Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ENIGMAT E VRASJEVE PLAGË E RËNDË E MËRGATËS!
Publikuar më 13 dhjetor, 2014 në orën 22:43 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sokrati dikur, 500 vjet para Krishtit kishte thenë: »Vetëm ai qe e mund frigën është i lirë » !

INMEMORIAM:

Sa herë ofrohën datat e vrasjeve në mergatë zgjohën ndjenjat dhe shtohët dhimta. Sa herë mbahën përvjetorët, akademite, mërgimtaët pyesin: Pse nuk u zbardhën edhe sot e kësaj dite këto vrasje? Kush na vrau? Këto ditë kemi ca intervista të dhena nga krye udebashi i sherbimeve sekrete ish jugosllave Bozhidar Spasiq, dhënë siç thuhët gazetës Express. Më herët kemi parë edhe intervistën e Ibrahim Kelmendit, tani në Rubikon: Donika Gervallës, në revista Drini, Xhafer Lecit etj. dhe shumë e shumë libra e artikuj qe pretendojnë sa do pak të japin një kontributë në zbardhjën e këtyre vrasjeve makabre të porositura dhe të orkestruara nga sherbimet ish jugosllave, serbe, maqedonase dhe kolaboracionistat e shumë të përfolur. Edhe këtu siq thuhët fatkeqesisht po ka hile!

Për dike po zgjohën ndjenjat më shumë e për dike më pak! Kur dihët se çdo humbje, vrasje është e dhembshme, e sidomos nga dora e shkaut është dhe duhët trajtue më të njatin kuti. Bie fjala vrasjet në Bruksel më ato në Gjermani janë fryt i të njatave kuzhina dhe janë vrasje të porositura! Dorën në zemër mërgata nga Gjermania është më aktive se sa kjo e Belgjikës në zbardhjën e këtyre vrasjeve. Nese është kështu, pse ndodh kjo!? Ti referohemi rastit të fundit këtu në Bruksel. Pse nuk shkruhët e flitët kur shumë gjera dihën, i flet mërgata në anën tjetër dikush, disa klane në Kosovë bejnë gjykime pa qenë gjyqetar, kualofikojnë vrasje pa e vra as kush! Bejnë Akademi dhe ngjesin emra shkollave e rrugëve! Pse? Në Bruksel kanë ndodhë ngatrresa, vrasja-vrasje të nduarndurta sikurse edhe në vendët tjera t’Evropës dhe më gjerë. Fatkeqesisht ato kanë vazhdue dhe vazhdojnë akoma, por në një intezitët shumë më të vogel. Dihët se është vra më plumba në Skarberg të Brukselit: Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri ndersa nuk dihët si ka vdekë Musa Hoti, përfshirë këtu edhe ca vrasje tjera qe nuk i permend askush. Sidomos ato qe edhe sot e kesaj dite nuk janë zbulue akterët e vrasjeve. Kur ndegjon njeriu nepër çarqet e ndryeshme domosdo lind medyeshja pse keto nuk janë zbulue gjerë me tani. A është kjo çeshtje vetëm e organeve ndjkjes, pra shtetrore ku kanë ndodhë këto gjëra? Sa ishim ne koopërativ në parandalimin dhe zbulimin e tyre? Pse thash e të thenat nuk janë materjalizue, por kanë mbet në buzët e mërgimtarëve? Kush kështu e kush ashtu! Sikur te ishin vertët deshmitare të atyre ngjarejeve qe tronditën shpirtin e mergimtarëve. Pajtoheni apo jo, mërgimtrët janë pjesa më e ndieshme e kombit dhe pjesë e pandashme e kombit. Frikë andej e frikë këndej! Sokrati dikur, 500 vjet para Krishtit kishte thenë: »Vetëm ai qe e mund frigën është i lirë ». A duhët të jetojmë gjithë jetën më te apo pa te? Iku UDB-ja famkeqe, u shpartallue shteti më një aparatur vrastare dhe më një përkrahje logjistike, materiale marramendse. U desht organizim, demostrata, përpjekje të medha, sakrifica qe të shporrët ajo kreatur artificiale qe mbolli urrejtje dhe frikë më shekuj, sidomos për pakicat e në veçanti për shqiptarët. Disa kohë para vrasjeve aparatura vrastare shpërndante rrena e propagandë se ky apo ai është shpiun i sherbimeve sekrete sllave për të përqa e guzhvatë në mes vedi shqiptarët, për të amortizue dhimtën pasi ndodhte vrasja! A s'ishin komunikatat denigruese të Reshat Sahitajt në kët funksion? A s'ishte në këtë funksion ambasada ish-jugosllave dhe ata shqipfolsa qe shpernanin këso informatash brenda për brenda kombit shqiptar.
Në fillim më gojë në grusht duke kqyer përanesh a mos po na shef e ndin edhe dikush. Kjo behej për ta zgjue kushrreshjën dhe habin e mërgimtarëve. Kishte edhe emisar qe vinin nga ish-Jugosllavia nergut për këtë. A duhën te hulumtohën dhe a duhën shkruar për këto gjera qe kanë tronditë sidomos mërgimtarët, hallexhinjte qe lanë atdheun e erdhën për të sigurue kafshatën e gojës për vehte, familjet nevojtar dhe mos të harrojmë ata qe erdhën të regrutuar nga sherbimët e ndryeshme sekrete për qellime të caktuara dhe mbetën një pjesë ketu e të tjerët u shperndan gjithandej botës, sidomos nga ish-Jugosllavia, nga trojët etnike shqiptqre të aneksuara nga ish-Jugosllavia titiste.
Pas një kohë i shpërndan në kampët e Kroacise, fillimisht në Gerovë të Kroacise, nga aty në: Belgjikë, ShBA, Australi dhe gjetiu, siç thot populli si « Vezët e qyqeve » Ka disa here qe ndodhëm në bisedë më njerëzit qe i kan përjetue këto levizje për të kuptue diq më shumë, për të dhënë kontributin tim intelektual nepërmes shkrimeve, gershetimeve të intervistave duke u marrë më tema tabu, më botime për mërgatën, pasi u bera edhe vet mërgimtar! Natyrisht dikush këtë ndermarrje timën nuk e pelqën, dikush hamendet, dikush bënë sehire, dikush habitët. Po vërtët këto gjera janë të veshtira për gjithkan, nuk të lajnë rahat, te rrezikojnë. Shumica thonë leni ato se te flliqtit mos e shpurdhë se i vjen era! Po mirë kjo thenje ështe e vjeter sa është edhe populli im këtu.
Po thenja e Prustit:” Gjarpëri që nuk më ha mua, lë të jetojë 1000 vjet”! Dikush nga intelektualet shumë para meje si: Faik Konica, Idriz Basha, Enver Hadri, Riza Budakova kishin spikatë e shumë të tjerë nuk benë asgjë duke u nisur nga ky mentalitët? Pasi nuk po me bjen kadera, s'kam as pse të angazhohëm dic! Në tentim qe të nxjerri dic më shumë, sidomos më ca njerëz qe kanë bashkëveprue dhe qe kanë punue nepër institucione. Këtu, dalin shumë gjëra të paditura gjerë më tani. Në këtë funkcion, po mundohena më spikatë disa gjera: E kisha berë një intervistë më të vejën e njerit nga këta të vrare, pasi e qita në letër shkova qe ta nëshkruaj. Keshtu edhe kam sajue dokumentet, dosjën. Me qoj një shokë më kerr se vet nuk disha më shkue dhe nuk kisha kerr. Duel të dera dhe e neshkroi intërvistën. I kerkova falje qe nuk po muj më hye brenda nga se me priste shoferi më kerr! Përsoni në fjalë qe nga vdekja kurr nuk kishte shkele më në at derë edhe pse kishte qenë shok i pandashëm më të. U kthyem më deklaratë të nëshkruar, sepse ndrronin mendje për çdo javë mërgimtarët, ca për frigë e ca për mbamendje. Kisha berë intervistë më një veprimtar këtu tri here intervistë dhe më në fund edhe kë Kosovë për të njatën çeshtje!.

Ky edhe ishte qellimi im për ta pasë ndergjegjejn te pastër. Pas një kohe takohem në rrugë dhe përsoni në fjalë më tha: »Çka kishe shkrue ashtu, pse e kishe përmnd emrin e atij nga Namyri ». Do vij një ditë dhe e sqarojmë dhe vërtët shkova dhe filluem bisedën: -Une nuk kam desht me përmend as mbiemrin e atij përsoni, se une kam femijë! Po i thash, e une a kam femijë? Çfarë raportesh je ti e çfarë une më viktimën! Une e nderuar kam shkue larg, duke kërkue dhe at njeri e kam gjetë në spital, e kam qitë në kolicë, e kam que në byfe dhe e kam intervistue në shoqeri më një shokë të vërtët të burrit tuaj! Si the? Po, po do e shofish në librin e dytë kur del qe fatbardhesisht tani veq ndodhët në proces të botimit, sepse mjetët janë sigurue. Nuk u ngallzye as për librin qe e kisha e jam duke e pregadit tjetrën. As nuk më falenderoi.
Ky qendrim jo qe me deshproj, por me dha edhe më shumë kurajo qe të hulumtoj e të punoja në zbardhjën e këtyre enigmave. Më duhët tu them se shoku i ngusht, ma i ngushti i viktimës, nejti ne kerr dhe nuk erdhë me me shoqerue. Më shoqeroi një shokë tjeter i viktimës.
Shifni: Bashkeshortja heziton, shoku i ngusht nuk më shoqeron! Kisha njohuri nga një atdhetar nga Presheva qe jetonte në Namyr e vëllaj i tij në Huj se përsoni qe e gjeta dhe e intervistova: Ishte bastis kur është berë krimi, kisha njohuri se ai kishte shkue në Shkup për te jetuar dhe pasë njizetë e sa vjetesh kishte ardhë përseri për t’u sherue në Namyer. Gjithashtu kisha ndegjue se ky përson kishte tregue se sa para kishte fitue për ta qitë në kurth viktimën. Flitej për 400 mije frang belge. Me ato të holla kishte mbarue shtepi në Shkup, kishte berë jetë tjetër duke lënë gruan dhe femijtë në Namyer të Belgjikës. Gjatë intervistimit ka pranue se e ka pasë shok, se ia kishte rregullue gjoja letrat, se e kishin bastis policia lokalin dhe shtepinë e tij. Pra, mbetën pa u vertetue vëtëm parate! S'do mend se shkuarja dhe jetesa, shtepia, lënja e familjës kishin një domethenje për mue dhe besoj edhe për të tjerët. Askush perveq një vajze tha nuk vjenë me me vizitue! E kishte humb edhe familjën e ngushte.
E ben njeri këtë për qejf, le të gjykojë vet lexuesi. A është kjo njera prej shumë pistave të zbulimit për organët ndjekse?
Rasti tjetër qe e kishin vra në shtepinë e vet dhe ia kishin plagos të shoqën ishte për mue po ashtu një objekt shqyrtimi qe nga ardhja e ime këtu. Kurreshtje apo detyrë intelektuale dhe kombeatare. Shkova në banesën e të vejës vet i dyti dhe e gjetëm në banesën e vet. I morra një intervistë dhe nuk mujta më zbardhë diq edhe nga fakti se njeri kishte qenë në raporte të mira më ta, kishte hye e dal siq thot populli pa teklif. Kishte vuajt burg në Gjilan dhe më gjasë ishte kthye më detyra të caktuara. Ai dy ditë para se të vritej ishte çarmatosë, sepse ky përson ia kishte kërkue pistoletën gjoja për një rrugë dhe menjëhere do ia kthente. Gruja të cilën e intervistova ishte gruja e dytë, jo shqiptare. Ajo thoshte se ia kam dhanë besën burrit se jam konvertue në muslimane dhe e kishte ndrrue edhe emrin. Në bisedë e sipër më përkthyes legjitim, zyrtarin këtu mësova se at e kishin vra dy njerëz të cilët kishin ikur për Gjermani. Isha i mllefosur dhe më një rast u shpreha vullgarisht nga zemra e plast thot ai. U thash pse nuk po beni as edhe një denoncim, kaluen dy muaj. Keshtu edhe për vëllazerit Gervalla dhe kadri Zeka në Gjermani



















Mirnjohje post mortum z. Vehbi Ibrahimit, nga TMK-eja-Bruksel 2006

Kadal më tha një prokuror, mos u ngut! A e din fjalën « Afer Detat » në gjuhën frenge? Po i thash dhe me shkoj mendaja se do me largojnë nga puna. Mbylla gojën kësaj rradhe. Edhe ty po të këshilloj, keni kujdes! Une ju falenderoj për punën por… Ky njeri është ende në jetë dhe i ka pasë të gjitha këto raste (dosje) në dorë. A ka gjë më senzitive se sa kjo pistë e gjallë qe një ditë nuk do jetë se është shumë i moshuar. Pse as një here familja e tyre nuk kanë shkue dhe më pyet si ka ndodhë, por ulin kokën dhe nuk bejnë asgjë, presin pa u lodhë fare. Lene gruan e dytë, serben, ndoshta ajo nuk është e intersuar, ka hallet e veta, ka humbë shtepinë etj. Sic dihët Vehbi Ibrahimi ka pasë shtepi të cilën e kishte ble më kredi i ndjeri. Shokët e Beslidhjës në krye më Emin Fazline nga Gjermania ia kishin que të hollat për të gjitha këstët e mbetura papaguar nga Gjermania, por ato nuk i përdori për at destinim dhe shtepinë ia mori shteti.

Halit Xhemë Elshani

Bruksel, janar-shkurt, 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 942 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi