KULTUROVIRUSI POLITIK SHQIPTARO-TITIST |
Publikuar më 03 prill, 2020 në orën 23:05 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Me dy tituj të veprave të mia poetike, Kohë njerkë (1992) dhe Njerëz thjeshtër (2007), i kam përmbledhur mes kopertinave të tyre kohët njerka dhe njerëzit thjeshtër të popullit e të “shtetit ‘shqiptar’ të kosovarëve”, të të gjitha kohëve, në krye të popullit shqiptar, pa i lënë anash as këta të kohës sonë, të cilët, fatkeqësisht, ua kanë shkuar të gjitha kohëve, dhe - të gjithë pushtuesve së bashku, për antishqiptarizëm.
Shtetarovirusi politik e “patriotik” i LDK-së&Co, e ka marrë flamurin prijetar dhe po u (para) prin të gjitha proceseve “demokratike” e “pluraliste” antishqiptare, politike e kulturore dhe jo vetëm. Këtë e tregon fakti se asnjë parti, as ato të dala nga “lufta” e UÇK-së, nuk arritën të udhëheqin me “Republikën e Kosovës”, pa LDK-në “patriotike” e “kombëtare” të Ibrahim Rugovës&Co.
Metastazat serbojugosllave te mutacionit të këtij politikovirusi “patriotik” e “kombëtar” të LDK-së&Co, kanë përfshirë të gjitha poret e jetës dhe strukturat “shoqërore” të “institucioneve dhe të instiitucionalistëve tanë të vitete ’90-ta” po bëjnë kërdi, duke filluar me metastazat e mutacionit perfid “shqiptar” në politikë, në ushtri, në akademi, në kulturë, në LSHK, në media, në ekonomi, në sistemin bankar e financiar, në sistemin e arsimit fillor, të mesëm, të lartë dhe superior, në bujqësi e blegtori, në kinematografi, në sport, në muzikë e gjetkë.
Kur flasim për politikovirusin shqiptaro-titist, që, në mutacion e sipër, e ka dhënë edhe kulturovirusin e vet (sic e ka dhene edhe ushtarakovirusin e vet… etj.), është me rëndësi të dimë se si u zhvillua dhe si ndryshoi virusi shqiptaro-titist i bashkëpunëtorëve “shqiptarë” të Serbisë e Jugosllavisë. Por, fatkeqësia ka qenë dhe është se askush ose pakkush është marrë me hulumtimin për ndryshimet e tij dhe metastazat mutacionale, që e ka bërë mut deri në fyt, çdo fushëveprimtari shoqërore në “Republikën e Kosovës” antishqiptare.
Politikovirusët, siç ndryshojnë virusët sipas kodit të tyre gjenetik, ndryshojnë kodin e të menduarit, të gjuhës dhe sjelljes së tyre, herë duke e mbajtur fort një flamur, pastaj, sapo t’u vijë rasti, e hedhin atë për ta përqafuar tjetrin (që s’është i tyre fare, po wshtw lara-lara) për kolltuk, e, për pozitë. Kjo tregon se politikovirusët dhe kulturovirusët mutacionistë, nuk pësojnë ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Planet e tyre afatgjata, janë se duhet të qëndrojnë në pushtet sa më gjatë, derisa ta ngulfasin shoqërinë dhe popullin që e kanë nën sundim mendor e psikologjik, civil, policor e ushtarak.
Shqetësimi i ynë logjik, është fakti se askush, madje, as nuk ndërmori një hap shoqëror shqiptar, për parandalimin e tij, e virusit shqiptaro-titist, për ta mundur dhe mënjanuar prej organizmit dhe organizimit tonë shqiptar, qoftë në politikë, qoftë në kulturë, qoftw nw ushtri, qoftë në administratë, qoftë në media, qoftë në organizata e gjetkë. Madje, një hap të tillë nuk e mori as kategoria e “të burgosurve politikë shqiptarë” dhe të burgosurit e tjerë që qenë më të goditurit prej virusit politik, kulturor e shoqëror shqiptaro-titist, përjashtuar disa emra të përveçshëm.
Ky veprim dhe kjo heshtje e pafalshme e brezave të ndëshkuar e të goditur pamëshirshëm nga politikovirusi dhe kulturovirusi shqiptaro-titist i UDB-ashëve dhe KOS-istëve të LDK-së&Co, është plotësisht i pafalshëm dhe anakronik me kohën dhe rrethanat e krijuara, pas luftës dhe betimit të shqiptarëve për bashkim dhe liri kombëtare.
Dhe, tash, kur po e shohim se politkovirusi dhe kulturovirusi shqiptaro-titist LDK-istCo, i njohur tashmë ndër shqiptarët, nuk e ka ndërmend të ndryshojë kurs as drejtim, çfarë po bëjmë ne, kolektivisht, si shqiptarë, për ta mundur dhe stopuar atë virus politik e kulturor dhe jo vetëm, që ka mbërthyer dhe ngulfatur mushkëritë tona të gjëllimit kombëtar e shtetëror, shqiptar?!...
Është koha që ne, shqiptarët, ta krijojmë imunitetin tonë shqiptar, i cili nuk do ta njohë atë virus, dhe, asnjë protovirus tjetër të përkatësisë shqiptaro-titiste të LDK-së&Co, qoftë ai “shqiptar” apo “demokratik”, që e ka ruajtur e kultivuar mutacionin e tij “patriotik” e “shqiptar”, në politikë, në klulturë (kudo ‘institucioneve’ të kulturës), në akademi, në ushtri, nw arsim, nw shwndetwsi, në ekonomi e financa dhe kudo tjetër dhe ia zë frymën çdo nisme shqiptare, tjetërfare nga ç‘mendon e ç‘transmeton ai virus i shëmtuar, që na pengon ta ruajmë organizmin dhe organizimin tonë shqiptar, e, të ecim drejt, përpara.
Pra, është mirë që ne ta ndryshojmë sistemin tonë imunitar dhe të mos e njohim më atë virus shqiptaro-titist dhe mutacionet e tij në politikë, ushtri, akademi, kulturë, shkencë, arsim e kudo tjetër. Dhe, e vetmja vaksinë që do ta mënjanojë atë përfundimisht, është izolimi i atij e këtij virusi në shtëpinë që e ka merituar dhe e meriton, në shtepine e koshit te plehrave të historisë, përjetësisht.
Është tepër e çuditshme, por, duket haptas se politikovirusi dhe kulturovirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co e tij virusologjike, ‘kulturore’ e ‘akademike’, ‘arsimore’, ‘shkencore’…, pse është kaq e gjatë jetëgjatësia e tij në qenien tonë njerëzore, shqiptare, si pasojë e pushtimeve dhe nënshtrimeve e robwrimeve të gjata “patriotike” e “shqiptare” të “patriotëve” dhe “shqiptarëve” në pushtete të huaja, e, edhe në këto të sotmet.
Merreni me mend, ku ka shkuar medësia e këtij politikovirusi, kulturovirusi e akademikovirusi që po e krijon “gjuhën kosovare”, “arsimin Kosovar”, “letërsinë kosovare”, “kulturën kosovare”, “historinë kosovare”, “sportin Kosovar”, “muzikën kosovare”… etj., që ka arritur ta botojë edhe “Fjalorin e parë enciklopedik kosovar”, ku, falë qëndrimeve të mia shqiptare (dhe të tyre, “shqiptare”), nuk jam përfshirë në të, edhe pse autor i dhjetë veprave të botuara poetike, letrare e publicikstike (i përfshirë në leksikone e antologji të ndryshme). Kjo përbën një të mirë dhe është dëshmi e gjallë se, unë (autori i këtij shkrimi), asnjëherë në jetën time nuk kam qenë pjesë e atij e këtij politikovirusi e kulturovirusi shqiptaro-titist, antishqiptar, LDK-ist&Co.
Kam shtëpi botuese tash e gati dy dekada, por, shtëpia ime botuese, nën udhëheqjen time, asnjëherë nuk ka bërë as bën kërkesë te “Ministria e Kulturës”, e këtij kulurovirusi antishqiptar, kryesuar nga LDK-ja shqiptaro-titiste e UDB-së dhe KOS-it, me deputetësi federative jugosllave, që ka kaluar prej një sistemi fashist e dictatorial, ne gjenocidal antishqiptar, në një sistem të vlerave “demokratike”, poaqë antishqiptar sikurse edhe kur shqiptarët ishin nën pushtimin e egër serbojugosllav e shqiptaro-titist.
Mutacionet ngatërrojnë imunitetin ndaj një sëmundjeje. Disa virusë zhvillojnë imunitet të përhershëm, të tjerët jo, e, të tjerët, të përkohshëm ose edhe kurrëfare. Kështu ka ndodhur e po ndodhë me LDK&Co e saj “patriotike” e “shqiptare”. Keshtu ndodhi para lufte, edhe në luftë, edhe pas lufte, në kulturë dhe kudo tjetër, per gati nje shekull te sundimit te eger shqiptaro-titist projugosllav.
Atyre politikovirusëve, ushtarakoviruseve, kulturovirusëve, akademikovirusëve, arsimovirusëve e shendetesoroviruseve…, që ua ka lënë pushtetin “shqiptar” Pashiqi, Rankoviçi, Tito e Milosheviçi…, nuk duhet lejuar të flasin në emër të shqiptarëve (dhe as t’I perfaqesojne shqiptaret me), sepse, virusët e tyre nuk do pushojnë së dhëni mutacionet e tyre “patriotike” e “kombëtare”, kudo, siç po e shohim tash e dy dekada të plota pas luftës sonë të lavdishme, sepse, politika e jonë shqiptare e enverhoxhiane i ka bërë shqiptarët t’i rrokin armët kundër pushtuesit serbojugosllav e shqiptaro-titist, i cili virus “patriotik” e “shqiptar”, nuk duhet lejuar të zhvillohet e të shkojë mëtutje, me mutacionet e tij të përcaktuara në laboratorët “shqiptarë” të jugosllavisë, Serbisë e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”.
Shqiptaro-titizmi kulturor ka pësuar mutacione të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të socrealizmit jugosllav e shqiptaro-titist në kulturën “kosovare” e “kosovariste”, dhe, pasojat janë të paparashikueshme, në drejtimin “shqiptar” që ka marrë ky kulturovirus, ushtarakovirus, akademikovirus, arsimorovirus e shendetesorovirus, që, kudo, mbjell e krijon vetëm përçarje dhe ndasi.
Kulturovirusi akademik, letrar e shoqëror, LDK-ist, i shqiptaro-titistëve, ka dalë jashtë të gjithë binarëve njerëzorë e kombëtarë, duke drejtuar kaq antishqiptarçe rrugën dhe përmasat që ka marrë.
Prandaj, kulturovirusi politik shqiptaro-titist po përpiqet ta fshehë pandeminë e panvirusit politik shqiptaro-titist të pandemisë së LDK-së&Co e saj “patriotike” e “kombëtare”, “kulturore”, “ushtarake” e “akademike” të sojit “vetëm unë dhe këlyshët e larvat e mia, ju të tjerët s’jeni asgjë”(!)
Ne jemi të parët, që duhet t’i ndalojmë këto rrjedha antishqiptare të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co, e, në këtë drejtim, edhe kulturovirusin ‘politik’ e ‘kulturor’, ‘arsimor’, ‘ushtarak’…, “patriotik” e “kombëtar”, shqiptaro-titist.
Burojë, më 3 Prill 2020
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
269 herë
|
|
|
|
|
|
|