Çka është IDENTITETI SHQIPTAR?
1. Identiteti shqiptar është TËRËSI NË TËRËSI.
2. Identiteti shqiptar nuk është i lehtë për t'u njohur.
3. Identiteti shqiptar përfshinë tërë vlerat e Kombit nëpër kohë e
hapëpsirë të pakufishme.
4. Identiteti shqiptar është i lidhur me qenien, joqenien dhe
gjithësinë.
5. Identiteti shqiptar nuk është zhdukur as në robërinë e
gjatë, as në errësirën që na kanë krijuar pushtuesit.
6. Identiteti shqiptar nuk është zhdukur por është dukur dhe ka
vetuar (herë pas here) edhe kur gjatë historisë pushtuesit na
kanë ndaluar shkollimin.
7. Pasi shqiptarët e pashkolluar nuk e kanë humbur dhe e kanë
ruajtur indntitetin e vet, si e pse po ndodhë tani që identiteti
ynë është zbehur e tëholluar aq shumë sa nuk ta përthekon
as mendja?! Dhe kjo po ndodh sot kur në hapësirat shqiptare
asnjëherë nuk kemi pasur numër aq më të madh
universitetesh?!
(2016 )
PSE SULOMOHET GJITHANSHËM IDENTITETI SHQIPTAR?
Siç mund të vërej çdokush që ka sado pak prirje mendimore dhe shkencore, edhe sot, po sulmohet e po mohohet me të madhe IDENTITETI SHQIPTAR. Ky fenomen (identiteti ynë) është sulmuar e mohuar edhe dje, kur ishim më të motivuar dhe më të fortë në mbrojtjen dhe forcimin e tij. Por, dje më pak shqiptarë dhe më pak institucione shqiptare (në Kosovë e Shqipëri) e sulmonin identitetin e vet. Po sot? Për fat të keq, sot, më shumë institucione dhe shumë më shumë shqiptarë e sulmpjnë dhe e mohojnë identitetin shqiptar!
Është, paksa, e çuditshme pse aq shumë sulmohet identiteti shqiptar nga shumë anë: nga ana e shumë ndërkombëtarëve dhe disa shtete të tyre, nga ana e fqinjëve tanë (dhe disa shteteve të tyre. Por më e çuditshme është fakti edhe më i hidhur, psehu i sulmimit dhe i mohimit të identitetit shqiptar nga vetë (një numër jo i vogël) shqiptarësh dhe institucioneve shtetërore e " kulturore" të tyre. Çfarë nevoje "kombëtare", " kulturore" e " shkencore" pati Kuvendi i Republikës së Kosovës që MOHOI IDENTITETIN SHQIPTAR edhe në simbolet shtetrore që na u imponuan dhe që janë bërë legale (por kurrsesi legjitime)?! Pse MASHT-i sivjet hoqi nga planprogrami i disa shkollave të mesme lëndën e historisë, kinse për parime " arsimore", a " shkencore"?!
( 2016)
|