Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jean Valjean shqiptar, është ky John Alite
Publikuar më 09 dhjetor, 2016 në orën 02:39 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare.

Ai në qarqet mediale amerikane ka fituar simpati të madhe pasi që rrënoi perandorinë e mafias Nju Jorkeze, shefi i së cilës e kishte trathëtuar. Ai la pas vetes të kaluarën dhe iu këthye jetës normale amerikane duke prekur majet e biznesit. Interesimi im për këtë amerikano-shqiptar ishte rritur kur kuptova vullnetin e tij të madhë për të kontribuar në edukimin e fëmijëve për të mos devijuar nga rruga e drejt e pasurimit përmes shkollimit. Mënyra si ai vepron, është sacrifica për të rinjtë, është pothuajse e përafërt me atë të filmit "Armiku publik", film klasik shumë i shiquar i prodhuar dhe shpërndarë nga Warner Bros. Filmi është realizuar nga William A. Wellman dhe yjet James Cagney, Jean Harlow, Edward Woods, Donald Cook dhe Joan Blondel.

ohn Eduard Alite alias “Johnny Alletto”
Filmi pasqyron historinë e një të riu në jetën e vështirë në epokën urbane amerikane, ku i riu përballet me të gjitha vështirësit e jetës së vështirë, të vuajtjes dhe skamjes së përditshme. Si i ri kam qenë i dashuruar në këtë film, atë e kam shiquar disa herë edhe më vonë, duke tentuar të përmbaj veten nga emocionet e fuqishme të pikjes së lotit, sidomos atëherë kur aktori James Cegney jep një kreacion të shkëlqyer artistik, kur për një moment nga një luan i rrugës shndërrohet ne qingj të butë për hir të ardhmes së të rinjëve. Ky rizgjim i humanizmit mbi vrazhdësinë dhe dhunën dëshmon mundësinë e këthesave të mëdha dhe evoluimin nga një person me të kaluar të zymtë në një person me cilësi të larta njerëzore, i cili kontribuon me eksperiencën e tij për të ardhmen e gjeneratave të reja, këtë e hasa te protagonisti i shkrimit tim John Alite. Dallimi i protagonistit tim dhe atij të cilin e luan në mënyrë brilante James Cegney është së John Alite është shndërruar në ikonë të bëmirësisë, sidomos kur është në pyetje komuniteti shqiptaro-amerikan, që ai vazhdimisht e vënë në pah dashurinë e madhe për kombin në intervistat e tij të shumta.

Atë që e bënë John Aliten një person me vlerë të shumfishtë është guximi i tij të përballet i vetëm me Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite, veçse ka harruar të kaluarën e pashpresë, por as nuk dëshiron të fshihet prej saj, ai plotë energji hapëron nga e ardhmja. Ashtu ishte atëherë sepse jeta ia kishte imponuar, por nuk është më ashtu tani. Të paktën tani në vitin 2016, ai po përpiqet të bëjë shumë më ndryshe jetën e tij, po jeton një jetë normale në moshën 55-vjeçare.
Shqiptari John Alite gjithçka që arriti është se ai fitoi zemrën e njerëzve të rëndomtë në nevojë, është pothuajse identik me heroin e veprës së Viktor Hugo's Jean Valjean "Les Miserables" të botuar më 1862, nga një person i burgosur iu këthye jetës normale për tu bër i madhë, i famshëm dhe i dashur për rrethin, miqtë, shoqërinë. Jean Valjeani i versionit modern, është shqiptari që mban me krenari tatuzhën e shkabës dykrenare, jo vetëm si simbolikë, por edhe si përkushtim jetësor. Falë aftësive dhe inteligjencës së tij shpërtheu deri në piedestal në realizimin e ëndrrës amerikane. Po të shfletoni faqet në Google do të kuptoni se krenarinë e tij të lindur të shqiptarisë i ka trashëguar edhe te dy djemtë e tij. Fjala më e preferuar dhe e dashur e tij në shqip është fjala “SHQIPE”. Bashkëkombasit e tij shqiptarë i thërret vetëm me fjalën: Shqipe! Për këtë u binda edhe vet.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 2,086 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi