Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOSOVA LINDORE DHE MARRËVESHJA E KONÇULIT!
Publikuar më 27 dhjetor, 2008 në orën 17:09 ( ) Kristina Rasi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dje në mëngjesin e hershëm, Serbia me kriminelët e saj e tregoi fuqinë e muskujve dhe fytyrën e saj të poshtër, para botës demokratike se -vërtetë ata ishin dhe kanë mbetur të hendikepuar, në orën e “kremlinit” kriminelë të përbetuar ndaj shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre etnike.

Kjo, Serbi gjakatare gjatë shek. të kaluar, ka arrestuar e ka vrarë padrejtësisht qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës Lindore.


Shkruan: Kristina RASI

-Ky sulm ngjau dhe tani, që shqiptarët të detyrohen të QËNDROJNË, apo të ikun nga trojet e tyre etnike!

Ky akt barbarë që u ndërmor nga xhandarmëria serbe m´u para syve të “paqeruajtësve” ndërkombëtarë, kurse bota demokratike po heshtë dhe po i mbyllë sytë si gjithnjë ndaj, presioneve që po ua bënë Serbia, shqiptarëve në ato anë!

Sot, atje po bëhen kur bëhen padrejtësi të mëdha ndaj shqiptarëve!

Po, ky terror ngjau para pak ditësh dhe në Luginën e Vardarit, kur mbi 200 familje shqiptare u terrorizuan nga policia maqedonase, nën preteksin e gjetjes së vrasësve të një polici në të ashtuquajturin, “ALFA”. Polici ishte shqiptar dhe me këtë qeveria maqedonase deshi që me “një gur t´i vras dy zogj”!

-Kinse, për policin shqiptar, qenkan fajtorë shqiptarët, kështu- të nxisë vëllavrasjen midis tyre dhe njëkohësisht t´i shfrynë mllefet e saj duke i terrorizuar familjet shqiptare, nga Shkupi deri në Kumanovë.

Nuk janë aspak e rastësishme këto arrestime që po bëhen, dhe as këto personalitete “dirigjuese” ndërkombëtare që po vijnë në Kosovë .

Janë po këto personalitete ose sivëllezërit e tyre, ndërkombëtarë, të cilët dikur bënë marrëveshjet me S. Milloshoviçin (Serbinë) pra, po të njëjtit persona po na rikthehen prapë në Kosovë -siç është Marti Ahtisaari, i cili bëri një Marrëveshje të fshehtë me Milloshoviçin dhe pas kësaj Marrëveshjeje erdhi deri tek ajo e “famshmja”, Marrëveshja e Kumanovës, sipas Rezulutës 1244 dhe deri tek tek katastrorfa politike e quajtur “,„Pakoja e Ahtisarit” dhe kjo “Pako” Ahtisarin, plak të politikave ekspansioniste u bën si mbret, për Kosovën.

Pra, në shenjë “respekti” Marti Ahtisarin, Kosova dhe shqiptarët „duhet“ ta shpallin “Mbret të shqiptarëve të shek. XXI” ; sepse, me “Pakon” e tij të “ famshme“ po e sundon Kosovën, madje nga Finlanda, ashtu siç dikur Mbreti “i gjithë shqiptarëve”, Ahmet Zogu, i cili sundoi me zjarr e hekur nga mesi i shekullit njëzetë, ky mik i madh i Serbisë, Italisë dhe i qeverive të tjera fashiste në Ballkan dhe më tej...

Mos të harrojmë se ky “Mbret i “kosovarëve” , por, jo i shqiptarëve që nuk duan perandori; „Ahtisaari i II“ ka një traditë mbretërore apo më mirë të themi „cariste“, i cili perjardhjen e tij e ka nga vendi që me shekuj kanë qenë dhe janë kundër shqiptarëve pra, “Mbreti Ahtisaari II”, ka perjardhje ruse, është i lindur në Rusinë e sotme.

Por, sikur Kosova nuk po kënaqet me një mbret: si dhuratë (prej zotit, apo prej djallit), tani në Kosovën na erdhi dhe i dërguari i tij “pashai” evropian me emrin Piter Feith, “Feith III“ i njëjti person që ndërmjetësoi dhe bëri “Marrëveshjen e Konçullit”, më 13.02, 2001.

Në emër të faktorit ndërkombëtar, Marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve, Marrëveshjen e nënshkroi, komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu.

Pra, shihet qartë që në këtë Marrëveshje nuk ishte e përfshirë pala serbe, por vetëm pala ndërkombëtare dhe ajo shqiptare, pra, UÇPMB-ja, e cila ishte në mbrojtje popullatës së pafajshme të këtyre komunave shqiptare.

Tani, mund të konkludojmë që: ja pse kjo Marrëveshje u kritikua ashpër dhe u mohua me kohë nga faktorët e qarqeve përparimtare politike dhe ushtarake.
Kjo, qe hap i gabuar plotësisht!

MARRËVESHJA VIJON SI ME POSHTË:

1. Nënshkruesit pajtohen që pa kushte të respektojnë dhe të mbikëqyrin armëpushimin dhe do të përmbahen nga të gjitha aksionet ushtarake, dhunës dhe përdorimit të forcës kundër njëri-tjetrit dhe forcave të të tjerëve.

2. Nënshkruesit pranojnë të mbajnë autoritetin dhe kontrollin mbi të gjitha elementet e tyre të armatosura dhe forcave paramilitare, kudo që janë të vendosura dhe të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.

3. Nënshkruesit njohin (pranojnë) dhe mbikëqyrin shtesën protokolare të Konventës së Gjenevës (Protokoll II), të 12 gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondërkombëtare.

4. Marrëveshja vlen për të gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke përfshirë policinë e vendosur brenda apo afër kufijve të Zonës së Sigurisë, të cilat janë të definuara në Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

5. Forcat e armatosura nënkuptojnë të gjitha palët, grupet dhe individët, të cilët e pranojnë autoritetin dhe komandën e nënshkruesve, duke përfshirë forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, ministrinë federale dhe serbe të Punëve të Brendshme, (trazirat) rebelimin special lokal dhe policinë anti-terroriste si dhe të gjitha forcat jo të rregullta.

6. Kushtet e Marrëveshjes do të hyjnë në fuqi pas këmbimit të kopjeve të nënshkruara, në prani të të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të jenë efektive prej orës 00,01. 13 mars, 2001.

7. MODALITETET:

a) Palët pajtohen të mbajnë dhe respektojnë armëpushimin, i cili përfshinë të gjitha llojet e armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve të tjera të improvizuara eksplozive.

b) Palët pajtohen të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së cilitdo personel të kumunitetit ndërkombëtar në rajon.

c) Palët pajtohen të ruajnë pozicionet e tanishme të forcave të tyre të armatosura, me përjashtim të armatimit të rëndë rreth Bujanocit, të cilat duhet të kthehen në kazerma, e jo të shfrytëzojnë armëpushimin për t`i ndryshuar pozicionet e veta.

8. KUFIZIMET

a) Palët pranojnë që KOMKFOR-i, në këtë fazë, të ruaj autoritetin nën kushtet e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake mbi Zonën Tokësore të Sigurisë dhe Zonën Ajrore të Sigurisë. Ata pranojnë KOMKFOR-in si autoritet të vetëm, i cili vendos nëse, dhe nën çfarë kushte, forcat e RFJ-së lejohen të kontrollojnë dhe kthehen gradualisht në Zonën Tokësore të Sigurisë. Nëse ai vendos të lejojë një rihyrje të tillë, zonat në të cilat forcat e RFJ-së mund të hyjnë, do të jenë të definuara gjeografikisht dhe një definicion i tillë do t`i zëvendësojë referencat e mëparshme, të dhëna në këtë Marrëveshje mbi "lokacionet e tanishme". Në të gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhëna do të vazhdojnë të vlejnë.

b) Pas rihyrjes nga policia do të kërkohet të veprojë në mënyra të paanshme dhe t`i zbatojë ligjet e RFJ-së /Serbisë, pa ndashmëri në baza etnike, fetare, apo racore.

c) Asnjë kusht i kësaj Marrëveshje nuk mund të interpretohet si diçka që anulon të drejtën për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton përdorimin e asaj force të domosdoshme dhe proporcionale, për ta mbrojtur veten, apo të tjerët nga një sulm, apo nga ndonjë sulm i mundshëm.

Secili përdorim i forcës duhet të kufizohet në shkallën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për vetëmbrojtje, e jo më shumë.

Hakmarrja, nuk është vetëmbrojtje dhe do të paraqesë shkelje të armëpushimit të Zonës Tokësore të Sigurisë. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:

- Tani, po shihet qartë se kjo “Marrëveshje”, është bërë vetëm për t’i penguar ushtarët e UÇPMB-së, në luftën e tyre të drejtë; të cilët e mbrojtën popullatën e pafajshme!

Pikërisht, për këtë, kriminelët nuk ishin të përfshirë në këtë “Marrëveshje”.

- Veprimtaria e Piter Feith, ishte dhe ka mbetur -mision fund e krye antishqiptar, ashtu siç veproi me Kosovën Lindore, ai tani është dërguar nga bashkësia ndërkombëtare që me misionin e tij “paqësor” të ndajë Kosovën, qetësisht, me mjete „demokratike“.

Por, të rikujtojmë që:

- Marrëveshja e „famshme“ e Konçulit, pika 8 (tetë), nën - c thuhet:

„ asgjë nuk mund të ndaloi të drejtën për vetëmbrojtje“!

- Nga kjo kosntatoj që: shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë të drejtën Universale që të VETËMBROHEN.

Pastaj, konsideroj që: duke u vënë në ndjekje të ushtarëve çlirimtarë shqiptarë, qeveria e Serbisë e ka shqelmuar “Marrëveshjen e Konçulit”, ajo, tani e tutje e ka humbur efikasitetin e saj, edhe për ata që dikur e besonin verbërisht!

O, nuk ka besë me Serbinë okupatore, fashiste, ore!...

Tani, për ne shqiptarët, si kurdoherë, duhet të vlejë veç e drejta e VETËMBROTJES.



Zvicër, 27 dhjetor 2008
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 5,206 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi