Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një hajmali për PDK-në
Publikuar më 30 dhjetor, 2020 në orën 19:37 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Faktori ndërkombëtar nuk është një spektator inferior më të cilin mund të spekuloi ndonjë politikan provincial, për këtë arsye, ky faktor veproi në kohën e duhur, reagoi pikërisht në ditën kur Hashim Thaçi, do të udhëtonte në Uashington, për një marrëveshje fare komprometueses, Kosovë – Serbi, megjithëse kjo marrëveshje dhe ky përfaqësim nuk e kishte mbështetjen legjitime nga Kosova.
Partia e kurdisjeve të mëdha politike dhe e mbajtjes së pushtetit PDK-ja tashmë është e përplasur në mur. Ndërsa në gjykatën speciale ndodhen dy liderët fundamental të saj dhe që akuzohen për krime lufte, këto janë akuza të rënda që një parti e vërtetë dhe serioze do të duhej ti bartë mbi supe dhe me mjaftë përgjegjësi, madje organet e saja do të duhej me urgjencë dhe që ta shtronte në një debat rolin e lidershipit të saj për të ardhmen sepse këta lider sipas të gjitha gjasave do të jenë të mbyllur edhe për kohë të tjera. Ky debat në mungesë i brendshëm dhe i domosdoshëm i një partie të vërtetë dhe serioze siç pretendon vet PDK-ja, nuk mund ta zhvatet në logjikën e fatit të një politike pa tymon.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme ose të parakohshme në Kosovë PDK-në e gjejnë përfundimisht të zatetur për muri, dhe kjo e në mundësin e saj qe të jetë edhe më tej një faktorë që mund të kalkuloj në lojërat e mbetura politike, pasi që loja e fundit e saj në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe krijimin e një qeverie të re edhe më pak të përgatitur nuk qe llogari e mirë, dhe përfundimisht llogaria fatale. Lideri i saj unik Hashim Thaçi nën presionin e gjykatës speciale ra në llogaritjen e tij të dobishme për partinë dhe të ardhmen e saj. Fati i tij politik po mbaronte pasi gjykata speciale e kishte listuar në akuzat e saj dhe gjithçka po merrte përfundimin e tij politik. Gjatë kësaj kohe presioni i gjykatës speciale ishte në kulminacion e vet edhe për faktin se mandati i saj kishte skaduar dhe pritej qe ky mandat të rinovohej me një mandat të ri. Meqë Hashim Thaçi ishte president dhe ky mandat i gjykatës speciale duhej të kapërcente edhe nga miratimi i tij si president i vendit, do të përbënte në vete një nguti për gjykatën, sepse hetohej qartë hezitimi i presidentit Thaçit për të mos rinovuar mandatit e ri të gjykatës, duke shpresuar se do të ndodhte një deligjitimimi i gjykatës për të hetuar pafundësisht hetimet për krime në Kosovë dhe se ky lloj deligjitimim duke mos e rinovuar mandatin e saj, do të sillte edhe ata zërat ndërkombëtar në favore të deligjitimimit të kësaj gjykate. Por ky perceptim i Hashim Thaçit ishte veçse një perceptim i keq dhe ndijorë i tij sepse zërat ndërkombëtar kishin kërkuar të kundërtën, pa kërkonin vazhdimin e mandatit dhe ky hezitim veçse përshpejtoi akuzat dhe përfundimisht edhe kapitalizoj konfirmimin e tyre. Shtypi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar futën aksionet e tyre në temat rreth arrestimit dhe gjegjësisht hynë në listën e spekulimeve për të arrestuarit e mundshëm.

Veprimet e Hashim Thaçit morën tatëpjetën kur gjykata speciale shpalli akuzat në emër të tij si president, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerëve, që ishin edhe përfaqësues të UÇK-së. Veprimi politik i Thaçit ishte vështirësuar, sidomos edhe nga fati se qeveria e Kurtit, kishte ngrirë bashkëpunimin e tij me të, ngase dialogu me Serbinë sipas Kurtit ishte keq menaxhuar nga Thaçi dhe përbënte rrezik permanent për vendin.

Pandemia e Covid 19 do ishte një shkaktar i ri dhe një mundësi e re që Thaçi të provonte të futej serish në lojë, duke treguar se ende është i fortë me pushtet por gjithnjë duke llogaritur dhe duke e shfrytëzuar Gjykatën Kushtetuese në llogari të vendimeve të tija. Kërkoi gjendje të jashtëzakontë edhe pse gjendja e pandemisë nuk ishte alarmante, për ta shpallur gjendjen të jashtëzakont. Shpallja e gjendjes si e jashtëzakont ishte pretekst për tu fuqizuar më me pushtet, të bëhej serish protagonist dhe disi të rikthehej në fokus të bisedimet me Serbin, një marrëveshje e mundshme ishte edhe një shanse që të shpëtonte nga aktakuzat e gjykatës speciale. Pasi që një marrëveshje iluzative do ta amnistonte nga akuzat dhe disi ai mund të merrte ndonjë çmim të lartë ndërkombëtar të paqes.

Marrëveshja me Serbin, më optikën e Thaçit ishte tashmë ishte kompromentuar dhe nuk mund të flitej për suksesin e saj ndërkombëtar pasi që në vete kishte edhe ndryshimin e kufijve gjë qe kundërshtohej nga shumë faktor ndërkombëtar, e sidomos nga Gjermania, Britania dhe Franca.

Pasi që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk vendosej nga presidenti pa mbështetjen e domosdoshme të qeverisë Kurti, Thaçi u vu serish në lojë, provoj ta përçaj qeverinë pasi kishte kumar politik brenda saj. U gjete shpejtë, sepse kështu siç shihej e kuptohej ishte vepruar më herët nga LDK-ja që të mund të lihej një lloj i deriçkës politike, e njeriu më adekuat në këtë ministri ishte vet Agim Veliu që ishte nën kontrollin e presidentit Thaçi. Pra siç mund të vendosej, Thaçi u përkujdes që Agim Veliu, si ministri i punëve të brendshme më po këtë urgjencë koincidente të presidentit të kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Kërkesa e Veliut për tu dakorduar me kërkesën e presidentit, morri shumë shpejtë vëmendjen e shtypit dhe mediave elektronike edhe pse një kërkesë e tillë do të duhej që pari të konsultohej me Kryeministrin e vendit dhe me pas edhe me faktorët tjerë brenda qeverisë që ministri i brendshëm të mund të procedonte me një kërkesë të arsyeshme për të shpallur defakto gjendje të jashtëzakonshme në vend. Kryeministri Kurti hetoi lojën e Thaçit dhe nuk vonoj fare në vendimin e tij legjitim si shef i qeverisë për ta shkarkuar ministrin Veliu, i cili me veprimet e tija po futej në lojën e presidentit për të forcuar pushtetin e presidentit përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ky veprim i Kurtit, zemëroi LDK-në një partner i koalicionin të vonuar dhe mjaftë i zorshëm në kompromise me Kurtin por jo edhe me PDK-në. E cila donte të dilte nga qeveria për ti hapur rrugë një koalicioni tjetër duke marrë vetë udhëheqjen e qeverisë edhe pse ishte partia e dytë. Rrëzimi i qeverisë Kurti u bë pasi në mocionin e mosbesimit u bënë të gjitha partitë. E veçmas partia e Hashim Thaçit protagonistit të së keqes politike në vend. Qeveria e LDK-së nuk mund të bëhej pa vendimin e Hashim Thaçit, kur ay vendosi ta formoi gjeti formulën e tij dhe diktoi votat për miratimin e saj edhe me ndihmën dhe kontrollin qe kishte në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi për toke sistemin e demokracisë dhe rezultoi në kalkulimin e presidentit për të formuar qeveri tjetër pa hyrë në një proces të ri zgjedhor.

Faktori ndërkombëtar nuk është një spektator inferior më të cilin mund të spekuloi ndonjë politikan provincial, për këtë arsye, ky faktor veproi në kohën e duhur, reagoi pikërisht në ditën kur Hashim Thaçi, do të udhëtonte në Uashington, për një marrëveshje fare komprometueses Kosovë – Serbi, megjithëse kjo marrëveshje dhe ky përfaqësim nuk e kishte mbështetjen legjitime nga Kosova.

Arrestimi i Hashim Thaçit për në Hagë, do të mund të bëhej vendim i prerë i Gjykatës, por të përpiqej të limitoheshin garancitë, po vetëm pas forcimit të tyre ati ju dha mundësia që të vet dorëzohej, një kohë tjetër të shkurtër. Kjo ndofta edhe me mirëkuptimin e Gjykatës që në disa vendime të ruhej imazhi i vendit.

Më që Hashimi Thaçi dhe Kadri Veseli, janë dhe mbesin koka e PDK-së, ata do të jenë në pranga për disa kohë të tjera, e mbase sfida për ta dhe provat do të jenë të mundimshme, një domosdoshmëri për të sqaruar me drejtësinë ndërkombëtare me fajësi ose pafajësi. Ata duhet të kenë edhe një detyrim nacional që të arrijnë që të komprometojnë akuzat e ngritura në mënyrë që të mos dëmtohet imazhi i vendit dhe i lirisë. Kjo sfidë dhe provë do të jetë një teatër interesant, mbase edhe për zhvillimet në vend nga që “historia e krimit”, ka ndërtuar fantazinë e demonit të shfaqur harazi dhe tinëzisht.

Batoni Haxhiu me hajmalinë e Gent Cekaj-t për PDK-në
Nuk është një sehire e re për PDK-në që të bije serish në grackën e Baton Haxhiut, që mjaftueshëm e ka dëmtuar duke ia hequr kokën e dijës dhe duke e mashtruar Hashim Thaçin ne matematikën e keqe politike të PDK-së për të eliminuar kundërshtaret e tij brenda subjektit. PDK- nga akademik dhe aktivist ka mbetur në ufo politike, si pasojë e keq menaxhimit dhe sehireve politike të diletantëve që zgjohen me sustat antishqiptare. Këta diletantë këtë subjekt e kanë ngatërruar edhe me kredosllavizëm. Mini Shengeni dhe takimi me Putinin janë dy akte që Hashim Thaçi, e zënë gafil - për dritë, e me diell.
Gent Cakaj është mbështetës i Mini Shengenit, një ide që në esencë e përforcon Serbinë, ashtu siç dikur ka ndodhur në kohën e formimit të federatës Jugosllave, ku Serbia u bë epiqendra e saj e vendimeve dhe zhvillimeve.

Pra, hajmalia e Batonit Haxhiut që PDK-ja të bëhet kredosllave ndër shqiptar, mund të arrihet nëse kjo parti vendos ti hap portën Gent Cakaj, një ministër zori në qeverinë e Edi Ram-sit që po ashtu është definitivisht kredosllave.
Për PDK-në do të ishte mirë që të mblidhej dhe hapur të diskutonte ndryshimin e saj rrënjsor, duke i suspenduar nga partia Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin deri në një vendim përfundimtar sepse akuzat janë të rënda për ta, por edhe për një subjekt politik.
Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe LVV me Rexhep Selimin.
PDK duhet ti ofroj mundësi e, rikthimi: Arsim Bajramit, Hajredin Kuqit dhe disa figurave të tjera, që në PDK-ë ishin disi ose perceptoheshin si motor të saj politik. Pra, pa figura të rëndësishme politike një parti humb vëmendjen e elektoratit dhe kjo mund të qojë edhe në zhdukje.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 289 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi