Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TELEGRAM - Familjes Asllani, shokëve të luftës dhe bashkëvendasve
Publikuar më 25 mars, 2009 në orën 04:42 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e shënimit të përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Komandant i Logjistikës në Brigadën 153 të UÇK-së, ISMET ASLLAN –PRAPAPSHTICA, i cili ra heroikisht me 24 mars 1999, në një atentat të organizuar nga policia serbe!

Familjes, shokëve të luftës dhe bashkëvendasëve!
E nderuara Nënë, e nderuara Familje e Ismet Asllanit, të nderuar bashkëluftëtarë dhe bashkëvendasë!

Megjithëse gjendem shumë larg nga Kosova, në këto ditë marsi kur po përkujtojmë ditët e lavdisë të luftëtarëve të UÇK-së, që më nuk janë në mes nesh, këto ditë të heroizmit të dëshmorëve si dhe të dhimbjes e krenarisë për ta, shpirtërisht jam me Ju, pavarësisht se jam me mija kilometra larg Atdheut.

Me rastin e këtij përvjetori ju përcjellë ngushëllimin tim e të familjes sime në mërgim dhe në Prishtinë, dhe ju njoftoj se ndaj me ju plotësisht, dhimbjen e kujtimet për humbjen e Ismetit në atë fillim pranvere të përgjakshme të vitit 1999.

Bishat serbe edhe njëherë treguan fytyrën e vet prej hienave te Karpateve, duke zënë pusinë e duke vrarë njërin prej Luanëve të Asllanëve, të Prapashticës, të Gollakut, të Prishtinës, të Kosovës e të gjithë Shqipërisë. Pusia serbe në të cilën ra Ismeti ishte letërnjoftimi i një bishe të plagosur për vdekje, e cila po e ndiente se ishte në rrugën e vet të fundit për në ferr, dhe donte që pas vete të merrte sa më shumë shqiptarë. Në pranverën e vitit 1999 u mbyll përgjithmonë shekulli serb në Kosovë! Mbi Serbinë ra rrasa e atij varri, të cilin ajo e kishte hapur për Kosovën. Por ajo na shkaktoi dhimbje të pa harruara, duke na e vrarë edhe njërin prej legjendave të Kosovës Ismet Asllanin, Ismet Bukën, Ismet Pushkën, Ismet Shqipërinë!
Shokët e tij të luftës në Nënzonën e Gollakut të UÇK-së në krye me Komandantin Adem Shehun në Malësi dhe Albani në Zonën e Neredimës me aradhat e UÇK-së, ja kanë marrë gjakun shumëfish.

Ismet Asllani u vra veti i treti vëlla, ndërsa djali Albani e vëllezërit e kushërinjtë tjerë ti tij, luftëtarë, kishin marrë plagë nëpër beteja të ndryshme të UÇK-së, brenda Kosovës dhe rreth kufirit mes Kosovës e Serbisë. Dua të them me këtë rast, se gjaku i tyre dhe i gjithë dëshmorëve të kombit na thërret që të bashkohemi, pa dallim partie e krahine, që amanetin e tyre ta qojmë në vend.
Lufta e tyre na ka bashkuar dhe ai gjak i derdhur për liri duhet të na bashkojë përsëri në një Lëvizje kombëtare për bashkim brenda një shteti Shqiptar, unik e të vetëvendosur, i cili pastaj mund të mendojë për integrime në një Evropë të popujve të pavarur e të barabartë!

LAVDI DËSHMORËVE TË RËNË DHE LUFTËTARËVE TË GJALLË TË KOMBIT!

Abdullah Prapashtica

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 3,430 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi