Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën.
Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binjakë Albian dhe Adonis Ajeti kur shkuan në test te KF Barcelona, e cila kërkoi që këta futbollist t’i afronte menjëherë në radhët e veta, ku ju plotësoj të gjitha kushtet,përfshirë edhe kërkesat e Bazelit!? Mirëpo, një veprim i tillë, një transferim të hershëm Bazeli nuk e praktikon për lojtarët e rinj, pasi që nuk është në intersin e tij, por sipas ekspertëve nuk është në interes edhe të vetë futbollistëve.
Kështu pas shumë konsultash thotë prindëri i binjakëve Afrim Ajeti, dominoi mendimi profesional, që kontratën e parë profesionale ta bëjmë me Bazelin, dhe pasi të piqen kushtet, pasi që Bazeli t’i zhvillojë edhe mëtej, siç ka bërë deri tani, hapen rrugë për klube të tjera me renome siç është Barcelona dhe klube të tjera.
Në fakt thotë Afrimi, Adonisi e parandiente një plogshti dhe nuk e lente aq lehtë Bazelin, pasi e lidhin shumë kujtime që nga hapat e parë në moshën e fëmijërisë.
Kështu kontrata e bërë ditë më parë për KF Bazeli na ka qetësuar, sepse pothuaj tërë vitin kemi qenë në biseda të shumta me udhëheqjen e klubit, pas kërkesës së Barcelonës, dhe kjo situatë,(kisha merak) se po bëhej edhe një lloj ngarkese për futbollistët binjakë,tregon prindi i tyre Afrim Ajeti.
Të rikujtojmë se dy binjakët Ajeti përveç tjerash janë edhe në formacionin e kombëtarës zvicrane, të cilët nga U 16, tani janë të ftuar edhe në U 18, pavarsisht nga mosha po kualiteti i lojës gjithnjë e më shumë tërheq vëmendjen e prominetëve të futbollit dhe atyre ju hap rrugë drejt një kariere të sgurtë.
Albiani është njëringa sulmuasit e njohur, dhe gjithmonë ka pozicionin, qendërsulmues ,ndërkaq, Adonisi është mesfushor, por që luan disa pozicione edhe defenziv shumë i mirë.
Për karierën e vllëzërve ajeti tashmë mediat vendore i kanë në fokus, se cilët lojtarë klasifikohen si më me perspektivës, ku binjakët janë radhitur të parët. Analiza të tilla dhe vlerësime i gjelmë edhe në revistën e klubit Bazel „Rotweiss“ku përshkruhet kariera e vllëzrve Ajeti Arlindit(19) dhe binjakëve Albianit dhe Adonisit.
|