Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO PJESËMARRJE NË ZGJEDHJE TË SERBISË VRASTARE, PËR PËRFORCIMIN E VËLLAZËRIM-BASHKIMIT TITIST!
Publikuar më 14 janar, 2007 në orën 09:40 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkruajnë:
Fadil Shyti- Mona Agrigoroaiei

Analisti përparimtar, Koço Danaj ka drejt kur thotë: “Kur Presheva do të jetë veriu i Shqipërisë, Ballkani nuk do të jetë fuçi-baruti”!

Me vëmendje e lexuam shkrimin e analistit Koço Danaj, të cilin me shumë nderim autorin do ta quanim një projektues modern i strategjisë gjithëkombëtare, një vazhdues i denjë, një intelektual që po ecën në rrugën e ndritur që mëton ta realizojë ëndrrën shekullore të breznive shqiptare që nga koha e Gjergj Kastriotit, Rilindjes Kombëtare, periudhës së Pavarësisë, Konferencës së Bujanit, por edhe betimin e ushtarëve të UÇK-së dhe vazhdimin e këtij betimi deri në fitore, nga AKSH--ja, për RIBASHKIM KOMBËTAR, për një Shqipëri Natyrore.
Duke e bërë këtë projekt-strategji aktuale, si një proces gjithsesi të mundshëm dhe aspak tabu, intelektuali përparimtar, po ecën njëkohësisht rrugës së ndritur të shumë intelektualëve të tjerë përparimtarë të cilët shumë herët e trasuan këtë rrugë natyrisht e shtruar jo me dafina por me shumë pengesa - ferra, gjatë përpjekjes së veprimtarisë së tyre. Kujtojmë këtu, atdhetarin e shquar Abdyl Frashëri, i cili gjatë stuhive të viteve 1878, në Evropë, trokiti në portat e Berlinit, që ne sot ta kishim një Shqipëri Natyrore, Ay me devizën politike të Kastriotit i cili thoshte: “pa Kosovë e pa Çamëri, mos të thotë kush se ka Shqipëri”, e ka paralajmëruar Evropën Plakë në kohën
e Konferencës së Berlinit se: "Në rast se Fuqitë te Mëdha do ta dënojnë këtë popull trim dhe liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet midis shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do të këtë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të përfituar pavarësinë kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t'u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktori i paqes dhe do të jetë si një digë kundër ekspansionizmit carist, i cili rrezikon jo vetëm Gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin evropian".
Parashikimi i frashërjotit doli i saktë sepse, tragjedia e ndarjes së trojeve shqiptare nuk mund të kishte një përfundim ndryshe. Atdhetarë si Luigj Gurakuqi, i cili kur në vitin famëkeq 1913-ës, kur u ndanë trojet shqiptare, Ay do të shkruante: “Shqipëria, u copëtua nga fuqitë e mëdha, në dobi të shteteve të Ballkanit, habitem si e mendoi jetën ky popull i ndarë, para se të vdiste”!!! Shoku i tij i armëve, Hasan Prishtina, politologu i madh i strategjisë së RIBASHKIMIT të trojeve shqiptare, do të reagonte plot zemërim në parlamentin turk: “unë, do të jem i pari që do ta rroki flamurin e do të dal në malet e Kosovës, për lirinë e popullit tim”! Ky burrë i madh i kombit e dha tërë pasurinë e tij dhe më në fund edhe jetën, për RIBASHKIMIN e trojeve shqiptare. Po ashtu, intelektuali, mësuesi atdhetar, Avni Rustemi, tërë qenien e tij e kishte vënë në lëvizje për realizimin e këtij ideali të shenjtë, pikërisht për realizimin e atyre aspiratave madhore u formua “Komiteti i Kosovës”, nën udhëheqjen e të cilit luftuan çetat kryengritëse të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare. Dihen pastaj përpjekjet titanike të breznive liridashëse, brezi gjatë Luftës së dytë botërore, Nacional-Çlirimtare dhe pas saj; në Konferencën e Bujanit, do të ngrihej kjo ide madhore, por kur pas luftës tradhtia jugosllave u pa se po ngre kokë, atdhetari i madh Shaban Palluzha, luftoi maleve të Kosovës kundër kësaj tradhtie të ndyrë. Ndërsa, strategu i luftës çlirimtare dhe ideologu i RIBASHKIMIT kombëtar , Enver Hoxha, do t´ia thoshte hapur në Beograd fashistit Tito më 9946: “Kosova, është e Shqipërisë, ajo duhet t´i kthehet asaj”! Pastaj, është i njohur qëndrimi shumë i vendosur dhe guximtar nga atdhetari i madh, Adem Demaçi, i cili në fillim të viteve 50-ta, në gjyqin serb deklaroi: “jemi për ribashkim me Shqipërinë, nëse këtë se arrijmë me mjete paqësore, ne do ta bëjmë këtë edhe me luftë”! Po, qëndrimit stoik të ideologut të këtij ideali, Ukshin Hotit, çfarë t´i shtohet më tepër veç faktit, çfarë bëri Ay, për atdheun, sipas motos revolucionare: “Shqipërinë e pa bërë, bëje ose vdis!” Në këtë hulli historike po ecin tani me vendosmëri shumë atdhetarë e atdhetare të cilët duan që t´i çojnë amanetet e të parëve në vend, FBKSH-ja, e cila kohëve të fundit e mbajti me sukses në Tiranë, Këshillin Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar. Ky Këshill tani po punon për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar, ku do të parashtrohet me një mal argumente e drejta e ligjshme e kombit tonë për RIBASHKIM, aty do të paraqitet edhe strategjia që me vendosmëri do të zbatohet, e cila popullin tonë do ta çojë drejt realizimit të kësaj ideje madhore.
I shkruam të gjitha këto për ta njoftuar konkretisht reaguesin, liderin e “plotfuqishëm”, Riza Halimin, i cili shkrimin e Koço Danajt e ka quajtur pa të drejtë shkrim folklorist, i cili na qenka jo i bazuar me argumente. Ne, do t´i thoshim këtij politikani “largpamës” se do të ishte në nderin e tij, të distancohej dhe të mos i dëgjonte mësuesit e prapë pacifistë si Kolë Berishën me kompani i cili shqiptarët e Kosovës Lindore i sugjeron paturpësisht që të dalin në zgjedhjet e 21 janarit që do të mbahen në Serbi.
Zotëri!
Nëse jeni sinqerisht i interesuar t´i mbroni interesat e elektoratit që ju ka besuar, nuk duhet t´i kontribuoni pushtetit serb që ato vise shqiptare t´i fus aq lehtë në xhep, jo vetëm me armët e rënda (siç ia ka arritur përkohësisht), pas marrëveshjes së Konçulit, por edhe me firmën tënde e cila shqiptarët nga këto zgjedhje i çon në ferr të kësaj bote, pra, i futë qorrazi nën Serbi, Vetëm njëherë mendojeni zotëri: pse derdhi aq shumë gjak Ay popull liridashës?! Edhe sa fëmijë shqiptarë duhen të vriten nga ushtria kriminale e vrastare serbe, që ju të zgjoheni? A luftoi populli ynë për të qenë i lirë dhe i ribashkuar me trungun e vet Kosovën -Shqipërinë verilindore, apo luftoi u vra e u persekutua për të mbetur sërish nën kthetrat e xhelatëve “demokratë” serbë në petkun e bashkim-vëllazërimit të modernizuar “multietnik”?!
Mos iu dogj shpirti për të mbetur sërish nën Serbi?!!!
Jo kurrsesi!...
A luftoi ky popull për të qenë i lirë dhe i ribashkuar me trungun e vet Kosovën-Shqipërinë verilindore, apo luftoi u vra e u persekutua për të mbetur sërish nën kthetrat e xhelatëve “demokratë” serbë?!
Ne, e kuptojmë dëshirën tuaj naive: ju doni që ta paqësoni rajonin, ju shpresoni se duke hyrë në zgjedhje do të fitoni “prej borgjlisë së keq, bishtin e sëpatës”; por ju nuk e kuptoni dot se duke e bërë këtë, nuk do ta fitoni bishtin, por doni ta humbni edhe sëpatën; apo thënë shkurt do të mbeteni bishti i historisë, por këtë shpërblim do ta merrni jo vetëm ti por edhe shumë nga ithtarët, apo përkrahësit “politikë” që na Prishtina, Tirana e më tej...
Ju, nëse nuk e keni të dehur nga pushteti kujtesën, mendoni vetëm për një çast: kjo përpjekje juaja, nuk është hera e parë që populli shqiptar është ftuar me dalë në zgjedhjet e Serbisë, por, pas daljes në zgjedhje ka fituar kafshata të hidhura, druajmë që ky popull i shtrënguar nga darët e jetës luftë; ende po u beson fjalëve e jo veprave; prandaj, verbërisht po del në zgjedhje, po voton, për këtë apo atë parti, po voton për këtë apo atë liderë të cilin e beson më shumë; e pastaj po zhgënjehet si mos më keq! Tani, shtrohet pyetja: çfarë po fiton ky popull i mashtruar nga këto zgjedhje?! Përgjigjja dihet: po fiton robërinë që pastaj si dhuratë e kësaj po i vinë rreziqe nga më të ndryshmet dhe krajata jetësore nga më të këqija si papunësia, mërgimi, shtypja e egër kulturore etj, etj...
Kujtojmë këtu se edhe kur Kosova gjendej nën një rrethim të egër ushtarak-policor, pikërisht në vitin 1994, pacifistët rugovistë si Fehmi Agani, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi e të tjerë të këtij soji, i bënin thirrje popullit të Kosovës të del në zgjedhjet serbe, që ta rrëzonte me vota të lira demokratike satrapin e popujve të Ballkanit, S. Millosheviqin, pastaj në Serbi , pushtetin do ta merrte opozita e drejtuar nga Koshtunica dhe Drazhkoviqi , pastaj për popullin e Kosovës gjithçka do të shkonte si në vaj ulliri!!!
Pas luftës, erdhën në pushtet miqtë “demokratë” serbë, tek të cilët shpresonin pacifistët, por tani po shihet qartë se gjithçka paska qenë mashtrim apo tradhti cinike ndaj popullit!
Prandaj, thënë shkurt e shqip: hiqni dorë nga mashtrimet dhe cinizmat e tradhtive të tilla!
Ju duhet ta dini fort mirë një mësim të vjetër nga historia jonë tragjike shekullore se: me Serbinë, nuk kishte as nuk ka shqiptar as parti që mund të merret vesh me mjete “demokratike”, gaboheni rëndë duke u përpjekur të hyni së koti në lëvozhgën e tyre parlamentare.
Koço Danaj duke bërë ftesë që ne shqiptarët të reflektojmë pozitivisht në favor të RIBASHKIMIT dhe të mos kënaqemi me ca shpërblime autonomiste të politikës ditore-djallëzore, kudo që jetojmë ne shqiptarët në viset tona etnike: njëkohësisht e ka parashikuar qartë se me shtetet sllave dhe në veçanti me Serbinë nuk duhen kompromise, kur janë në pyetje fatet e atdheut. Analisti politik fort mirë ua përkujton referendumin e shqiptarëve të 1 dhe 2 marsit 1992,në ato vise shqiptare, pra në Shqipërinë Veriore, e cila gjatë luftës çlirimtare e udhëhequr nga e famshmja UÇPMB, u përgjak nga sllavo-okupatorët, pastaj ra pre e marrëveshjeve tepër të reaksionare nga e nxitur nga vet udhëheqësit pacifistë.
Ne, e përkrahim pa rezerva të gjitha ato parti , shoqata dhe individë që sot po i thonë JO, daljes në zgjedhje të një shteti fqinj aspak mik , siç u dëshmua Serbia në shekuj.
Kështu duhet të veprojë edhe krahina tjetër e Kosovës , Sanxhaku , i cili përmes referendumit (1992) , është shpallur Krahinë e republikës së Kosovës. Kjo, është edhe një shembull i qartë që u bëhet me dije krajlëve të rinj serbë se: me shqiptarët nuk mund të luani si të doni me aktrimet tuaja politike, pra, mashtrimet politike t´i ktheni në favorin tuaj...
Zotëri, Halimi!
Ju keni bërë alibinë tuaj aspak të bazuar në fakte se: po hyjmë në zgjedhje : pikërisht në suaza të luftës për ruajtjen e substancës kombëtare!!!
Jo, z. gaboheni rëndë kur ashtu mendoni!
Përkundrazi, duke hyrë në zgjedhje me armiqtë shekullorë, ju po e rrezikoni sërish substancën kombëtare!
Përvoja e hidhur me ndarjen e pushtetit me të huajt kolonizatorë e ka dëshmuar këtë fatkeqësi historike katërçipërisht.
Ti dhe pasuesit tuaj e gjeni alibinë ta mashtroni popullin duke i thënë se: radikalët serbë dhe socialistët, pra ithtarët e V.Sheshelit dhe të e S.Millosheviqit, qenkan kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve të asaj pjese të Shqipërisë në zgjedhjet e 21 janarit 2007.
Kjo, s´është hiq më pak se një foshnjëri politike, kjo i ngjanë faktit sikur të të thonë armiqtë, ne nuk ua japim dot helmin, ndërsa fëmijët e paditur u vërsulen atyre t´ua t´ia marrin nga dora!...
Historia çdo ditë po na mëson se sa dinakë janë pushtuesit serbë, ata edhe kur e fitojnë luftën, ata gjithnjë paraqiten humbës, ata edhe kur janë xhelatë, gjithmonë para botës paraqiten viktimë; e bëjnë këtë aktrim politik për të dalë fitues nga betejat e tyre reaksionare.
Ne, duhet ta kuptojmë thellësisht që: me Serbinë ende nuk e kemi fituar luftën kudo që në viset shqiptare, ku ende valon i lirë flamuri i tyre pushtues me simbolet çetnike, pra as e kemi fituar luftën në veri të Mitrovicës, as e kemi fituar luftën në Kosovën Lindore. Të mendosh ndryshe s´është hiq më pak se një mashtrim që po i bëhet çdo ditë popullit. Prandaj, vlerësojmë që dalja në zgjedhje nga popullsia shqiptare do të ishte prapakthim në historinë tonë të re, do të ishte dëshmi që ne shqiptarët pavarësisht se Serbia na vret dhe na terrorizon kur të dojë, ne sërish i kthehemi asaj si viktima tek xhelati...
Prandaj, më në fund konstatojmë: pavarësisht lajkave të pushtetarëve të “plotfuqishëm”, populli shqiptar nuk duhet të bie pre e këtyre mashtrimeve politike të biznesmenëve politikë, të cilët nuk shohin jo vetëm deri në hundë, por as përtej karrigeve të tyre...

Suedi- Rumani 14 janar 2007
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 600 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi