LVV-ja me Albinin alternativ e ndryshimit në të mire të vendit! |
Publikuar më 17 mars, 2021 në orën 13:23 ( ) |
Avdi Ibrahimi | Opinion | |
|
|
Albini, si njeri dhe si politikan është e vërtea e jetës së tij, i angazhuar në jetën politike të vendit tamam kur çdo njeri prej nesh e kemi përjetuar lirin e atdheut, si një fitore e madhe kombëtare të largimit të forcave pushtuese serbe nga Dardania (Kosova), nga lufta çlirimtare e UÇK-së natyrisht se kësaj fitoreje i është gëzuar edhe vetë Ai, më që ka dhënë kontributin e tij çlirimtar si atdhetar e shqiptar në këtë drejtim.
Abuzimi i pushtetit nga ana e udhëheqësve të partive politike; LDK, PDK, AAK, AKR e parti tjera satelite që udhëheqën shtetin e Kosovës disa nga njerëzit e tyre u treguan të paaftë, të korruptuar, nepotist, e të përfshirë në krim të organizuar në çdo fushë të jetës politike dhe ekonomike të vendit, ata janë përgjegjësit kryesor në ndarjen e Mitrovicë së Veriut, në formimin e 11 komunave serbe, të 1 komune turke në fsahtin Mamush ku atje shumica janë shqiptar, në formimin e ekstra terrritoreve të kishave ortodokse serbe, edhe pse ato nuk janë kisha serbe, por janë kisha ortodokse të ndërtuara nga fetarë ortodoks shqiptar, dhënia e 2000 ha2 tokë në Debelde, Maqedonisë, dhënia e 8200 h2, malet më të bukura të Alpeve Shqiptare, të Çakorrit, Zhlebit, Bjelluhës, shtetit fqinj Malit të Zi, formimin e Gjykatës Speciale të Hagës për t’i dënuar krimet e supozuara të Luftëtarëve të Lrisë së UÇK-së, afarat korruptive “PRONTO”, e shumë afera tjerra korruptive e kompromise të dhimbshme që bënë në dëm të Kosovës nga sundimtarët vendor, e emisarëve ndërkombëtar në favor të Serbisë…
Mendoj se janë disa nga arsyet që quan në themelimin e Lëvizjës Shqiptare të Vetëvendësjës nga një grup atdhetarësh në tetor të vitit 2002 si; Fatos Aliu, Avdyl Krasniqi, Avdi Ibrahimi, Mehdi Asllani, Islam Berisha, Naim Krasniqi e të tjerë…, njëkohësisht edhe hartuan PLATFORMËN E (LSHV) dhe Projekt rregullorën e punës së aktivistëve për Vetëvendosje, që kordinator u zgjodh Fatos Aliu…
Por, në vitin 2005 e merrë në duar drejtimin e VV-së, Albin Kurti me bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tij aktivist si; Liburn Aliu, Salih Zyba, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu e të tjerë… të cilët u bënë një nga arsyet e mospajtimit me rendin shoqëror ekzistues të pozitës së pushtetarëve sundues në Republikën Shqiptare të Kosovës…
Pozit pushtetare sunduese e cila u bë rruga jetësore e tyre të një strukture shoqërore që kapi të gjitha fijet e pushtetit në duar të veta dhe vuri lirinë e qytetarit nën rrota të veta duke ia përça edhe vetë botën e përbrendshme njeriut të papushtetshëm!
Tamam në momentin e nevojshëm lindi një subjekt i ri politik opozitar Lëvizja Vetëvendosje e cila çfaqet si ushtimë e vetëdijës së zgjueme kombëtare që udhëheqës i saj u bë Albin Kurti, një profil politik që nuk është në pajtim më strukturën shoqërore që udhëhiqej nga strukturat politike të LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së, e tjera parti politike satelite të ngjashem me këto parti; është ajo struktura udhëheqëse e VV-së që u përplasën e u rebeluan haptazi e çfaqën paknaqësi me situatat konkrete politike që po kalonte vendi në shtetndërtim, ndonëse drejtuesit e VV-së assesi nuk hynë në radhën e atyre subjekteve politike që i japin mallkimin gjithëçkafjës në demokratizimin dhe ndërtimin e atdheut, ngase është e vetëkuptueshme për Albinin se nuk mund t’u sjellë porosi morale politike subjekteve tjera nëqoftëse nuk është vetë si njeri e si politikan më i mirë se ata, e besoj plotesisht se Albini nuk është assesi si ata, por është një politikan i denjë e me dinjitet të pakorruptueshem që nuk bënë më askënd asfarë kompromisi në dëm të interesave tona kombëtare, edhe pse ca politikan të korruptuar në palc e asht, ca analist, opinionist, media të shkruara elektronike të afërta me pushtetarët sundues të deri djeshëm nuk po lënë gurë pa lëvizur për të shpifur e sajuar lloj-lloj rrenash aspak të argumentuara kundër LVV-së dhe liderit të saj Albin Kurtit.
Për këtë duhen marrë në konsiderat hapat konkret për të qeverisur me duar të pastra vendin, pasi VV’ja, me Inisiativën “GUXO”, të Vjosa Osmanit për presidente ka korrur fitoren plebishitare me mbi 50% të votave që ka marrur nga sovrani popull për zgjedhejet parlamntare për deputet në Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt të këtij viti. Mendoj se si hap i parë për pozitën pushtetare në ardhje duhet ruajtur zgjimin e vetëdijës kombëtare shqiptare dhe ndjenjën liridashëse për bashkim kombëtar me shtetin amë Shqipërinë; si prioritet i dytë të jetë, arsimimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik e social, punësimi, ruajtja e sigurisë kombëtare të sovranitetit shtetëror të Kosovës e njohur ndërkombëtarisht me kufijtë aktual, në ruejtjën e rendit dhe ligjit; hapi tretë është pajtimi me partit politike që riformohen, dhe zhdukja e mospajtimeve fetare dhe ngritja e kauzës nacionale mbi vetëdijen religjioze, t’i jepet përparësi afirmimit shkencor e kulturor të dijës për ta shpjerë shoqërinë përpara.
Mendoj se e ardhmja do të sjellë vërtet ndryshim rrënjësor në arenën politike kombëtar e ndërkombëtare për të ndërgjegjësuar e paisur njeriun më virtyte të kultures e punës profesionale që të jetë i aftë t’i bëjë ato ndryshime në të mirën e përgjithshme njerëzore e të jetë në gjendje t’i drejtoj ato, e ti vëjë në baza të reja, ashtu siç kanë premtuar Albini dhe Vjosa gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të mos i mbetën askujt borxh e as të mos e rrisin mendjën në krijimin e idhujve të rrejshëm. Në politik nuk mjafton vetëm zbërthimi teorik i problemeve politike që ka lënë prapa klasa sunduese e partive politike tashmë që i kanë humbur zgjedhjet dhe kanë mbetur në opozit, të mos merren thjesht me teori improvizimesh; por para së gjithash të veprohet me plan program, më platformë bazë politike-ideologjike të përparuar ekonomiko-sociale shoqërore.
Duhet marrë parasysh të gjitha rrethanat politike shoqërore kombëtare e ndërkombëtare, që të mos ndodhë disfatizmi si në rastin e para një viti të Qeverisë Kurti 1, që u rrëzua nga partneri bashkëqeverisës i LDK-së për 52 ditë, kjo disfatë nuk ishte vetëm rrjedhim i ndërhyrjës së faktorit të jashtëm, si në rastin Grenell, e as i faktorit të mbrendshëm siç mendohet: “Të gjithë hajnat në pushtet u bënë bashkë për ta rrëzuar kryeministrin Kurti”, por ishte edhe si shkak i papjekurisë politike të qeverisë që qe aq jetëshkurtër, ngase kishte për partner qeverisës LDK-në e Isa Mustafës që i ra thikë pas shpine Qeverisë Kurti…!
Një përvoj të tillë të hidhur pati edhe kryeministri shqiptar Fan Noli në vitin 1924, që u rrëzua nga reakcionari Ahmet Zogu, i cili erdhi në pushtet në Shqipëri me ndihmën e bjellogardistëve rusë dhe njësive ushtarake serbe të Nikolla Pashiqit… Kjo përmbysje e qeverisë Nolin e çoi në mendimin se në qastet vendimtare për fatin e atdheut nuk duhet toleruar askënd: “aty ku dështon dhuna revolucionare, çanë rrugën e saj mizore kundër-revolucioni reaksionar;” në këtë kuptim duhet patur parasysh qëndrimin e qartë ndaj atyre që mbështetën ndryshimin e rikthimin sërishëm të Qevrisë Kurti 2, që t’i përgjigjen detyrave që kërkon koha dhe aspiratave të sovranit popull për çka ju ka besuar ta përfaqësojne dinjitetshëm si mbrenda poashtu edhe jashtë Atdheut.
P.S. Foto dokument: Platformë e Lëvizjës Shqiptare për Vetëvendosje (LSHV); Projekt- Rregullore e Punës së Aktivistëve të LSHV-së; Autorizim dhënë autorit të këtij shkrimi nga Sekretari i KD I LSHV-së; Foto: Fatos Aliu e Avdi Ibrahimi.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 4 vizitorë |
Lexuar:
317 herë
|
|
|
|
|
|
|