Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ARDHJA E PRINC VIDIT NË SHQIPËRI DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE
Publikuar më 27 janar, 2009 në orën 15:19 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Asgjë në të ardhmën nuk mund të ndryshohet nëse nuk nxjerrim mësim nga historia !

Prandaj, duke u nisur nga kjo filozofi politike, kësaj radhe do të shkruaj për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri.
Ardhja e princit Wilhelm von Wied me 7 Mars 1914 në Durrës, u prit me gëzim në gjithë Shqipërinë, sepse ky erdhi më shumë shpresa që nuk mund të plotësoheshin asnjë herë.
Shteti shqiptar i posa lindur dhe i pushtuar prej ushtrive ballkanike, u bë një vend intrigash ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë, nga njera anë,ndërmjet agjentëve turq, grekë dhe serbë, nga ana tjetër.Pak muajë pas ardhjes së princ Vidit, fillojë kryengritaj e Rebelëve në Shqipërinë e Mesme, të cilët kërkonin "babë Sulltanin". Gjatë verës së vitit 1914 Rebelët arritën ta pushtojnë Shqipërinë e Mesme dhe arritën në jug, gjërë në Berat, Vlorë e Pogradec.Këta kryengritës ishin kundër mbretit "kaur", kundër shkronjave shqipe, kundër Flamurit të Shqipërisë dhe në përgjithësi, ishin kundër çdo gjeje shqiptare.Këta kërkonin bashkimin me Turqinë ose një mbret musliman nga shtëpia e Osmanlive.Kjo propagandë ishte kurdisur prej agjentve turq e që ishte përkrahur nga Esad Toptani, i cili vepronte për interesa të veta.Kjo lëvizje Rebelësh udhëhiqej nga myftiu i Tiranës-Musa Qazimi, nga Mustafa Ndroqi si dhe nga një fanatik injorant-Haxhi Qamili i cili ishte edhe komandant i forcave të armatosura.Në ketë kohë kryengritjesh, princ Vidi mbeti i ngujuar në Durrës.
Nga ana tjetër, grekët, në një mbledhje të mbajtur në Gjirokastër me 28 Shkurt 1914, shpallën të ashtuquajturën "qeveri autonome të Epirit të Veriut" me kryeministër Jorgji Kristaq Zografin-in, i cili ishte edhe ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.Qëllimi i kësaj qeverije ishte shkëputja e kësaj pjese të Shqipërisë dhe bashkimi i saj me Greqinë.
Duke shfrytëzuar grekomaninë e një pjese të shqiptarëve ortodokës dhe duke sjellë nga Greqia bandat e hajdutëve e të kriminelëve, kjo "qeveri e Epirit të Veriut", kur e pa së vendi ishte bërë rrëmujë prej Rebelëve, e fillojë një veprimtari të egër në verën e vitit 1914. Me ketë rast, ajo përdori një terror të madh ndaj popullsisë muslimane, duke i vrarë ,therur,djegur e shkatërruar fshatra të tëra në Shqipërinë e Jugut.Këto mizori të grekëve dhe të disa shqiptarëve ortodokës u vuanë re edhe nga Europa; por askush nuk deshti të qajë kokën për ti ardhur në ndihmë popullit shqiptar në këto troje.Kështu që, me mijrëra shqiptarë muslimanë, burra, gra e fëmijë u vranë ose u therën si bagëtitë. Mbi 300 fshatra u dogjën shkrumb e hi; nërsa rrethet e Kurveleshit, Leskovikut e të Tepelenës dhe Kolonjes u zbrazën pothuajse krejtësisht prej popullsisë muslimane.
Në gusht të vitit 1914 fillojë Lufta e parë Botërore.Çdo gje sakrifikohej në kurriz të Shqipërisë, dhe së Konferënca e Londres nuk mundi ta shpëtojë paqën e Europës.Kurse, princ Vidi i cili qëndronte i mbyllur prej disa muajsh në Durrës, që i detyruar të largohej nga Shqipëria. Kështu që turkomania dhe grekomania, që e kishin kapluar kombin shqiptar, e përmbysën në zjarr shtetin shqiptar të posa formuar.
Me 5.Shtator të vitit 1914, pra dy ditë pas ikjes së Princ Vidit nga Shqipëria,Rebelët hyjnë në Durrës dhe e formuanë "Këshillin e Përgjithëshëm" të tyre nën kryesinë e Mustafa Ndroqit.Ndërsa, nga ana tjetër, Esad Toptani, me ndihmat finansiare dhe armatimin që mori nga Serbia, hyri përsëri në Shqipëri me 2.Tetor të vitit 1914.Dhe, pasi që e shkatërrojë "Këshillin e Përgjithëshëm" të Rebelëve, Esad Toptani e shpalli vehtën "kryetar të qeverisë së përkohëshme"dhe komandant të forcave të armatosura të Shqipërisë.
Si dinak që ishte, Esad Toptani i përvetësoj Rebelët muslimanë duke ua plotësuar dëshirat e tyre për një princ musliman, duke e proklamuar vetën si të tillë.Mirëpo, shumë shpejt, Rebelët që ishin të lidhur me Turqinë dhe e përkrahnin Austro-Hungarinë; kurse Esad Toptani mbahej nga fuçitë e Serbisë dhe të Greqisë që ishin edhe armiqë të Austro-Hungarisë. Dhe në ketë mënyrë Rebelët ia këthyen shpinën Esad Toptanit dhe pas disa muajsh ky që i shtrenguat të barrikadohej në Durrës.
Në Qërshor të vitit 1915, ushtria serbe, përmes Dibres hyri në Shqipërinë e Mesme dhe e pushtojElbasanin, Kavajën, Tiranën dhe iu kishte afruar Durrësit. Në bashkëpunim me Esad Toptanin ushtrija serbe i mposhti Rebelët të cilët ishin në shërbim të Austro-Hungarisë, duke i zënun rob krërët e tyre, si Haxhi Qamilin me shokë të cilët i vari në Durrës. Në të njejtën kohë Mali i Zi pushtoj Shkodrën duke i vrarë një numër të madh atdhetarësh, si: Qerqit Topullin, Isa Boletinin, Mustafa Qullin, Dedë Gjo-Lulin, Mehmet Shpëndin e shumë të tjerë.
Gjatë vitit 1914, Shqipëria kaloi nëpër një rrëmujë të përgjakshme, kur me 1915 u pushtua e tëra prej ushtrive europjane: Austro-Hungarezët pushtuanë Kosovën, Shqipërinë e Veriut, Shqipërinë e Mesme duke zbritur në Jug gjërë në Vjosë.Ushtria italiane i përzuri grekët nga Shqipëria e Jugut të cilën e pushtoi ajo vetë duke shkuar gjërë në Leskovikë, Ereskë e në Qafën e Qarrit.Kurse trupat frenge të Armatës së Lindjes pushtuanë Korqën me rrethinë (tetor-1916).
Në Konferëncën e Paqës, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ndodhej në rrezik për tu coptuar ndërmjet Italisë dhe Fuçive ballkanike, në bazë të një Traktati të msheftë që ishte nënshkruar në Londër ndërmjet Aleatëve dhe Italisë )26.Prill 1915). Pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh, e sidomos me Kongresin e Lushnjes dhe me Luftën e Vlorës, shqiptarët arritën ta shpëtonin atdheun e tyre.Kështu që, pasi i përzuri ushtrinë italiane, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara (17.dhjetor.1920). Kurse me 9.Nëntor 1921, Konferënca e Ambasadorëve vendosi që kufijtë e Shqipërisë të mbeteshin ata të vitit 1913 me disa ndryshime në dobi të Jugosllavisë.
Një autor anglez-Swire kishte deklaruar: "Sikur shqiptarët të kishin qenë një komb më i njohur prej publikut europjanë; Konferënca e Londres nuk do të kishte mundur të trgohej aqë e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe së kufijtë e shtetit shqiptar do të kishin qenë më të gjërë.
Ky ishte një vështrim në vija të shkurtëra i ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri dhe çështja kombëtare shqipëtare në ketë përidhë kohore.
Në qoftë se nuk e njeh historinë e popullit tënd, nuk është aq turp i madh, por është turp shumë i madh nëqoftëse ti nuk përpiqesh që ta mësosh atë histori.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 210 vizitorë
Lexuar: 20,241 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi