Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LARAMANIA POLITIKE E LIDERËVE TË KOSOVËS LINDORE
Publikuar më 24 korrik, 2009 në orën 10:24 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për disa drejtues të pushtetit lokalë në Kosovën Lindore, pa përjashtuar as deputetin popullor, marrëveshja për inkuadrim në Trupin Koordinues është më e avancuara në historinë e Luginës së tyre preshevare, madje më e ngritur se ajo e Konçulit.

Nga Tërnoci PRESS
Përkundër kritikave të shumta, që i ka drejtuar deputeti popullor Riza Halimi në adresë të Ministrit për pushtet lokal Milan Makoviq, njëherit kryetar i Trupit Koordinues, për mos funksionimin efikas të këtij institucioni të lartë shtetëror si dhe ngecjet që po bëhen në zgjidhjen e problemeve, ai, marrëveshjen e nënshkruar në Beograd për inkuadrimin e shqiptarëve në TK, e ka vlerësuar ndër më të rëndësishmet deri më tash, për shqiptarët e Luginës së tij preshevare.

Nënçmimi

“E kamë vënë nënshkrimin tim në një dokument, të cilin e vlerësoj se është më i avancuari në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në të cilin figuron edhe nënshkrimi i një përfaqësuesi të Qeverisë së Serbisë në Beograd”, është deklaruar deputeti Halimi në një konferencë për shtyp në Preshevë.
Lideri i PVD-së duke e vlerësuar këtë marrëveshje si historike, ka nënçmuar rëndësinë e të gjitha marrëveshjet tjera, duke mos i shpëtuar as ajo e Marrëveshjes paqësore të Konçulit, të cilat sipas tij nuk kanë qenë të nënshkruara nga përfaqësuesit serbë dhe kjo i bënë jo edhe aq të rëndësishme.
“Dokumente më të avancuara ne kemi pasur, Referendumin e vitit 1992, platformën politike, deklaratën e Konçulit, por ato nuk kanë qenë të nënshkruara nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë” është shprehur Halimi, duke shtuar se “ky është dokumenti me vlerë më të madhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës në të cilin nënshkrimin e tij e ka dhënë edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë, gjegjësisht Ministri për pushtet lokal Milan Markoviq”.
Edhe përkundër nënshkrimit të këtij dokumenti, Halimi ka potencuar se Serbia vështirë e ka ta realizojë këtë marrëveshje, por nuk ka saktësuar përse e ka vënë nënshkrimin e tij kur ka qenë i vetëdijshëm se nuk do të realizohet kjo marrëveshje.
Menjëherë pas inkuadrimit të tri subjekteve politike shqiptare në Trupin Koordinues, PVD, LPD dhe UDSH, u shfaqen problemet në pushtetin lokal të Preshevës, të cilat u përballën me shpërbërjen e koalicionit qeverisës PVD-PDSH, duke përfunduar me një koalicion të ri, nga i cili PVD-ja ngeli në opozitë.

Laramania

Nuk është vetëm deputeti që bën gafa politikë. Në këtë valle i luajnë këmbët me paterica edhe disa drejtues të tjerë të pushtetit lokalë në Kosovën Lindore, të cilët ndryshe paraqiten në Preshevë dhe Bujanoc dhe ndryshe në Beograd.
Rast konkret kemi letrën e drejtuesve të pushtetit lokalë në Bujanoc, të cilët i bëjnë me dije faktorët ndërkombëtarë se xhandarmëria serbë i ka tejkaluar kompetencat gjatë bastisjeve në këtë rajon dhe se kanë akuzuar Beogradin për involvim në këto procese.
Shaip Kamberi, një prefekt komune në Bujanoc dhe njëri nga njerëzit më të afërt të deputetit Halimi, jo më larg se të nesërmen e mohoi në Beograd atë që e tha në letër se Lugina e tij është stabile. Në politikë nuk thuhet kot se çdo gjë është relative, madje edhe ajo që e mendon natën dhe e ndryshon ditën. Por këto ndryshime në këtë rajon janë bërë një shprehi e keqe, meqë nuk po e bënë stabile mendimin e përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe statusit të tyre të ardhshëm politik.
Kështu, mjerisht, Halimoviqët po e ndotin ambientin politik të Kosovës Lindore me qëndrimet e tyre naive krejt të kundërta me ato që e thonë në Beograd-Prishtinë-Tiranë dhe Tetovë. Politika dyfytyrëshe e këtyre liderëve provincialë ka bërë, që sot në Kosovën Lindore nuk funksionon Këshilli Nacional. Në mungesë të këtij institucioni shqiptarët e shpërndarë nëpër pushtete lokale nuk kanë qëndrim të përbashkët për vepra kapitale me interes kombëtarë.
Në Asamblenë komunale të Preshevës merret qëndrim që të largohet pa kusht xhandarmëria serbe nga këto komuna, ndërsa në Bujanoc dhe pse udhëheqja e saj ka dalë nga ish UÇPMB-ja, nuk kanë mbajtur një seancë të tillë. Ky polarizim mendimesh e çon Kosovën Lindore drejt një katastrofe të re çorientimi dhe dezintegrimi.

Shpërbërja

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik, Gani Veseli, në Preshevë dha dorëheqje të parevokueshme nga ky subjekt politik.
Zotëri Veseli, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha organet e partisë dhe anëtarësia e kësaj partie, për arsye se kryetari i saj zotëri Riza Halimi, me udhëheqjen e tij joparimore dhe jashtë statutare, që nga viti 2003, po e çon partinë drejt shkatërrimit dhe greminës.
Forumi rinor i partisë që nga themelimi i vitit 2005 është organizim vetëm në letër, ku bllokohet çdo aktivitet apo iniciativë e tij, dhe që nuk i është lejuar që të mbaj asnjë mbledhje.
Shumë është me rëndësi të përmendet edhe qarkullimi financiar në këtë subjekt sidomos prej vitit 2007, e që prej atëherë në llogari të partisë derdhen diku afro 1.million dinarë ose më qartë diku nja 11.000.00 Euro në muaj nga buxheti republikan për ulësen në Kuvendin Republikan, asnjëherë deri më sot nuk është dhënë ndonjë raport financiar në organet përkatëse të partisë, për shpenzimet e këtyre mjeteve.
Nuk është vetëm ky mllef që shfaqet hapur nga kryetari i Forumit Rinor, i cili jep dorëheqje, por një mllef që ka pllakosur krejt PVD-në e cila ka mbetur në opozitë, kurse në Bujanoc po ecë me këmbë të qelqta. Një gjendje e tillë shoqërohet edhe nëpër disa parti të tjera, të cilat mezi presin të formohet Këshilli Nacional, i vetmi shpëtim për ta nxjerrë Kosovën Lindore nga amullia politike, nepotizmi, korruptimi dhe karrierizmi.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 7 vizitorë
Lexuar: 2,657 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi