Çlirim nga politika e vjetër servile |
Publikuar më 19 shkurt, 2021 në orën 20:01 ( ) |
Beqir Elshani | Opinion | |
|
|
Mjerim, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takim me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, i cili detyrën e mori me dhunë, me ndihmën e krahut titist të Isa Mustafës, duke rrëzuar kryeministrin zyrtar - Albin Kurtin, në fotografi është shfaqur sikur Kosova të ishte fajtore dhe borxhli ndaj Serbisë kriminale. Siç dihet buzëqeshja është shenjë që tregon lumturinë e personalitetit, me anën e së cilës tregon përshtypje të mirë ndaj personit në takim, megjithatë si përfaqësues i Kosovës nuk është i lumtur, sepse është udhëheqës i popullit të vrarë e të masakruar nga barbaria serbe. Prandaj para se Hoti të emërohej kryeministër i shtetit, duhej të ushtronte mimikën në fytyrë për të mos buzëqeshur para agresorit serb në Bashkimin Europian, sepse është përfaqësues i vendit të vrarë dhe të shkatërruar nga pasojat e luftës së përgjakshme serbe. Buzëqeshje të ngjashme para diplomatit serb e të huaj në shërbim të Serbisë kolonizatore ka treguar edhe ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Skënder Hyseni, para diplomatëve të huaj, prej nga dëmtohej integriteti i Kosovës.
Tekembramja diplomati serb mund të buzëqeshë me ironi, sepse është vrasës i popullit dhe pushtues i trojeve shqiptare (kujto Sanxhakun me luginën e Preshevës), mirëpo kryeministri i Kosovës, (apo cilido ministër) nuk duhet të buzëqesh, sepse është përfaqësues i popullit të vuajtur shqiptar, që një kohë të gjatë lufton për mbrojtjen e vendit nga agresori serbofashist. Dhe si për ironi, ndërkohë që ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i përlotur po gjykohet në Gjykatën e Hagës, kryeministër Hoti zgërdhihet para kriminelit serb.
Parashtrohet pyetja, a duhet të shqetësohet populli shqiptar prej buzëqeshjes dhe puthjes diplomatike?! Biologjikisht njerëzit i frikohen akrepit, prandaj edhe prej puthjes dhe buzëqeshjes diplomatike duhet pasur frikë. Buzëqeshja fëmijërore (naive) e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me kryetarin e Serbisë vrastare, të kujton puthjen historike të kryetarit rus, Leonid Brezhnjev, me kryetarin çekosllovak, Antoni Novotni, e cila ngjau pas invadimit të Çekosllovakisë në vitin 1968 nga tanket ruse, që konkretisht do të thotë puthje entuziaste e çizmes pushtuese. Pas tij ka qenë puthja e kryetarit rus, Brezhnjev me liderin gjermanolindor, Erih Honeker, në vitin 1979, domethënë dhjetë vjet para rrënimit të Murit të Berlinit, të cilën populli gjerman e quan puthje e vdekjes që ka kuptimin e vrasjes së popullit që luftonte për bashkim kombëtar të Gjermanisë. Nuk ka asnjë dyshim që puthja dhe buzëqeshja e kaqolëve për karrierizëm përdor të gjitha muskujt në fytyrë e në gjuhë me të gjitha preparatet kimike, pa harruar angazhimin e sistemit nervor, me anën e së cilës zbardh dhëmbët. Shkencërisht dihet që puthja dhe buzëqeshja janë shprehje e gjendjes shpirtërore të njeriut, prandaj kanë kuptimin e skllavërimit të popullit dhe nënshtrimit politik të vendit ndaj armikut.
Padyshim që fotomontazhi i kombinuar është një tregim i plotë i ngjarjes. Një ngjarje të tillë paraqet fotografia e kombinuar e kryetares së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke larguar prej Kuvendit të Kosovës portretin e Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit, të cilët një kohë të gjatë e zhvatën dhe e plaçkitën atdheun duke i shkaktuar dëmtime të dyanshme: si në fushën ekonomike ashtu edhe në fushën diplomatike. Shkurt e qartë, e varfëruan Kosovën. Për fat të keq, kontejnerët e mbeturinave janë mbushur me fotografi të politikanëve disfatistë, sa që edhe pastruesit e kryeqendrës po hasin në vështirësi. Jam tronditur kur në vitin 2004 në Kuvendin e Kosovës u mbuluan pikturat me motive kombëtare, vetëm pse ishin personalitete shqiptare, të cilët vendin e kanë mbrojtur nga Perandoria Turke dhe fill pas saj nga “perandoria” jugosllave. U mbuluan pikturat madhështore “Kuvendi i Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit” ndonëse ishin piktura të mesjetës shqiptare, me motive lufte kundër perandorisë së madhe turke. Këtu shihet që shovinizmi serb tradicionalisht nuk duron asgjë shqiptare, edhe pse në tokën shqiptare, të cilën Serbia e kolonizoi me anën e Konferencës e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Flitet se mbulimi, apo heqja e pikturave shqiptare është bërë nën trysninë e UNMIK-ut për shkak të bojkotimit të deputetëve serbë, që nuk pranonin të merrnin pjesë në kuvendin republikan. Duket qartë që Beogradi UNMIK-un, siç thuhet, e rrëzonte me një gisht. Për habi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, premtoi se në muret e Kuvendit të Kosovës do të paraqiten vepra me vlerë artistike kombëtar e universale, premtim që të kujton deklaratën e Kolë Shirokës në ish-Jugosllavi, i cili kundër emërimit të gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në vitin 1974 në Therandë, tha që duhet gjetur kapuç për dy koka (është fjala për shqiptarët dhe për pakicën serbe). Prandaj për inat të shqiptarëve gjimnazin e pagëzuan “Jeta e Re”.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
261 herë
|
|
|
|
|
|
|