“ MARSHI PËR BASHKIM” |
Publikuar më 14 nntor, 2018 në orën 07:51 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
Me shumë përkushtim e vëmendje të veçantë e përcolla “MARSHIN PËR BASHKIM”, të organizuar mjaft mirë e bukur nga Shoqata “Çamëria” Kosovë!
Vetë emërtimi, i kësaj veprimtarie patriotike, ishte shumë domethënës dhe i tërhiqte vëmendjen çdo kujt, që të ndalonte dhe të dëgjonte zërin e gjithë atyre, që i ishin përgjigjur këtij Marshi të fuqishëm për Bashkim, ku në parullat e tij, për herë të parë, kërkohej me guxim të shprehur qartë BASHKIMI KOMBËTAR i të gjitha trojeve shqiptare,të copëtuara nga fuqitë e mëdha për më shumë se një shekull.
MARSHI I BASHKIMIT, veprimtari e organizuar nga Shoqata “Çamëria” Kosovë, ku në të u bashkuan shumë bashkëkombas të mi, në veçanti shumë të rinj e të reja, në mes të Prishtinës, ju tregoi edhe armiqve tanë se, shqiptari nuk mundet kurrë të harrojë Çamërinë e trojet e tij etnike, të okupuara e të shkëputura padrejtësisht me dhunë nga trungu mëmë, troje, për të cilat ka folur e shkruar edhe historia e përgjakur e kombit tim shqiptar!
MARSHI I BASHKIMIT, një marshim mëse atdhetar e patriotik, i “habiti” edhe qe(n)veritarët tanë, që e kanë “humbur gomarin në mes të oborrit”!? Ndoshta ju kishte hy frika se, çfarë do të ndodhte me këtë marshim paqësor!? Po nuk kanë faj se, me kohë i kanë harruar fjalët : atdhe,komb,patriotizëm,flamur ejt.…e lere më fjalën BASHKIM! Madje askund prej tyre, që pas luftës së UÇK-së, asqë është dëgjuar mëëë, asnjë fjalë për BASHKIMIN KOMBËTAR! …Po nuk kanë kohë të merren me popull e shqiptari se, janë majmë e pasuruar në atë farë feje, e hahen mes veti si qentë për të ruajtur karriken, që e fituan me votat e mashtrimet,që i bënë këtij populli!!! Por, edhe ky MARSHIM PAQËSOR PËR BASHKIM ju tregoi qeveritarëve, të cilët për këtë të drejtë kombëtare janë në gjumin e ariut polar se, shqiptaria nuk ka harruar jooo,por përsëri, si dikur, di të organizojë dhe të bashkohet e të shtrëngojë rradhët, për të kërkuar të drejtat, që i takojnë…!? Mjerisht ata, që i kemi në krye, burracakë, të pafe e të pa atdhe, i harruan të gjitha sakrificat e këtij populli të stërmunduar, harruan gjakun e derdhur, heronjt e dëshmorët, që ranë për këtë popull e për këto troje, me idealin e lirisë e të BASHKIMIT KOMBËTAR, bashkimit të të gjitha trojeve tona etnike!...Por kurrë, këta gjakshprishur nuk duhet të harrojnë forcën e popullit!...Ndaj edhe MARSHI I BASHKIMIT i ka “tremb” sado pak!?
Ne, mërgimtarët, kurrë nuk pushuam së kërkuari të drejtat tona për BASHKIM edhe pas pranverës së kuqe të marsit 1981!? Përkundrazi vazhduam me vullnet të çeliktë dhe më me ngulm e më me guxim veprimtaritë tona atdhetare e patriotike, ku organizuam demonstrata nëpër të gjitha qendrat evropiane në Perëndim, duke e ngritur zërin fuqishëm, për të njoftuar botën mbarë se, në Kosovë dhe në trojet shqiptare, në ish-jugosllavi, po ushtrohet një gjenocid i egër dhe ne, shqiptarët, po kërkojnë të drejtat tona legjitime, po kërkojmë drejtësi, bashkim dhe paqe në ballkan!!!...
…Është një rrugë e vështirë përpara, për të arritur ëndrrën e kahershme të shqiptarisë së ndershme dhe atdhetare, atë të BASHKIMIT KOMBËTAR! Prandaj na duhet një punë e madhe, me shumë vullnet dhe e pandëprerë, një bashkëpunim i të gjithë shqiptarëve, që ju dhimset atdheu, trojet etnike, kombi e shqiptaria!
Duke e uruar, për rrugën e mbarë patriotike, që ka nisur, e përshëndes SHQIPTARISHT Shoqatën “Çamëria” Kosovë, për MARSHIN PËR BASHKIM, një veprimtari me vlerë të çmuar për zgjimin mbarëkombëtar të SHQIPTARISË, ku një “Diplomë ATDHETARIE” e veçantë, i takon Kryetarit të saj , z. Nexhmi Muqiqi!
TË GJITHË SË BASHKU, PËR BASHKIMIN E TROJEVE TONA!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
340 herë
|
|
|
|
|
|
|