Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PANDEMIA E ZGJEDHJEVE
Publikuar më 30 gusht, 2020 në orën 22:46 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Hashim Thaçi pas aktakuzës nga gjykata speciale duket se ka rënë nga parashuta në tokë të prushtë dhe tash po e sheh se të nxehtit e tokës do ta sosë egon e tij për të kenë i përjetshëm në pushtet. Pushteti i tij me kukulla në skenën politike nuk është më interesant për askënd, madje kukullat e tij janë një neveritje politike për të gjithë.
Nevoja për të pasur zgjedhje është e nevojshme sepse tregon vendosmërinë për legjitimitet politik e demokratik në vend, sepse qe nga pas lufte pothuajse nuk kemi pasur zgjedhje të lira demokratike, të gjitha kanë afektuar me probleme e dukshëm edhe këto të fundit të 6 tetor të 2019-ës, patën probleme të ngjashme, në votime votuan prapë edhe të vdekurit, madje në KQZAK u politizua tej mase nxjerrja e rezultateve duke konfirmuar e ri konfirmua rezultate. Në fund të rezultatit përfundimtar votat me postë të ardhura nga Serbia u bënë sherr politik mes fituesit dhe humbësve, ku përfundimisht votat me postë lanë në lojë partinë e NISMA Socialdemokrate, të kapërcej pragun e zgjedhjeve dhe me këtë u dëmtua partia fituese e cila humbi tre deputet ose tre vota më shumë.

E gjitha kjo ka një mësim më pas sepse mund të kuptojmë se si rreshtohet makineria e krimit të organizuar në vend kur do të vë kontrabandë vullnetit të lirë të popullit në favor të saj, kjo më pas u konfirmua pasi fituesi i zgjedhjeve u eliminua nga gara e zgjedhjeve si fituese dhe pushteti i kontrabandës nxori të tjerët në pushtet.
Zgjedhjet janë konfirmim demokratik sa herë që zgjedhjet dalin nga legjitimiteti i përfaqësimit politik, aktualizim si domosdo e çështjes së zgjedhjeve gjithsesi përforcon demokracinë në vend dhe nuk lejon që sistemi demokratike të provokohet nga faktorët antidemokratik qe prishin rregullat e sistemit.
Pandemia e Covidit 19, po shihet si një faktor i mundshëm që zgjedhjet të mos mbahen, por le ta konstatojmë pa mëdyshje se kjo është vetëm një alibi politike, që ato të mos mbahen edhe për një kohë, jo shpejtë sepse dihet qartë nga të gjithë se ky vullnet u kontrabandue nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili përdori edhe gjykatën kushtetuese sepse qartë nuk mjaftohej me pushtet dhe se pushteti pa kukullat e tij dukej pushtet prej letre.

Zgjedhjet për të gjitha subjektet politike pos Vetëvendosjes në opozitë si fituese e të tetorit nuk janë opsion aktual, sepse rrugëtimi drejtë tyre i frikëson të gjitha ndaj për këtë do të iket nga to, por edhe për faktin sepse ka një zë më të lartë, më unik të elektoratit që ay do të shkarkohet tek subjekti Vetëvendosja, ndaj do të përdoren të gjitha mundësit e shpërdorshme të sistemit të kapur dhe të instaluar që ato të shtyhet deri në një rrethanë tjetër, e cila do të mund të japë gjasa dhe shpresa për të mbetur në pushtet sa më gjatë.
Zgjedhjet e 6 tetorit kanë krijuar dy kampe politike ata qe duanë ta kapin shtetin dhe ta mbajnë për elitat e tyre në gjithë vendin dhe ata që duan ta shkapin shtetin nga kapsit aktual dhe të kthejnë këtë shtet në shërbim të qytetarëve. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbesin besnik të kampit që pushtetin e duan për qytetaret, ndërsa të tjerët që janë në pushtet dhe sipërfaqësisht jashtë ti janë të gjithë pa përjashtim për një shtet që do të mbete pronë e tyre dhe elitave të përjetshme.
Hashim Thaçi pas aktakuzës nga gjykata speciale duket se ka rënë nga parashuta në tokë të prushtë dhe tash po e sheh se të nxehtit e tokës do ta sosë egon e tij për të kenë i përjetshëm në pushtet. Pushteti i tij me kukulla në skenën politike nuk është më interesant për askënd, madje kukullat e tij janë një neveritje politike për të gjithë. Vendi ka rrëshqitë shumë poshtë, me pandemi dhe me ekonomi, falë diasporës ende nuk ka rënë në kolaps të plotë.
Edhe diaspora shqiptare insiston të ketë zgjedhje të reja dhe jo të fshihet pas pandemisë, sepse edhe në disa vende të rajonit janë mbajtur zgjedhje dhe pandemia nuk ka kenë shkak i rritjes se nivelit të pandemisë. Pandemia nuk i ka rënë zgjedhjeve për të mos u mbajtur ato.

Në Kosovë edhe pse nuk kemi pasur zgjedhje kemi pasur ngritje të pandemisë dhe sipas të gjitha statistikave Kosova prinë në renditjen botërore për shembullin e keq të menaxhimit të pandemisë. Një arsye më shumë të ketë zgjedhje është edhe menaxhimi i saj, pastaj edhe ekonomia shkon në kolaps si pasoj e masave të egra për shkak të Pandemisë. Arsye tjetër që vendi duhet të ketë zgjedhje të reja pas deformimit të tyre janë edhe bisedimet me Serbinë.
Bisedimet me Serbinë ka humbur teren politik dhe akteret e saj të deritashëm kanë bërë kompromise të dëmshme për vendin, sa nga perceptimet e secilit të duket qe ardhmja e vendit është jo më funksionale, për shkak të mos përgatitjeve politike që mbartnin përfaqësuesit shqiptar në këto bisedime. Politika e kapjes së shtetit ka eliminuar ekspert të çështjeve politike dhe ka mbledhur disa relikte partiake që vetëm për inate të tyre e mbajnë zvarrë gjithë vendin duke përfaqësuar budallallëk politik.
Për këtë përfaqësim të gjithë duhet të reflektojmë nga pozitat qe kemi aktualisht sepse e ardhmja e vendit është e ardhmja e trashëgimisë sonë sot dhe nesër. Zgjedhjet e lira janë interes i yni demokratik dhe nga këto zgjedhje ne duhet të përfaqësohemi me dinjitet e ay tashmë ka mbetur ne dy lider Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 295 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi