Ai s’di asgjë dhe mendon se di çdo gjë. Kjo tregon një karrierë të qartë politike |
Publikuar më 27 shtator, 2018 në orën 00:06 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
Interviste e imagjinuar
George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950), ishte një dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkë-themelues i London School of Economics. Irlandezi që ishte edhe kritik e polemik, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë. Shaw shkroi mbi 60 vepra dhe i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi. Refuzimi i parave të Nobelit, në vitin 1925, me arsyetimin “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.
Me këtë dramaturg të madh botëror, e bëjë këtë bashkëbisedim, për t’ia ofruar opinionit mendimet e tija, në shumë fusha të jetës.
Morina:- Kur, Theofan Stelian Noli, ua dërgoi një kopje të “Bethoven and French Revolution”, çfarë përgjegje i kthyet?
Shaw:- Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift
Morina:- Kur citoni vetën, si ju duket?
Shaw:- “Shpesh e citoj veten time. Është si një erëz e shtuar në bisedat e mia”. Dhe ai kishte plot shprehje të mira, nga të cilat mund të zgjedhësh.
Morina:- Kush i vret nxënësit e tij?
Shaw:- Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.
Morina:- Kur është jeta më e ndershme?
Shaw:- Një jetë e kaluar me gabime, jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme, se një jetë e kaluar, duke mos bërë asgjë.
Morina:- Fuqia e vëzhgimit, nga kush quhet cinizëm?
Shaw:- Fuqia e vëzhgimit të saktë, është quajtur zakonisht cinizëm, nga ata që nuk e kanë këtë aftësi.
Morina:- Vetja e pandergjeshme?
Shaw:- Vetja e pandërgjegjshme është gjeniu i vërtetë.
Morina:- E ndërgjegjshmja?
Shaw:- Frymëmarrja juaj bëhet keq, në momentin që vetë e ndërgjegjshmja përzihet me të.
Morina:- Cilat sekrete mbahen më mirë?
Shaw:- Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë, sesa sekretet që supozojnë të gjithë.
Morina:- Nga mëspjmë ne?
Shaw:- Ne mësojmë nga përvoja, se njerëzit nuk mësojnë kurrë ndonjë gjë nga përvoja.
Morina:- Pse nuk duhet bërë të tjerëve, sikuese na bëjnë ata neve?
Shaw:- Mos i bëj të tjerëve atë, që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije.
Morina:- Cila është kariera e qart politike?
Shaw:- Ai s’di asgjë dhe mendon se di çdo gjë. Kjo tregon një karrierë të qartë politike.
Morina:- Cila është dashuria më e sinqertë?
Shaw:- Nuk ka dashuri më të sinqertë, se sa dashuria për ushqimin
Morina:- Me çka është i mbushur Ferri?
Shaw:- Ferri është plot i mbushur me muzikantë amatorë.
Morina:- Cila është shakaja më e mirë në botë?
Shaw:- Mënyra ime e të bërit shaka, është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë
Morina:- Dallimi në mes dëshirës dhe kënaqësisë
Shaw:- Për aq kohë sa kam një dëshirë, kam një arsye për të jetuar. Kënaqësia është vdekje.
Morina:- Çka keni parë në burgun e parë?
Shaw:- Në burgun e parë që pashë, ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin.
Morina:- Kush nuk mund të ndryshojë asgjë?
Shaw:- Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë
Morina:- Kur nuk luajmë?
Shaw:- Nuk luajmë më, sepse plakemi. Plakemi, sepse nuk luajmë më.
Morina:- Çka e kanë të pamundur të diskriminojnë gazetat?
Shaw:- Gazetat duket se e kanë të pamundur, të diskriminojnë, mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi.
Morina:- Çka është e legalizuar nga muzika?
Shaw:- Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale, të legalizuar nga muzika.
Morina:- Po të angazhohen ekonomistët, a do të kishim ndonjë përfundim të mirë për shoqërinë?
Shaw:- Sikur të gjithë ekonomistët në botë, të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion.
Morina:- Cilli është rregulli i arët?
Shaw:- Rregulli i artë është, se nuk ekzistojnë rregullat e arta.
Morina:- Ka peshë familja në përsonalitetin e njeriut?
Shaw:- Nëse nuk shkëputesh dot nga skeleti i familjes, ju mund ta bëni atë të kërcejë.
Morina:- Rinia dhe krimi?
Shaw:- Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.
Morina:- cila është mënyra për të qenë i famshëm?
Shaw:- Martirizimi është e vetmja mënyrë, si një njeri mund të bëhet i famshëm, pa aftësi.
Morina:- Cila është rrënja e të gjitha të këqijave?
Shaw:- Mungesa e parave, janë rrënja e gjithë të këqijave
Morina:- Kur duhet kërjuar të vërtetën e fshehur?
Shaw:- Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.
Morina:- Çka është quajtur cinizëm dhe nga kush?
Shaw:- Fuqia e vëzhgimit të saktë, është quajtur shpesh cinizëm, nga ata që nuk e kanë atë.
Morina:- Kur e zgjidh një problem shkenca?
Shaw:- Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem, pa krijuar dhjetë të tjerë.
Morina:- Cila është dashuria më e sinqertë?
Shaw:- Nuk ka dashuri më të sinqertë, se ajo për ushqimin
Morina:- Çfarë tha Potimusi për Cezarin dhe pajtoheni Ju me këtë?
Shaw:- Potinusi: Është e mundur që Çezari, zotëruesi i botës, ka kohë të merret me çikërrima te tilla, si puna e taksave?
Morina:- Sigurisht edhe me përgjegjën e Cezarit?
Shaw:- Çezari: Miku im, taksat janë lufta më e rëndësishme, e një perandori.
Morina:- Çka nuk kemi të drejtë?
Shaw:- Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë, nëse nuk e prodhojmë atë, si dhe nuk kemi të drejtë të konsumojmë pasuri, pa e fituar me mund.
Morina:- Nga kush duhet pasur kujdes?
Shaw:- Kujdes nga dituria e devijuar, sepse ajo është më e rrezikshme, se padituria.
Prishtinë, 20. 08. 2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
2,281 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|