Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ushtria e Enver Hoxhës ishte në Kosovë për çlirimin dhe bashkimin e saj me Shqiperinë
Publikuar më 19 janar, 2009 në orën 09:03 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
…Komanda dhe shtabi I përgjithshëm I UNÇSH, pasi studiuan kërkesën e udhëheqjes jugosllave, vendosën që të dërgojnë menjëherë në Kosovë dy brigade të UNÇSH, duke qenë të bindur se kjo do të ndikonte në forcimin e në masivizimin e lëvizjes NÇ, në rritjen e mobilizimit të vëllezërve kosovarë në luftë dhe kjo do t’u jepte mundësi atyre qe të përligjnin kërkesën për të gëzuar të drejtën e vetëvendosjes pas përfundimit të saj…

Komanda e Përgjithshme udhëzonte që në “Kosovë sjellja duhet të jetë shembullore, disiplina e fortë. Të bëhet mobilizimi I kosovarëve në radhët e ushtrisë pa diferencë të formohen njësitë nën komandën tonë ose të jugosllave”…
Sipas kërkesës së Shtabit të Kosmetit, Komanda e Divizionit V Sulmues të UNÇSH caktoi Brigaden e 3-të S dhe Brigadën e 5-të që të kryenin veprime për spastrimin e forcave armike në Drenicë, kurse Brigaden e 25-të S në Ferizaj. Jugosllavët pretendonin se gjoja në Drenicë qenë përqendruar forca të mëdha të reaksionit vendas. Mirëpo në të vërtetë aty forcat tona nuk gjeten asnjë rezistencë, përkundrazi ato u rrethuan nga dashuri e ngrohtësi vëllazerore nga banorët e saj. Ata u shprehën partizanëve të Brigadës së 3-te S dhe Brigadës së 5-të S shqetësimin e thellë që kishin ngjallur veprimet shoviniste të kryera nga komanda dhe repartet jugosllave kundrejt popullsisë vendase.
Një gjendje të tillë të rëndë gjetën edhe në Ferizaj forcat e Brigadës së 25-të S. Populli i Ferizajt dhe fshatrave përreth ishte revoltuar së tepërmi nga veprimet arbitrare dhe krimet e kryera kundër njerëzve të pafajshëm nga kuadrot serbe të Brigadës së 2-të të UNÇJ...Më 2 dhjetorë Brigada e 25-të S e UNÇSH mori në dorëzim qytetin e Ferizajt nga Brigada e II-të maqedonase.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Drenicë dhe në Ferizaj partizanët dhe kuadrot e Divizionit të 5-të Sulmues të UNÇSH ndihmuan popullsinë vendase për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare dhe për normalizimin e jetës ekonomike. Edhe në këto anë, ashtu si në viset e tjera të Kosovës qindra vullnetar qytetarë e fshatarë hynë në radhet e njësive partizane.
Mirëpo pikërisht në kohën kur Kosova nisi të merrte frymë lirisht, erdhi papritur urdhri nga Shtabi i Titos që forcat partizane të Shqipërisë e ato kosovare të linin Kosovën e të ndiqnin armikun nazist 'drejt veriut' të Kosovës në thellësi të Jugosllavisë...
Në kohën që njësitë e UNÇSH zhvillonin luftime për çlirimin e popujve të Jugosllavisë nga pushtuesit hitlerian, në Kosovë autoritetet jugosllave ndërmorën një terror të shfrenuar kundër popullsisë shqiptare. Në këtë kuadër ata prishën këshillat nacionalçlirimtare dhe goditën e eliminuan kuadrot shqiptare të zgjedhur në to...
Enver Hoxha vepra 33, faqe 259-260. Populli shqiptarë nuk do ta harroj masakrën e Drenicës të dimrit të 1944-ës, kur divizionet jugosllave , nën pretekstin e spastrimit nga elementët armiq, rrethuan zonën e çliruar të Drenicës dhe masakruan rreth 30.000 burra, gra, pleq e fëmijë shqiptarë. Ngjarja e Drenicës ishte një kasaphane e vërtetë... U asgjësuan mbi 2.000 shqiptarë në Mitrovicë, më së 1.000 të tjerë në Gjilan, mijëra shqiptarë që shkuan si partizanë në brigadat jugosllave për të luftuar fashistët, u vranë më plumbin pas koke, më urdhër të shtabit jugosllav. Qindra të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët, u pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren-Tivar. 1.200 djem shqiptarë që kishin mbetur nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar. Në Gorica të Triestës më shumë se 2.000 djem shqiptarë nga Maqedonia të mobilizuar në brigada pune, u mbyten me gaze helmuese. Asgjësimi fizik i shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi kryhej në mënyrë sistematike. nga të dhënat e deshmitarëve e të dokumenteve del se më shumë se 40.000 veta kanë rënë pabesisht nga plumbi, bajoneta dhe helmi i agjenturës titiste gjatë viteve 1944-1948, shkruan Enver Hoxha. Ne këtë gjendje të rendë shqiptarët e Kosovës sapo morën vesh se divizionet e UNÇSH kishin marrë urdhër të ktheheshin në Shqipëri, kerkuan që ato të vinin përsëri në Kosovë, me qëllim që të qetësonin e të sqaronin gjendjen aty. Për të evituar ndërlikimin e mëtejshëm të situatave, udhëheqësit jugosllavë u detyruan të pranonin këtë kërkesë. Keshtu me 12 mars 1945 Divizioni V S dhe Divizioni VI S të UNÇSH u kthyen përsëri në Kosovë. Aty ata nuk gjetën kurrfarë forcash “të organizuara reaksionare”, siç pretendonin jugosllavët, por gjetën një popull që i priti partizanët nga Shqipëria njëlloj sikur të bënin një çlirim të dytë të Kosovës.
Kudo që shkuan në qytetet e në fshatrat e Kosovës ata u njohën me krimet dhe mizoritë e pashembullta të kryera nga komandat ushtarake dhe nga autoritetet jugosllave, sidomos nga shërbimi I fshehtë I OZNA-s kundrejt popullsisë shqiptare. Për gjendjen e rëndë të krijuar në Kosovë nga serbomëdhenjtë flet edhe një raport I Shtabit të korparmatës III, drejtuar komandës së Përgjithshme në mars të vitit 1945.
Në të, ndër të tjera, thuhet: “Në Kosovë janë vrare njerez nga UNÇJ duket se ka mjaft
elementë shovinistë e provokatorë. Një pjesë e madhe e popullit të këtyre aneve është në mal. Populli i Kosmetit (Kosovës dhe Rrafshit te Dukagjinit- Xh.Gj.) nuk ka
aspak besim në UNÇJ. Heqja e flamurit shqiptar në qytetet e Kosovës e Metohisë,
vrasja e delegacionit shqiptar qe është dërguar nga shtabi operativ për marrëveshje… vrasja e 20 vetëve nga Malësia e Gjakovës pa asnjë arsye, vrasja në masë në Drenicë, humbja e njerëzve natën pa I marrë vesh askush, janë shkaqet që revoltojnë
për së tepërmi popullin e Kosmetit kundër UNÇJ…”
Shtabet e Njësive të UNÇSH ndërynë energjikisht pranë autoriteteve jugosllave duke kërkuar që ti jepej fund menjëherë kësaj gjendjeje dhe fajtorët e mizorive të kryera në Kosovë të merrnin dënimin e merituar.
Gjatë qëndrimit per 3 muaj të forcave të Divizionit V e Vl sulmues situata në Kosovë u qetësua. Mirëpo në gjendjen e re të krijuar pas mbarimit të luftës, titistët mund t’i zgjidhnin me forcat e veta problemet e mprehta të Kosovës. Por që ta bënin këtë, pa implikime ishte e nevojshme që forcat e UNÇSH të largoheshin përfundimisht nga Kosova e të ktheheshin në Shqipëri. Mirëpo largimi I drejtpërdrejtë I tyre përmes kufijve shtetërorë, mund të krijonte skena të papëlqyeshme, e ndoshta të rënda. Kosovarët mund të ngriheshin përsëri në revolta kur të shihnin se forcat e ushtrisë shqiptare po laroheshin. Për të dalë nga kjo gjendje, jugosllavët inskenuan “nevojën e ndjekjes së bandave reaksionare drejt jugut, drejt Greqisë” e, për këtë gjoja kërkuan dhe “ndihmën” e atyre forcave tona që ndodheshin atje. Udhëheqja e Shqipërisë, që ende ushqente besim e iluzione për Titon e titistët, udha urdhër divizioneve të vepronin. Pasi mbërritën në kufijtë jugorë të Maqedonisë, forcave të ushtrisë shqiptare iu tha se “s’ishte më nevoja” për qendrim në jugosllavi. Kalimi u bë në zonën e Korçës e të Prespës, larg syve të popullit të Kosovës…
Në luftimet e zhvilluara me nazistët gjermanë… në Kosovë, në Dibër e viset e tjera shqiptare si dhe në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë etj. morën pjesë mbi 20 mijë luftëtarë të UNÇSH dhe nga këta dhanë jetën mbi 600 veta.
Jam shërbyer kryesisht nga libri ' SHTETI SHQIPTAR dhe çështja e KOSOVES' autor Xhelal Gjeçovi bot. Tirane 1998.

Me nderime nga R. Megjuani. Prishtinë 18.01 2009

Në numrin e ardhshëm; Serbosllavia, Greqia mbi 200 vite kanë hapur dosje kundër shqiptareve prandaj nuk na duhen dosjet mes veti.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 21 vizitorë
Lexuar: 3,608 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi