SISTEMI POLITIK I BELGJIKËS |
Publikuar më 14 tetor, 2009 në orën 13:47 ( ) |
Mr. Ardian Ramadani | Të ndryshme | |
|
|
6. STRUKTURA E SHTETIT BELG
Struktura e shtetit belg
Emri Territori në kompetencë Legjislativi Ekzekutivi
Shtet federal
I gjithë vendi Parlament federal i përbërë nga:
Dhoma e përfaqësuesve apo fr .La Chambre des Représentants
Dhe Senati apo fr. Le Sénat
Qeveri federale
Komuniteti flaman dhe regjioni flaman Pesë provincat e komunitetit flaman, e poashtu edhe komunat bilinguale të regjionit të Brukselit-kryeqytet, ku ky komunitet nuk ushtron kompetenca tjera përpos kompetencave komunitare Parlament flaman (Vlaams Parlement) Qeveri flamane
Komuniteti francez Pesë provincat e Regjionit valon, në përjashtim të 9 komunave gjermanofone. Poashtu përmban në vete edhe 19 komunat bilinguale të regjionit të Brukselit-kryeqytet të cilat janë me shumicë franceze (këtu ka bilinguizëm oficial-zyrtar). Parlamenti i Komunitetit Francez Qeveria e Komunitetit francez
Komuniteti gjermanofon Nëntë komunat gjermanofone të Kantonit të Lindjes Parlamenti i Komunitetit gjermanofon (Parlament der Deutschsprachigen Gemeinschaft) Qeveria e Komunitetit gjermanofon
Regjioni Valon Pesë province valone Parlamenti valon
Qeveria valone
Regjioni i Brukselit-kryeqytet 19 komuna të Brukselit Parlamenti brukseloaz Qeveria e regjionit të Brukselit-Kryeqytet
Asambleja e Komisioneve komunitare (Cocom, Cocof et Vgc) Kolegji i Komisioneve komunitare (Cocom, Cocof et Vgc)
7. NDARJA TERRITORIALE
Çdo provincë dhe çdo komunë i takon një regjioni dhe është nën tutorimin e atij regjioni.
Provincat Territori i Provincës (5 provinca flamane, 5 provinca valone dhe regjioni i Brukselit-Kryeqytet) Provinca ka dy role.
Ushtron disa vendime si :
zhvillon iniciativa private.
Në Bruksel roli i provincës ushtrohet nga Regjioni. Regjioni ka një guverner i ngarkuar të ekzekutojë vendime të pushtetit federal dhe një vice-guverner i cili obligohet në mbikëqyrjen e respektimit të marrëveshjeve linguistike në administratë.
Komunat Territoret e komunave (19 komuna të Brukselit, 262 komuna valone dhe 308 komuna flamane)
Komuna është nën tutorimin apo mbikëqyrjen e Regjionit dhe ajo ushtron një sërë misionesh të obligueshme edhe atë të gjendjes civile, arsimit fillor komunal ...
(Gjeografia e Belgjikës)
Regjionet ai valon, flaman dhe ai i Brukselit- kryeqytet (Région wallonne, Région flamande et Région de Bruxelles-Capitale) janë entitete federale dhe kryesisht kompetente në fushën ekonomike.
Komunitetet ai francez, flaman dhe gjermanofon (Communauté française, Communauté flamande et Communauté germanophone) janë entitete federale që janë kompetente në fushën e kulturës dhe arsimit. Këto tre komunitete janë të varura (subsiduara) nga shteti federal.
Provincat përfaqësojnë një nivel politik ndërmjetësues mes regjioneve dhe komunave. Belgjika në përjashtim të regjionit brukseloaz (la région bruxelloise) i cili konstituon një territor provincial, është e ndarë në 10 provinca të cilat mvaren direkt nga regjionet.
Provincat flamane janë këto:
Anvers (Anvers) – Antwerpen (Antwerpen)
Brabant-Flamand (Louvain) – Vlaams-Brabant (Leuven)
Flandre-Occidentale (Bruges) –West-Vlaanderen (Brugge)
Flandre-Orientale (Gand) – Oost-Vlaanderen (Gent)
Limbourg (Hasselt) – Limburg (Hasselt)
(Regjionet dhe provincat në Belgjikë)
Provincat valone janë këto:
Brabant-Wallon (Wavre) – Waals-Brabant (Waver)
Hainaut (Mons) – Henegoueen (Bergen)
Liège (Liège) – Luik (Luik)
Luxembourg (Arlon) – Luxemburg (Aarlen)
Namur (Namur) – Namen (Namen)
8. RELIGJIONI
Liria e religjionit apo e fesë është e potencuar edhe në kushtetutën belge. Religjioni më i përhapur në këtë shtet është religjioni katolik, por edhe ai islam, protestant, ortodoks, judaist etj. Belgjika subvencionon kishat, objektet tjera fetare dhe organizatat tjera filozofike jokonfesionale prezentë në territorin e saj. Kjo gjë është e theksuar posaçërisht në artikullin 181 të kushtetutës belge. Kjo theksohet kësisoj:
« Les traitements et les pensions des ministres des cultes sont à charge de l'État ; les sommes nécessaires pour y faire face sont annuellement portées au budget. (…) »
« Tretmanet dhe pensionet e kulteve fetare janë nën mbikëqyrjen dhe detyrën e shtetit ; shumat e nevojshme dhe të domosdoshme të parapara për to janë të vendosura në buxhetin vjetor».
Në këtë drejtim shteti belg për vitin 2007 ka harxhuar :
Kulti katolik : 458,62 milionë euro
laik : 75,36 milionë euro
kulti islamik : 20,33 milionë euro
kulti protestant evangjelik : 18,80 milionë euro
kulti izraelit : 3,21 milionë euro
kulti ortodoks : 2,36 milionë euro
kulti anglikan : 0,46 milionë euro
Një kult tjetër mund të ishte edhe ai budist i përfaqësuar nga 30 000 deri në 50 000 besimtarë.
Ndërsa, sa i përket armatës shteti belg përbëhet nga 26 400 ushtarë tokësorë, 8 600 në aviacion, 2 400 në marinë dhe 2 000 në shërbimin mjekësor. Pra, gjithsejtë 39 400 veta. Rekrutimi është vullnetar prej suspendimit të ligjit mbi shërbimin ushtarak më 1 mars 1995.
Mr.Sc. ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 12 vizitorë |
Lexuar:
3,540 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|