Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Është e udhës të hiqen maskat!
Publikuar më 07 mars, 2009 në orën 14:05 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është e udhës të hiqen maskat!

REAGIM

Dr. Dukë Dakaj

Mes viteve 1945 – 1966, sipas Jens Reuter-it, shërbimet sekrete jugosllave kishin hartuar për shqiptarët e Kosovës gjithsej 150 mijë dosje, prej të cilave 50 mijë kishin të bënin me çështje politike. Në dosjet për çështjet politike, ishin evidentuar që të gjithë ata individë, të cilët nga shërbimet sekrete të atij shteti konsideroheshin si armiq të sistemit dhe të shtetit. Kështu, nëse atij numri i shtohen edhe rreth 600 mijë veta, të cilët gjatë periudhës 1981-1989, iu nënshtruan procedurës së hetimeve policore të ashtuquajtura si “biseda informative”, gjatë të cilave UDB-a ushtronte dhunë të egër ndaj secilit që i nënshtrohej asaj forme të represionit, atëherë bëhet e qartë se mbi një e treta e popullsisë shqiptare të Kosovës, të moshës madhore, deri në përfundim të viteve të 80-ta, të shekullit të shkuar, ishin të nën mbikëqyrje të rregullt dhe i nënshtroheshin represionit të shërbimeve sekrete serbo– jugosllave. S`do mend se atij numri të përgjithshëm duhet bashkangjitur edhe ish- të dënuarit politikë, që morën dënime të rënda sipas Kodit penal Federativ, ( Neni 136 lidhur me nenin 114 alinea 1 dhe 2, si dhe neni 133 i LPJ), në numri i të cilëve, zyrtarisht nuk është saktësuar, por mbështetur në të dhënat e otrganizatave të huaja humanitare, ai duhet të jetë rreth 20 mijë të dënuar dhe të persekutuar politikisht, përfshirë aty edhe numrin e personave të ekzekutuar, qoftë gjatë procedurës hetimore, qoftë gjatë vuajtjes së dënimit apo edhe pas tij.

Gjatë trajtimit të herë pas hershëm të kësaj problematike në mjetet e informimit dhe në ato digjitale, mbase nën ndikimin e një ndjeshmërie ndaj numrit aqë të madh të të përndjekurve dhe ish - të dënuarve politikë, nuk është vënë theks në faktin se edhe brënda radhëve të atyre që iu nënshtruan represionit, e madje, edhe që u dënuan, pat individë të caktuar, që bashkëpunuan me përkushtim të plotë me shërbimet sekrete serbo-jugosllave, madje, ndonjë syrësh bëri krime edhe më të madha se sa vetë udbashët serbo-shqiptarë, qoftë përmes tradhëtisë, qoftë përmes spiunimeve duke u shfaqur në rol të “dëshmitarëve” sipas porosove të shërbimeve sekrete serbo-jugosllave.

Këtyre ditëve në një Webfaqen „Zemra shqiptare“, lexova një reagim të pa adresuar ndaj kujt, në të cilin ndesha një konstatim, jo vetëm të çuditshëm por edhe të pa kurrfarë logjike, me të cilin autori përpiqej ta mbrojë një spiun të rrezikshëm të shërbimeve sekrete jugosllavo-serbe, pra, shkrimi i dedikohej personi, i quajtur Rexhep Maqedonci, i cili, sipas autorit përshkruhet : „ Nën torturat çnjerëzore dhe nën kërcënim me jetën e ti dhe të vëllezërve, UDB-a atë e detyrojnë të bëhet dëshmitar në një gjykim të montuar ndaj një njeriu të pafajshëm në një gjykim të montuar politik. Dhe kur ai del në gjyq për të dëshmuar, ai edhe pran rrezikut me jetë tregon para gjyqit se është detyruar me dhunë të dëshmoi dhe gjykimi prishet dhe ri montohet sërish. Nga frika se Rexhep Maqedonci mundet të bëhet lider i të burgosurve politik brenda burgjeve, UDB-a përhap intriga brenda të burgosurve politik për Rexhep Maqedoncin dhe për organizatën të cilës ai i takonte. Burgjet jugosllave ishin fundi i ferrit për Rexhep Maqedoncin, për vëllezërit dhe shokët e ti. Në fund të ati ! ferri fillonte edhe një ferr tjetër autorët të cilit ishin disa të burgosur shqiptar që mbi plagët e shkaktuara nga UDB-ea hapnin plagë të reja në vend se tua lehtësonin ato që ua shkaktonte armiku. Nuk thonë kotë se më i rënd se burgu janë vet të burgosurit!“.

Kështu, pra, reaguesi, e arsyeton veprimtarinë prej spiuni të „aktivistit“ të ish-grupit ilegal – „PKLMSHJ“, Rexhep Maqedoncit, ndërkaq, e hesht të vërtetën se personi i përmendur Rexhep Maqedonci, ishte agjenti i UDB-es, që nga periudha kur kishte qenë nxënës i shkollës së mesme, kurse më vonë, që nga viti 1981, ishte edhe agjent i KOS-it, shërbimit kontrainformativ të Armatës jugosllave.

Për të dhënë një pasqyrë të qartë të veprimeve të tij, lypset kthyer për tri decenie pas, dhe, për t`u ndaluar në Prishtinën e viteteve të `80-ta.

1. Me rastin e shkuarjes së Rexhep Maqedoncit në shërbimin ushtarak, në vitin 1980, Drejtorati i Sigurimit Shtetëror të Prishtinës, e kishte bërë ndërlidhjen e tij me Sigurimin kontrainformativ ushtarak të APJ-së, me KOS-in. Pra, me rastin e fillimit të Demonstratave të 11 marsit të vitit 1981 Rexhep Maqedonci gjendej duke e kryer shërbimin ushtarak në Garnizonin e Nishit. Ndërkaq, rreth një javë pas Demonstratave të 11 Marsit 1981, KOS-i e pat dërguar Rexhep Maqedoncin në Prishtinë për të kryer detyra dhe shërbime speciale, duke e arsyetuar atë veprim goja se e kishin “lëshuar në pushim të rregullt”.

2. Në të njëjtën kohë nga Garnizonet ushtarake të Nishit dhe të Shkupit kishte filluar lëvizja e trupave ushtarake në drejtim të Kosovës për t`i zënë pozitat kyçe rreth Prishtinës, në të cilën konsiderohej se mund të ndodhnin turbullira të mëtejme, por edhe rreth të gjitha qyteteve të tjera të Kosovës. Pra, në kohën kur Rexhep Maqedoncin e kishin “lëshuar për të pushuar në Prishtinë”, kolegët me të cilët ai ishte në shërbim gjendeshin në kampin fushor- ushtarak rreth aeroportit të Prishtinës.

3. Atyre ditëve, në tërë Kosovën kishte filluar mobilizimi i rezervistëve ushtarakë dhe formimi i njësiteve të policisë rezervë. Në kolektivat punonjëse dhe në bashkësitë lokale i kishin aktivizuar forcat e mbrojtjes territoriale dhe, në frymën e asaj gjendje, e kishin caktuar kujdestarinë e rregullt në institucionet, që konsideroheshin të një rëndësie të posaçme, ndërkaq, atë, Rexhep Maqedoncin, e kishin “lëshuar në pushim të rregullt” për të ardhur në Prishtinë, pikërisht në kohën mes Demonstratave të 11 dhe 26 Marsit 1981.

4. Është fakt i pa mohueshëm se Rexhep Maqedoncin, e kishin “lëshuar” në “pushim të rregullt” pas Demonstratave të 11 Marsit 1981, për të ardhur në Prishtinë, dhe, për t`u gjendur aty gjatë ditëve në vijim, pra edhe gjatë demonstratave që “ndodhen” më 26 Marsit 1981, qoftë për ta konvertuar nga „spiuni“ në “pjesëmarrës” të Demonstratave të 26 mars të vitit 1981, qoftë për t`i kryer detyrat e caktuara të të dy shërbimeve sekrete të ish-shtetit jugosllav, detyra ato që kishin të bënin, pos tjerash, edhe me aktivizimin e grupit „PKMLSHJ“,, pra „grupit“ që kishte për bazament të veprimtarisë së tij lanësimin e ideologjisë „komunite“, „marksiste“ dhe „leniniste“ mes shqiptarëve në Jugosllavi, dhe për të ndikuar në turmat e demonstruesve të mundshëm, që ata të brohorisnin parulla për „komunizëm, marksizëm,leninizmin dhe për ideologjinë e Partisë së Punës së Shqipërisë“, nga se për shtetin e atëhershëm Jugosllav, kishte rëndësi të dorës së parë, që demonstratat e ( ardhshme) të merrnin karakter ideologjik gjoja të bartur nga Partia e Punës së Shqipërisë.

5. Udhëheqjet jugosllavo-serbe ishin të bindura se ideoligjizimi i demonstratave me ideologjinë PPSH, ishte e vetmja mënyrë për ta shmangur vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare nga kërkesat e vërteta të demonstruesve shqiptarë, duke e fajsuar Shqipërinë si nxitëse të Demonstratave. Krahas kësaj, udhëheqja jugosllavo-serbe, po ashtu pretendonte edhe ta shmangte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga numri i të vrarëve dhe nga dhuna dhe represioni që ushtronin me të gjitha mjetet kundër shqiptarëve të Kosovës.

6. Ideologjizimit të demonstratave të vitit 1981 me ideologji marksiste-leniniste të huazua r nga PPSH-ja, i kushtohet rëndësi e dorës së parë edhe gjatë hetuesisë dhe proceseve të montuara politike, që përgatiteshin gjatë atyre viteve, duke e vënë në radhë të parë domosdonë që të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë të deklaroheshin si të brumosur me ideologjinë e Partisë së Punës së Shqipërisë.

7. Rexhep Maqedonci „aktivisti ilegal“ ato „ditë pushimi në Prishtinë“ nga armata jugosllave, i pat materializuar për mrekulli, nga se, siç doli në shesh gjatë gjykimeve të montuara politike, ai i interpretoi besnikërisht udhëzimet e UDB-es dhe KOS-it deri në imtësi për secilin që ia kërkuan të dy shërbimet sekrete, së pari për „kolegët“ nga „grupi i tij“, e më më vonë edhe për shumë të tjerë, pra, për secilin që ia kërkuan, e në veçanti edhe për atë, siç thuhet në shkrimin e cituar „ ...atë e detyrojnë të bëhet dëshmitar në një gjykim të montuar ndaj një njeriu të pafajshëm në një gjykim të montuar politik“. Siç është e ditur, Rexhep Maqedoncin e përdorën edhe si „dëshmitar të mbrojtur“, gjatë proceseve të montuara politike, të organizuara nga Armata jugosllave.

8. Veprimtaria e spiunimit të Rexhep Maqedoncit për shërbimet serbe nuk përfundoi as më vonë në prag të shpërthimit të luftës së UÇK-së, e në veçanti pas përfundimit të luftës, kur arriti në cilësi të „agjentit të fjetur“ të shërbimeve sekrete serbe, të përbirohet deri në funksionin e prokurorit komunal.

9. Vrojtuesve të proceseve politike, që nga viti 2004 e këndej, ju kujtohet se një prej ish- deputetëve të Parlamentit të Kosovës, qe burgosur vetëm tri orë pasi kishte deklaruar se „Në një vendbanim serb në Kosovë gjendet një burg i fshehtë“. Ishte, pra, e qartë se urdhërin për burgosjen e deputetit e kishte dhënë pikërisht „prokurori“ Maqedonci, brënda asaj dite, pra, posa e kishte marrë urdhërin nga Shërbimi sekret serb, ashtu sikundër që, po ashtu me urdhër të atij shërbimi, kishte ndodhur edhe burgosja e një avokati të njohur të Prishtinës.

Këto janë vetëm disa prej shumë „veprimeve kombëtare“ të „ aktivistit ilegal“ Rexhep Maqdonci. Mbase për të tjerat do të duhej të interesohen institucionet përkatëse të shtetit të Kosovës.



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 2,292 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi