të cilët deklarojnë, se kanë kryer punët. Grupi i parë është grumbull më i vogël.
Morina:- Nëse thellohemi në kujtime?
Twain:- Kur kujtohemi, ne të gjithë jemi të çmendur, misteret zhduken dhe jeta qëndron e sqaruar.
Morina:- Çka është paragjykimi i rrjedhëshëm?
Twain:- Çdo bojë shkrimi, me të cilën historia është shkruar, është thjeshtë paragjykim i rrjedhshëm.
Morina:- Keni folur edhe për ngrënien e bretkosave?
Twain:- Nëse është detyra juaj, të hani një bretkosë, më së miri është ta hani në mëngjes. Dhe nëse është detyra juaj t’i hani dy bretkosa, më së miri është, fillimisht, të hani më të madhen.
Morina:- Çka sugjerojnë rrudhat?
Twain:- Rrudhat duhet thjeshtë të sugjerojnë, kur kanë qenë buzëqeshjet.
Morina:- Dallimi në mes fakteve dhe statistikave?
Twain:- Faktet janë më kokëforte, por statistikat janë më elastike.
Morina:- Ligjet dhe sjelljet?
Twain:- Ligjet kontrollojnë njeriun e vogël… Sjellja e drejtë kontrollon të madhin.
Morina:- Ka diçka që e mund të qeshurit?
Twain:- Kundrejt sulmit të të qeshurit, asgjë nuk mund të qëndrojë.
Morina:- Fjalimi i improvizuar merr kohë?
Twain:- Zakonisht, duhen tri javë, për të përgatitur një fjalim, të improvizuar mirë.
Morina:- Kur është i besuar njeriu?
Twain:- Njeriu, asnjëherë nuk është më i besueshëm, se sa kur pranon gënjeshtrën e vetë.
Morina:- Dallimi në mes fjalës dhe shikimit?
Twain:- Fjalët janë vetëm zjarr i pikturuar; shikimi është zjarri vetë.
Morina:- Kur futesh në problem?
Twain:- Nuk është ajo, që nuk e di, që të futë në probleme. Është ajo që e di me siguri, vetëm nuk është ashtu.
Morina:- Kur mund ta marrësh vesh, se je plakur?
Twain:- Kur miqtë tu fillojnë të bëjnë lajka, mbi atë, se sa i ri dukeni, është e sigurtë se po plakeni.
Morina:- Kur jeta do të jetë pafundësisht e lumtur?
Twain:- Jeta do të ishte, pafundësisht më e lumtur, nëse do të lindnim si tetëdhjetëvjeçar dhe gradualisht t’i arrinim tetëmbëdhjetë.
Morina:- Çfar rregulli duhet bërë?
Twain:- E bëjë rregull, asnjëherë të mos pi duhan, kur fle.
Morina:- Kur kemi qeverinë më të mirë?
Twain:- Ne kemi qeverinë më të mirë, të cilën, mund ta blejnë paratë.
Morina:- Kush ju nervozon?
Twain:- Janë gënjeshtrat, gënjeshtrat e mallkuara dhe statistikat.
Morina:- Ka diçka të pa mundur për Zotin?
Twain:- Vetëm një gjë është e pa mundur për Zotin: Të gjejë ndonjë kuptim në ligjin e të drejtave të autorit në planet.
Morina:- Veprimi dhe fjalët?
Twain:- Veprimi, flet më me zë, se fjalët, por as për së afërmi, as shpesh.
Morina:- Për çka duhet kujdesur njeriu?
Twain:- Mos i kushto kujdes veshjes nëse do, por mbaj pastërti në shpirt.
Morina:- Sa të krishterë kishte bota?
Twain:- Ka qenë vetëm një i krishter. Atë e kapën dhe e kryqëzuan – më herët.
Morina:- Është humor apo satirë, pikpamja e njeriut të bardhë, për egërsirën?
Twain:- Ka shumë gjëra humoristike në botë; mes tyre, pikëpamja e njeriut të bardhë, se është më pak egërsirë, se egërsirat tjera.
Morina:- Njerëzit kanë ngjashmëri?
Twain:- Ne jemi të gjithë të ngjashëm në brendi.
Morina:- Kur është më lehtë, të rrinë apo të dalësh jashtë?
Twain:- Është më lehtë të rrish jashtë, se të dalësh jashtë
Morina:- Si e shihni publikun?
Twain:- Publiku është thjeshtë ‘unë’ i shumëzuar.
Morina:- Një mendim për civilizimin?
Twain:- Civilizimi është shumëzimi i pakufi i nevojave të panevojshme.
Morina:- Deri ku mund të shkojë çmenduria e njeriut?
Twain:- Ka kohëra, kur njeriu, do që të varë tërë racën njerëzore dhe të mbarojë këtë shfaqje.
Morina:- Për edukiumin?
Twain:- Edukimi, përbëhet kryesisht, nga ajo që nuk e kemi mësuar.
Morina:- Çka është klasike?
Twain:- Klasike është diçka, që secili do të e ketë lexuar dhe askush nuk do të e lexojë.
Morina:- Çka të mungon më së shumti, prej gjërave që keni humbur?
Twain:- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, mendja më mungon më së shumti.
Morina:- Çka është egzagjerimin, për ju?
Twain:- Raporti i vdekjes sime ishte ekzagjerim.
Morina:- Po, nevoja?
Twain:- Nevoja është nëna e të rrezikuarit.
Morina:- Si mund të vdes frika?
Twain:- Bëje gjënë, që i frikohesh më së shumti dhe vdekja e frikës është e sigurt.
Morina:- Çka çmohet, e nuk lexohet?
Twain:- “Klasike.” Libër të cilin njerëzit e çmojnë dhe nuk e lexojnë.
Morina:- Çfarë ushtrimesh bëni?
Twain:- Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë ushtrim, përveç të flejë dhe të pushoj.
Morina:- Rastësia?
Twain:- Emëro më madhështoren nga të gjithë zbuluesit. Rastësia.
Morina:- Kur di njeriu më së paku?
Twain:- Njeriu i cili është optimist para 48-ave din shumë; nëse ai është optimist pas kësaj moshe, ai di shumë pakë.
Morina:- Për çka jeni shumë të sigurtë, kur bëhet fjalë për politikën dhe fenë?
Twain:- Jam shumë i sigurt, tani, se shpesh, shumë shpesh, në çështjet që kanë të bëjnë me fenë dhe politikën, fuqitë e arsyetimit të njeriut, nuk janë mbi ato të majmunit.
Morina:- Kur mund të ndihet rehat, njeriu?
Twain:- Miratoje veten tënde! Një njeri nuk mund të ndihet rehat, pa miratimin e tij.
Morina:- Çfarë mund të na bëjë mendja?
Twain:- Kufizimet e tua, mund të jenë, vetëm në mendjen tënde! Mosha është një çështje e mendjes, mbi rëndësinë. Nëse mendja nuk e ka problem, atëherë nuk ka rëndësi.
Morina:- Çka është zemërimi?
Twain:- Hiq dorë nga zemërimi! Zemërimi është si një acid, që mund t’i bëjë më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje mbi të cilën hidhet.
Morina:- Çfarë duhet bërë, për të mbajtur fokusin e mendimeve?
Twain:- Mbaje fokusin vazhdimisht në atë që do! Largoji mendimet nga telashet e tua… nga veshët, nga thembrat, apo nga çdo mënyrë tjetër, që të mundesh.
Morina:- A duhet fokusuar vetën, për tu ndier më mirë?
Twain:- Mos u fokuso shumë në përpjekjet për të bërë veten të ndihet mirë! Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd, është që të ngresh humorin e të tjerëve.
Morina:- A do të ndiesh vetën të zhgënyer, nga gjërat që i ke bërë, apo nga gjërat që nuk i ke bërë?
Twain:- Bëj atë që do! Pas njëzetë vitesh, do të jesh më i zhgënjyer, nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që i bëre. Kështu që hidh litarët. Largohu nga porti, i sigurtë. Kap erërat në velat e tua. Eksploro. Endërro. Zbulo!
Morina:- Kur të tjerët nuk kanë thënë mjaftueshëm për ty?
Twain:- Unë, jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë, ata që më lavdërojnë, më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej, se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.
Morina:- Cili është problem më i madh në botë?
Twain:- Problemi me këtë botë nuk është, se njerëzit dinë shumë pak, por se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
Morina:- Nga gjërat e humbura, për çka të ka marrë malli?
Twain:- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
Morina:- Çka i mërzit më shumë miqtë?
Twain:- Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
Morina:- Çka bërë të parën Perendia?
Twain:- Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.
Morina:- Kur mund ta meson karakterin e njeriut?
Twain:- Karakterin e njeriut mund ta mësosh, nga mbiemrat, të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.
Prishtinë, 06.07.2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,239 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|