Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë motiv i mirë por i realizuar me mangësi artistike
Publikuar më 06 nntor, 2009 në orën 01:47 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia e një populli pasurohet përmes letërsisë artit dhe kulturë së tij prandaj, për ta realizuar një vepër artistike pikture, pejsazh, natyrë te vdekur natyre e qete, vepra për tu realizuara në stilin realist, gjithmonë artisti duhet ta studioje atë vepër, atë ide ta kombinoj suvatimin e ngjyrave për ta paraqitur një vepër sa ma afër reales.

Por kur është fjala të portreti duke filluar që nga skica pesë minutash e paraqitjes se një portreti në cilën do teknikë vaj, akuarel grafikë, drugdhendje, pastel apo edhe bronz, artisti duhet ta paraqes një realitet të figurës, objektit duke e stilizuar në praktikë sepse njerëzimi me punë nder shekuj e kanë ndryshuar ambientin e vet për mes arkitekturës duke zbukuruar shtëpi, pallate, qytete etj, duke zbukuruar dhe ngrohur hapësirën e objektit pamor duke e ushqyer shpirtin dhe syrin e qytetarit, syrin e artistit dhe te gjitha moshave. Kur jemi të portreti ose skulptura e njëjta gjë është zhvilluar ndërkohë ku artistët paraqesin përmes figurave skena njerëzish, ngjarje historike, figura mitologjike, figura te artit legjendave edhe figura te luftëtareve etj. Plot e përplot motive ka që mund te merren për ta publikuar një bust, portret apo një shtatore në një shesh për ta pasuruar dhe ta nderuar atë figurë,atë shesh apo edhe atë vend qe nderohet me vendosjen e një figure qoftë e kulture, politike apo ndonjë figure mitologjike.
Për ta publikuar një shtatore apo një bust në qytet që të quhet një vepër e mirë artistike si elemente te veprës janë ngjashmëria, karakteri shpirtëror i modelit ngrohtësia dhe porosia e veprës artistike.
Kosovës këto vepra publike i kanë munguar deri pas çlirimit të vendit nga okupatori serb. Një motiv shumë i qëlluar është ndërmarre edhe nga skulptori Izeir Mustfa dhe nga" Miqtë e Amerikës" -"Miqtë e Bill Klintonit" për ngritjen e shtatores se Bill Klintonit në qytetin e Prishtinës.

Bill Klinton


Shtatorja e Klintonit ne Prishtine


Kjo shtatore u përurua në shenjë falënderimi të popullit të Kosovës për Presidentin Klinton dhe për Shtetet e Bashkuara te Amerikës, u vendos , për ta nderuar mikun ma te madh dhe heroin e gjalle, mikun ma te spikatur të kombit tonë zotin Bill Klinton, ish president i e SHBA. Ceremonia e përurimit të shtatores në sheshin "Bill Klinton" u organizua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kjo përkrahje është për ta përshëndetur por qe te gjitha këto iniciativa me qellim te mire kishin lënë mbresë ma të madhe të publiku sikur të ish realizuar kjo vepër në nivel të duhur artistik. Këtu rrjedhe përshtypja se këto organizma nuk kanë mbarvajtur sa e si duhet motivin madhështor të një vepre me përmasa të mëdha botrore siç ishte figura e ish presidentit te Amerikës Bill Klintonit. Veprës i mungon përshtatshmëria dhe karakteri i figurës, i mungon gjallëria dhe motivi përcaktues i pasqyrimit te figurës se Bill Klintonit. Një lloj përgjegjësie është edhe e vet organizatoreve që nuk kanë bashkë- punuar me Akademinë e Arteve të Kosovës a me ndonjë skulptor qoftë edhe nga Shqipëria me kërkua ndihmë për një vepër aq te shenjtë siç është rasti i figurës së Bill Klintonit shpëtimtarit të popullit kosovarë që shtatorja e tij nuk mund te krahasohet me një artikull, as me një vepër letrare as me një poezi, as me një pikturë se fundi i fundit me shikimin e parë, se lexon ose e vlerëson si te dobët. Një shkrim nuk mundet t'i imponohet njeriut qe ta lexoje, por kur është fjala të një shtatore, siç është ajo e lartpërmendura është një çështje tjetër sepse u emërtua një shesh me ketë emër, është një vepër publike që dashtë e pa dashtë përballet çdo dite me publikun, pritet qe ta vizitojnë edhe delegacione te huaja por për këto gjëra siç duket nuk i kanë paramenduar zyrtarët e Kosovës që një përmendore si kjo me një figurë aq të madhe nuk është dashur ta fusin nën strehët e pallateve dhe te mbesin në hijen e tyre me këtë çështje është dashur të merret edhe Ministria Arsimit dhe Kulturës ose Akademia e Arteve te Kosovës... (vërejtja jonë: Profesorët dhe Akademikët na nevojiten tani për raste të këtilla që të na krijojnë vepra të mira, se titujt e tyre pa produkt as pak nuk i hyjnë në punë popullit shqiptar që tani nga do që të lëvizin kanë motive dhe frymëzim për ta pasuruar historinë tone të lavdishme me vepra të ndryshme si ne art, film, letërsi etj)... sepse ai bust është si pasuri e të dy popujve, mendohet qe ti mbetet edhe brezit të ardhshëm te të dy popujve që ta ruajmë dhe kultivojmë kulturën reciproke te të dy popujve miq shqiptaro -amerikan.

Busti i Heroit tonë Adem Jashari i deformuar


Busti i deformuar













Edhe një krahasim të vogël, shumë prej jush e keni pare bustin e parë të heroit tone kombëtar Adem Jasharit ku ai jo qe ka ngrit figurën e tij, por përkundrazi me punën e dobët është zbehur figura e tij, është zvogëluar karakteri i një luftëtari siç ishte Adem Jashari.

Permendorja e A. Jasharit









Shih përmendoren tjetër qe lenë përshtypjen edhe një njeri qe nuk e njeh i vëren paraqitjet e karakteristikave figurative të një luftëtari, me një qëndrim trimërie dhe një njeri i sakrificës për ideale kombëtare, një figurë me një gjallëri dhe shkathtësi, edhe qytetari ma naiv e vlerëson si një punim i mire i realizuar artistikisht.


Asllan Dibrani


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 16 vizitorë
Lexuar: 3,641 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi