Në mbështetje të reagimit të Halil Selimit! |
Publikuar më 21 mars, 2021 në orën 15:54 ( ) |
Mehmet Bislimi | Histori | |
|
|
Kam pritur për një javë rresht, një reagim mbështetës nga ish pjesëmarrësit e atyre ngjarjeve madhore, në mbështetje të Halil selemit, në lidhje me reagimin që kishte bërë ai, me rastin e vendosjes së Pllakatit përkujtimor tek Mensa e Studentëve, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, si dhe Shoqëria Lëvizja, për të shënuar dyzetë vjetorin e tyre.
Shumë e saktë, ky mbishkrimi ngërthen përpjekjen politike për ta deformuar realitetin e Kryengritjes shqiptare të mars- prillit të vitit 1981, me apo pa qëllim, këtë duhet ta sqarojnë ata që e kanë bërë këtë! E saktë, gjatë atyre demonstratave, ka pasur banderola të shkruara që flisnin më së qartë dhe fuqishëm për qëllimin e kërkesave tona, si:
“Kosova Republikë!”, “Kosova punon, Beogradi ndërton!”, “Lironi shokët nga burgu!”, “Lironi Adem Demaçin!”, “ Jemi shqiptarë, s’jemi Jugosllav!”, “Bashkim!”, dhe “ Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”...
Në as një rast nuk ka pasur banderolë ku ishte e shkruar: “Vetëvendosje, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”...
Tani, as unë nuk e kam të qartë, nëse ishte qëllimi i mirë i atyre që kanë ideuar këtë, por një gjë duhet ta kemi të qartë: as një herë, në asnjë kohë e rrethanë, nuk i bën nder historisë, shtrembërimi i saj!, ky është një shtrembërim që nuk ndihmon, përkundrazi e zbehë qëllimin e
marrë për sipër si mision.
Ta zëmë se (krahasimi):
Do të ishte shumë e padenjë sikur të themi tani pas gjithë atyre viteve, se: Azem Bejta kërkonte demokraci!, se Shaban Polluzha kërkonte pluralizëm politik!, se Adem Jashari kërkonte zgjedhje të parakohshme Parlamentare!, se Demonstratat e viti 1981, kërkonin që me votë të lirë të vetë-vendosnin që t’i bashkoheshin Shqipërisë!, se Ibrahim Rugova kërkonte kryengritje të armatosur!, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kërkonte që me durim e pa luftë të
çliroheshim etj.
Secila kohë, ka aktorët vet, realizimi i interesave kombëtare qëndron në atë se; sa kemi përmbushur kërkesat tona reale përball atdheut, dhe jo në ato fiktive dhe të shtrembëruara- përshtatura nëpër kohë!
Përpjekja e pavend për ta dyzuar kërkesat e së kaluarës me të sotmen, nuk i bënë nder organizatorëve që kanë ideuar atë pllakat, për më keq; t’i futesh gishtërinjtë në ngjarjet historike, do të thotë t’i shtrembërosh ato me qëllim, kjo nuk e arsyeton këtë veprimin, në as një kohë e rrethanë!
Mbështesë reagimin e z. Halil Selimi
22-03-2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
374 herë
|
|
|
|
|
|
|